E hene, 29.04.2024, 10:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Dhurata Hamzai: Dita e Flamurit pa kufi, 500 artistë drejt Tuzit

E premte, 27.11.2009, 07:57 PM



Dedë Gjo Luli
Dita e Flamurit pa kufi, 500 artistë drejt Tuzit


Manifestime në formën e spektakleve madhështore do vijojnë zinxhir, fillimisht në Komunën e Gjakovës, në datën 27 nëntor në Pallatin e Kulturës në mbrëmje. Atje do të jetë organizuar spektakli më i madh i titulluar “Përjetësisht s’na ndan më guri” dhe “Gjakova gjak i Kombit”. Pas kësaj, grupet artistike do të bashkohen me ato të komunës së Tuzit dhe Dibrës për të organizuar spektaklet më të mëdha të jetës shqiptare po me të njëjtin titull, “Përjetësisht s’na ndan më guri”

Nga Dhurata Hamzai

Mbi 500 artistë nga të gjitha trevat shqiptare, Dibra e Madhe dhe Gjakova, ku do të përfshihen ndër të tjera Ansambli Shtetëror “Shota” në Prishtinë, Ansambli “Myzeqeja” në Fier, Ansambli “Shqiponjat” e Dukagjinit, Ansambli i Dibrës, Shoqata Kulturore Artistike “Dedë Gjo Luli” e Malit të Zi, artistë nga Ansambli “Dardania”, Tropojë, grupi polifonik “Çipini”, Vlorë, artistë nga Asambli Çamëria, etj, nën drejtimin e Unionit Artistik Shqiptar do të zgjerojnë gjeografinë e festave të Pavarësisë në mbarë botën shqiptare dhe trevat ku banojnë shqiptarët. Tashmë duke u dallgëzuar, këto manifestime kombëtare po shtrihen nga Saranda, Kosova e deri tek shqiptarët e Malit të Zi. Dje, në një konferencë për shtyp, Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, zoti Azgan Haklaj, njoftoi se kjo shoqatë në bashkëpunim me komunën e Gjakovës dhe me komunat Tuz e Dibër, organizon spektaklin e madh “Përjetësisht s’na ndan më guri”. Një varg spektaklesh të organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar janë shfaqur dy ditë më parë në Tiranë, para Muzeut Historik Kombëtar. Por, dje në konferencën për shtyp u pohua se këto manifestime në formën e spektakleve madhështore do vijojnë zinxhir, fillimisht në Komunën e Gjakovës, në datën 27 nëntor, në Pallatin e Kulturës në mbrëmje. Atje do të jetë organizuar spektakli më i madh i titulluar “Përjetësisht s’na ndan më guri” dhe “Gjakova gjak i Kombit”. Pas kësaj, grupet artistike do të bashkohen me ato të komunës së Tuzit dhe Dibrës për të organizuar spektaklet më të mëdha të jetës shqiptare po me të njëjtin titull, “Përjetësisht s’na ndan më guri”. Spektaklet shfaqen për nder të Ditës së Flamurit. Këngëtarët e njohur Arrif Vladi, Qerim Sula, Shaban Zeneli, Luziana, Nikollë Nikprela, Shkëlqim Beshiri, Arben Sinani Xhemi, Nazif Çela, Xhovalin Prroni, Lekë Pecnikaj, Artan Kola e të tjerë, janë zëra të fuqishëm të cilët ndikojnë në rritjen e vlerave dhe shkallës emocionale të këtyre spektakleve. Lista e solistëve është më e gjerë, dhe shkalla e organizimit shumë e lartë, siç ka pohuar edhe drejtori i Sektorit të Trashëgimisë në MTKRS, z. Esat Ruka, i cili ndër të tjera ka pohuar se “Sektori i Trashëgimisë kurorëzon bashkëtakimin mes shoqatash artistike, shoqata në shkallë vendi, të cilat kanë interesim për ta rritur nivelin e tyre. Këtë interesim, sipas tij, e kanë shprehur grupet artistike para dy ditësh me shfaqjet tek Muzeu Historik Kombëtar, të cilat tërhoqën publikun. Ruka pohoi se bashkëpunimi vjen edhe për Javën Kulturore të shpallur nga ministria. Sipas tij nata e tretë e shfaqjeve në Tiranë është vazhdimësi e vlerave të folkut dhe dëshmon ruajtjen e fizionomisë lokale. Ndërsa Presdideti i Unionit, zoti Haklaj, ka rrëfyer shkurt gjithë sukseset e spektakleve të kësaj shoqate. Duke theksuar se “Unioni Artistik i Kombit” shqiptar si një parlament shpirtëror i kombit shqiptar dhe si faktori më kryesor në organizmiin e festivaleve dhe spektakleve më madhështore, në bashkëpunim me komuna, bashki dhe institucione shtetërore të kulturës për vitin 2009, ka zhvilluar me sukses këto aktivitete: Takimin me familjet më fisnike të Kombit shqiptar, zhvilluar në Akademinë e Arteve në Tiranë, më 17 janar, spektaklet e mëdha në Tuz e Mitrovicë të titulluar 100 vjet për një ditë më 16 shkurt, kushtuar një vjetorit të pavarësisë së Kosovës. “Binjakë të Lirisë”, kushtuar Adem Jasharit e Azem Hajdarit, më 11 mars 2009, “Sofra Dardane” në Tropojë, festivalin e këngës dhe valles çame në Sarandë. Të tjera spektakle të Unionit Artistik Kombëtar janë evokuar dje në tryezën e konferencës, ndërsa synimi i këtyre organizimeve gjithmonë i ka kaluar kufijtë e një spektakli, siç do të pohojnë protagonistët më poshtë. Pas këtij imazhi që u krijua, vlen të përmenden të tjera aktivite të Unionit të cilat i japin kësaj shoqate një status të fuqishëm. Kur u festua 100 vjetori i Kongresit të Mbrojtjes së Alfabetit shqip në Dibrën e Madhe, Unioni ishte atje për t’i kushtuar një spektakël vlerash. Kur u inagurua Momuneti i Skënderbeut në Peshkopi, një spektakël i Unionit pasoi lartësimin e tij. Në Tuz të Malit të Zi, Nënë Terezës iu kushtua një spektakël i madh e emocionues, organizuar nga Unioni dhe komuna e Tuzit.
Bashkëveprimi e bashkëpunimi është strategjia e kësaj shoqate që e çon drejt suksesit. Ky bashkëveprim bëhet edhe me Ministrinë e Kulturës dhe qendrat kulturore të veprimtarive folklorike. Unioni ka ecur shumë përpara duke mbështeur edhe artistë në organizmin e asistencës teknike të disa festivaleve e aktiviteve të tjera si Festivali i instrumentistëve të vegjël në Fushë Arrëz, “Kënga Jeho” në Strugë, dhe veç këtyre spektakleve kanë qenë të tjera si në Plavë e Guci, në Tuz, në Zvicër, Austri, Greqi e deri tek spektaklet e mrekullueshme të Durrësit, si “Mikpritja durrësake”, “Festa e detit” dhe “Festa e Ullirit”.   

Ngërçi i institucionit shtetëror të Asamblit të Këngëve dhe Valleve dhe sfida e Unionit

Tashmë që sipërmarrjen e festivaleve, kërkimeve të grupeve folklorike, por edhe këngëtarëve lokalë, përkrahjen dhe nxitjen e tyre në pjesëmarrje dhe zhvillim po e bën Unioni Artistik Kombëtar, është e matyrshme që të shkrohet pyetja: Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, çfarë i ka mbetur për të bërë?! Është një institucion shtetëror që është regjistruar në varësinë e MTKRS, por duket se nuk ka asnjë aktiviet të dukshëm, pothuaj ka mbetur një institucion fantazmë. Drejtori i Sektorit të Trashëgimisë, Esat Ruka, i përgjigjet në këtë mënyrë pyetjes: “Unioni Artistik në disa dimensione ka bërë një punë të pakrahasueshme. Institucionet shtetërore duhet të kthejnë vështrimin nga kjo insisiativë, e cila është e lirë, e cila heq shumë barrierra institucionale, e cila në një farë mënyre kërkon të respektojë situatat e lirisë dhe demokracisë dhe unë them se ka një ngërç instiitucional duke u nisur nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve. Unë jam për krijimin e një harte shtetërore në interesa të mbrojtjes së idenitetit kombëtar, në intresa të transmentimit të këtyre vlerave. Duhet mbajtur gjallë një tryezë pune që të funksionojnë institucione të tilla si Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, me njerëz të mençur që nuk i mungojnë këtij vendi, kjo arrihet. Ndoshta ka munguar përvoja e organizmit të këtyre tryezave dhe marrja në konsideratë e mendimit të personalieteve që është kjo gjendje në institucionte kulturore shtetërore”. Pas këtij pohimi është e lehtë të kuptojmë se ngërçi i institucionit të Asamblit të Këngëve dhe Valleve ka përballë sfidën e një shoqate, Unionit Artistik Kombëtar. Presidenti i kësaj shoqate ka rastin të tregojë se nuk janë vetëm sukseset në organizim dhe ato të shfaqjes, por më e rëndësishmja është që nuk harrohet synimi i bashkimit Kombëtar. Ai tregon rastin kur njërin nga spektaklet e ka kthyer njëkohshëm si menaxhues të fushatës së Strugës dhe rezultati nuk qe i i vogël. “Unë e apostrofoj faktin se vulën e fitores së Strugës e ka Unioni Artistik Shqiptar”, thotë Haklaj. Të njëjtin fat pozitiv kanë pasur edhe zgjedhjet në Mal të Zi, ku sipas Haklaj, Unioni Artistik Shqiptar arriti që mes kandiatëve të ndryshëm të realizojë që pesë partistë shqiptare të kenë nga një përfaqësues në Parlament. Bashkimi i kësaj hapësire kulturore të shqiptarëve, sidomos mbrritja deri në Malin e Zi është një risi për Unionin, të cilën Presidenti i saj e konsideron si një zbulim të kahershëm të lidhjeve me shqiptarët e Malit të Zi që kanë luftuar për çështjen shqiptare si Dedë Gjo Luli, Oso Kuka, që kanë ngritur flamurin e Pavarësisë edhe në Tuz, dhe politika shqiptare ka patur një rol për shkëputjen e Malit të Zi nga Serbia, shkëputje për të cilën Haklaj thotë se ishte nokdauni i Milosheviçit. Shkëputja e Malit të Zi nga Serbia, njohja e Pavarësisë së Kosovës që i kushtoi aq shtrenjtë, është preludi i Pavarësisë mbarëshqiptare dhe mbajtja gjallë e ndërgjegjes kombëtare.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora