Kulturë
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (V)
E hene, 23.11.2009, 06:55 PM
RRETH IDENTITETIT TË GJINISË ASNJANËSE NË SHQIPEN E SOTME
Nga Dr. Nuhi Veselaj
v. KOnstatime TË TJERA PLOTËSUESE
RRETH
IDENTITETIt tË asnjanësve
të
PARANYJËZUAR
Në këtë krye të
punimit do të bëjmë fjalë: së pari, diçka-diçka rreth plërplotnisë së
identitetit formal gramatikor të asnjanësve dhe së dyti, rreth identitetit
semantik plotësues të asnjanësve në raport me sinonimikë të tjerë.
1. Rreth
identitetit formal gramatikor
Siç e pamë gjatë
analizës të tre tipat e asnjanësve (asnjanësit e mirëfilltë primitivë,
prejmbiemërorët dhe prejpjesorët) e tregojnë identitetin e vet edhe nga
ana formale kundrejt trajtave të dy gjinive të tjera, dallim ky që shihet në
bazë të nyjë-mbaresës shquese të emërores në numrin njëjës e
shumës: as. -t(ë)-it, ndaj m. i,u dhe f. -a,-ja,
fakt ky që do të shihet më qartë nga nyje-mbaresat në raportin ndërgjinior dhe
nga pjesëza paracaktuese dhe nyja e përparme.
Raporti ndërgjinior: asnjanës/mashkullor/femëror
Raporti i
nyje-mbaresave të shquarsisë për të tria gjinitë, sipas numrit njëjës e shumës
(ose nj/sh) del kështu:
nj/sh
nj/sh
nj/sh
1. as. ujë-t
-
m.
ujë-i -
f.
-
ujëra-t(?)
krye -t
-
krye kreu /krerët (krena-t) -
2.
të mirë-t -
i
mirë-i /të mirë-t e mirë-a /të
mira-t
të
mirit?
të gjallë-t
-
i gjallë-i/ të
gjallë-t e gjallë-a /të gjalla-t
(të gjall-it!?)
3.
të prerë-t - i
prerë-i /të prerët e prerë-a/ të prerat
(të prenët a të premët) (të prerit ? të premit a të
prenit)
të folur -it
-
i folur-i /të
folurit e folur-a /të folura-t
(të folurët?, të folunët)
Shënim:
Sipas shembujve të mësipërm pranohet se asnjanësi në gjendjen e sotme nuk
ka shumës. Shumësi i rastit emrit ujët ose uji del në gjininë
femërorem ujrat (ujnat). A do të diferencohet apo jo, siç u cek më
sipër, njëjësi i asnjanësit me -ËT të rastet e asnjanësve të paranyjëzuar ndaj
shumësit mashkullor më -IT, mbetet çështje e hapur.
b) Raporti nyjë-përcaktuese e përparme
ndaj
emrit të gjinisë përkatëse
Edhe sipas nyje-mbaresës së përparme përcaktuese: në njëjësin e pashquar: nj/ata,
një/këta +emri asnjanës ose ky këta + emri mashkullor
ose kjo këto + emri femëror, del sheshazi identifikimi i
asnjanësit, si p.sh.:
1) as. nj/ata ujë-t (të
ftohtë) m. ky ujë(i ftohtë) f.
(ca) ujëra (të ftohta
nj/ata, një/këta krye ky
krye (disa) krerë krena(!) -
2)
një të mirë
(një)
i mirë të mirë (një) e mirë (ca) të mira
të gjallë
i
gjallë të
gjallë
e gjallë të gjalla
3)
të prerë
i
prerë të
prerë e
prerë të prera
të folur
i
folur të
folur e
folur të folura
Krahaso përcaktorin një ose disa(ca) bashkë me nyjën e përparme
në trajtën e pashquar :
as. një të .. . m një
i ose disa të ... f.
një e ose disa të...
Trajta e shumësit të
asnjanësit, pra, del i shkrirë në njërën nga dy gjinitë aktive.
Raporti asnjanës/mashkullor sipas
nyje-mbaresës shquese
Siç e pamë edhe
nga disa shembuj nga nënpikat e pikës a) raporti asnjanës/ mashkullor sa i
përket nyje-mbaresës të shquarsisë dilte në disa shembuj i përbashkët e në disa
me dallime ose me prirje dallimi ndërgjinior, si p.sh: -ët njëjësi i
gjinisë asnjanëse, ndërsa -it, nyjë-mbaresa e shumësi të gjinisë
mashkullore. Një ndarje e tillë kërkohet të shtrihet, edhe për disa tipa të
pjesoreve nga foljet me tog zanor, si b.f. të krahasohen trajtat: të
shkruarit, të kryerit, të shkëlqyerit, të punuarit, të përzierit(!)
me të shkruarët, të kryerët, të shkëlqyerët, të punuarët, të
përzierët. Trajta e bollduara (të nxira) prej nesh janë të normëzuara e ato
të tjerat jo.
Në të
vërtetë, trajtat me -ËT jo me -IT fundore i ndeshim sporadikisht në
burime të caktuara edhe sot, por në mënyrë të dukshmne i ndeshëm në
veprën e prof. Seman Rizës të folunët, të trupsuenët, të mishnuemët, të
lëndësuenët, të lanët, të padrejtët e ndonjë tjetër. (Shih. S. Riza
Vepra 1, ASHAK, Prishtinë 1996.) Edhe nga prof. I Ajetri është përdorur
një formë e tillë, si p.sh. të shkruemËt etj. (Shish: edhe
te R. I. “Në gjuhë” dhe “për gjuhë”, Pejë 1998 f. 133). Ndërsa nga
Fjalori i Mehmet Elezit (2006) dalluam këto dy trajta: të panët, të prunët.
Kjo çështje, siç u tha, mbetet e hapur. Për mendimin tonë një mundësi e tillë
dallimi, duke e specifikuar nyjë-mbaresën përkatëse, në raportin ndërgjinisor asnjanës/
mashkullor (-ËT/-IT), është i mundshëm dhe mund të jetë funksional.
2. Rreth
identitetit semantik plotësues të asnjanësve
në raport me sinonimikë të tjerë
Siç e pamë gjatë
analizës vetëvetësia a identiteti i asnjanësve të paranyjëzuar (prejmbiemërorë
dhe prejpjesorë) karakterizohet jo vetëm me prejardhjen e tyre, por edhe me
nënfushën përkatëse të specifikuar semantike që mbulojnë në kuadër të fushës së
gjerë të abstraksionit, nënfushë kjo e cila dallohet qartë kundrejt nënfushave
të tjera që mbulojnë emrat e dy gjinive të tjera po në kuadër të asaj fushe.
T’i rikujtojmë përkimet dhe dallimet në raportin asnjanës prejmbiemëror me
emrat femërorë me paranyjëzim (tipi e mira) ose me prapashtesim (tipi mirësia)
ose asnjanësin prejpjesor me emrat e veprimit me prapashtesat -im e -je,
ngase këta, emrat e gjinive aktive femërore e mashkullore, siç u tha më sipër,
janë të pajisur dukshëm me elemente konkretizimi në krahasim me
asnjanësit përkatës të paranyjëzuar.
Sidoqoftë, përveç
asaj që u tha më sipër, identiteti i asnjanësit të paranyjëzuar në fushë
të abstraksionit del i pacenueshëm edhe sipas disa kritereve e veçorive
të tjera, fakte këto që edhe më mirë e ndriçojnë specifikën e asnjanësve
të paranyjëzuar dhe, me sa dimë, këto specifika a raportet sinonimike semantike
të ndërsjella nuk dalin as të prekura e jo më të trajtuara me
gjerësinë e duhur në studimet e deritashme mbi këtë temë. Ndërkaq, identiteti i
asnjanësve, sidomos i prejpjesorëve del i identifikueshëm edhe në situata të
tjera që ne po i trajtojmë në vijim në disa pika sipas këndvështrimeve të tjera
plotësuese dhe gjithsesi në raport me sinonimikë të tjerë përkatës:
E para, kuptimi i
asnjanësve prejpjesorë në sistemin emëror, siç e provuam paksa në kreun e
mëparshëm, mund të krahasohet me kuptimësinë e paskajores së mirëfilltë të
sistemit foljor. Siç dihet me paskajoren e mirëfilltë shprehen kuptime
abstrakte kryesisht përgjithësuese në krahasim me mënyrat e tjera me të cilat
shprehen kuptime më të veçanta, d.m.th. gjithnjë e më konkretizuese. Është e
vërtetë se edhe me asnjanësin prejpjesor, siç e pamë, shprehet një nocion
pak a shumë i ngjashëm me atë të paskajores së mirëfilltë. Kur themi kështu
kemi parasysh se edhe tek asnjanësit e paranyjëzuar, sidomos te prejpjesorët në
kohën tonë po abstraktohet jo vetëm gjinia, duke u rrudhur në gjysmëgjini, por
edhe numri i rasave, i cili po reduktohet ose po ngushtohet më fort vetëm
në dy rasa të njëjësit të shquar si trajtë përfaqësuese a si koncept abstrakt
jashtëkohor, ta quajmë kushtëzimisht kështu. Ngjashëm me këtë ndodh edhe me
paskajoren e mirëfilltë, ku del i përjashtuar numri, gjinia dhe disa nuanca të
qarta kohore. Është e vërtetë se në situata të caktuara të ligjërimeve të
gjuhës sonë në vend të asnjanësit mund të përdoret paskajorja e mirëfilltë ose
anasjelltas. Siç e pamë gjatë analizës zëvendësimi i ndërsjellë logjikisht del
i pranueshëm dhe semantikisht i lejueshëm. Dhe për të vërtetuar këtë që e
thamë, d.m.th. kulmin e ndërkëmbimit reciprok të këtyre dy mjeteve shprehëse
asnjanës prejpjesor / paskajore e mirëfilltë po e ilustrojmë më poshtë me
dy shembuj::
Procesi të shkruarit ose të
shkruarët do të thotë me shkrue, ose Të folurit
a të folurët do të thotë me folë, e kështu me radhë, ose anasjelltas:
Folja me shkrue nënkupton të shkruarit ose me
folë nënkupton të folurit.
Gjithsesi
ndërlidhja reciproke e këtyre dy formave nuk mund të mohohet.
E dyta, siç
u provua në punimin tonë para se të shprehet rezultati, qoftë i veprimit, qoftë
i cilësisë, të gjendjes a të qenit si ide, qëndron a zhvillohet një
proces jo i thjeshtë, por mjaft i ndërlikuar, i cili si realitet shprehet mjaft
natyrshëm me fjalë-shenja tashmë të ravijëzuara në gjuhën tonë, siç u
tha, qoftë me asnjanësin e paranyjëzuar, qoftë me paskajoren e mirëfilltë me +
pjesore, pra, qoftë nga çdo folje e rëndomtë, qoftë edhe me trajtat e
foljeve ndihmëse: me qenë +... ose me pasë + ...
“Emrat
prejpjesorë asnjanës, shkruan prof. Sh Demiraj,- e kanë
ruajtur mjaft lidhjen kuptimore me foljet përkatëse e kjo u ka dhënë
mundësi atyre të marrin edhe kundrina të drejta rrethanorë që janë
gjymtyrë plotësuese karakteristike për foljet; të ngrënët bukë; të hyrët brenda”
(Shih Gram. historike.... f. 992.).,
shprehje këto, të cilat, siç
konstatojmë ne, mund të zëvendësohen lehtë e natyrshëm me paskajoren e
mirëfilltë: me ngrënë bukë; me hy brenda.
Sipas kësaj mënyre
mund të shkëmbehen edhe shprehje të tëra frazeologjike. Së këtejmi, me hy pakëz
më thellë në sinkroni del se shprehjet me paskajoren e mirëfilltë mund të
përdoren në disa versione e farë fjalish dhe me forma të tjera me të
cilat shprehen situata me elemente konkretizimi, por, gjithsesi, karakteristikë
e saj themelore (e paskajores së mirëfilltë) mbetet, vetëm për vetëm, të shprehurit
e koncepteve abstrakte, pikërisht ngjashëm siç mbetet edhe karakteri i
koncepteve abstrakte të asnjanësit të paranyjëzuar të ditëve tona.
Po sjellim edhe dy
shembuj konkret nga përditshmëria jonë:
1) S’ka rrugë
tjetër vetëm të shpërngulurit e tyre ose S’ka rrugë tjetër vetëm me
u shpërngulë ata.
2) Të
pavarësuarit ishte rruga dhe qëllimi ynë. ose Me u
pavarësue ishte rruga dhe qëllimi ynë.
Si duket
këto dy forma: asnjanësi prejpjesor e paskajorja e mirëfilltë me + pjesore,
janë formëzuar kuptimisht në atë kohë kur gjuhës shqipe i janë nevojitur forma
të reja për të shprehur koncepte abstrakte, ndonëse paskajorja e mirëfilltë
mund të ketë moshë më të hershme. Sidoqoftë, këto dy forma i bashkon nënfusha e
abstraksionit të lartë.
Mirëpo, meqë në
letrarishten e sotme të gjuhës sonë, si duket, e mbështetur në kontekst të
ngushtë (zyrtar) më tepër në fushën praktike të konkretizimit pa u thelluar
edhe në fushën kuptimore të abstraksionit, u lanë nën hije të normëzimit ose u
anashkaluan pikërisht dy format e përmendura prej nesh, duke mos u dhënë vendi
i merituar në kuadër të normëzimit, qoftë, paskajores së mirëfilltë, qoftë edhe
asnjanësit të paranyjëzuar, trajtat e nënvizuara prej nesh tek shembujt e
mësipërm të pikës së parë praktikisht dalin të zëvendësuar me barasvlerës të
tjerë të pajisur me më shumë elemente konkretizuese se ata që i shënuam
fillimisht. Te ne, rëndomë nuk po përdoret përkatësisht as me u
shpërngulë, ose me u pavarësue, madje as të shpërngulurit
as të pavarësuarit, por emrat sinonimikë të prejardhur
përkatës: shpërngulja, pavarësia si p.sh.:
S’kishte
rrugë tjetër vetëm shpërngulja e tyre ose
Pavarësia ishte
rruga dhe qëllimi ynë.
Pra, mesazhi
shprehet po me emra abstraktë, por këta, siç u përpoqëm ta tregojnë ne,
ngase me fjalë- termat e prejardhur shpërngulja, pavarësia
procesi i veprimit përkatës del më i formëzuar me elemente konkretizimi
të veprimit ose të rezultatin e veprimit në krahasim me dy format e
sipërshënuara Kjo, madje mund të jetë arsyeja që më fort parapëlqehet
fjalë-termi pavarësia se prejpjesori pavarësimi.
Ta kemi të qartë
ne nuk kontestojmë ligjshmërinë trajtave të fundit, por as trajtat e mësipërme
nuk i kundërshtojmë, të cilat e kanë vendin e vet në kontekste të caktuara.
Natyrisht, aty ku shprehen koncepte të abstraksionit më të lartë ato
fjalë (të shpërngulurit, të pavarësuari) duhet të përdoren pa ndonjë ngurrim,
ngase dhe në këtë kompleks identiteti i asnjanësit të paranyjëzuar del mjaft i
dukshëm.
E treta, dihet se
pikërisht forma e asnjanësit të pashquar ndërkohë ka shërbyer për të formuar
trajtat e pashtjelluara të foljes, siç janë: paskajorja ashtuquajtur e dytë: për
të punuar (për + pjesore e nyjëzuar ose e asnjanësuar) e dy format e
tjera a) të tipit: me të punuar (me + pjesore e nyjëzuar ose e
asnjanësuar) dhe b) një të punuar ( një + pjesore e nyjëzuar ose
e asnjanësuar) Edhe dukuria e shprehur me këto forma tregon qartë vetëvetësinë
a identitetin e asnjanësit në funksion të një veçorie formëformuese të një
abstraksioni gjithashtu të lartë.
E katërta,
asnjanësit e nyjshëm me ndonjë singularia tantum i lidh kuptimi, ndërsa
me pluralia tantumët i lidh forma e shumësit, e cila në të vërtetë tashmë
i takon gjinisë femërore. Sidoqoftë, këto veçori i japin tërthorazi identitetin
asnjanësit më tepër se çdo trajte tjetër brenda sistemit emëror. Në të vërtetë,
edhe nga ky fakt del në pah specifika identifikuese e asnjanësve të paranyjëzuar
Sidoqoftë, për të
pasur njohuri më të plotë rreth kësaj pike po njoftojmë lexuesin e nderuar se
në FShS (2002) zakonisht paranyjëzorët, qoftë si pluralia tantumë,
qoftë të përzier (njëjës e shumës), qoftë si singularia tantumë dalin
në gjininë gramatikore femërore dhe nuk mashkullorëzohen dot dhe se numerikisht
përfshirja e tyre në këtë burim është si vijon: pluralia tantumë të
tipit: të dhemburat, të fshirat dalin mbi 30 shembuj, trajta të
përziera njëjës e shumës, tipi e bardhë të bardhat, e dashur të dashurat
mbi 60 shembuj, ndërsa singularia tantumë të tipit: e tashme e
tashmja, e djathtë e djathta, e veçantë e veçanta etj, sillen rreth 20
-shit.
E pesta, edhe
asnjanësit e tipit të pasurit, të pandehurit të ftuarit,
të fortit, të lumturit që në emëroren e njëjësi i shquar
marrin nyje mbaresën -it me emrat e nyjshëm mashkullorë
(prejpjesorë e prejmbiemërorë i pasuri të pasurit, i pandehuri
të pandehurit, i ftuari të ftuarit, i forti të fortit, i lumturi të lumturit),
i lidh forma, jo me njëjësin e shquar, por me trajtën e emërores
të shumësit të shquar, por i ndan kuptimi kategorial, veç atij njëjës/shumës
edhe ai diatezor: vepror / pësor.
Ja si shpjegohet
dallimi i mbiemrit të emërzuar i dituri të diturit ndaj asnjanësit të
diturit në FGJSH 2006, f. 191:
I dituri,
të diturit m. - ai që di shumë, dijetar.
Të
diturit
as. - mundësia për të ditur diçka;
gjendja kur di diçka.
Siç po shihet,
karakteristikat dalluese që i përmendëm më sipër dalin mjaft qartë në
formulimin e mësipërm. Sigurisht, teksti i shpjegimit të asnjanësit mund të
ishte formuluar edhe më ndryshe, por edhe kështu siç është, tek asnjanësi bie
në sy shpjegimi me emrat abstraktë mundësia dhe gjendja etj. Sidoqoftë,
nga konteksti dallohen mjaft mirë nocionet e dy fjalëve (ndonëse të formuar mbi
temë të njëjtën temë motivuese fjalëformuese): emrit të paranyjëzuar, të
përgjithshëm të gjinisë mashkullore, njëjës e shumës, ndaj emrit të
gjinisë asnjanëse, vetëm në trajtën e njëjësit të shquar.
Megjithatë, siç u
përsërit disa herë prej nesh, nëse gramatikanët, përkatësisht standardologët
tanë e shohin të nevojshme dhe të arsyeshme mund të zbatohet një sugjerim yni,
që nuk është i papërkapshëm: asnjanësit me marrë nyje-mbaresën -ËT,
si b.f.: të pasurët, të pandehurët, të ftuarët, të fortët, të
lumturët, të diturët, e kështu me radhë, ndërsa emrat e tillë të
njerëzve (frymorëve) në shumësin e shquar të gjinisë mashkullore me e ruejtë
nyje-mbaresën -IT: të pasurit, të pandehurit, të ftuarit, të fortit,
të lumturit, të diturit, e kështu me radhë.
Lidhur me këtë
lypsen sqarime edhe më të hollësishme. Këtë rast po shtojmë edhe
këto të dhëna anësore, por që nuk janë pa interes. Emrat e tillë në gjininë
mashkullore të regjistruar në FShS 2002 për nga numri dalin më shumë se
asnjanësit mbi të njëjtën temë fjalëformuese, kështu si trajta përfaqësuese të
gjinisë mashkullore, tipi: i pasuri të pasurit i ndeshëm mbi 30 raste,
por sipas gjedhes shumimi i tyre, varësisht nga konteksti, mund të jetë i
pakufizuar ashtu si edhe numri shembujve të asnjanësve mbi të njëjtën temë
prodhuese.
Prandaj, për
ta pasur edhe më të qartë këtë çështje po japim në vazhdim pasqyrë-skemën me
nga dy shembuj karakteristikë (për dy tipat e asnjanësve të paranyjëzuar), duke
tërhequr vëmendjen në nyjë-mbaresën përkatëse për secilën gjini:
Skema e
dallimeve ndërgjinisore sipas nyjës së përparme
dhe nyjë-mbaresës së shquarsisë
-----------------------------------------------------------------------------------------
Numri
N ë n f u s h a s e m a n t i k e
abstrakte
konkrete
abstrakte
------------------------------------------------------------------------------------------
1.
njëjës as. të
mirë-t
m. i mirë-i
f. e mirë-a.
shumës
-
të
mirë-t
të mira-t
ose
2.
njëjës të folur-it a të
folur-ët i folur-i
e
folura
shumës
-
të
folur-it
?
ose
3.
njëjës të ditur-it
a të ditur-ët i
ditur-i
e
ditur-a
shumës
-
të
diturit
?
Siç po shihet, siç
u cek edhe më sipër, njëjësi i pashquar merr nyjën një,
prandaj le të krahasohen trajtat e njëjësit të asnjanësit me ato
njëjës e shumës të mashkullores në shembuj-fjalitë e mëposhtme:
Ma bëj një të mirë o ti njeri i mirë.
Ma bëni një të mirë o ju njerëz të mirë.
Pra, siç po shihet
ndërtimisht nyja e njëjësit të asnjanësit formalisht ka homoformë, jo me
njëjësin, po me trajtën e shumësit të gjinisë mashkullore, po kjo semantikisht
nuk paraqet kurrfarë problemi në kontekst, ngase asnjanësi ka të bëjë me
nënfushë abstrakte veprore që nuk i afrohet në asnjë mënyrë konkretes, ndërsa
emri në mashkullore, zakonisht ka të bëjë me emërtimin e njeriut si emër i
përgjithshëm, që lidhet domosdo me konkreten dhe ka kuptimësi pësore.
Prandaj, mund të thuhet se trajtat e tilla nuk mund të paraqesin assesi
homonimi të vrazhdët me ndikim oponence për të rrezikuar zhdukjen e njëra -
tjetrës nga ana përmbajtësore, por kur është fjala tek ana formale, një dukuri
e tillë nuk mund të quhet e padiskutueshme ose aq e papërfillshme. Ky është
shkaku që ne propozuam që asnjanësi tme marrë nyjë-mbaresën -ë/t,
ndërsa shumësi i mashkullores -it, siç po përsëritet herë-herë në
punimin tonë.
E gjashta,
asnjanësi del si forma më e përshtatshme (në letrarishten e sotme) për të
sqaruar kuptimet e fjalëve të caktuara si p.sh
dekretim do me
thënë të caktuarit (caktimi!) me vendim zyrtar në një detyrë,
tatuazh
–
të
vizatuarit (vizatimi!) në lëkurën e njeriut,
shfrim
–
të
nxjerrët (nxjerrja!) e dufmës,
virgjër
–
të
qenët (qenie!) i padjallëzuar,
shtegtim
-
të
ikurit (ikja!) në një vend tjetër,
mikpritje
–
të priturit
(pritja) e mikut me përzemërsi,
frymëmarrje –
të
marrët frymë (marrje frymë),
frymëzënie –
të
zënët e frymës(zënie frymë) etj.,
prandaj zëvendësimi i asnjanësve me
emrat sinonimikë prapashtesorë në kllapa me pikëçuditje, për mendimin tonë, siç
u argumentua deri tashti prej nesh, nuk është aspak i drejtë për dy arsye:
së pari, sepse
emrat e tillë, siç u cek disa herë, tregojnë diçka të kryer, ndërsa me
asnjanësit shprehet koncepti i veprimit kohësisht i papërcaktuar, koncept ky që
megjithatë karakterizohet me një shtrirje të lehtë semantik (që mund të jetë
një nocion që shpreh nën hije, një diçka të kryer ose në kryerje e sipër, por
jo vetëm një veprim të kryer, siç shprehin tipat e emrave të tjerë me trajtat e
veta, qoftë të gjinisë mashkullore, qoftë të asaj femërore dhe
së dyti, me një
zëvendësim të tillë përkatës polisemantik, duke e përjashtuar asnjanësin,
varfërohet dukshëm (pa kurrfarë kompensimi e arsyeje) të shprehurit përkatës i
gjuhës shqipe, ngase asnjanësi edhe në gjendjen e sotme përmban shumë elemente
të njohura pozitive të trashëguara dhe me shumë vlerë në të mirë të të
shprehurit më të qartë e më të plotë të koncepteve, zakonisht nga fusha
abstrakte, pa i munguar edhe shtrirja e lehtë në nënfusha të tjera stilistike.
Vlera këto që e njomin të shprehurit shqip po aq edhe më tepër (në raste) seç
bëjnë format e tjera të caktuara sinonimike.
E shtata, edhe kur
bëhet fjalë për valencën si tipar karakteristik të emrit prejfoljor,
asnjanësit e paranyjëzuar prejpjesorë domosdo ofrohen si material i
imponueshëm, si element më i përshtatshëm, prandaj asnjanësit e
tipit të tillë patjetër duhen pasur parasysh në analizat përkatëse, ngase
pikërisht këta, madje më tepër se emrat e veprimit me prapashtesat -im, -je ose
me -esë, -si, etj., shprehin nocione abstrakte dhe bartin në vete struktura
argumentale, sepse nga të gjithë emrat prejfoljorë, asnjanësit prejpjesorë
të paranyjëzuar, nga pikëpamja e tipareve të brendshme që kanë, janë më
abstraktë se të tjerët. Siç e pamë pikërisht emrat asnjanës të paranyjëzuar si
emra me valencë të theksuar këmbeheshin kuptimisht me foljet (paskajoren).
Krahaso edhe njëherë raportin paskajore e mirëfilltë/ asnjanësi prejpjesor
etj., ku të dyja kategoritë gramatiko-sintaksore, si të thuash, i lidh
konkretisht e njëjta bazë argumentale.
Duke bërë fjalë
për këtë temë, studiuesi ynë i mirënjohur Thoma Dhima, ndonëse nuk i kishte në
qendër të vëmendjes asnjanësit prejpjesorë, po emrat prejpjesorë të veprimit me
prapashtesat -im, -je e të tjera e zë në gojë edhe kundërvënien
folje-emër dhe konstaton mirë kur thotë se “kjo kundërvënie si nga ana
morfologjike ashtu edhe nga ajo sintaksore dhe semantike (tregon) se
kemi të bëjmë me forma që vërtet kundërvihen, por që nga ana tjetër hyjnë në
marrëdhënie plotësimi me njëra tjetrën. (Aty f. 324.)
Sidoqoftë, pritet
që jo vetëm ky autor, por edhe të tjerë t’i qasen këtij problemi, duke e pasur
si objekt qendror pikërisht asnjanësit e paranyjëzuar, ngase këta u prijnë për
nga abstraksioni të gjithë prejfoljorëve të tjerë që bëjnë pjesë në mozaikun e
emrave abstraktë dhe ku valenca është më e diktueshme.
E teta, kur kemi
parasysh ngurtësimin e asnjanësit në shprehje të caktuara, jo vetëm në terma të
ashtuquajtur teknikë, por edhe në frazeologjizma e thënie të qëndrueshme,
shohim njëfarë ngjashmërie të asnjanësit me natyrën e termit të
mirëfilltë. I vetmi ndryshim qenësor ndërmjet tyre është se termi
përgjithësisht paraqitet si njësi e terminologjisë me veçori të
veçanta sipas nënfushës së caktua konkrete, të shkencës, të artit,
të organizimit të punës etj., ndërsa asnjanësi nuk i përket vetëm një
njësie të veçantë sipas fushës së caktuar konkrete, por një nënfushë të
specifikuar në kuadër të fushës së abstraksionit. Megjithatë, asnjanësit si
terma mund t’i përkasin çdo fushe të veprimtarisë përkatëse, qoftë, të
shkencës, të artit, të organizimit të punës etj.., kur del e nevojshme me u
shprehë koncepte të veprimit të një abstraksioni të lartë. Në të vërtetë, siç
mund të ketë përjashtime edhe në terminologji, ngase përkundër parimit që çdo
term shpreh vetëm një nocion, ngase edhe te termat në nivel pak më të gjerë në
profil, por jo në nënprofil, po ashtu dalin përjashtime, por, përjashtime mund
të ketë edhe lidhur me asnjanësit. Vërtet, nocioni i asnjanësit lidhet me
konceptimin e emërtimit përkatës, por ai koncept mund të ketë shtrirje edhe në
ndonjë nënfushë tjetër semantike, siç ndodh shpesh që përdorimi nga stili
neutral jo të fytyruar, të dalë i shprehur me asnjanës edhe në stilin e
fytyruar etj.
Sidoqoftë, edhe
nga krahasimi i tillë term/asnjanës sa i përket nënprofilimit rreth një nocioni
të vetëm të përcaktuar, duket se ka ngjashmëri. Pra, edhe nga kjo pikëpamje a
nënprofil, sadopak, del në shesh në njëfarë dore identiteti i asnjanësit.
E nënta, së fundi,
si pikë të veçantë në kontekst të identifikimit të asnjanësit po e
përmendim raportin: mbiemër prejpjesor / asnjanësi prejpjesor. Ky
raport del i trajtuar mjaft mirë në veprën e studiuesit Valter Memisha me
titull “Dukuri semantike gjatë formimit të mbiemrave prejpjesorë në gjuhën
shqipe (monografi)” ( Gjirokastër, 1999), ku ndër të tjera
autori kur thekson aftësinë fjalëformuese të mbiemrave të tillë me anë të
konversionit, ndër emra prejpjesorë të tjerë domosdo përmend emërzimin e tyre
si asnjanës të tipit prejpjesorë, siç janë shembujt:
të
ardhurit, të hyrët, të menduarit, të veruarit, të folurit, të qarët, të
qeshurit, të kafshuarit, të ecurit, të dalët, të korrurit
etj.,
njëherazi duke sqaruar se:
“E rëndësishme të theksojmë këtu është veçoria kuptimore dhe
lidhja (e tyre) me mbiemrat prejpjesorë. Kuptimi i këtyre
mbiemrave gjatë procesit të emërzimit nuk largohet nga ai i foljeve
përgjegjëse, ata e bartin bërthamën kuptimore duke shënuar veprim abstrakt,
gjendje ose rezultat veprimi, veçan për emrat e gjinisë asnjanës. Kur folja
përgjegjëse e mbiemrit që emërzohet, është moskalimtare edhe emri e ruan
këtë përbërje, si të ardhur, të ecur, të dalë, të hyrë të shkuar etj.”,
por “kur folja përgjegjëse e mbiemrit prejpjesor është kalimtare, atëherë
edhe emri në gjininë asnjanëse përdoret sipas rrethanave me kuptim vepror: të
pasurit; me kuptim pësor: të korrurit, të vjelët, të prerët
etj.; madje dhe me kuptim vetvetor e mesor: të dashuruarit (si
proces), të fejuarit, të martuarit, të ankuarit, të dëshpëruarit, të
zemëruarit etj.” (Aty f. 70-71.)
Edhe pse pjesorja
e shqipes ka përgjithësisht kuptim pësor dhe kjo vlen sidomos për foljet
kalimtare, pjesorja e foljeve jokalimtare ka kuptim vepror dhe kjo kuptimësi
reflektohet si te mbiemri ashtu dhe te asnjanësi prejpjesor por dallimi në
raportin mbiemër prejpjesor / asnjanës i paranyjëzuar prejpjesor është
tejet i madh, andaj identiteti i asnjanësit del i pacenueshëm edhe nga ky
aspekt, sepse siç e thekson prof. Shaban Demiraj, ndonëse emrat e tillë “në
origjinë kanë qenë mbiemra prejpjesorë asnjanës të substantivuar, por nga
pozita e shqipes së re nuk mund të interpretohen veçse si emra prejfoljorë
asnjanës” (Aty, f. 70.), sepse ndërkohë asnjanësit e tillë kanë fituar
të gjitha tiparet leksiko-gramatikore të emrit.
Gjithsesi edhe pse
kanë një mbështetje burimore mbiemrat prejpjesorë dhe emrat
prejpjesorë asnjanës kanë identitet të ndryshëm, ngase u takojnë dy
klasave, përkatësisht dy pjesëve të ndryshme të ligjëratës.
* * *
Prandaj të gjitha
këto veçori dhe ndonjë tjetër, përveç atyre që u cekën gjatë analizës në krerët
përkatës të këtij punimi, i japin shtat nga aspekti formal dhe ai përmbajtësor
asnjanësit të paranyjëzuar dhe njëherazi, padyshim, shtrojnë nevojën me e
ruejtë dhe me e sforcue përdorimin e asnjanësit në gjuhën tonë letrare për
konceptin përkatës në fushë të abstraksionit.
Është e vërtetë se
për të mbuluar pikërisht koncepte abstrakte dolën edhe forma të tjera, qoftë të
përgjithësuara me konotacion të ri, qoftë me shkallëzimin e niveleve të
abstraksionit si dhe ndërlidhur me nivele të konkretizimit, por asnjanësi që
tani mbulon konceptin kulmor si nënfushë të veçantë të abstraksionit nuk u
trondit dhe, si duket, nuk ka gjasa dhe as që do të ketë rast me u tronditë
natyrshëm as në të ardhmen nga asnjëra nga ato forma sinonimike me të cilat
tani bashkëjeton. Pra, diferencimi i niveleve semantike të fushës së
abstraksionit në nënfusha përkatëse, nuk dëmton, përkundrazi ndihmon dhe
qartëson më mirë nënfushën semantike të asnjanësit ashtu siç qartësohen edhe
profilimet e formave të tjera sinonimike në gjuhën shqipe.
Pra, meqë
edhe në të ardhmen gjuha jonë, si çdo gjuhë e gjallë e një populli të
civilizuar në rritje e sipër, gjithnjë e më tepër do të ketë nevojë për të
shprehur nocione të llojllojshme si në fushën konkrete e sidomos në atë
abstrakte, atëherë si prejpjesorët pandajshtesorë, prejpjesorët prapashtesorë,
ashtu edhe prejpjesorët e prejmbiemërorët e paranyjëzuar të gjinisë asnjanëse
duhet t’i ruajë dhe t’i kultivojë në bashkëjetesë sinonimike ashtu si edhe
tipat e emrave të tjerë. Kur themi duhet t’i ruajë dhe t’i kultivojë
kuptohet pa e përjashtuar konkurrencën lojale për koncepte të caktuara
polisemantike e ndonjë formë tjetër.
Me një veprim të
tillë, duke u dhënë vendin e merituar emrave të gjinisë asnjanëse në gjuhën
tonë standarde, mendojmë ne, do të kontribuohet pa mëdyshje, në të mirë drejt
kristalizimit të nënfushave përkatëse semantike që mbulojnë emrat sinonimikë,
duke i ruajtur ngjyrimet e mozaikut të strukturës përkatëse emërore, pa
rrezikuar ekzistencën e njëri-tjetrit.