Kulturë
Cikël poetik Qamil Foniqi
E premte, 20.11.2009, 11:56 AM

... PO ZBËRTHEHEM PREJ HIÇI
Ka kohë që heshturazi
dhe zorshëm rrugëtoj për dikah
e s’di për ku
merzitur nga hallet e vardisura
dhe nuk i zgjojë ndjesë askujt
çka t’shpalos nga kujtimet
kur nuk di nga t’ja nisësh para
në blozën e këtyre viteve
që ikën padashur vetmisë
mrekullisë si të arrihet
pa mësimin e engjujve
ndaj gjithë këtij mallengjimi
që qon krye
n’rikthim të dashurisë së vjetër
duke kërkuar të shterrem pikë pikë në të,
ndoshta po zbërthehem prej hiçi
dalldisur jashtëkuptimsisë
hijeve t’akullimta
o ç’rrebelim i mallkuar
dhe gjithnjë më bëhet
së njerëzëve po u humbët gjuha e arsyes
NË SHESH
Po kjo dritë, a është vetëm për mua
kush jam unë, pyes do që ecin përpara, do që ecin pas meje,
do që me rrinë për anash dhe shikohemi thershëm për inat
ja kështu ecet qellimshëm vetëkuptohem ose mashtrohem
nuk di pse nxirrem sheshit andej këndej, ngatrrohem nëpër do rrefime
së profetët gati sa nuk u hidheruan pse nuk mesova fjalë prej tyre
s’ kuptova as nuk përfilla kurrë lutje biblike
e ku rri pra unë,në shesh, qiellit, pranë luleve manushaqe, apo në mes të padukshmës dhe kërkoj ekzistimin, lutem për të,
ndjej së si hap pas hapi po i afrohem asaj që (s) e dua
gjithçka larg midis tokës, diellit, përshpëris sikur i them dikujt
përse me rri varur ky mashtrim,
ç’të bëjë pas gjithë këtij kalerimi
t’mbetem i kot për hiç gjë,
të shprush të bërat e jetës kush me beson?
ti kthehem serish srumbullarit të mbyllem në laberinth jo së jo
më mirë të bëhem udhëtar, të ngjitëm zenitit, atje,
të mbushëm me dashuri, të bëhem i mbëltuar
ta shoh gjelozinë së si vdes marrzisht
ndoshta lirohet kjo botë
TANUSHË
Një brushë
më është ngrirë në zemër
kur të pikturova
Tanushë
derisa ti mbaje peng dashurinë
e m’lë flakëruar në sytë e tu
ti prekja yjet
udhëtova larg me lotin e shterrur
zhagitur urisë
doja të isha përbindësh
por loja dredhake
që zdirgjej tinzisht
me zinte në fyt
tash ah... tash
nëmes nesh po rritët kodër
ka nisë largësi e zgjatur
shih
si përbihet dhe përendon gjithçka
si për inat
po na tradhtojnë fjalët
Tanushë
kujtimet po zverdhën
përkrah vjeshtës së lodhur n’shi
përball rrokullimeve të ashpëra
çdo gjë ka hyrë piskë
larg rriskut, shumë larg
me gjasë po vdesim pa i prekur buzët
ah... kohë e pa besë
Tanushë
PEJSAZH
Zhbiro dhe vetëm zhbiro
të hysh thellë e më thellë
kësaj çudire
ndoshta mos ikë pa ne,
edhe kur shkon ndonjëherë
në arkitekturën e jetës
një dhembje ligjeron
nga kjo dalje kaq shfrenuese
nuk u përthekuam më asgjë
madje nuk na zotoj as qielli
këtij udhëtimi të ëndërruar
PIKTORËS - POETE
( m.r)
S’mund të mos ndalem tek ti
poete
kur mi vjedhë nëtët
e m’zgjon peshë
t’shpërthej vullkan
këtij lavrimi shpirtëror
e të ngjitët brushës sall ngjyrë
përmbytur kohës kujtesë
sonte s’kalohet për askund tjetër
të mos ngritesh mbi melodinë
e këngës tënde vërdallë
s’di ç’është më shumë së yll
nën harkun e ngjyrave te ylbërta
bashkudhëtare e agimeve t’thekshme
a s’është njësoj
edhe kur i kallëm deshirës sime
i shterrrur vargut
dhe vizatimit
rrefimeve imazh hapet gjithkund
në pikëturë-fjalën
që shkrepin zjarrin tënd
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Gashi: Çamëri moj Çamëri
Murat Gecaj: Libër, që na mëson se si ta ''gdhendim'' me mjeshtëri fjalën e bukur shqipe
Pierre-Pandeli Simsia: "Le të jem unë Zamira..."
Dhurata Hamzai: Rrezeart Galica, arti që fillon nga posedimi i teknologjive
Dhurata Hamzai: Ç’presin thesaret e Kosovës nga ministri që bën muzikë tallava?!
Baki Ymeri: Poeti gjenial Skënder Sherifi...
Kalosh Çeliku: Mjekërbardhi njëqindedyvjeç: Xha Deralla
Dy poezi satirike nga Dibran Demaku
Cikël poetik nga Ramiz Dërmaku
Jan Micha? Stuchly: Dy poezi për piktorin e njohur Zyhdi cakolli (përkthyer nga Mazllum Saneja)
Edison Ypi: Ismailroman
Milazim Kadriu: Zëri i Lirisë
Sabile Keçmezi-Basha: Kafeja e mëngjesit
Cikël poetik nga Fadil Curri
Hajdin Morina: Përmasat e historisë së Shqipërisë dhe përmasat estetike të një poezie
Jusuf Zenunaj: Shtrëngoni duart
Julia Gjika: Biseda kafeneje
Cikël poetik nga Xhelal Ademi
Edison Ypi: Lironi Rezartin
Sami Repishti: Sot emrat e Kadaresë, Nanës Tereza, nobelistit Ferid Murad, janë dekorata për parzmin e çdo shqiptari