E diele, 28.04.2024, 05:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Dejvid Lin (1908-1991)

E premte, 04.12.2009, 08:50 PM


DEJVID LIN/1908-1991/  


/ I SHPËRBLYER ME ÇMIMIN OSKAR PËR VEPËR JETËSORE/

 

Nga Halit Bogaj


I lindur në Krejdon të Anglisë në vitin 1908, Dejid Lin arriti të bëhet njëri ndër krijuesit më të mëdhenj filmorë me të cilin mahnitej mbarë njerëzimi.Qysh me filmin e tij të parë”Major Barbara”/1941/, Lin Tregoi se botës filmore i vinte një fenomen regjisorial që do të bënte çudira të mëdha në artin e shtatë dhe të krijonte kryevepra të tilla filmore që pjesa dërmuese e tyre do të shpeërbleheshim me nga 7-8 çmime oskarë, duke i thyer edhe të gjitha rekordet  regjisoriale në këtë drejtim.Në disa filma fillestarë, Dejvid Lin bashkëpunoi me regjisorin – Noel Hovard me të cilin realizojnë edhe filmat e tyre të njohur”Në çka ne shërbejmë”/1941/, ”Bredi i gëzuar”/1944/,”Shpirti”/1945/ dhe”Brif Ankunter”/1945/, të cilët ishin të bazuar në skenarët e Hovardit, por që edhe ia hapin të gjitha dyert drejt sukseseve të reja dhe fenomenale.Me filmin antologjik”Oliver Tuisti”/1948/, sipas veprës homonime të shkrimtarit të madh – Çarlls Dikens, e në të cilin rolin kryesor e luan – Alek Ginis, Dejvid Lin arrin famë të përjetshme, për të vazhduar edhe me filma të tjerë asntologjik. Lin bëhet i paharruar dhe gjithashtu edhe shumë i popullarizuar edhe me filmin”Pritja e madhe”/1946/, me të cilin arrin sukses të madh edhe në Holivud, duke ia hapur vetes rrugën edhe për projekte të tjera shumë të rendësishme.Pas shkuarjes së tij në Holivud, ai realizon filmin epokal”Ura mbi lumin

David Lean
David Lean
Kvaj”/1957/, i cili bëhet njëri ndër margaritarët më të shquar të artit filmor, duke i fituar 7 çmime oskarë dhe duke mbetur njëra ndër kryeveprat më të pavdekshme të kinematografisë botërore, në të cilën aktrojnë yjet:Alek Ginis, Viliam Holden, Trevor Hovard, Xhefri Horn dhe shumë të tjerë.Filmi”Ura mbi lumin Kvaj” vërtet ishte një hit shumë i madh dhe i shikuar në të gjitha vendet e botës me të cilin mburrej mbarë kinematografia amerikane dhe ajo botërore.Filmi bënë fjalë për disa oficerë dhe ushtarë anglezo-amerikanë që ishin të zënë robër në Japoni dhe të cilët ishin të detyruar ta ndërtonin një Urë të madhe mbi lumin Kvaj, por të cilët duhej ta tregonin edhe aftësinë e tyre profesionale dhe ushtarake, duke u udhëhequr nga një inxhinier veteran të cilin e luante aktori i madh – Alek Ginis.Regjisori – Dejvid Lin, pikërisht me këtë film kolosal arriti pavdekësinë e tij të amshuar si një regjisor i veçantë nga i cili u krijuan edhe disa kryevepra të tjera  mahnitëse siç ishin”Lorenci nga Arabia”/1962/ dhe”Doktor Zhivago”/1965/,në të cilët angazhon aktorët e tij të preferuar:Alek Ginis, Omar Sharif, Piter O` Tul, Entoni Kuin, Hoze Ferer, Tom Kartnej, Xhuli Kristi, Rod Stejxher dhe të tjerë.“Lorenci…”ishte i shpërblyer me 7 çmime oskarë, kurse”Doktor Zhivago” me 5 sosh.Me të drejtë mund të konstatojmë se të gjithë filmat e mjeshtrit – Dejvid Lin janë kryevepra të fuqishme me të cilat jemi mësuar të jetojmë dhe t`i përjetojmë ngase ato fituan nga disa shpërblime të llojllojshme, në mesin e të cilave ishte edhe filmi”E bija e Rajanit”, me aktorin tjetër të madh –Robert Miçam - në rolin e një mësuesi rural, i cili, doemos duhej të hynte në rrjedhat e një lufte të gjatë dhe kronike, siç ishte ajo për çlirimin e popullit irlandez nga okupimi britanik .Siç dihet, çdo film i regjisorit –Dejvid Lin ka tematikë tejet interesante, aq më tepër kur trajton ngjarje aq të rendësishme siç ishin ato nga koha e një lufte të drejtë të popullit arab  kundër pushtuesit turk/Lorenci nga Arabia/ose ngjarjet e kobshme të Revolucionit rus të Tetorit dhe epoka staliniste/Doktor Zhivago/ në të cilin lind edhe një dashuri thuajse përrallore mes personazheve kryesore/Jurij Zhivago dhe Larisa Antipova/, të cilat shkëlqyen nga rolet maestrale të aktorëve:Omar Sharif dhe Xhuli Kristi.Doktor Zhivago ishte një personalitet  me rëndësi të madhe për atë kohë, por edhe një antileninist dhe antistalinist i madh që urrente luftën vëllavrasëse qytetare e cila ishte tejet absurde dhe e paarsyetuar me asgjë, për çka pëson një kohë të gjatë edhe vetë autori i librit- Boris Pasternaku, të cilin regjimi stalinist-komunist me vite të tëra e kishte mbyllur në burgun shtëpiak, duke e ndaluar edhe leximin e librave të tij.Siç shihet, edhe këtë vepër filmore Dejvid Lin e skalit me mjeshtërinë më të madhe regjisoriale dhe me magjinë filmore- më tepër se askush tjetër, çka treguan edhe aq shumë shpërblime të fituara oskarësh.Regjisori Lin realizoi edhe disa krijime të tjera fenomenale të cilat kanë mbetur përherë të paharruara në botën magjike filmore, nga të cilat duhet përmendur edhe:”Madlen”/1950/, “Shokët e pasionuar”/1949/, ”Rasti  Hobson”/1953/, ”Koha e verës”/1955/,”E  bija e Rajanit”/1970/,”Kalimi/rruga/ për në Indi”/1984/,” Jashtë Afrikës”dhe”Qyteti i errët”/1991/, kur vdes edhe vetë regjisori i shquar, që fitoi edhe shumë mirënjojhje të tjera ndërkombëtare, ndër të cilat edhe –Çmimin Oskar për vepër jetësore, i cili jepet për merita të jashtëzakonshme dhënë artit të shtatë.Siç e pamë edhe më lartë, gati çdo film i tij ishte i shpërblyer me nga disa çmime oskarë, ku kishte hyrë edhe filmi tjetër i tij ndër më të rinjtë,i titulluar”Jashtë Afrikës”, ku luanin aktorët e shquar:Robert Redford dhe Meril Strip.Çmimet që i kishte marrë – Dejvid Lin –datonin qysh nga filmi”Major Barbara”, e deri tek ai i parafundit, duke treguar edhe një herë se ai ishte një regjisor i përmasave të jashtëzakonshme.Përveç Oskarit, ai kishte fituar disa herë edhe shpërblimet e njohura nga festivalet e:Kanit, Venedikut dhe Berlinit, duke mbetur kështu njëra ndër ikonat më të famshme të botës regjisoriale filmore.Disa herë mori edhe – Oskarin britnik, duke u nderuar edhe me titullin – Ser, të cilin e kishin fituar edhe disa aktorë  shumë të shquar si:Ser Majkëll Gilgud, Ser Lorens Olivie, Ser Albert Fini, Shon Koneri, Entoni Hopkins e disa figura të njohura të botës filmore që jetuan dhe vepruan në Angli por edhe në Holivud.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora