Kulturë
Halit Bogaj: Antoni Kuin
E marte, 01.12.2009, 08:41 PM

Nga Halit Bogaj
Të shkruhet për Antoni Kuinin duhen faqe të tëra ngase ai ishte ndër actorët më të mëdhenj të artit filmor botëror. Qysh nga vitet e para kur filloi të aktronte shihej se ai do të zinte një vend të madh nderi në fushën e kinematografisë.Ai kishte origjinë meksikane dhe nuk i pengonte fare që belbëzonte ngapak në të folur.Ai mori pjesë mbi 150 filma por disa nga rolet e tij maestrale kanë ,mbetur të pavdekshme, sidomos nga filmat ”Greku Zorba”,”La Strada” Lorensi nga Arabia”,’Luani i shktetëtirës”,”Topat e Navaronës’,”Atila , kamxhiku i Zotit” etj.Por si të numërohen të gjitha ato role në të cilat ishte madhështor kolosi Entoni Kuin?Si ta harrojmë edhe rolin e Emiliano Zapatës nga filmi”Viva Zapata” i regjisorit Elia Kazan në të cilin luan edhe Marlon Brando rolin kryesor?.Si ta harrojmë rolin e Pol Gogenit nga filmi”Etja për jetë” kushtuar dy piktorëve të mëdhenj hollandezë me ç’rast rolin e Van Gogut e interpreton Kirk Dagllas? Si ta harrojmë edhe rolin e tij nga filmi’Hakmarrja” në të cilin Kuin luan rolin e një mafiozi meksikan që ka krijuar një shoqëri të thellë me një mik amerikan/Kevin Kostner/ i cili në pabesi ia merr gruanë, për çka , qoftë edhe nga kodi moral duhet të kamerret?. Ky portret njeriu dhe aktori ishte Antoni
![]() |
Anthony Quinn |
Në filmin”Lorensi nga Arabia” ai interpreton sheikun Auda Abu Tai një luftëtar autaritativ për çlirimin e popullit të vetë nga Turqia , i cili e prêt krahhapur Lorensin nga Arabia për ndihmën që ua jepte arabëve.Antoni Kuin shkëlqeu edhe në rolin e Hamzait nga filmi “Porosia”, kushtuar Profetit Muhamed. Edhepse Spenser Trejsi kishte qenë madhështor në versionin e parë të filmit”Plaku dhe deti”, versionin e dytë e realizoi për mrekulli edhe Entoni Kuian.Ai bashkë me aktorin Italian Franko Nero krijuan veprën e rrallë filmore”Shifra Salamander”/1981/.Ai e kishte realizuar për mrekulli në teatër edhe rolin në dramën e Tenesi Viliamsit”Tramvaji i quajtur dëshirë”.
Kishte dëshirë të madhe të aktronte edhe në Itali, prandaj qysh në karierën e tij të hershme ai realizoi ëndrrën e tij me filmin “La strada” si edhe spektaklin historik”Atila Kamxhiku i Zotit” në të cilin e kishte partnere Sofia Lorenin.E mbajmë ne mend edhe me rolin e tij në filmin “Ulisi”, karshi aktores italiane Silvano Mangano dhe aktorit Kirk Dgllas me të cilin luan edhe në filmin”Treni i fundit për në Gan Hill”.
Edhepse i kishte disa versione’Kumbonari i kishës Notër Dame të Parisit’’/1956/, sipas veprës monumentale të Viktor Hygos/ deri sot ka mbetur versioni më i bukur dhe më i dhembshëm ,në të cilin Esmeralda pavdekësohet nga diva italiane Gjina Llollabrixhida, kurse gingaçi Kuazimodo nga Antoni Kuini.
Na kujtohet edhe filmi”Orkidea e zezë” me Sofia Lorenin, por edhe uesterni madhështor”Njeriu me revole të arta”/Varllok/ me Kuinin, Henri Fondën dhe Riçard Vidmarkun në rolet kryesore. Me Alen Dellonin dhe Xhorxh Zigellin luajnë në filmin luftarak ”Komanda e fundit”.Në”Aventurierët”me Rozana Skiafinon, kurse në ’Beteja për San Sebastianin” me Çarlls Bronsonin.”Këpucët e peshkatarit” është një dramë tjetër në të cilën luan me Lorons Olivien, Oskar Vernerin dhe Vitorio De Sikën.
![]() |
Anthony Quinn dhe Jacqueline Bisset |
Në filmin”Fëmijët e Sançezit” luan me aktoret e bukura meksikane: Dolores Del Rio, Keti Jurado dhe Lupita Ferer, kurse në “Mbretëresha e Romës” me Ava Gardnerin.Në vitin 1989 realizoi edhe filmin”StradivarI” kushtuar vilionistit të njohur italian.
Dhe për fund duhet të theksojmë se ishte maestral edhe në filmin tjetër mafiz”Goti”, bashkë me Aramand Asanten,.për të konkluduar se u përpoqëm ta jepnim veprimtarinë e tërësishme filmore të Antoni Kuinit e cila përfshin një opus prej 167 filmash, duke mbetur edhe si njëri nga aktorët më produktiv klasik dhe gjigantët më të mëdhenj të kinematografisë botërore.
Komentoni
Artikuj te tjere
Zef Mulaj: Një foto para monumentit të Pamvarsisë
Poezi nga Giuseppe Napolitano, Përktheyer nga Remzi Salihu
Tragjedia e Ballkanit - Poezi nga Jusuf Zenunaj
Ditët e fundit të Nonda Bulkës
Floresha Dado: Kadare, artist i fjalës dhe dijetar i mendimit njerëzor
Mexhid Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Përtej harrimit''
Mexhid Yvejsi: Miliona haxhinj, Miliona dashuri...
Rami Kamberi: Në darën e jetës
Nuhi Ismajli: Disa vërejtje një vepreje me vlerë
Adem Berisha: Miqësi apo...?!
Blerim Çoçaj: Lufta e UÇK-së, NATO-ja dhe çlirimi i Kosovës
Nuri Plaku & Baki Ymeri: Fillesat e arsimit në diasporën shqiptare të Rumanisë dhe albanologu Grigore Brënkush
Prend Buzhala: Midis ndjenjës dhe përsiatjes (Poezia e Mexhid Mehmetit)
Sevdije Rexhepi: Cikël me poezi nga libri ''Orët e mungesës''
Kozeta Zavalani: Dashuria ime me mjekun Gjergj Zavalani ka qenë e vështirë për kohën
Poezi nga Skënder R. Hoxha
Kolec Traboini: Flamuri i kryengritjes 1911
Këze Kozeta Zylo: Për ty, Flamur
Gjon Keka: Demokracia ka nevojë për opozitë legale
Mazllum Saneja: Poezja moderne polake - Jan Michal Stuchly (VIII)