Kulturë
Naser Aliu: Sikur të kisha
E premte, 20.11.2009, 12:29 PM

Sikur të kisha
(Josef Dioguardi-t )
Sikur të kisha fuqinë e Zotit
aftësinë e Krishtit
Apo të të gjithë profetëve së bashku
Do të ringjallja
Dante Aligherin personalisht,
të m´i dhuronte katër vargje, vetëm katër
për Ty Bill Clinton
Dhe, do ta lija të kthehet përsëri,
Sepse ashtu ashtu nuk din të vdesë burri dheut
Sikur të kisha fuqinë e Zotit
aftësinë e Krishtit
Apo të të gjithë profetëve së bashku
Do ringjallja Göthe-n
T´ia rrëmbej katër vargje
për Madeleine Albright
Dhe, do ta lija të prehet përsëri
Sepse ashtu ashtu nuk ka aftësi të vdesë përnjëmend
Sikur ta kisha fuqinë e Zotit
aftësinë e Krishtit
Apo të të gjithë profetëve së bashku
Do të ringjallja Baudelaire -in personalisht
Për katër vargje, vetëm katër
për Wesley Clark
Dhe, do e lija të shtrihet përsëri,
ashtu ashtu nuk vdesë ai për gjithmonë!
Sikur ta kisha fuqinë e Zotit
aftësinë e Krishtit
Apo të të gjithë profetëve së bashku
Do ringjallja Naim Frashërin vet
Të m´i falte vetëm katër vargje,
katër për George Walker Bush
Dhe, do e lija të pushonte tutje, ashtu ashtu nuk vdesë ai me të vërtetë
Për t´i skalitur në rrasat e gurit në maje të Tomorit
Në maje të Sharrit
Në maje të Korabit
Nuk do shkruaja kurrë poemë tjetër
asnjë fjalë më,
asnjë!
Asnjë shkronjë më tepër në këtë botë!
E, do vdisja me buzë në gaz!
Me tri fjalë lamtumirëse në gojë:
God bless USA!
Ah, sikur t´i kisha krahët e mëdhenj!
Do t`i kisha përqafuar SHBA-të
prej Alaske deri në Meksiko
kryq e tërthor
Dhe, do i puthja dorën, do e puthja në lule të ballit
Do t´ia qetësoja dallgët kërcënuese,
Dhe, sikur të më falet Zoti fuqinë e vet
për disa sekonda,
vetëm për disa sekonda,
do t´ia shfryja të gjitha tornadot për gjithmonë
Dhe, do t´ia merrja të gjitha të ligat, që mund t´i dalin para...
Obama, Hillary,
ka edhe ca punë për ju nëpër fragmentet shqiptare!
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik Qamil Foniqi
Agim Gashi: Çamëri moj Çamëri
Murat Gecaj: Libër, që na mëson se si ta ''gdhendim'' me mjeshtëri fjalën e bukur shqipe
Pierre-Pandeli Simsia: "Le të jem unë Zamira..."
Dhurata Hamzai: Rrezeart Galica, arti që fillon nga posedimi i teknologjive
Dhurata Hamzai: Ç’presin thesaret e Kosovës nga ministri që bën muzikë tallava?!
Baki Ymeri: Poeti gjenial Skënder Sherifi...
Kalosh Çeliku: Mjekërbardhi njëqindedyvjeç: Xha Deralla
Dy poezi satirike nga Dibran Demaku
Cikël poetik nga Ramiz Dërmaku
Jan Micha? Stuchly: Dy poezi për piktorin e njohur Zyhdi cakolli (përkthyer nga Mazllum Saneja)
Edison Ypi: Ismailroman
Milazim Kadriu: Zëri i Lirisë
Sabile Keçmezi-Basha: Kafeja e mëngjesit
Cikël poetik nga Fadil Curri
Hajdin Morina: Përmasat e historisë së Shqipërisë dhe përmasat estetike të një poezie
Jusuf Zenunaj: Shtrëngoni duart
Julia Gjika: Biseda kafeneje
Cikël poetik nga Xhelal Ademi
Edison Ypi: Lironi Rezartin