E hene, 29.04.2024, 08:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Arsim Halili

E shtune, 28.11.2009, 07:49 PM


            Arsim Halili

 

SHTIGJEVE  TË JETËS

 

Nëpër binarët

E kohës

Rrugëtoj

 

Lidhem

Me të ikurën

Kohë

 

Jetë shtigjesh

Epokale

 

Të humburat

Rrugë i gjeta

N’udhëkryqet

E kohës

 

Lindje -vdekje

Shtigjet e jetës

Janë me tregime

E jetëshkrime


 

YJE   TË BARDHË

 

Ju yje të bardhë

Më njohët

Kur isha bërë korb i zi

 

Shtegtova në fole të huaj

Së bashku me dallëndyshet

Sepse timen ma rrëmbyen

 

Nënqiellit tim

Ateruan korbat

Fluturimthi

Bashkë me zezërënë

 

Ju yje të bardhë

Më thatë

T’i kthehem vendit tim

 

U ktheva i dremisur

I lodhur nga koha

Që gjatë shtegtova

 

Por lirinë çdo herë

E ëndërrova

E ëndërrova...

 

ARTI FLET

 

Në atele u takuam

Piktori i futur në art

 

Brusha e ngjyer

Stërpikë pikturën

 

Ai nuk flet

I lidhur me artin

 

Kontrasti i ngjyrave

E pushton pahetueshëm

 

Derisa heshtja ngjyrosi

Bukuri magjepse...

 

 

            DEBAT FILOZOFËSH

 

Debat filozofësh

Në tryezë

Për një rend dite

 

Edhe  sot

Në shekull të ri

A ka vallë drejtësi?

 

Flasin filozofët

Secili me rend

Drejtësia mungon

 

Në Ballkan

Në secilin vend

E kuvend...

 

            UNË...

 

I humbur nën

Qiellin kaltrosh

 

I heshtur

Në planetin tokë

 

Kërkoj të lidhem

Me t’pagjeturit

Ëndërrisht..

 

Medet ...ta kujtoj

Dashurinë, gjallërinë

Që kishim dikur...

 


POETI

 

Të tjerët kur flejnë

Poeti flet me muza

 

Nëpër vargje

Futë metafora

 

Në pendën e tij

Rrotullohen motive

 

Kur tjerët heshtin

Shpërthen fjala e tij...

 

 

           UDHËTIM MALLI

 

Gjatë kohë

Bisedoja

Me heshtjen

 

Valigja mbeti

Diku në raft

E lënë në harresë

 

Udhëtoja

Bashkë

Me kujtime

 

Udhëtimi

Me tren

Ma shprishë mallin

 

Vallë ,

Deri kur do të ketë

Shkuarje- ardhje?...

 


           SFIDË PËRDITSHMËRIE

 

Lypsari kërkon lëmoshë

Edhe sot në mëngjesin

Vjeshtak

 

Shumë vizitorë kalonin

Atypari

Personazhi jep disa centë

 

Me zë të shterrur

Heshtazi lypsari

Uronte bamirësi

 

Terri  bashkë me pagjumësi

Ndërrohet me dritën

Me sfida t’ përditshmërisë

 


                        JETA IME

 

 

           Pse  heshti

Kur duhet të flas

 

Pse nuk veproj

Kur koha kalon

 

Pse gëzimi dhe hidhërimi

Lidhën timen botë nyje

 

Le të jenë ashtu

Me shumë përjetime

 

Jeta ime...

 

 

                          CEP I ATDHEUT

                               ( Dobrosinit)

 

 

                    Gjurmëve të kohës

                    Ecje nëpër binar të     brishtë              

 

                    Ç’është ky flakadan

                    Nga lindja në perëndim

                         

                     Hej ...

                     Jep kushtrim vendi im

 

                    Furtunat e kohëzezës

                   Nuk i durove dot

 

                   Vargonjve të zi u the stop

                   Sot e për mot

 

                  Gjëmë as lot s’durove

                   Nuk vritesh kurrë

 

                  Legjendë je

                  I cepit të atdheut

                        

                   Zëri yt u dëgjua

                  Përtej oqeaneve

 

                  E  dëgjon edhe Perëndia

                  E shtrenjtë është Liria...

 

 

                 AGIMI I LIRISË

  (Agim Ramadanit)

 

              Portret  i rrallë

              Linde në kohën të pa kohë

              Atëbotë dielli lindte i zymtë

              Ti shikoje i heshtur

              Përpara tmerrit të kohës

 

              Piktura jote

              U shndërrua në gjak lirie

              Vargjet e tua kujtonin

              Kohën e kukuvajkave

              Që ndjellnin mynxyrë

 

 Ti thërrisje ta lëmë heshtjen

             Shumë kush ta dëgjoi zërin

             Të thanë këtu na ke pranë

             Ta thejmë kufirin ndarës

 

             Koshares

             Peizazhe lirie  pikturove

             Me poezi kushtrimi

 Lirisë i këndove...

 

 

            SIMBOL I LIRISË

 

(Adem Demaçit)

 

Kur qëndroje prapa grilave

Luteshe:Zot shpëtoje

Tim popull të robëruar

 

Kur korbzinjtë

Popullit ia vun lakun

U tha stop me gjarpërinj gjaku.

 

Kur zogjtë e lirisë,

fluturonin në qiellin

plotë  tym.

Ti u bashkove- dha kushtrim.

 

E ngrite zërin për t’i thënë,

Stop padrejtësisë.

Adem Demaçi,

Sinonim i lirisë.


 

EDHE SOT…

 

(Arben   Xheladinit)

 

Edhe sot

Kur atdheu veshi

Petkun e ri

 

Në demokraci

Për Vetvendosje

Vritet edhe një i ri

 

Ska ma tragjedi

Në shekull të Ri

Thirren në (pa)drejtësi

 

Vrasësi anonim

Theu thellë çdo shpirt

Gjakftohtë thonë:

Hetimet vazhdojnë...

 


             FANARI I LIRISË

 

( Rexhep  Elmazit)

 

U ngrite  drejt qiellit

Fjalën  liri e more me vete

U bëre post- mortum

 

Sepse të tjerët

Deshën kështu

 

Të mbyllën për të heshtur

Por nuk mjaftoi

Edhe kur të vranë poezinë

Ti prap këndove

 

Jeton i qetë

E zbrite nga qielli

Në tokën e gjakosur

Fjalën liri

 

Vepra jote jeton

Kush thotë se  vdes poeti

Kush thotë se vdes fanari i lirisë...

 

            LEGJENDË     THONË

 

                 (Adem Jasharit)

 

Kush i ndali rrezet e diellit

Nënqiellit tonë?

 

Kush tha kjo tokë

Nuk është e jona?

 

Kush i mallkoi  varret e të

Parëve tanë?

 

Ju korbzinjë vepruat që nënat

Të vajtojnë bijtë nëpër kohë?

 

Kthema diellin

Bashkë me tokën që  e morët

 

Ngrihuni nga varret

Ju nuk jeni të vdekur

 

Krenarinë  nënave

Ktheja në lot gëzimi

 

Legjendë të thonë

Adem  trimi.


              PËRKULEM PARA TEJE

 

  (Daut Sulejmani)

 

Sot në dasmë të madhe

Je nisë

Si krushku i ri

 

Po  merr pjesë

Në dasmë të lirisë

 

Këtë dasmë

S’e përjetove

Deri në fund

 

Flijimi të ndau

Me një plumb

 

Përkulem  para teje

Me krenari

Dauti është gjallë

  Ai është prore i  ri

 


MBI VARRIN TËND

 

(Nënës së ndjerë)

 

Kujtoj  të ngrohtin

Përqafim

 

Le të jetë

Edhe ëndërr

 

Të shfrehem dua

Lotësisht

 

Mbi varrin tënd

Engjulli im…

 

 

ME PORTRETIN TËND

              (A.L)

Bisedoj me portretin tënd

Emocion mbushem

 

Ëndrra shpalos ngacmime

Bashkë me tingujt e kitares

 

Le të bëhet, çka të bëhet

Pranë teje dua të jem

 

Hej….s’dua të braktisë

As në ëndërr, engjull dashurie…


 

 

                   GJURMËVE TË KOHËS

 

                        Nata plotë ankth

                        Ti shkove

                        Me dritën e hënës

 

                        Me të miat ndjenja

                        Luan

                        E yjet sodisin

 

                        Kaloi edhe kjo natë

                        Mbështjellur

                        Me gjurmë tradhëtie

 

                        Terrri e tmerri

                        Fshihen bashkë me yjet

                   Nata kthehet përsëri në rutinë

 

                        Gjurmëve të kohës

                        Të kërkova dashuri

                        Duke i shprishur ëndrrat…

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora