E shtune, 27.04.2024, 01:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Alen Lad (1913-1964)

E premte, 20.11.2009, 08:42 PM


ALEN LAD /1913-1964/


ME FILMIN ‘SHEJNI’’/1953/

 

Nga Halit Bogaj


Në vitet e arta dhe brilante të filmit amerikan, kur Holivudi kishte edhe shumë aktorë të tjerë të shquar si:Gari Kuper, Bert Llankaster, Henri Fonda, Riçard Barton, Kirk Dagllas, Robert Tejllor, Riçard Vidmark, Entoni Kuin, Gregori Pek dhe shumë të tjerë, asaj plejade të famshme i bashkangjitej edhe Alen Ladi i talentuar, i pashëm dhe perspektiv me të cilin mburrej kinematografia e lavdishme amerikane. Para se të bëhej aktor i formatit të lartë, Alen Lad kishte luajtur në disa filma të dorës së dytë dhe me buxhet të ulët financiar, duke u marrë edhe me punë të ndryshme të vështira pas të cilave duhej të realizoheshin ëndrrat dhe iluzionet rinore të shumë aktorëve të kohës.Qysh në vitet ‘3o-ta Alen Lad interpretonte disa role të vogla, por falë vullnetit të tij të madh  arriti të bëhej njëri ndër aktorët më kolosalë të kohës, duke mos u ndalur në asnjë çast në rrugën e tij të frytshme filmore.I zbuluar nga një menaxhere me emrin Sju Kerol, Alen Lad krijon rolin e tij epokal në filmin”Një revole për këtu”/1942/ me të cilin hyn në radhën e aktorëve më të shquar të asaj kohe, për t’u kërkuar edhe nga regjisorë të njohur holivudianë.Në këtë film luante me divën e njohur amerikane Veronika Lejk, e cila ishte e formatit të Xhin Harllos dhe Kerol Lombardit.Pas këtij filmi Lad bëhet ndër aktorët më të angazhuar në kinematografinë amerikane, duke luajtur me aktoren e përmendur edhe në disa filma të tjerë të adhuruar.Alen Lad martohet me menaxheren e tij Sju Kerol e cila i ndihmon edhe më tej për të depërtuar në botën magjike dhe të pashterrshme të filmit dhe për të interpretuar edhe role të tjera impozante dhe të fuqishme.Sju Karol ishte virtuoze në këtë drejtim që ta lansonte bashkëshortin në lartësi  edhe më të mëdha.Edhe Alen Lad ishte ndër ata pak aktorë amerikanë i cili bënte pjesë në grupin e 10 aktorëve më të popullarizuar të atyre viteve, por duke e shprehur madhështinë e vetë në çdo film të tij të ri.Ai ishte një figurë e posaçme dhe tejet simpatike që kishte krijuar një imixh të veçantë në botën filmore, sidomos në një periudhë shtatëvjeçare/1947-54/ kur realizon disa nga kryeveprat e tij kryesore, ku bën pjesë edhe “Shejni” antologjik i regjisorit Xhorxh Stivens.Ky ishte më në fund edhe filmi që e ngriti në lartësitë më marramendëse të cilat i kishte përjetuar ndonjëherë njerëzimi, ngase “Shejni”ishte shumë më tepër se film.Ishte një Sagë, një legjendë reale dhe një përkushtim maksimal i një njeriu altruist për ta shpëtuar një qytezë dhe një komunitet njerëzor nga banditizmi i rebeluar i një grupi të pashpirtë që donte ta dëbonte një kolektivitet nga vatrat e tyre legjitime.”Shejni” ishte edhe një katarzë njerëzore kur edhe banditi Kolovej /Ben Xhonson/e sheh se Shejni kishte të drejtë të luftën për njerëzit e tjerë që dëshironin të jetonin të qetë  dhe pa brenga në vatrat e veta ku donin t’i rrisnin fëmijët e tyre.Shejni i Alen Ladit është një hero thuajse mitik, një personazh karizmatik dhe një njeri i dashur për miliona spektatorë nga mbarë bota që nuk lufton për vete por për të tjerët që ishin të rrezikuar në tokat e tyre .Shejni është një idhull i pashoq njerëzor i cili është ndeshur shumë rrallë në kinematografinë botërore ndaj edhe ka mbetur aq i dashur dhe i popullarizuar për të  gjithë ata që e kanë shikuar filmin .”Shejni ‘’ishte bërë Alfa dhe Omega e uesternit amerikan të viteve pesëdhjeta ku edhe Glen Ford dhe Odi Marfi realizojnë filmat e tyre uesternë kushtuar revolveristëve më të shpejtë në botë.Shejni bëhet një trim i madh që mbron pakompromis një çështje të drejtë njerëzore nga e cila lind edhe një drejtësi legjitime për t’u ruajtur vlerat më të larta të të drejtave qytetare dhe civile.Shejni ngritet në përmasa kolosale në sytë e të gjithë atyre që kërkonin ndihmë por më së tepërmi në zemrën djaloshare të Xhoit të vogël i cili e dashuron Shejnin aq sa edhe babain e tij të shtrenjtë .Se sa ishte i shikuar filmi “Shejni’dhe sa ishte bërë i popullarizuar personazhi i tij- dëshmonin  edhe dhjetra versione të llojllojshme të cilat u realizuan me adaptimin e tij fenomenal si në filmin e Klint Istvudit”Kalorësi fytyrëzbehur”dhe në atë të Brus Vilisit”Njeriu i vetëm që qëndronte në këmbë”, edhepse ata dy filma ishin kopje të zbehura të “Shejnit”antologjik. “Shejni “ishte i nominuar me 7 çmime oskarë por pasiqë aktori Alen Lad i kishte acaruar marrëdhëniet me një Kompani filmore e cila kishte ndikim edhe në ndarjen e Oskarit, filmi kishte mbetur pa u shpërblyer e sidomos aktori kryesor i cili e kishte barrën më të madh të filmit , edhepse :Xhek Pallans dhe Brandon De Uajlld i kishin fituar nga një çmim oskar për rolet e tyre të bukura.Mund të themi se edhepse filmi nuk i mori shpërblimet e nominuara ai mbetet përherë ndër filmat më të çmuar të kinematografisë amerikane dhe asaj botërore, duke u radhutur  ndër 20 filmat më kryesorë botërorë, ngase madhështia e tij flet edhe sot pas 50 vitesh të krijimit të tij dhe duke mbetur edhe si njëra ndër kryeveprat më markante të të gjitha kohrave.Përveç “Shejnit”aq madhështor, Alen Lad na dhuroi edhe filmat:”Ferri në Frisko Bej”, “Santiago”, “Toka e madhe”, “Djelmoshat nga Dolfini, “Thellësia”, “Rebeli krenar”, “Bedlandersët”, “Njeriu në Net”, “Të gjithë të rinjtë”, “Me një këmbë në ferr”, “Revolet në Timberlend”, “Dyluftimi i kampionëve”, “Rruga 13 e veriut” dhe “Qilimbartësit”.Alen Lad vdiq në një moshë të hershme kur mund të krijonte edhe role të tjera maestrale çfarë ishim mësuar të shihnim prej tij.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora