Faleminderit
Jahë Sadrija: “Ose ta ndërtojmë Kosovën, ose të shuhemi të gjithë”
E diele, 14.03.2010, 10:56 PM
“Ose ta ndërtojmë Kosovën,
ose të shuhemi të gjithë”
Latif /Hajdar/ Neziri 14.10..1957-17.06.2009
Nga Jahë Sadrija
Kemi hyrë në muajin e dhjetë, qëkur nga jeta u nda mesuesi e luftëtari Latif Hajdar Neziri.
U lind më 14-10-1957 në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në fshatin e lindjes dhe në Gjakovë.
Studimet në degën e Kulturës Fizike i përfundoi në vitin 1978, në Prishtinë.
Në vitin shkollor 1978/1979, pranohet si mësimdhënës në shkollen fillore “Ganimete Terbeshi” të fshatit. Më pas punon edhe në shkollat e fshatit Smolicë dhe Molliq.
Ishte i martuar dhe pas vetes ka lënë 3 femij, që tani janë të moshes së rritur.
Latifi ishte një njeri më zemer të madhe, me mendje të ngritur intelektuali, me karakter të forte punë dhe atdhetari.
Ai nuk e dinte ç’është frika, punoi si edukator dhe veproi si luftëtar për lirinë e Kosovës. Ishte pjestar i UÇK-së, në prill të vitit 1998, së bashku me shumë shokë e bashkëfshatarë shkon në Shqipëri për armatim. Me t’u khyer në fshat, tashmë i armatosur, hetohet nga policia serbe, e cilla ishte e instaluar në statcionin e policisë së fshatit, e që nuk kishte më shumë së 50 metra larg shtëpisë së Latifit. Arrestohet dhe burgoset, në fillim të muajit maj të vitit 1998, për të mbajtur 4 vite burg në kazamatet serbe. Në mars të vitit 2002 lirohet nga burgu me amnesti, pra ishte i dënuar me 6 vite heqje lirie.
Në vjeshtën e po këtij viti, rikthehet në vendin e tij të punës si mësimdhënës. As torturimet dhe as shantazhet e burgut nuk ia ndalën hovin dhe energjinë së moshes djaloshare.
“Ose ta ndërtojmë Kosovën, ose të shuhemi të gjithë”- ishtë thirrja e Latifit për nxënsit, për kolegët e punës dhe për të gjithë luftëtarët e lirisë.
Vdekja e papritur dhe e hershme e mori Latifin më 17.06.2009, atëhere kur ai përgadistë dëftesat e nxënsëve, atëher kur i priste pushimet e verës.
Po kjo gjenerata e 30-të e nxënsëve, para së të merrnin dëftesat, e përcollen Latifin në banesën e tij të fundit-në amshim
Kujtimi për mësuesin Latif Neziri, do të mbetet për shumë kohë, si i njomë.
Lavdi!
Komentoni
Artikuj te tjere
Bedri Tahiri: Prekazi kurrë nuk e vrau këngën e vet
Engjëll Koliqi: Një dhembje e përhershme
Fritz Radovani: Një za ''ushton'' edhe sot: ''A ka Shqipni edhe për mue..?!''
Ramiz Dërmaku: Një kujtim për Kolonel Tahir Zemën
Selman Hoxha: Bali Fehë, njeriu i zakonshëm!
Arben Llalla: Në kujtim të atdhetarit dhe mësuesit Rexhep Voka - Tetova (1847-1917)
Besim Muhadri: Shaban Lajçi - Artisti që mundohet të mbajë gjallë frymën kombëtare në mesin e shqiptarëve të Amerikës
Thanas L. Gjika: Duke lexuar veprën Ali Tepelena të F. Pukevelit
Mexhid Yvejsi: Shejh Ali Kruja (1884 -1976)
Azem Hajdari : "Kisha e Shen Palit dhe Dom Anton Kçira rrezatojne drite ne Komunitetin shqiptar te Detroitit
Neki Lulaj: Akademi Përkujtimore për Atdhetarin Haxhi Dobraj
Xhevat Rexhaj: Cerrcasi - Isa H. Rexhaj veprimtar i kauzës kosovare
Xhevahir Spahiu: Poeti që hapi një portë të mbyllur
Remzi Limani: Afirmimi i vlerave shqipe në diasporë
Halit Bogaj: Adem Jashari
Milazim Kadriu: Përfundon manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së"
Julia Gjika: Ata që lënë gjurmë të përhershme në zemrat tona
Milazim Kadriu: Jasharët simbol të pakrahasueshëm të vetëflijimit sublim dhe të sakrificës
Dibran Demaku: Jasharajt
Neki Lulaj: Ademit dhe Shaban Jasharit