| E premte, 20.11.2009, 08:42 PM |
ME FILMIN ‘SHEJNI’’/1953/
Nga Halit Bogaj
Në vitet e arta dhe brilante të filmit amerikan, kur
Holivudi kishte edhe shumë aktorë të tjerë të shquar si:Gari Kuper, Bert
Llankaster, Henri Fonda, Riçard Barton, Kirk Dagllas, Robert Tejllor, Riçard
Vidmark, Entoni Kuin, Gregori Pek dhe shumë të tjerë, asaj plejade të famshme i
bashkangjitej edhe Alen Ladi i talentuar, i pashëm dhe perspektiv me të cilin
mburrej kinematografia e lavdishme amerikane. Para se të bëhej aktor i formatit
të lartë, Alen Lad kishte luajtur në disa filma të dorës së dytë dhe me buxhet
të ulët financiar, duke u marrë edhe me punë të ndryshme të vështira pas të
cilave duhej të realizoheshin ëndrrat dhe iluzionet rinore të shumë aktorëve të
kohës.Qysh në vitet ‘3o-ta Alen Lad interpretonte disa role të vogla, por falë
vullnetit të tij të madh arriti të bëhej njëri ndër aktorët më kolosalë
të kohës, duke mos u ndalur në asnjë çast në rrugën e tij të frytshme filmore.I
zbuluar nga një menaxhere me emrin Sju Kerol, Alen Lad krijon rolin e tij
epokal në filmin”Një revole për këtu”/1942/ me të cilin hyn në radhën e
aktorëve më të shquar të asaj kohe, për t’u kërkuar edhe nga regjisorë të
njohur holivudianë.Në këtë film luante me divën e njohur amerikane Veronika
Lejk, e cila ishte e formatit të Xhin Harllos dhe Kerol Lombardit.Pas këtij
filmi Lad bëhet ndër aktorët më të angazhuar në kinematografinë amerikane, duke
luajtur me aktoren e përmendur edhe në disa filma të tjerë të adhuruar.Alen Lad
martohet me menaxheren e tij Sju Kerol e cila i ndihmon edhe më tej për të
depërtuar në botën magjike dhe të pashterrshme të filmit dhe për të
interpretuar edhe role të tjera impozante dhe të fuqishme.Sju Karol ishte
virtuoze në këtë drejtim që ta lansonte bashkëshortin në lartësi edhe më
të mëdha.Edhe Alen Lad ishte ndër ata pak aktorë amerikanë i cili bënte pjesë
në grupin e 10 aktorëve më të popullarizuar të atyre viteve, por duke e
shprehur madhështinë e vetë në çdo film të tij të ri.Ai ishte një figurë e
posaçme dhe tejet simpatike që kishte krijuar një imixh të veçantë në botën
filmore, sidomos në një periudhë shtatëvjeçare/1947-54/ kur realizon disa nga
kryeveprat e tij kryesore, ku bën pjesë edhe “Shejni” antologjik i
regjisorit Xhorxh Stivens.Ky ishte më në fund edhe filmi që e ngriti në
lartësitë më marramendëse të cilat i kishte përjetuar ndonjëherë njerëzimi,
ngase “Shejni”ishte shumë më tepër se film.Ishte një Sagë, një legjendë
reale dhe një përkushtim maksimal i një njeriu altruist për ta shpëtuar një
qytezë dhe një komunitet njerëzor nga banditizmi i rebeluar i një grupi të
pashpirtë që donte ta dëbonte një kolektivitet nga vatrat e tyre legjitime.”Shejni”
ishte edhe një katarzë njerëzore kur edhe banditi Kolovej /Ben Xhonson/e
sheh se Shejni kishte të drejtë të luftën për njerëzit e tjerë që dëshironin të
jetonin të qetë dhe pa brenga në vatrat e veta ku donin t’i rrisnin
fëmijët e tyre.Shejni i Alen Ladit është një hero thuajse mitik, një personazh
karizmatik dhe një njeri i dashur për miliona spektatorë nga mbarë bota që nuk
lufton për vete por për të tjerët që ishin të rrezikuar në tokat e tyre .Shejni
është një idhull i pashoq njerëzor i cili është ndeshur shumë rrallë në kinematografinë
botërore ndaj edhe ka mbetur aq i dashur dhe i popullarizuar për të gjithë
ata që e kanë shikuar filmin .”Shejni ‘’ishte bërë Alfa dhe Omega
e uesternit amerikan të viteve pesëdhjeta ku edhe Glen Ford dhe Odi Marfi
realizojnë filmat e tyre uesternë kushtuar revolveristëve më të shpejtë në botë.Shejni
bëhet një trim i madh që mbron pakompromis një çështje të drejtë njerëzore nga
e cila lind edhe një drejtësi legjitime për t’u ruajtur vlerat më të larta të
të drejtave qytetare dhe civile.Shejni ngritet në përmasa kolosale në sytë e të
gjithë atyre që kërkonin ndihmë por më së tepërmi në zemrën djaloshare të Xhoit
të vogël i cili e dashuron Shejnin aq sa edhe babain e tij të shtrenjtë .Se sa
ishte i shikuar filmi “Shejni’dhe sa ishte bërë i popullarizuar
personazhi i tij- dëshmonin edhe dhjetra versione të llojllojshme të
cilat u realizuan me adaptimin e tij fenomenal si në filmin e Klint Istvudit”Kalorësi
fytyrëzbehur”dhe në atë të Brus Vilisit”Njeriu i vetëm që qëndronte në
këmbë”, edhepse ata dy filma ishin kopje të zbehura të “Shejnit”antologjik.
“Shejni “ishte i nominuar me 7 çmime oskarë por pasiqë aktori Alen Lad i
kishte acaruar marrëdhëniet me një Kompani filmore e cila kishte ndikim edhe në
ndarjen e Oskarit, filmi kishte mbetur pa u shpërblyer e sidomos aktori kryesor
i cili e kishte barrën më të madh të filmit , edhepse :Xhek Pallans dhe Brandon
De Uajlld i kishin fituar nga një çmim oskar për rolet e tyre të bukura.Mund të
themi se edhepse filmi nuk i mori shpërblimet e nominuara ai mbetet përherë
ndër filmat më të çmuar të kinematografisë amerikane dhe asaj botërore, duke u
radhutur ndër 20 filmat më kryesorë botërorë, ngase madhështia e tij flet
edhe sot pas 50 vitesh të krijimit të tij dhe duke mbetur edhe si njëra ndër
kryeveprat më markante të të gjitha kohrave.Përveç “Shejnit”aq
madhështor, Alen Lad na dhuroi edhe filmat:”Ferri në Frisko Bej”,
“Santiago”, “Toka e madhe”, “Djelmoshat nga Dolfini, “Thellësia”, “Rebeli
krenar”, “Bedlandersët”, “Njeriu në Net”, “Të gjithë të rinjtë”, “Me një këmbë
në ferr”, “Revolet në Timberlend”, “Dyluftimi i kampionëve”,
“Rruga 13 e veriut” dhe “Qilimbartësit”.Alen Lad vdiq në një
moshë të hershme kur mund të krijonte edhe role të tjera maestrale çfarë ishim
mësuar të shihnim prej tij.