E diele, 04.05.2025, 09:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: ''Patriot Poeti'' që në pleqëri shkruan poezi erotike

E shtune, 21.11.2009, 10:41 PM


KALOSH ÇELIKU

“PATRIOT POETI” QË NË PLEQËRI
       SHKRUAN POEZI EROTIKE

        Fjalën kësaj radhe e kam për “Patriot Poetin”, burrin e botës që dikur në poezi tym e flakë nxirrte nga goja. Gazetat dhe librat i mbushte plot pushkë, plot barot: Skënderbegë, Mic Sokolë, Bajram Currë, Mefaila, “askerë”, Shotë Galica e Sulltana Qafa . “Patriot Poetin”, që veç gruas së tij dhe lopës Larë, kurrë nuk ka pasur grua tjetër në dorë. Edhe atë, falë Zotit e martoi babai me shkues se, përndryshe edhe këto dy gra nuk do t’i kishte në jetë. Mirë, do të thoni ju, pajtohemi me ty, nuk ka pasur dashnore në shkollë fillore, po mos na e rrasë mendjen me kësi marrëzirash se nuk ka pasur edhe në shkollë të mesme. Jo, u them unë me plot bindje se, e njoh mirë “Patriot Poetin” edhe gjatë studimeve në Prishtinë. Edhe në Prishtinë nuk ka pasur dashnore. E thashë njëherë pak më lart, “Patriot Poetin” e martoi babai me shkues. Përndryshe, “Patriot Poeti” kurrë nuk do të shihte grua me sy në shtëpi.
         “Ptriot Poeti” ishte i “moralshëm”. Edhe fëmijët që i lindi me gruan e vet, nuk i bëri ai vetë, po ia solli lejleku. Gurë e dru hidhte mbi poetët që shkruanin poezi për dashuri. E sidomos kundër grave poete, që merrnin guximin të botojnë në gazetë ndonjë poezi për dashuri, ose libër. I sulmonte me fjalët më të egëra: ato janë kurvarë dhe kurva. Dhe, “Fakti”, i atëhershëm, gazetë e përditshme e “pavarur” në gjuhën shqipe, që kurrë nuk ka ditur se, ku e ka kokën e ku bythën, ia botonte pa asnjëfarë problemi ato shkrime. E “Patriot Poeti”, të nesërmen fryhej si biban në Katund, ndonjëherë hipte edhe në avli se, edhe ky merrej me kritikë letrare. Nesër, me kritikat e tia teknefese do ta kalojë edhe kritikun e madh, DoktorZiun. Koha, që është armiku më i madh i mediokriteteve, e vulosi parashikimin e “Patriot Poetit. E hodhi bythekrye në bërllok me gjithë “kritikat e tia ptriotike”. Poezitë e dashurisë, që i shkruante pasmesnate posa dilte hëna e plotë mbi mal: vetëm e vetëm për të pasur një grua asgane në shtëpi. E kur i thosha unë se, letërsinë në botë e kanë krijuar “kurvarët” dhe “kurvat”, i hapte sytë si viç i palëpi në mes të livadhit. Merre ti me mend, kush kanë qenë Çajupi, Naimi, Lasgushi, Uolt Uitmani, Bajroni, Jesenini, Hajne, Pushkini, Safo, Ana Ahmatova, Virgjinia Vulf, Cvetajeva... “Kurvarët” dhe “kurvat” më të madha që me artin e tyre e kanë çuditur dhe pushtuar botën. Përsëri kot, sipas mendjes teke të “Patriot Poetit”, krijuesë janë vetëm ata që poezitë dhe librat e tyre i kanë plot shpata, pushkë, barotë e Mic Sokolë.
          Eci koha. Eci edhe “Patriot Poeti”. Përmëkeq, tashti “Patriot Poeti” një ditë mbeti edhe pa grua. Fatkeqësia më e madhe ishte se, tashti më nuk ishin gjallë babai e as nëna, që ta martojnë edhe njëherë me shkues. Dasëm më dasëm, “Patriot Poetit” t’i gjejnë një nuse. E lopa Larë, moti kishte shkuar në botën tjetër me lule. Ose, te kasapi. Shokët i gjenin ndonjë grua, ama ia gjenin pasi e kishin provuar vetë së pari, e ia përgadisnin me pajë për nuse. Një natë, pasi nuk fjeti gjithë natën e gjatë, “Patirot Poeti” duke menduar për frymëzime, i shkrepi në mendje: edhe unë do të shkruaj poezi dashurie për Miken. Nuk qenka edhe ajo punë burrash: me shpata, pushkë e topa të Mic Sokolit, vështirë u gjetka një grua për shtëpi.
        Dhe, nisi “Patriot Poeti” në pleqëri të shkruaj poezi erotike. Vargje e vargje shkruante nëpër gazeta, revista elektronike. Dihet, edhe këto si ato poezitë patriotike plot patetikë, parulla të thata e pa gjak. Përshkrime: Gjithëçka gjeje te poezia e “Patriot Poetit”, po jo edhe art, gjak e shpirt. “Patriot Poeti”, kishte dëgjuar se të tjerët shkruanin poezi erotike, po nuk e dinte marifetin e atij vargënimi. Ditenatë mbyllej në dhomë, e hapte dritaren dhe çirrej në errësirë mbi Katund me ato vargje plot patetikë: unë jam poeti më i madh shqiptar i dashurisë i të gjitha kohërave! E imagjinonte Muzën me dy shtamba verë, se kishte dëgjuar se poetët e mëdhenj që kanë shkruar për dashuri kanë pasur edhe muzat e tyre, po më kot, nuk i shkrepte pushka. Vargjet i dilnin me zor, shterzonte si një lopë në mes të lëmës kur e pillte viçin. Koha e soçme e mori edhe në qafë. Katundarët më tashti nuk mbanin si dikur edhe lopë nëpër livadhe se, “Patriot Poeti” me siguri në ndonjë livadh do ta gjente një Muzë asgane. Penën do ta nxirrte nga brezi dhe të nasërmen, poezitë si lumë me plot dallgë do t’i rridhnin në libër. Katundarët do t’u binin duarve shuplakë: edhe ne më në fund e kemi poetin e madh të mëhallës. Tym e flakë nxjerrë nga goja. Përderisa, dikur me poezi patetike na bënte Shqipëri Etnike, tashti e tutje në Katund do të kemi edhe Shtëpi publike!...
       Punemadhe, them unë: pas kaq viteve. Edhe “Patriot Poeti” e ka vendin e vet në Historinë e Letërsisë Shqiptare. Lopët, kur nuk kanë barë, hanë edhe kashtë. Pse, atëherë edhe lexuesit ndonjëherë të mos hanë kashtë?!...


(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx