E diele, 04.05.2025, 09:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Ta blesh "belanë" me para

E hene, 23.11.2009, 11:46 AM


Ta blesh "belanë" me para

Tregim

Gjyshit nga nëna,Hekuran Pëllumbit!

Nga Përparim Hysi

Nuk thotë kot populli:-Filani e bleu belanë me para.Ethotë populli dhe nuk e luan topi.Kështu  i ndodhi dhe gjyshit itm nganëna:Hekuran Pëllumbit.Ju lutem vetëm më ndiqni,me pakdurim,sigurisht,dhe do të bindeni për këtë"bela" që gjyshi imi,imirë,e bleu me të vërtetë me para.

                                      *   *   *

Gjjyshi im nga nëna,Hekuran Pëllumbi,ka qenë ngaNishica e Skraparit.Nishica është një fshat goxha i madh,rreth 4 orënë këmbë nga Çorrovoda,mu rrëzë Tëndës së Qypit.Them rrëzë Tëndës sëQypit,një toponim  goxha i dëgjuar përmjet asaj këngëspopullore,strofa e parë e së cilës,thotë:"Mu tek Tënd e Qypit,luftaseç u ndez/komandant Mehmeti/sulm po thëret/...Për të shkuar ngaÇorovoda në Nishicë,mos kujtoni se është aq lehtë.Përkundrazi:do tëngjitesh një malore të fortë që një fusharaku i del fryma,dhe për tëzbritur nga fshati për në Çorovodë,duhet t'i ngulësh mirë putrat,po tëmos duash që të bëhesh kafshita në të tatëpjetën thikë.Keq malorja,keqe zbritura.Por vëndasit s'e kanë për gjë fare.Ja,atje,ka rrojturbabagjyshi me gjithë dy dajot e mi.Mos kujtoni se dua të bëjbiografinë e gjyshit  tim.Jo.As që do t'i kisha hyrë kësaj "valleje"që avazin e ka  prapa si ajo qemania mitologjike e Nastradinit.Atje,nëNishicë,ka rrojtur den baba den gjyshi im dhe ka qenë djalë i vetëm.Ivetëm,por,fatmirësisht,i kamur.Të kamur e la i ati dhe këtë kamje sinjë nikoqir i mirë,gjyshi im e shtoi.Kishte dhënë e dhi dhe,veçkëtyre,nxirrte me kuintalë raki nga vreshti i tij .Fëmijtë i pati tëvegjël dhe pronën e punonte me argatë që i merrte me pagesë.Me pagesëqenë dhe barinjtë që i ruanin tufën.Kur filloi Lufta NÇL,djali i madhi tij,Enveri,shkoi partizan me Brigadën VII  Sulmuese dhe luftoi derinë çlirimin e Shqipërisë.Në shtëpinë e gjyshit,gjatë luftës,kuzhina eshtëpisë qe në dispozicion të atyre që luftuan atare trevave.Ka qenëbukëdhënës dhe xhymert i madh,im gjysh.Kur martohej ndonjë fukara,qoftdhe në fshatrat ngjitur,bariu i tufës,. me porosi të gjyshit,do vintenë samar të mushkës dashin a ftujën më të shëndoshë dhe do ta shpintedrejt dhe atje ku martohej,ky,fukaraj.Dhe s'qenë një e dy këta,por tëshumtë.E kish si parim:bëje të mirën,se e mira të sjellë të mirën,-thoshte.Thoshte,por...

         *     *    *

Aty nga viti 1954,pushteti në rreth dhe partia(domosdo?!) kishinmenduar që dhe Nishica të bëhej me shkollë.Të bëhej me shkollë veçëseshkolla të ngrihej me kontributin  e vet fshatarëve.Dhe u  thirr tërëfshati në mbledhje.Atje dhe gjyshi im.Aso kohe,asnjë prej nipërve dhembesave të tij s'u kishte ardhur radha ppër shkollë.Por,sidoqoftë,nëmos ishin tani,do shkonin nesër.Se po rriteshin,sakqaq.Fjalën e mori idelguari.Foli për punën e madhe të partisë e pushtetit dhe shtroi atëqë qe më kryesorja:shkolla do ngrihej me  kontributin efshatarëve.Fshatarët jo se nuk e donin shkollën,por qenë të varfër sas'bëhej dhe rrinin në mbledhje me kokë ulur,sikur të ishinfajtorë.Fajtorë pa faj.Se nuk është faj,fukarallëku.Kaloi kështu njëorë dhe askush nuk po merrte fjalën për të dhënë ndonjë kontribut.Kurbaf ia bën im gjysh.-Sa lekë duhen për këto harxhet eshkollës?-pyeti.I dërguari:-60 mijë lekë.Mirë,- i dha fund gjyshi,- dot'i japë unë këto lekë!!!-Siiii?!!!-shpreu habinë i delguari.Ti do të japësh 60 mijëlekë?Po,-tha gjyshi,- dërgoni njeri që të vijë t'i marrë tek unë ,nështëpi.Fshatarët,si një i mbytur që del nga nën ujë për t'u ngopur mefrymë,çuan kokën si të çliruar nga një gërç i keq që i kish zënë përfyti.-Ore,Hekur *,- ndërhyri i delguari,se mos na tall dhe na dështonmbledhja.More,- vazhdoi i nxehur gjyshi im,-hajde me gjithë këtëpolicin me mua,tani dhe t'i marrësh lekët.I delguari u bë me krahë dhe së bashku me policin i ranë pas.Mbrritënnë shtëpi dhe gjyshi im(po ku kishte më babaxhan se ai?),fare pa udruajtur nga sytë e botës,u prin tek dhoma e tij dhe aty,nga njësirtar,nxori një çelës të madh dhe,sakaq,iu drejttua kasafortës.Qe njëkasafortë e vërtetë si ato të bankave.Mbasi e  hapi,mori paratë,uanumëroi ato dhe i përcolli për andej nga erdhën."Miqtë" u befasuan.Nukua merrte mëndja që ai të kishte kaq para.Tek zbritën në zyrat epushtetit dhe dorëzuan paratë,thanë:-Po ai Hekuran Pëllumbi,ka mëtepër para se banka e Çorovodës.Kaq qe.Lajmi  arriti deri në zyrat epartisë dhe njëzëri u vendos:-Ta shpallim kulak dhe t'ia marrim tëtërë pasurinë.-Po ka qenë i lidhur me luftën dhe një djalë e kakomunist dhe punon  si nënoficer në Drejtorinë e Policisë sëTiranës,-Punë e madhe.I bëjmë thirrje që  ta mohoj babanë,se ndryshedhe atë në Nishicë,të mihë dhe me kazëm.E thënë,e bërë.Dy ditë paskëtij donacioni,fshati u mblodh përsëri.Me siguri,- tha diksuh,-dodekorojnë Hekurin për ato paratë për shkollën.Se e bëri si burrat.Na izbardhi faqen dhe shkollën do  ta ndërtojnë.Dhe u mblodhën në tënjëjtin vënd.Tani presidiumi qe shtuar.Kishte ardhur dhe sekretari ikomitetit të partisë.Ky dhe mori fjalën.-Kemi ardhur,- filloi ai,- përt'i marrë triskat e frontit Hekuran Pëllumbit.Ndërsa shumica juaj,mezie nxirrni vitin,ky ma ka kasafortën dy metro të lartë me para.E papolici dhe sh.X... kur vjatën dhe morën ato para për shkollën.I dhanga ekeqja,ky,se donte t'i shpëtonte syrit të partisë.Që sot eshpallim kulak dhe mos shohim asnjë që të jap e të marrë me të.Mordaleni,- foli gjyshi,- unë jo vetëm e kam ndihmuar luftën,po im birështë komunist dhe punon në policinëe Tiranës.-Do ta shohim dhe punënetij,- foli tërë maraz,ai,i partisë.Fshatarëve sikur u kishe prerëkokën.Askush nuk u ngrit të thoshte:as i bardhë dhe as i zi.Dikujt dhei vinte mirë:t'ia marrin  se më është bërë si njëmal me para.Dhe iamorën të tëra paratë që kishte në atë kasafortën"dymetro tëlartë?!",dhe,pas kësaj,edhe bagëtinë.I vunë detyrime dhe tatimeavancë.Kur shkoi të ankohej,të gjithë ata që kish ndihmuar,i kthyenkurrizin.Më e keqja i ndodhi me një nga ata fukarenjtë e dikurshëm qëi kishj dërguar dashin për dasmën e tij.Ish fukaraj,ngjitur në kupolëne partisë,i thotë:-Ke pasuri ti,Hekur,dhe partia ka nevojë për atëpasuri.More,- i thotë gjyshi,- i harrove ato të atëhershmet ti?-Harojeatë kohë,ti Hekur Nishica,po shtroju punës me gjithë familje, atëshiko.U kthye pikë  e vrer në shtëpi.

                     *    *   *

Enver Pëllumbin e thërresin në drejtori të policisë.Dëgjo,-yt atë taniështë shpallur kulak.Ne e dimë që ti ke luftuar dhe ke kontribuar.Dyrrugë ke:do bashkohesh me tët atë apo do t'i shkëputësh lidhjet me tëdhe të qëndrosh në parti?Po unë po mos dua babanë që më ka bërë kokënsi mund të dua partinë?-Ashtu?!!!Atëherë dorëzo triskën epartisë;dorëzo armën dhe veshmbathjet dhe marsh.Dhe dajua im i mirë qëmori plevitën gjatë luftës,la Tiranën ku kishte 10-vjet që banonte dheu kthye në Nishicë tek i ati.Tri vjet të mira i tundën dhe i shkundënsi kulakë dhe,kur panë se nuk ishin ç't'u merrnin më veç shpirtit,uahoqën kulakllëkun.Tani  kish filluar  një"ashëm" tjetër.U krijuakooperativa që ua nxiu dhe më tepër jetën gjyshit dhe dajove të mi.Dhejo vetëm atyre.Në një farë mënyre,gjyshi iim i mirë,e bleu kulakllëkunme para.Se kot nuk thonë:e bleu belanë me para.Dhe nuk besoj se doketë  qenë i vetëm.

*Hekur-shkurtimi emërit Hekuran në Skrapar.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx