Kulturë
U ndan çmimet në Festivalin e Teatrit në Vushtrri "Vu Theatre Fest"
E hene, 23.11.2009, 11:57 AM
![]() |
Festivali në Vushtrri |
Nga Hajdin Islami, anëtar i Jurisë së Festivalit dhe gazetar.
Vushtrri,21 nëntor 2009-Në një solemnitet të veçantë në prezencë të shumë artdashësve dhe personaliteteve tjera të kulturës është bërë ndarja e çmimeve në Festivalin tashmë tradicional të Teatrit në Vushtrri "Vu Theatre Fest". Juria e festivalit të cilën sivjet e përbënin Musa Fejzullahu dhe Hajdin Islami, vendosi t’i ndaj këto çmime të cilat të pranishmëve ua dorëzoi Avdullah Bunjaku, drejtor i Festivalit dhe i OJQ-së “Ars Qendra”. Çmimet për skenografi dhe kostumografi i takuan teatrit "Osman R Gashi" të Klinës, po ashtu edhe muzika më e mirë i takoi Arianit Krasniqit nga po ky teatër, çmimi për aktoren më të mirë i takoi Shqipresa Bytyçit nga teatri "Ulpiana" nga Lipjani, po ashtu këtij teatri i takoi edhe çmimi për regjinë më të mirë të cilin e fitoi Avni Qeriqi,ndërsa për skenarin më të mirë u vlerësua Ismet Krasniqi nga teatri “Osman R Gashi” nga Klina. Në Bujanovc shkuan çmimet për aktorin më të mirë të cilin sivjet e fitoi Viktor Zeqiri dhe çmimi më i mirë cili i takoi po këtij teatri "Forumi rinor" nga Bujanovci. Festivali “Vu Thetare Fest” është organizuar nga OJQ "Ars Qendra" dhe mbështetur nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Përparim Hysi: Ta blesh "belanë" me para
Jusuf Zenunaj: Konkursi athisarian
Dibran Demaku: Bilbili në vendlindje
Kalosh Çeliku: ''Patriot Poeti'' që në pleqëri shkruan poezi erotike
Vangjush Ziko: Dashuritë e para të qytetit tim
Halit Bogaj: Presidenti Rugova në poezinë e Sinan Kamberajt
Alfred Beka: Kadare për letërsinë dhe jetën
Cikël poetik nga Blerim Rrecaj
Sami Islami: Zgjedhjet ''demokratike''
Ejup Ceraja: Mendime për gjuhën standarde shqipe të një akademiku
Halit Bogaj: Alen Lad (1913-1964)
Gjon Keka: Merimangat e shpellave orientale
Shefqet Dibrani: Metafizika filozofike e poezisë moderne
Naser Aliu: Sikur të kisha
Cikël poetik Qamil Foniqi
Agim Gashi: Çamëri moj Çamëri
Murat Gecaj: Libër, që na mëson se si ta ''gdhendim'' me mjeshtëri fjalën e bukur shqipe
Pierre-Pandeli Simsia: "Le të jem unë Zamira..."
Dhurata Hamzai: Rrezeart Galica, arti që fillon nga posedimi i teknologjive
Dhurata Hamzai: Ç’presin thesaret e Kosovës nga ministri që bën muzikë tallava?!