Faleminderit
Azem Hajdari : "Kisha e Shen Palit dhe Dom Anton Kçira rrezatojne drite ne Komunitetin shqiptar te Detroitit
E merkure, 10.03.2010, 10:23 PM
Kisha e Shen Palit dhe Dom Anton Kçira rrezatojne drite ne Komunitetin shqiptar
Kisha Katolike Shqiptare "Shen Pali" ne qytetin Rochecter Hills, nje nder veprat fetare me te medhate ne Amerike, ose Katedralja e Shqiptare ne Amerike
Nga BEQIR SINA , Rochester Hills
Azem Hajdari : "Kisha e Shen Palit dhe Dom Anton Kçira rrezatojne drite ne Komunitetin shqiptar te Detroitit" “ Shqiptaret ne Detroit” Pjeter Jaku, 2006, fq.5
Rochester Hills, ( Detroit Michigan ): Njeri prej qyteteve me te rendesisheme, dhe ku vitet e fundit, jane me te perqendruara ngulitjet e emigrateve shqiptare, eshte edhe qyteti verior i shtetit federal te Michigan-it, ne afersi te Detrioitit, qyteti i quajtur Rochester Hills . Ne kete qytet e per rreth tij, mendohet se ndodhet dhe komuniteti me i madh shqiptar katolik. Rreth tij ndodhen edhe dy kishat katolike shqiptare, te njohurat si me te medhat ne SHBA-se jane: Kisha e Shen Palit me Meshtar dhe famullitar Dom Anton Kçira dhe Kisha Zonjes Pajtore te Shqiptareve, me famullitar Dom Ndue Gjergji.
Ne Detroit, jeton dhe punon nje komunitet shqiptare, pergjethesisht shume aktiv dhe i perkushtuar per çeshtjen kombetare. Ne kete komunitet, qe ngelet si me te organizuarit, pas atij qe jeton e vepron ne New York, e rrethinat e tij, ka gazeta e revista, ne gjuhen shqipe. Ka televizione dhe radioprograme ne gjuhen shqipe . Ka lokale dhe klube shqiptare. Ndodhen dhe dy statujat e dy figurave me te rendesishme kombetare. Ajo e heroit legjendar te kombit tone Gjergj Kastriotit Skenderbeut, dhe statuja e Nenes Terezes,ose Nobelistes shqiptare, gruas se fameshme, bamirses dhe humanistes se madhe ne te gjithe boten.
Por, ajo qe terheq me shume vemendjen, dhe qe deri tani eshte e pa arriteshme, ndoshta edhe nder vendbanimet me te medha shqiptare ne Amerike, eshte Kisha Katolike Shqiptare "Shen Pali" ne qytetin Rochester Hills afer Detroitit. Ate me plot gojen kur sheh nga afer - mund t'a tharresesh "Katedralja Shqiptare ne Amerike" . Ajo shfaqet madheshtore ne faqen e nje kodrine me plot gjelberim, dhe dallohet per vlerat e saj kulturore dhe fetare, duke i dhene me te drejt edhe kesaj pjese te qytetit nje bukuri te mahniteshme e te rralle. Aty te thone besimtaret eshte shtepia e Zotit, shtepia ku luten e falen me mijera besimtar shqiptare.
Kishen Katolike Shqiptare "Shen Pali" ne Rochester Hills afer Detroitit, e kane llogaritur si qendren me te madhe katolike shqiptare ne Amerike, dhe si nje nder kishat me te medha ne te gjithe territorin e Amerikes. Ne Amerike, (Michingan) ajo mbledh rreth vetes me shume antare se ç'do institucion tjeter fetar ne SHBA-s. Rreth kesaj kishe, qe numeron me mijra familje emigrantesh shqiptare, i gjene te bashkuar shqiptaret jo vetem ne ritetet fetare te ketij komuniteti fetar(katolik), por edhe ne ate gjitha aktivitetet kombetare ne kete zone te SHBA-s, te populluar mjaft kohet e fundit ne SHBA-s. Nje opinion i disa besimtarve te ketueshem,- na tha,- se ne shtetin e Miçiganit banojne me shume se 150 mije shqiptare.
Udheheqes shpirteror i kesaj Kishe eshte nje nder figurat katolike me te njohura , jo vetem ketu ne SHBA, por edhe ne atdhe. Meshtari Dom Anton Kçira,erdhi ne krye te kesaj kishe ne vitin 1989. Shkrimtari, dhe publicisti yne Tome Miraj, ne nje artikull te vetin ne mars te vitit 2000, duke folur per disa nga figurat me shembullore te kesaj kishe katolike shqiptare ne Amerike, e pershkruan ardhjen e Dom Anton Kçires, ne krye te Kishes Katolike Shqiptare ne 1989, duke thene se; "Nga Altari i Kishes"Shen Pali" besimatert katolik u mbushen thelle ne shpirt, kur degjuan fjalet e para te predikimit nga meshtari i porsa-ardhur nga vend -lindja:"Vdekja e Komunizmit, eshte liri e popullit". Dhe vet-pyet autori: " Ç'do fjale tjeter, ndoshta do te ishte e tepert per te peshkruar ndjenjat e zjarrta ate moment, per me se 1500 besimtaret e pranishem, te cilet me teper se asnjeher tjeter, e ndjene se para tyre kishin njeriun e Zotit, dhe zemren e patriotit. Qe ate moment, Dom Anton Kçira kishte fituar zemrat e besimtarve per t'i udhehequr me nder para Zotit e kombit te tyre",- thote zoti Tome Miraj.
Si lindi nevoja e ngitjes se kishes madheshtore "Kisha Katolike Shqiptare "Shen Pali"
Meshtari dhe famullitari i kesaj Kishe, dom Anton Kçira "rrefehet" duke thene se :"Kisha e pare ne qytetin Rochester Hills te Michinganit, me rritjen e tejskajshme te komunietit shqiptare ne kete zone, tashme ishte e vogel per te permbushur kerkesat e famullise dhe te vet besimtarve." Dhe, keshtu Dom Anton Kçira, i dha idene besmitarve se duhej patjeter ndertimi i nje ndertese te re, Kishe ne perputhje me kerkesat e besmtarve ne qytetin Rochester Hills . Ide, kjo qe shume shpejt gjeti perkrahejn dhe mbeshtetjen e pa kursyer te te gjithe besmtarve te kesaj zone. Pas nje viti e pak , me shume pune dhe nje agazhim te madh te vete liderit fetar te kesaj Kishe Dom Anton Kçires dhe antareve te famullise se tij, u ndertua Kisha e Re ne Rochester Hillis. Kishe, kjo e cila u perurua me dhenjen e nje meshe e kryerjen e bekimit me 1 shtator 2002. Dhe shenoje keshtu sipas te dhenave ngritjen ne kete pjes te SHBA-s, "east coast" nje nder veprat fetare me te medhat.
Duke vizituar keto dite kete kishe u takuam edhe me Meshtarin dhe famullitarin e kesaj Kishe, dom Anton Kçiren, i cili kujton me plot nostaligji, se:" Ajo dite i ngjante nje dite feste jo vetem fetare, por edhe kombetare, pasi ngjyrat kombetare kuq e zi - dhe muzika e veshjet karaktersitke nuk munguan, gjate perurimit dhe bekimit te Kishes se re, e cila shtroi edhe nje darke te nderit, te mbajtur po ate mbremje ne lokalet e kishes. Ne kete ceremoni inagurale ate dite, ishin te ftuar edhe disa nga figurat fetare nga me te shquart nga trojet etnike, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqiperia si dhe diaspora."
Duke lexuar tekstet kishtare te cilat shkruajn per kete kishe shqiptare ne Amerike, lexojme se per ndertimi i kesaj Kishe; qe konsiderohet si nga me te medhat, ne te gjithe boten shqiptare, ajo kushtoje mbi 10 miljon dollare amerkan. Kater miljon dollar jane marre kredi nga dioqeza, dhe rreth 2 miljon e 800 mije dollar, i mblodhi kumuniteti shqiptaro-amerikan. Kisha e vjeter u shit per nje miljon e 800 mije dollar.
Meshtari dhe famullitari i kesaj Kishe, dom Anton Kçira, gjate bisedes na tregon katalogun kishtar ku thuhet se Objekti eshte i ndertuar ne nje siperfaqe prej 49 mije"square feet", "katrore te matur me kembe" sipas njesis se matjes ne Amerike. Vete objekti i Kishes, ze nje siperfaqe prej 19 mije square feet", "katrore te matur me kembe" . Kisha e Re, perveç salles kryesore, te lutejs ka nje sall me 1875 ulse per besmtaret, e cila ne raste te veçanta çohet ne nje kapacitet qe mund te mbaj edhe 2.500 deri ne 3.000 besimtare.
Kisha ka 6 klasa per mesim, ka restorantin me qindra ulese, sallen per bankete qe ze rreth 850 vet , e cila shfrytezohet per dasma, gazmende, dhe okazione te ndryshme çdo gje ne sherbim te besimtarve. Ka kuzhinen me te gjitha paisjet e nevojsheme, deri tek furrat e medha per pjekjen e qingjave dhe te gicave. Ka librarine, me nje numer te madh librash, ka kater zyra per meshtrim dhe ka shoqaten e Kishes"At Gjeregj Fishta", ka dhomen e tubimit ku mund te rrine deri ne 1000 veta, e tjer. Kisha ka dhe nje ambjet te jashtem sportiv e rekreativ shume funksional me fusha futbolli dhe volejbolli e basketbolli si dhe parkingun.
Shtepia e meshtarve qe ka vlere rreth dy miljon dollare, u ngrite kryesishte, me punen vullnetare te bshkeatdhetarve tane, nen udheheqjen e kompanise "Adrian Buildig", prone e Prenk Gojçaj. I i cili, per ndertimin e Kishes, vete dha i pari 30 mije dollare. Keshilli per ndertimin e Kishes se Re, perbehej nga: Vasel Nicaj, kryetar i ketij keshilli qe ka dhene 31 mije dollare, Prenk Gojçaj, Gjon Gjoçaj, Tony Junçaj, Fran Ivezaj, Gjok Dedvukaj, Dom Anton Kçira, dhe Nue Ivezaj.
Ne oborrin e kesaj kishe ngrihet edhe pemendorja i Gjergj Kastriotit, e cila ka sjellur ne mjediset e jashtme te Kishes se Shen Palit ne Rochester Hills te Michiganit, Krujen legjendare,ose Tiranen e sheshit Skenderbeu,, Lezhen e varrit te Skenderbeut, ose ato fushbetetjat, ku Heroi Yne Kombetar, i thuri kombit tone vetem lavde. Ky monument historik shqiptar ne Amerike, u inagurua me 24 shtator 2006, ne nje ceremoni ku mori pjese edhe ish presidenti i Republikes se Shqiperise Alfred Moisiu,. Ndersa Kardinal Maida, ka mbajtur ate dite meshen celebruese te kesaj ngjarje historike, per shqiptaret qe ndodhen ne kete shtet. Por, edhe me gjere. Pasi eshte hera e pare qe Heroi Kombetar i shqiptareve “prek“ token amerikane, fale vullnetit te mire, kontributit dhe kembenguljes se shqiptareve te komunitetit katolik te Shen Palit, komunitet ky qe po drejtohet prej me shume se 19 vjet nga i perndrituri Dom Anton Kçira.
Me vendosjen e statujes, ne oborrin e Kishes se Shen Palit, afer Detroitit(Miçigan) Heroi Yne Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, u ngjit ne piedestalin e tij ne hyrje te Kishes Katolike te Shen Palit. Gje qe ndodhi ne nje vend qe prej vitesh ishte kthyer edhe ne nje Qender patriotike, atdhetare dhe kulturore, e njohur jo vetem nga shqiptaret e Amerikes, por edhe nga shqiptaret brenda dhe jashte Shqiperise. Monumenti eshte veper e skulptorit te njohur Kreshnik Xhiku, i cili punon e jeton ne Amerike prej vitesh dhe, i cili ka fituar disa çmime te rendesishme me punimet e tij. Statuja e Skenderbeut ne oborrin e kishes se Shen Palit, eshte i ngjasheme me monumetet qe ndodhen ne Tirane, Kruje dhe Prishtine, dhe me nje lartesi qe i perafrohet dhjete metrave.
Nisma per te ardhe deri tek vendosja e kesaj vepre e ka zanafillen, ne vitin 2005 (nga fillimi i vitit ), kur kremtohej 600- vjetori i Lindjes se Heroit. Per kete gazetari e publicisti i njohur Pjeter Jaku, botuesi i revistes “Kuvendi”, shkruante ato dite se, mesojme se kjo ide u dha ne perkrahje te kremitmeve madheshtore, por qe nuk u relaizua ne kohe, pasi vepra merrete disa muaj per t’u punuar e derdhur. Perkujtimi vetem me leksione,- vazhdon Jaku, sipas bisedes qe ai ka bere me nje nga anetaret te keshillit per ndertimin e statujes, u duk shume pak per kete Hero me permasa nderkombetare. Keshtu,- vazhdon ai,- i propozuam Keshillit te Kishes dhe patem perkrahjen e mbeshtetjen e plote te famullitarit te kesaj Qendre, Dom Anton Kçira, megjithe veshtiresite qe kishte ky objekt i ri. Me pas, kordinuam veprimet tona, dhe beme te mundur, qe ky Hero - Skenderbeu, te jete edhe ne mjedisin tone, ku çdo jave vizitohet nga me shume se 2000 besimtare, veç aktiviteteve kulturore.
Sipas historise se re te Kishes Katolike Shqiptare "Shen Pali", thuhet se ne ndertimin e Kishes, ndihmuan edhe besimtaret shqiptare te fese Muslimane nga kjo zone. Edhe nje amerikan permendet ne ndihmat e dhena, dhe ai eshte biznesmeni i fuqishem Charles Becker. Kisha Katolike Shqiptare "Shen Pali" ne Detroitit - qytetin Rochecter Hills, eshte sot, pas afro gjashte vjeteve te inagurimit, jo vetem nje qender fetare por, edhe kombetare, e cila po i ploteson me se miri te gjitha nevojat e bashkeatdhetarve tane ne Amerike. Ketu nga data 3 deri me 6 korrik 2008 u zhvillua edhe Festivali i Pare Folkolirk i Diaspores Shqiptare ne SHBA-es. Aktiviteti kulturor i vitit, dhe i veçanti ne mergaten shqiptare, ne shtetin e Miciganit.
Komentoni
Artikuj te tjere
Neki Lulaj: Akademi Përkujtimore për Atdhetarin Haxhi Dobraj
Xhevat Rexhaj: Cerrcasi - Isa H. Rexhaj veprimtar i kauzës kosovare
Xhevahir Spahiu: Poeti që hapi një portë të mbyllur
Remzi Limani: Afirmimi i vlerave shqipe në diasporë
Halit Bogaj: Adem Jashari
Milazim Kadriu: Përfundon manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së"
Julia Gjika: Ata që lënë gjurmë të përhershme në zemrat tona
Milazim Kadriu: Jasharët simbol të pakrahasueshëm të vetëflijimit sublim dhe të sakrificës
Dibran Demaku: Jasharajt
Neki Lulaj: Ademit dhe Shaban Jasharit
Agim Gashi - Drenica: Te varri i komandantit
Gani Qarri: Familjes Heroike-Jashari
Eduard M. Dilo: Burhan M. Juka
Shaban Doçi: Si e varrosa Musine Kokalarin
Xhafer Leci: Enver Hadri është Hero i Kosovës
Murat Gecaj: ''Ejani, këtu, në vendlindjen time''
Gjon Kamsi dhe rrënjët e familjes së tij mesjetare
Fritz Radovani: ''Imzot Luigj Bumçi, ti nuk vdiqe...por plase..''!
Vehbi Klaiqi: Demir Krasniqi
Sabile Keçmezi - Basha: Portreti i nënës së Isa Boletinit