E hene, 29.04.2024, 08:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Fletëditar pa zarar

E shtune, 28.11.2009, 07:24 PM


Blerim Rrecaj

Fletëditar pa zarar

Vij në shtëpi-banesë pranë familjes. Pas një dite në qytet kaluar sëbashku me shokun... Pas një takimi me R. K., para kafenesë në karriket në qiell të hapur m’u në qendër të kryeqytetit.. Pas një ndeje tjetërkund e gjejmë profen ulur dhe ulemi ku ai qëndron duke i thënë “a do mysafirë”…Dhe ia fillojmë ndejës e bisedave me të. Më vonë në tavolinën ku qëndrojmë vije dhe ulet njëri nga kushërinjtë e tij. Rrijmë flasim ndoshta për më shumë se një orë për ta marrë një udhë për ku të na shpiejnë këmbët. E thërrasim atë disa herë (dy herë nëse s’gaboj)dhe vetëm do bije telefoni dhe s’do të na përgjigjet kush. Ndodhin dhe tjera gjëra gjatë udhërrugës sonë të sotme. Ditë as e ftohtë e as e ngrohtë… …Vendosim të bëjmë edhe një telefonatë njërit prej shokëve. Do të ulemi me të në njëren nga kafenetë pranë PTK-së dhe do bisedojmë duke pirë makiatot e porositura. Edhe këtu ndoshta një orë e pak minuta do të kalojnë. Kur dalim jashtë e shohim se është errur. Ia mësyejmë shkallëve teposhtë “Dardanisë”. Biseda gjatë ndejave dhe mes vete.A thua ç’doli nga to? Dhe sikur s’po bëhem rehat pa e përshkruar ca ndjenja për ditën e sotme: Vet në njërin nga stacionet/, Në këtë errësi me drita e lëvizje përreth/, Në qiell një hënë e pak yje/, Vije dhe hip në një taksi./ Ca llafe mes udhëtarësh,/ Dhe shoferi ndal makinën aty ku zbresim/ Më pas hedhim hapa/ Ecim, ecim, ecim…

Si po përsëriten udhëtimet tona them, sikur ditët e netët me elementet përcjellëse të tyre. Kjo nuk është gjëja e vetme që them…


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora