Kulturë
Halit Bogaj: Presidenti Rugova në poezinë e Sinan Kamberajt
E shtune, 21.11.2009, 09:59 PM

Nga Halit Bogaj
Pas vdekjes së Presidentit Rugova, krijuesit nga të gjitha trojet shqiptare dhe gazetarë të ndryshëm nga bota, i shkruanin shkrimet dhe poezitë e tyre me një ndjenjë të thellë respekti dhe admirimi të madh për atë burrë të shquar të popullit tonë me të cilin filloi një epokë e re për Kosovën, e cila me të drejtë edhe është quajtur Epoka e Rugovës.Artikujt , shkrimet dhe poezitë kushtuar Rugovës botoheshin vazhdimisht që nga vdekja e tij akoma e hershme e cila kishte lënë vendin e zbrazur në politikën e sotme të Kosovës, sidomos në një kohë kur kishte filluar të zgjidhej përfundimisht fati dhe statusi i saj.Presidenti ynë i ndjerë kishte qenë i dashur, i çmuar dhe i adhuruar jo vetëm në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, por edhe tek burrështetasit dhe analistët e ndryshëm botërorë, që morën pjesë në homazhe dhe në varrimin e tij?!Të tillë pra ishin edhe krijuesit e ndryshëm që ndienin dhembje të madhe për humbjen e Birit tonë më të shtrenjtë që me veprimtarinë e tij të vazhdueshme i lidhi dy shekuj, duke mbetur Ikona kryesore e Pavarësisë së Kosovës të cilën mijra herë e kishte artikuluar, sidomos para delegacioneve të shumta botërore që vinin tek ne ose që e ftonin Presidentin tonë në vendet e tyre të cilat i çmonte dhe i falenderonte vazhdimisht për ndihmën kolosale që ia kishin dhënë Kosovës sonë të dashur.Në vazhdën e shkrimeve të tilla të shumta është edhe poezia e fuqishme e Sinan Kamberajt’’Vdekja e Nositit’’, e botuar në’’Bota sot’’ më 23 shkurt 2006, në të cilën në mënyrë filozofike autori na e jep Portretin e Presidentit tonë, duke e krahasuar atë me Nositin e Lasgush Poradecit dhe me profetin Moisi që me vite të tëra ishte përpjekur që popullin e vetë ta shpiente në Tokën e Premtuar.Krahasimi i tillë është bërë edhe më parë, e sidomos pas vdekjes së Presidentit kur portretin e tij na e skalit për mrekulli Sinan Kamberaj..Poezia e sajuar me përkushtim të paparë është edhe një argument tjetër i madh se çfarë jehonte kishte Presidenti ynë tek populli i Kosovës dhe tek krijuesit e shquar, të cilët përpiqen deri në maksimum për të na e ofruar karakterin kombëtar dhe ndërkombëtar të Presidentit Rugova i cili ishte i afërt dhe i dashur me të gjithë njerëzit që kishte kontaktuar, por edhe me mbarë popullin e tij të cilin u përpoq që ta shpiente’’Matanë Bregut’’, do të shpreheshim ne.

Mëtej pason strofa tjetër;/Ti the i pari me zë/Ditën e Krrokamës së Korbave /Në fushën e Mëllenjave/, në të cilën edhe durimit i kishte ardhur fundi, i cili eksplodon me shprehjën poetike-/Mjaft më/, për t’u vazhduar poezia me vargjet e tjera:/Një ditë do të bëhet boll/se gjithçka këputet prej së hollit/përveç zullumit/.
Në vazhdim poeti e përshkruan edhe urtinë popullore të njerëzve tanë që kishin besim të madh tek prijësi i tyre i nderuar, ku ai flet me gojën e tyre:/ Se engjëlli di diçka/që ne tokësorët s’ dimë/, vargje këto të cilat korrespondojnë me dëgjueshmërinë totale të popullit ndaj Presidentit të zgjedhur disa herë.
Siç thamë edhe më lartë, poeti Sinan Kamberaj e krahason atë me Moisiun biblik, me ç’ rast kemi vargjet bombastike;/I Kishte premtuar Hyu Tokën/Tek bridhte i vetmuar/me shkop në dorë/në shkretëtirën e Nazaretit/Prisni u thoshte Ai/dhe ata e prisnin/, ashtu siç e pritëm edhe ne Profetin tonë i cili na e kishte premtuar Kosovën e lirë, të pavarur dhe të integruar në të gjitha organizmat ndërkombëtare, çka edhe është duke ndodhur me një shpejtësi të tillë të cilën nuk e kanë pritur as skeptikët më të mëdhenj.
Pastaj kemi një varg:/Kaq mjaftonte për durimin/ i cili edhe si i tillë ka një kuptim shumëdimensional dhe frytdhënës, dëshmitarë të të cilit jemi të gjithë ne që e kishim përcjellur veprimtarinë efektive të Presidentit.
Gjithashtu na paraqiten edhe disa strofa të tjera me kuptime madhështore ku vazhdon të definohet portreti i personazhit për të cilin bëhet fjalë në këtë poezi të bukur që na zgjon ndjenja të fuqishme.Të tilla janë vargjet:/Ti zbërtheje me urtësi/ Rrënjën katrore të Urrejtjes/kur ajo digjte gjithçka/se digjej vetë nga zjarrmia/Tek zbriste nga Poli i etheve/drejt Jugut të Ilirisë/kur zjarri e përcëllonte Tokën/Tokën që po lahej me gjak....kurse Ti, pa e urryer askend na bëje të ditur se: /E shihje mirë Kepin/se ta shfaqte Hyu Ty/ dhe njëmend doli ajo që e mendonte ai:/ Dhe u bë mrekulli/, e si të quhet ndryshe e ardhmja jonë e sotme e ndritur të cilën po e prekim me dorë dhe po e shijojmë të lirë dhe pa çizmen e okupatorit tonë shekullor?!
Me vargjet e tij të bukura të lartpërmendura, por edhe me ato që do t’i shohim më poshtë, poeti Sinan Kamberaj është për t’u respektuar shumë që na e dhuroi një poezi të dhembshme, por edhe krenare për një burrë të tillë të dheut çfarë e kishim ne dhe i cili prore e kërkonte atë që ishte ideale – dhe e përkufizuar me sintagëm ./Kepi i Shpresës së Mirë/, i cili kishte qenë për ne vetëm një ëndërr e adhuruar por e cila bëhej për ditë e më tepër një realitet i gëzuar, e që korrespondon edhe me vargjet tjera:/Lundra brigjet e tij po i prek/Majë Flamurit të saj Nosit/që u kish dhënë zogjve të hanin/me dashuri nga gjiri i vetë/Po vdiste duke buzëqeshur/qetë-qetë si Profet/.
Humbjen tonë të madhe dhe poezinë e tij të gjatë, poeti e përfundon me vargjet elegjiake:/Sivjet një dimër jo kadarean/Ka rënë mbi Dardani/Dëbora ka mbuluar malet/E fushat e kodrat me mërzi/Dhe ata që dikur bridhnin/Grykave të Bjeshkëve të Nemuna./Si një karvan kalvari Biblik/Janë nisur sot drejt Velanisë/Për të parë tek shkon qetësisht/Te Çeta e Pjetër Bogdanit/I fundmi Bir i Madh i Dardanisë/.
Komentoni
Artikuj te tjere
Alfred Beka: Kadare për letërsinë dhe jetën
Cikël poetik nga Blerim Rrecaj
Sami Islami: Zgjedhjet ''demokratike''
Ejup Ceraja: Mendime për gjuhën standarde shqipe të një akademiku
Halit Bogaj: Alen Lad (1913-1964)
Gjon Keka: Merimangat e shpellave orientale
Shefqet Dibrani: Metafizika filozofike e poezisë moderne
Naser Aliu: Sikur të kisha
Cikël poetik Qamil Foniqi
Agim Gashi: Çamëri moj Çamëri
Murat Gecaj: Libër, që na mëson se si ta ''gdhendim'' me mjeshtëri fjalën e bukur shqipe
Pierre-Pandeli Simsia: "Le të jem unë Zamira..."
Dhurata Hamzai: Rrezeart Galica, arti që fillon nga posedimi i teknologjive
Dhurata Hamzai: Ç’presin thesaret e Kosovës nga ministri që bën muzikë tallava?!
Baki Ymeri: Poeti gjenial Skënder Sherifi...
Kalosh Çeliku: Mjekërbardhi njëqindedyvjeç: Xha Deralla
Dy poezi satirike nga Dibran Demaku
Cikël poetik nga Ramiz Dërmaku
Jan Micha? Stuchly: Dy poezi për piktorin e njohur Zyhdi cakolli (përkthyer nga Mazllum Saneja)
Edison Ypi: Ismailroman