E merkure, 08.05.2024, 11:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Qerim Zogaj: Në mes nesh

E marte, 24.11.2009, 06:49 PM


Qerim Zogaj

Në mes nesh

Në mes nesh,
heshtje stinësh.
Në mes nesh,
netët pa gjumë..
Në mes nesh,
lule dëbore.
Nëse një ditë ne jemi në mes,
mesi do të jetë vetë dielli!
Vjeshtë e vonë
Mbi gjethe vjeshte prisje si në ëndërr
Se hapat dhe frymëmarrjen ia njihje
Shikimi krejt i humbur ledhaton
Perënditë që sot janë bërë lule vjeshte.
Duart e përzgjatura pas flokut tënd,
dhe ashtu kurrë se ke arritur vetveten
një rreze që doli këtu, mbi katund,
më çmallë me bukurinë e Eliesës.
Kjo udha ime s’di se si më humb,
pas më mbetet dielli sapo të lind.
Dhe, kudo me mbeten kujtimet për stinët
në buzëqeshje vjeshta ruan fshehtësinë.
Një ditë me shi
Deri sa jashtë binte shi,
shikoja nga dritarja e dhomës sime.
Xhami i thyer në formë konike,
sa vija kalojnë në këtë sfond gjeometrikë
dhe nëpër format e figurës tënde,
në këtë vjeshtë plot melankoli.
Erëra mashtruese kraharorin ta ledhatojnë.
Me shkrumbin e verës pije ujë në shuplakë,
nuk shkon edhe shumë kohë - ndalet kjo vapë,
në xhamin e thyer stinët rrinë lakuriq.
Nga krama e shpendit ndjelljakeq,
vijnë rrugë te panjohura si ankth.
Vreshta si në përrallë, me dy gishtrinjë
këput ndonjë hardhie...
një ditë të gjitha vdesin nga xhelozia.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora