Faleminderit
Thanas L. Gjika: Duke lexuar veprën Ali Tepelena të F. Pukevelit
E enjte, 11.03.2010, 12:58 AM
DUKE LEXUAR VEPREN ALI TEPELENA TE F. PUKEVILIT
Nga Prof. Ass. Dr. Thanas L. Gjika
Përkthimi i Ardian Klosit i veprës Ali Tepelena të Fransua Pukevilit (Frnaçois Pouqueville, konsullit francez në Janinë, shoqëruar me një studim për vlerësimet e këtij pashai shqiptaro-osman përbën një ngjarje kulturore dhe shkencore me vlera të mëdha. Leximi i vëmendshëm i kësaj vepre ndihmon dukshëm për saktësimin dhe evoluimin e mendimeve tona lidhur me vlerat dhe kundërvlerat e sundimtarit të Janinës.
Fatkeqësisht të gjithë shqiptarçt që jane formuar me tekstet shkollore të hartuara gjatë kohës së diktaturës komuniste, si dhe këto të kohës së tranzicionit, tekste të cilat, si ka vënë në dukje me te drejte z. Klosi, e kanë vlerësuar tepër positivisht Ali Pashë Tepelenën, sepse ashtu e pati vlerësuar diktatori ynë. Pra, si për shumë figura e fenomene shoqërore edhe për sundimtarin e Janinës, mendimet tona kanë qenë të politizuara dhe na duhet të punojmë për t’u kthjelluar e qartësuar.
Autori i kësaj vepre, konsulli frances Pukëvil, ka qenë një nga miqtë e afërt të Ali Tepelenës, pra dhe një nga njohësit më të mirë të karakterit dhe bëmave të këtij pashai zulmëmadh. Ai punoi dhjetë vjet pranë Aliut. Në takimet e para, ashtu si shumica e të huajve që e patën njohur për pak kohë këtë sundimtar, si Bajroni me shokë, edhe ky konsull u pushtua nga pamja, shkathtësia, guximi e të tjera aftësi dhe prirje natyrore të këtij labi trim e orator të talentuar. Mirëpo sa më tepër e njohu atë nga afër, aq më shumë Pukëvili filloi të kuptojë e të verë në dukje në shënimet e tij dhe vetitë e këqia, të cilat mbizotëronin në karakterin e Aliut. Të tilla veti ishin egoizmi i pafre, karakteri dredharak e i pabesë, shpirti kriminel e injorant, pasioni i shfrenuar për pasuri e pushtet. Këto ishin vetitë që mbizotëronin në karakterin e Aliut dhe përbënin forcën shtytëse të bëmave të tij. Ishin pikërisht të tilla veti e pasione, të cilat e ndihmuan për të ngjitur shkallët e pushtetit sundimtarin e Janinës. Gjithë jetën e tij ai kreu krime pa mbarim derisa më në fund, si shumica e tiranëve përfundoi pa lavdi, i braktisur e i tradhëtuar prej miqve, madje dhe prej djemve e nipërve të tij.
Natyrisht, Pukëvili, si një person i formuar në rini në shkolla fetare dhe si një nga përfaqësuesit e elitës intelektuale franceze të brumosur me pikpamjet demokratike borgjeze te Revolucionit Francez, nuk mund të mos e urrente karakterin gjakatar të sundimtarit të Janinës. Por nuk ka qenë kjo ndjenjë personale ajo që e ka shtyrë këtë autor për të nënvlerësuar ose mohuar vlerat e Aliut dhe të popullit shqiptar. Nga ana tjetër ky autor dihet se ka qenë dhe një simpatizant i popullit grek, pasardhës të helenëve të lashtë famëmëdhenj por aq shumë të abuzuar prej sundimtarëve osmallinj. As ndjenjat progreke të këtij autori nuk kanë përbërë ndonjë forcë shtytëse për ta nënvlerësuar Aliun. Ai ka vënë në dukje me objektivitet se Aliu, si njeri i pashkolluar e analfabet, ndjehej inferior ndaj elementeve te shkolluar grekë, te cilet ne fakt përbënin një forcë të vogël në pashallëkun e tij, prandaj u mbështet tek ata për të sunduar sa më lehtësisht bashkëkombasit e vet shqiptarët kryeneçë. Ai e mbushi administratën e vet vetëm me nëpunës grekë dhe kudo ku ai dhe bijtë e tij sunduan si pashallarë të sulltanit, nxitën ngritjen e shkollave dhe të kishave greke.
Me pak fjalë qëllimi i Ali Tepelenës si burrë shteti ka qenë forcimi i pushtetit dhe i pasurisë së tij personale me çdo mjet e me çdo cmim. Kurse po të shohim rezultatet e sundimit të tij të gjatë gjakatar, del se këto, ashtu si rezultatet e çdo sundimi tiranik, kanë qenë shkatërrimtare për popullin shqiptar. Sundimi i egër i Aliut shpuri në varfërimin dhe raskapitjen e popullit shqiptar, në shkatërimin e familjeve të pasura, në zhdukjen nga harta e trojeve shqiptare të zonave të lira si Suli, Himara, etj, në kthimin me dhunë të shumë shqiptarëve të krishterë në fenë myslimane, në mos interesim për shkrimin e gjuhës shqipe dhe mësimin e saj, në vrarjen e ndjenjës së vllazërisë midis shqiptarëve pavarësisht nga besimi fetar.
Ali Pasha gjatë sundimit të tij u tregua servil ndaj Sulltanit dhe Portës së Lartë, duke u shërbyer atyre me frikë e përkushtim, ndërsa ndaj popullit të vet shqiptar u tregua shumë i egër e i pashpirt. Gjatë jetës së tij Ali Pasha nuk tregoi asnjë interes ndaj traditave e momenteve historike të shquara të popullit shqiptar, ndaj gjuhës shqipe, bëmave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe flamurit të tij. Ai krijoi shpesh herë pirgje me koka të prera shqiptarësh, kurse nuk preu asnjë kokë nga të pushtuesve osmanllinj. Ai guxoi të ngrinte armët kundër pushtuesit dhe filloi të bërtiste për luftë kundër tyre vetëm në fund të jetës, kur u detyrua të vetëmbrohej gjatë rrethimit në kalatë e Janinës. Si gjithë sundimtarët osmanllinj edhe ai nxiti dhe drejtoi shpesh herë luftra civile midis shqiptarëve, vrau pabesisht suliotë, niviciotë, himariotë, kardhiqotë, homovitë, pargas, etj etj. Dhe për më keq akoma, ai kultivoi ndjenjën e epërsisë së shqiptarëve myslimanë ndaj shqiptarëve të krishterë, gjë që shpuri në përcarjen dhe dobësimin e karakterit kombëtar shqiptar.
Shqiptarët e krishterë të Epirit, të mbetur pakicë dhe të nënvlerësuar, për të mos thënë të përbuzur, prej shqiptarëve myslimanë, shumë shpejt mbas krijimit të shtetit të pavarur grek filluan ta shikonin këtë si një shpresë dhe mbështetje të idealit të tyre për liri.
Sundimi i Ali Tepelenës në jugë të trojeve shqiptare, deri diku dhe ai i Bushatllinjve në veri, ishte një sundim antikombëtar. Këto familje feudale ishin pjesë e asaj shtrese të osmanizuar të popullit shqiptar, interesat e tyre këta sundues i patën përputhur jo me interesat e popullit shqiptar, por me interesat e pushtuesit osman, të cilit i shërbyen besnikërisht për të forcuar pushtetin e tyre krahinor.
Si pasojë e këtij sundimi, populli shqiptar u shkëput nga proceset bashkëkohore të revolucionit clirimtar ballkanik. Shpiptarët gjatë këtij sundimi u varfëruan dhe u përcanë më shumë se kurrë. Për këto arsye ata nuk mundën t’i futeshin procesit të krijimit të një ideologjie rilindase as në kohën e sundimit të Aliut a Bushatllinjve, as mbas vdekjes së tyre. Servilizmi e nënshtrimi që kultivoi ky sundim ndaj Sulltanit, Osmanizmit dhe Islamizmit, solli si pasojë pagesën e një haraci kombëtar shumë të shtrenjtë: vonimin e proceseve rilindase midis shqiptarëve 50-60 vjet mbas popujve fqinjë, kurse arritjen e pavarësisë edhe disa dhjetvjeçarë të tjerë, dhe si dihet me pasoja tepër të rënda…
Mendoj se nuk është absurde, por logjike, të krahasojmë pasojat e sundimit gjakatar të Ali Pashë Tepelenës me ato të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Atëhere shqiptarët të brumosur me servilizëm e dashuri ndaj Padishahut dhe Islamizmit mbetën prapa proceseve të revolucionit clirimtar ballkanik, sot të brumosur me dashuri ndaj Enver Hoxhës e Socilaizmit, po mbetemi prapa nga proceset e bashkimit evropian.
Na duhet me doemos të nxjerrim sa më parë mësime nga e kaluara për t’u shkëputur nga nostalgjira ndaj trimërive të sundimeve e sundimtarëve gjakatarë, të cilat kënë qenë e janë antidemokratike dhe me pasoja antikombëtare…
Komentoni
Artikuj te tjere
Mexhid Yvejsi: Shejh Ali Kruja (1884 -1976)
Azem Hajdari : "Kisha e Shen Palit dhe Dom Anton Kçira rrezatojne drite ne Komunitetin shqiptar te Detroitit
Neki Lulaj: Akademi Përkujtimore për Atdhetarin Haxhi Dobraj
Xhevat Rexhaj: Cerrcasi - Isa H. Rexhaj veprimtar i kauzës kosovare
Xhevahir Spahiu: Poeti që hapi një portë të mbyllur
Remzi Limani: Afirmimi i vlerave shqipe në diasporë
Halit Bogaj: Adem Jashari
Milazim Kadriu: Përfundon manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së"
Julia Gjika: Ata që lënë gjurmë të përhershme në zemrat tona
Milazim Kadriu: Jasharët simbol të pakrahasueshëm të vetëflijimit sublim dhe të sakrificës
Dibran Demaku: Jasharajt
Neki Lulaj: Ademit dhe Shaban Jasharit
Agim Gashi - Drenica: Te varri i komandantit
Gani Qarri: Familjes Heroike-Jashari
Eduard M. Dilo: Burhan M. Juka
Shaban Doçi: Si e varrosa Musine Kokalarin
Xhafer Leci: Enver Hadri është Hero i Kosovës
Murat Gecaj: ''Ejani, këtu, në vendlindjen time''
Gjon Kamsi dhe rrënjët e familjes së tij mesjetare
Fritz Radovani: ''Imzot Luigj Bumçi, ti nuk vdiqe...por plase..''!