Kulturë
Poezi nga Suzana Kuqi
E hene, 23.11.2009, 12:53 PM

Do t'i lutesha...
Do t'i lutesha Zotit...
të më linte edhe një ditë pas vdekjes
edhe se kam frikë se... do të ishte shumë pak...
Të fluturoj mbi vise të dashura e vise që kurrë nuk i kam parë
të përshëndes kë hyri e mbeti në jetën time
dhe ata që hynë e... dolën prapë...
Do t'i lutesha sikur edhe qoftë një ditë
edhe se... është shumë pak...
Atij që dot nuk munda... t'i them “më fal”
T'i pëshpëris me tinguj shpirti... “ të dua”
atij që desha me zemër e ndrojtja nuk më la...
T'i them... “kjo jam”
atyre që “ndryshe” nga ç'shpirti më kërkoi, më deshën...
T'u kthej mirësinë atyre që më buzëqeshën
T'u buzëqesh... kush deshi të më thyejë krahët e ëndrrës
e të ma varrosë ndën thundrrën e zilisë e urrejtjes...
Të mbledh kristalet e lotëve të mij e t'i ngroh në zemër
thesar i çmuar, dëshmi se ëndrrat kurrë nuk vdesin
edhe... pas vdekjes...
Do t'i lutesha qoftë edhe një ditë...
të më japë një rrahje zemre në zemrën e shuar
të jem “vetvetja” kur... të ishja nuk munda...
Mendoja
Mendoja se do të kishte ndonjë kuptim pritja
mendoja...
se pritja
edhe se shtrihej përtej hapësirave të stepës
trazuar nga era dhe e ngrohur nga ndjenjat e mia
ore të ëndërruara në orë të pagjuma
të pagjuma të natës...
E mrekullueshmja marrëzi e ëndrrave
fjalë të shpikura, bëlbëzime zemre
si pëshpërima, ledhatime, përqafime...
më fal, pa lejen tënde...
pa lejen tënde...
sepse pritja duhet të ketë ndonjë kuptim
edhe se mbetet ... pritje...
Më mungon
Kohë që mundohem të mos mendoj më për ty...
të mos mendoj për ty
krenarinë time vë me krenari mbi kokë si kurorë...
nganjëherë...
nganjeherë ndjehem mbretëreshë...
... zog i lirë,
nganjëherë...
...ag e perëndim...
ag e perëndim lidhen nga një urë...
urë e çmendur akrepash të marrosur deri në marri të plotë
mbi një kohë që veç muzg të trishtë të pikojë di...
... sa të trishtë...
Kohë që... mundohem mëndjen mos ta çoj më tek ti...
mendja përçartet në mendime pa mendim, i hap dyert dhe ferrit të hyjë
nata lëshon nga kthetrat si lëmoshë, për mëshirë,
ndonjë kujtim...
mbeturinë të një ylberi të mbetur pa ngjyrë...
... pa ngjyrë...
Tek krenaria shkrep i zhveshur mbetur shkretë mbi shtratin e lumit të tharë,
të një ëndrre që nuk ka më fytyrë...
... as sy, as buzë, as gaz e as zë,
ku shpirti përplaset, copëtohet, thërmohet, trembet e merr arratinë
duke lënë pas veç një gjurmë, klithmë jehonë...
Kohë... që zemrën e qortoj, s'dua të ndjejë më për ty...
...të denjojë kurrfarë ndjenje për ty
krenarinë vë me krenari mbi kokë si kurorë
e nganjëherë... e nganjëherë ndjehem vërtet mbretëreshë...
mbretëreshë, sa iluzion i kotë
...vërtet sa i kotë...
jam robinjë e mbarsur me një liri që nuk kam se ç'ta bëj
...se ç'ta bëj nuk kam e nuk di
kur gjithë qenia ime, universi im është katandisur një klithmë:
...” ME MUNGON”...
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: Harmova
U ndan çmimet në Festivalin e Teatrit në Vushtrri "Vu Theatre Fest"
Përparim Hysi: Ta blesh "belanë" me para
Jusuf Zenunaj: Konkursi athisarian
Dibran Demaku: Bilbili në vendlindje
Kalosh Çeliku: ''Patriot Poeti'' që në pleqëri shkruan poezi erotike
Vangjush Ziko: Dashuritë e para të qytetit tim
Halit Bogaj: Presidenti Rugova në poezinë e Sinan Kamberajt
Alfred Beka: Kadare për letërsinë dhe jetën
Cikël poetik nga Blerim Rrecaj
Sami Islami: Zgjedhjet ''demokratike''
Ejup Ceraja: Mendime për gjuhën standarde shqipe të një akademiku
Halit Bogaj: Alen Lad (1913-1964)
Gjon Keka: Merimangat e shpellave orientale
Shefqet Dibrani: Metafizika filozofike e poezisë moderne
Naser Aliu: Sikur të kisha
Cikël poetik Qamil Foniqi
Agim Gashi: Çamëri moj Çamëri
Murat Gecaj: Libër, që na mëson se si ta ''gdhendim'' me mjeshtëri fjalën e bukur shqipe
Pierre-Pandeli Simsia: "Le të jem unë Zamira..."