Faleminderit
Selman Hoxha: Bali Fehë, njeriu i zakonshëm!
E premte, 12.03.2010, 10:18 PM
IN MEMORIAM
Bali Fehë, njeriu i zakonshëm!
Nga Dr. Selman Hoxha
Kam lexuar por,asnjiherë nuk kam shkruar nekrolog! Dhe kur i qita gishtat mbi tastaturë të kompjuterit e kuptova se jam nxënë ngusht. E kuptova se nuk është aq punë e lehtë të shkruash dhe të thuash të vërteten objektive për njeri i cili pak ditë më parë braktisi jetën e kësaj bote, duke lënë të pikëlluar familjen,farefisin,miqtë dhe dashamirët. Detyra që i vura vetes më bëhet akoma më e vështirë për faktin se Bali Fehë, siç e thërrisnin në familje por, edhe kolegët dhe shokët e punës, nuk ishte njeri që imponohet dhe dallohet nga të tjerët . Kur them kështu, më të shumtën mendoj në pamjen e jashtme, pa u thelluar në botën e tij të brendshme e as në sekretet që ai njeri ka fshehur në shpirt dhe zemër gjithë jetën e tij.
Po bëhen më shumë se dy vite qyshë kur jo vetëm gjatë ditëve të punës por edhe vikendeve, rrallëherë tubohemi e gjithë familja në shtëpi. Kur të dilen e kaluar morra lajmin për vdekjen e kolegut tim të punës,nuk u pikëllova vetëm unë, por e gjithë familja që ishim duke pi çajin e mëngjesit. U pikëlluan po aq sa unë edhe dy djemët dhe dy vajzat!Të gjithë shumë shpejt e kuptuan për kend ishte fjala.Herë njëri herë tjetri me emocione po flisnin për njeriun shtatshkurt i cili në kohën e luftës,kur unë po mungoja ishte kujdesur për gjyshen e tyre. Disa herë me radhë kishte shkuar te nëna ime e cila vuante nga Diabeti dhe sëmundje tjera që t’ia kontrollonte sheqerin dhe jipte infuzione.
Jeta e balit Fehë nuk kishte qenë aspak e lehtë dhe nuk kishte dalluar me asgjë nga jeta e shumicës së bashkëkombasve shqiptar të varfër.Ndoshta edhe nuk gaboj shumë nëse them se Bali Fehë ishte nji kampion popullor, njeri i zakonshëm shqiptar! Fehmi Kajtazi kishte lindur më 14.janar 1952 në lagjen më të largët të Parduzëve në Pakashticë. Babai Smajli dhe nëna Sala kishin pasur dhjetë fëmijë, pesë djem dhe pesë vajza. Fehmiu në këtë botë kishte ardhur si femiu i tretë me radhë. Se çfarë fëmijërie ka pasur Feha në atë fshat të thellë malor unë as që mund t’a imagjinoj. E kam kuptuar se në moshë shumë të njomë kishte mbetur pa të amën. Nëna i kishte vdekur duke lënë pas vetes shumë fëmijë,më të voglin vetëm gjasht muajsh. Shtëpia ku ai kishte lindur ishte aq larg nga shkolla fillore sa që atij i ishte dashur të bënte mbi tri orë rrugëtim të mundimshëm për të mbrri në shkollën tij në Kërpimeh. Mbase për shkak të largësisë së shkollës në njërën anë dhe shtatit të shkurtër në anën tjetër Feha i vogël si nënt vjeçar kishte nisur klasën e parë të fillores. Por, inteligjenca dhe mësimi e kishin nxjerë në plan të parë. Mësimdhënsi, Kamer Hoti rrëfen se Feha ishte shumë simpatik dhe për tetë vjet me radhë nxënësi më i mirë në shkollë. Pas mbarimit të tetëvjeçares Fehmiu regjistrohet në Shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë, të cilën e mbaron në vitin 1973. Edhe në shkollën e mesme kishte qenë nxënës i dalluar. Edhepse kishim qenë bashkë nën të njëjtin kulm,në të njëjten shkollë dhe të njëjtin seksion, por jo në të njëjtën klasë dhe gjeneratë,Fehmiu i asaj kohe,nuk më kujtohet fare! Më duket se për herë parë këtë emër e kam dëgjuar në Sarajevë si student nga kolegu dr. Xhevat Durmishi,tani mjek në Suedi. Mësonim deri në orët e vona të natës. Xhevati që t’a largonte gjumin pinte duhan dhe gjithnji më ofronte cigare, duke shprehë keqardhje se do ma mësonte duhanin siç ia kishte mësuar balit Fehë! Xhevati më fliste për Fehmiun si një shok dhe mik shumë të mirë. Pas mbarimit të shkollës së mjekësisë Fehmiu punësohet në Shtëpinë e shëndetit si laborant vetëm një vit më vonë.
Unë u njoha me balin Fehë vetëm pasi mbarova studimet në Universitetin e Sarajevës dhe u ktheva të punoj në vitin 1982 në Shtëpinë e shëndetit në Podujevë.Por,bali Fehë pas tri vjete shkon në Libi për punë të përkohshme. Atje shkon me gruen ku edhe ju lind i vetmi djalë Lavdimi. Fehmi Kajtazi siç ishte detyruar të punësohej menjiherë pas shkollës së mesme shtrëngohet të shkoj në gyrbet që të fitonte para për të ndërtuar shtëpi për familjen.Puna e përkohshme në Libi zgjatë jo më pak se nëntë vjet. Gjatë kësaj kohe bali fiton para për shtëpi por,njëkohsisht edhe e perfeksionon profesionin e tij. Në atdhe kthehet në vitin 1995, ku tashma e kishte humbur vendin e punës edhe për shkak të masave të dhunshme të pushtetit serb. Atë vit unë e lëshova me vetëdëshirë... punën dhe pata hapur Ambulancën e parë private në komunë, në rrugen e fshatit tim-periferi e qytetit! I pata treguar balit Fehë arsyen e hapjes së ambulancës dhe u dakorduam që ai t’a kryente punën e laborantit. Ishte kënaqësi dhe privilegj të bashkëpunoje me një njeri të vyeshëm, punëtor dhe profesionist. Aq më tepër ai ishte i përgjegjshëm por,njëkohsisht shumë i shoqërueshëm dhe i hareshëm. Sado që në shikim të parë dukej si fëmijë,në punë ishte serioz dhe kishte qëndrim të burrit. Ishte njeri i fjalës. Fjala e tij nxinte vend. Për balin Fehë po-ja ishte po, kurse jo-ja jo!
Më vonë bali gjeti një vend pune më profitabil dhe ndarja ishte e arsyeshme por, kontaktet nuk i shkëputëm asnjiherë. Në dimrin e 99-tës, para 11 vitve patëm në radhët e Ushtrisë tonë një oficer të plagosur rënd. Ibrahim Demi kishte lënë familjen në Norvegji dhe kishte ardhur në vijen e parë të frontit në Llap ku edhe plagoset. Pas rreth gjashtë orëve sa zgjati operacioni në spitalin e improvizuar,Prof.dr. Sadri Bajraktari dhe ekipi i tij ia shpëtuan jeten Ibrahimit! Mirëpo,luftëtari kishte humbur veshkën e shëndoshë dhe mbeti vetëm me veshken e “vyshkur” e cila ishte e pamjaftueshme! S’ka dyshim se Zoti i madh është ai i cili krijon dhe dhuron jetë. Mirëpo,hero të kësaj beteje ishin dr. Sadriu dhe vetë majori i cili kishte një vullnet të jashtzakonshëm për jetë. Pas operacionit të suksesshëm unë e pranova përkujdesjen për Demin! U detyrova të zbres në qytet. Në mes të natës i trokita balit Fehë në derë! Dera u hap dhe bali Fehë pa hezitim mu qep pas. Pas kësaj nate erdhi dhe u kthye vetë disa herë me radhë. U ngjit në mal dhe zbriti në qytet ku i bënte analizat. Kështu bali Fehë kalonte nëperemes postblloqeve policore e ushtarake të armikut, deri sa filluan t’i zbresin vlerat e uresë dhe kreatininit Ibrahim trimit. Bali Fehë ishte gjithmonë i lehtë dhe i heshtur. Asnjëherë nuk e kisha dëgjuar të fliste për veten dhe shërbimet që i kryente. Me një rast policia e pushtuesit serb e kishte rrahur keq por,bali Fehë nuk fliste dhe nuk ankohej. Misionin e tij prej punëtori shëndetësor dhe humanisti e kishte ushtruar me nderë dhe dinjitet si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje.Me kohë e kishte kuptuar dhe ishte pajtuar që t’i shërbente popullit të vetë.
Në korrik të vitit 1999 u krijuan kushtet dhe bali Fehë u kthye në vendin e tij të punës laborant në Shtëpinë e shëndetit në Besianë. Vehbi Gashi ishte laborant-kolegë dhe mik ingusht i balit Fehë.Afër tri dekada kishte punuar dhe bashkëpunuar këtu në Besianë. Për disa vjet punojnë së bashku edhe në Libi. Ai tregon për balin si njeri i cili gjithnjë ishte në krye të detyrës, korrekt me pacienta e kolegë dhe i saktë në punë. Vetëm ndonjëherë kur shihte neglizhencë apo padrejtësi, bëhej nervoz dhe ndizte cigaren...! Për shumë vite dhe dekada në vete kishte bartur sëmundjen për të cilën pak kush kishte ditur.Por,ai punonte si gjithnjë i heshtur dhe i përkushtuar pa u lodhur dhe pa u ankuar shumë. Vetëm në dy-tri vitet e fundit bali Fehë nuk kishte mundur t’a fshehte lodhjen dhe sëmundjen. Mirëpo,ashtu siç nuk e ndali punën gadi asnjiherë,por nuk e ndali as duhanin! Deri dy-tri ditë para se të ndrronte jetë bali Fehë ishte në proces të punës. Duke vlerësuar personalitetin dhe profesionalizmin e tij me propozimin tim, pas lufte ishte emruar shef i Laboratorit. Mirëpo, karshi kësaj detyre punonte njësoj si kolegët tjerë laborant. Kurrnjiherë nuk u nda nga puna deri sa e ndau vdekja. I tillë ishte bali Fehë dhe jeta e tij. Nuk kishte pasur kurrnjiherë jetë të lehtë. Jeta e tij ishte e rëndë. Mirëpo,kur njeriu e kupton jetën si të tillë dhe e pranon këtë fakt, ai ma nuk mërzitet dhe nuk jep rëndësi këtij fakti. Bali Fehë ishte shembulli më e mirë për të vërtetën e jetës së kësaj bote.
Komentoni
Artikuj te tjere
Arben Llalla: Në kujtim të atdhetarit dhe mësuesit Rexhep Voka - Tetova (1847-1917)
Besim Muhadri: Shaban Lajçi - Artisti që mundohet të mbajë gjallë frymën kombëtare në mesin e shqiptarëve të Amerikës
Thanas L. Gjika: Duke lexuar veprën Ali Tepelena të F. Pukevelit
Mexhid Yvejsi: Shejh Ali Kruja (1884 -1976)
Azem Hajdari : "Kisha e Shen Palit dhe Dom Anton Kçira rrezatojne drite ne Komunitetin shqiptar te Detroitit
Neki Lulaj: Akademi Përkujtimore për Atdhetarin Haxhi Dobraj
Xhevat Rexhaj: Cerrcasi - Isa H. Rexhaj veprimtar i kauzës kosovare
Xhevahir Spahiu: Poeti që hapi një portë të mbyllur
Remzi Limani: Afirmimi i vlerave shqipe në diasporë
Halit Bogaj: Adem Jashari
Milazim Kadriu: Përfundon manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së"
Julia Gjika: Ata që lënë gjurmë të përhershme në zemrat tona
Milazim Kadriu: Jasharët simbol të pakrahasueshëm të vetëflijimit sublim dhe të sakrificës
Dibran Demaku: Jasharajt
Neki Lulaj: Ademit dhe Shaban Jasharit
Agim Gashi - Drenica: Te varri i komandantit
Gani Qarri: Familjes Heroike-Jashari
Eduard M. Dilo: Burhan M. Juka
Shaban Doçi: Si e varrosa Musine Kokalarin
Xhafer Leci: Enver Hadri është Hero i Kosovës