E diele, 04.05.2025, 10:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Rami Kamberi: Në darën e jetës

E marte, 01.12.2009, 07:34 PM


Në fillim të nëntorit u botua Romani më i ri "Krenaria E LËNDUAR'' i autores Gostivarase Miradie Maliqi
nga shtëpia botuese ARBERIA, TIRANE.

Në darën e jetës

Nga Rami Kamberi

Romani KRENARIA E LËNDUAR i shkrimtares Miradie Maliqi është një roman sa njerëzor po aq edhe kombëtarë e mbi të gjitha roman ku tregohet forca e femrës për ti sfiduar jo vetëm sfidat e jetës në kuptimin jetik por edhe atë kombëtarë.
Kryepersonazhja e romanit e cila ec rrugës së jetës e cila rrugë jo vetëm që ka pamjen e shpatës me dy tehe por herë-herë shndërrohet edhe në gërshërë. Pra, kryepersonazhja është duke u ndeshur me trion e vorbullës si dhe me rrugën që e shpije drejtë njohurive dhe hulumtimit të të vërtetave të botës shqiptare dhe, si pamje duken edhe karakteret e njerëzve të cilët e rrethojnë dhe e shoqërojnë.
Dhe, sipas dramatizimit nga faqja në faqe sikur shkrimtarja Miradie Maliqi na paralajmëron qartë dhe ashpër fillimin dhe procesin e zhbërjes së një jete si dhe fillimin e një preokupimi të aurës ku ngjyrat jetë të flasin me gjuhën e qëndresës mes pasqyrës ku nyjat e disekuilibreve emocionale e shpirtërore të njeriut e në veçanti të femrës koha si gjithmonë shekujve i ka emëruar – qëndresë.
Themi kështu ngase tërësia e romanit na lejon se si femra nga aurora e dramës personale kalon në gjeografinë e dhimbjeve kombëtare dhe njerëzore.
Po të lexohet me vëmendje romani në fjalë dhe të shikohet me syrin e kritikës do të shihet qartë se individi i ndëshkuar dhe i shkëputur nga atdheu dhe nga proceset jetësore në kuptimin fjalës familje duhet të jetë shtjellë nën kalanë e shtatit që t’i ik anonimitetit, deformimeve si dhe natyrës së përdhunimeve që të mos mbetet fushë konfiguracionesh dhe e neurozës me identitet të humbur si ne kuptimin jetik po ashtu edhe në atë kombëtarë.
Pra, forca e shpirtit dhe karakteri i stolisjes shqiptarçe kryepersonazhen e romanit krenaria e lënduar e shoqërojnë me çaste dhe ide fikse si: toka, koha, njeriu, ardhmëria, liria, bashkimi etj. Pamje dhe mendime për t’i ikur idesë së stresit, frikës dhe humbjes së identitetit dhe moralit – ashtu siç e ka qëndisur toka që e ka pagëzuar – shqiptare.
Andaj, lirshëm mund të themi se shkrimtarja Miradie Maliqi jo rastësisht që në hyrje të romanit na shkruan:
Shpesh, realiteti ia kalon çdo imagjinate dhe, m’u aty ku duket se nuk ka asnjë shenjë vërtetësie, kumti i gjallë i të vërtetës kumbon si një sirenë alarmi, për të ndryshuar, për të parë thellë në vetveten tonë, në rrugën e afirmimit të vlerave të bashkëjetesës dhe përsosjes së marrëdhënieve humane.
Pra, me ndërtimin sintaksor të prozaizmit të romanit në fjalë shohim njeriun – femrën e cila në derën e mbetur hapur, në pritje të ardhmërisë ku mes dritares së hapur dikush ia la të thyer dritën me ikjen enigmë dhe, pamjet e shumëfishuara të mbetura nga njerëzit të cilët në hapje sikur krye personazhes i kërkojnë gjuhën e qëndresës dhe natyrën e njerëzores për të i ikur botës së tretë të cilën botë kryepersonazhja e kërkon që të mbetet tek ikja i njeriut që rikthimin e shoqëron me heshtje.
Kështu që thirrja në përfundim të romanit mbetet e fshehur nga sheshi ku ngjarjet zhvillohen edhe pse askund mes rreshtave nuk shfaqet gjuha që kërkon emërues që të pagëzoj kohën në kuptimin e kurorës që gjuha mes nesh si çdo herë di ta pagëzoj familje.
Kështu që edhe shkrimtarja Miradie Maliqi sikur dritaren e len hapur duke na lejuar që të mendojmë se cili nga ne mundë të jetë i tillë, që rrugët e jetës nuk i duron që të paktën ti thotë kryepersonazhesh se si ishte pasha e trios që një jetë të ra mbi kokë.
Pra, natyra e romanit është një sublim, dritare ku evidente janë: dera, dritarja, njeriu, shpëtimi, bashkimi, liria etj, kurse autorja e romanit është një realitet i një ëndrre që dëshiron të rrugëtoj rrugëve të cilat rrugë njerëzoren dhe kombëtaren e kanë gjuhë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx