E shtune, 27.04.2024, 08:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Krijime nga Burbuqe Duka

E premte, 04.12.2009, 07:22 PM


Burbuqe Duka

By- by Meri

Cdo mengjes çohem pergjumesh me ngathesin e dites se re. Mendimi I pare qe me vjen ndermend ne keto dite te ftohta dimri eshte se si do te jete koha . Do te fryj ere, do te bjere bore dhe sa kohe me duhet te behem gati qe te arrij ne kohe ne vendin tim te punes.

Dhe ne mjergullen e ketyre mendimeve çohem e filloj te bej pregatitjet e shpejta dhe pa kujdes te mengjezit. Ora vrapon dhe sa here qe kthej syt nga ajo, ka kaluar nje cerek ore.
 Perfundimisht marr rrugen per tek stacioni I trenit neper anet e rruges gjithe akull  duke zgjedhur te shkel vendet qe kane me shume bore te bute ndryshe do te perfundoj   me ndonje brinje te thyer .

Fishkellima e trenit me kujton se duhet te vrapoj, ndryshe do te behem vone per te kapur autobuzin  qe me con direkt tek vendi I punes.
Qielli eshte I mbushur me re te zeza dhe duket se do te kemi bore perseri. Uh dhe kjo bora sivjet, nuk mendon per te gjithe. Sa do te desha te shkelja dheun me kembe  edhe pse mund te ishte dhe pak balt. Kjo do me kujtonte balten e Shqiperis.

 Me ne fund treni vjen dhe une shikoj perseri oren ne se do ta arrij ne kohe autobusin e linjes. Ndersa pres ne stacion era e ftohte me percellon fytyra dhe une perpiqem te rri ne koliben pran te mbrohem sadopak nga  thellimi.
 Mendimet vine vrullshem dhe pa radhe. Disa here nuk di se per ke te mendoj me pare. Mbase kjo eshte pjesa me e veshtire te jesh nene. Por ndersa bie ne vorbullen e mendimeve, nuk e ve re autobuzin qe ka ndaluar ne stacion   dhe vrapoj perseri te gjej nje vend prane dritares. Gjithmone kam pelqyer te shikoj boten jashte meje. Kurioziteti ka qene gjithmone pjese e jetes, edhe pse disa here ka qene me zarar.

 Mbase u zgjata shume duke thene gjith keto hollesira , por kjo eshte pothuajse rutina ime e perditshme .  

Autobusi ka ndalur para semaforit me drite te kuqe. Nje ze nga brenda autobuzit pershendet nga dritarja shitesen e gazetes qe eshte cdo mengjez atje. Shoferi  e pershendet me shprehjen e perditshme amerikane-  Goodmorning Meri, how are you today-.

Me terheqi vemendjen nje grua e shkurter topolake dhe e veshur trashe sa qe nuk I dallojne me konturet e trupit. Ajo cdo mengjesi me bore apo shi, ftohte apo ngrohte do te jete aty duke pritur qe dikush nga shoferat te bleje nje gazete.
 Ajo perpiqet te kerceje disa here pupthi, si I themi ne andej per ti mbajtur kembet ne levizje qe te mos ngrine. Futyra e saj zeshkane dhe e rumbullaket, eshte e skuqur dhe ne mes te fytyres dallohen dy sy te zeze te medhenje   plot jete e gjalleri.

Cudi , me dukej sikur kjo grua ishte nje supermen nq.s do te perdorja nje nga figurat e filmave per femije, Shume pyetje me vinin ne mendje . Si mund te qendroje ne te ftohte  kaq shume kohe. Dhe ne keto dite te ftohta nuk e pashe te merzitur apo te mbledhur e kruspull brenda vetes. Ne syte e saj do te shikoje vitalitet , force dhe pse jo guxim. Ku e gjente kjo grua gjithate force.  Eh mendova veten , une asnjehere s’mund te isha si ajo .  Une nuk e dija ne se do te  kisha  ate kurajo qe ta perballoja jeten dhe kur ajo te vjen ne rruge te pashkelura dhe te padeshiruara.  Mbase ne kete bote te madhe ka shume gra si Meri, dhe une do te doja te isha nje nga ato. Po ku ta gjej kete force ?

Nderkohe shikoj doren e zgjatur te shoferit qe blen nje gazete. Ndoshta ai nuk  do te lexoj ate sot , por vetem deshira per te mos ta lene kete grua per shume kohe ne mes te kryqezimit, e ben ta bleje.
Autobuzi largohet me ngadale dhe ajo vazhdon te kete buzeqeshjen e qete ne fytyre.   Ne qetesine e autobuzit degjohet zeri  I trashe I shoferit – By by Meri-

Dhe une perpiqem ta nis diten me buzeqeshje e kesaj gruaje vitale dhe me pershendetjen e shoferit tek ajo.—

By – by Meri !!!!!!!!!!!!!!

Mall per vendin tim

Te falem ne gjunje
O e urta Shqiperi
Per gjuhën e nenes
Qe na dha dashuri

Ne valet e oqeanit
Nje puthje dergoj
E brengen e mallit
Me lot e largoj

Te falem ne gjunje
O e varfra Shqiperi
Ku therimet e bukes
Na dhane lumturi

Mendimi Oqean!!!!!!!!
   
Mengjes I pergjumur
            `Nga nje shi me suferin,

Qe troket ne dritare,
             E zbret ne jastekun tim,

Nje ritmike  e zhurmshme pa nota,
                    Pa melodi

Une, shiu, e mengjezi I pazbardhur
                    ne vetmi,

Pak me tej oqeani I nxire,
                 I teri gri,

 Me tufanin makaber
             bente sinfoni

Ne breg shkumezonte,
             gjemonte me uturim

Terhiqej nga bregu
         dhe qante si  femij

                    çudi!!!!!!!!!!

Kete mengjez
buze oqeanit U preha,


 E shpirtin e dallgezuar
 I dhurova

egersin, e zemerimin
            ne syte e mi  ndjeva,

Dhe  gjate bregut  e vetme vrapova………
                    vrapova

MENGJESI NATE

Nuk ishim ne shoke te erresires
Erresira na beri bashke
Dhimbjen te dy perqafuam
Dhe ngelem te vetem,
Ne erresiren e mengjezit nate.

Harrova enderren

Ne krahet e endres gjate fluturova
    Preka henen, qiellin, perendit I zgjova
Por shiu rebesh me ngriu, me zgjoi
Dhe endren harova e me se kujtoj

SA DO TE DOJA   

Sa do te doja
 Prane teje te jem
     Te ndjej ngrohtesin
Dhe zemren qe rreh.

Sa do te doja
Dy fjale te te them,
     Asnjehere s’ti thashe,
Ndoshta kurre s’do ti them.

Sa dote doja
Nje here te te shohe
Te te perqafoj
Dhe pastaj me lesho.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora