E diele, 04.05.2025, 08:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Mustafë Krasniqi: Intervistë me atdhetarin, piktorin, humanistin dhe ish të burgosurin e ndërgjegjes kombëtare Asllan Dibrani

E hene, 23.11.2009, 06:53 PM


Mustafë Krasniqi
Mustafë Krasniqi
Intervistë me atdhetarin, piktorin, humanistin dhe ish të burgosurin e ndërgjegjes kombëtare Asllan Dibrani


Nga Mustafë Krasniqi
 
Kur flasim për figurat e ndritshme të kombit pa dallim se cilës periudhë i përkisni, të gjithë kanë pasur një qëndrim stoik, të pathyeshëm deri në ditët e sotme kur ishte dhe është në pyetje atdheu dhe tërësia e çështja kombëtare.
Këto ndjenja të këtyre figurave emblematike vinin si rrjedhojë e domosdoshmërisë për të qen të lirë si popujt tjerë edhe populli shqiptar në përgjithësi. Këtij vargëzimi të atdhetarëve si shumë atdhetar tjerë ishte padyshim edhe Asllan Dibrani,një djaloshar i shkathtë që vije nga fshatin Dabishevci i Malësisë së Gollakut.
Ky djaloshar rridhte nga një familje bujare e atdhetare, të atin kishte një skafistë të mirë të gurit, gjë që i ati ishte një frymëzim i mirë për Asllanin, që në të ardhmen ta ndjek rrugën e artit dhe ta dojë të bukurën dhe të vlefshmen.
Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e lindjes, të mesmen në Prishtinë, ndërsa me një vullnet dhe zgjuarsi iu rrek studimeve Universitare për të studiuar në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Për fat jo të mirë si shumë shokë dhe bashkëkombës të tij u gjenden prapa grilave, e këtë fat Asllani e kishte vetëm një vit para se ta përfundonte fakultetin, e ta plotësonte kërkesën e tij dhe të familjes. Ai, arrestohej nga UDB-ja në vitin 1984 për shkaqe të veprimtarisë së tij atdhetare dhe dënohej me 10 vite burgim.
Nëpër këto kazamate të Serbisë fashiste Asllani kishte shumë shokë që përjetonin  së bashku grilat dhe torturat ma  çnjerëzore që ushtronte  aparatura serbo-sllave në tërë territorin e ish Jugosllavinë  artificiale, mbi studentet,profesorët dhe aktivistet liridashës te  asaj kohe për çlirimin e Kosovës, po në këtë fat jo të mirë kishte nderin që kishte vuajtur burgun me: Gurserl Sylejmanin (i vërar heroikisht në luftën e fundit si ushtar i UÇK-ës),Mujë Sylën,Martin Çunin, Hydajet Hysenin dhe Muslim Kusumi te cilët pos pikturës u marrshin edhe me shkrime etj.
Asllan Dibrani
Asllan Dibrani
Asllan Dibrani si fëmijë e kishte dashur atdheun sepse gjyshja e tij e kishte inspiruar shumë duke i treguar rrëfime të ndryshëm mbi pushtuesit, ndërsa ta donte artin e kishte nxitur veprimtaria e të atit të tij si mjeshtër dhe skalitës i mirë i gurit.

Që ta donte artin dhe ta ushtronte ditë e më tepër, ishte shtytja që ta nxirrte përmes portretit dufin e urrejtjes kundër pushtuesve, por edhe kundër gardianëve që si bisha të egra hidheshin mbi trupin e njom të rinisë shqiptare që i kishin duart e lidhura dhe jetonin nëpër burgje famëkëqija të ish-Jugosllavisë.
 Asllani këtë profesion shpirtëror e ushtronte edhe në burg, ku fshehurazi nga gardianët kishte punuar shumë piktura,por për fat të keq këto piktura, apo vizatime që i kishte punuar me aq mjeshtri dhe sakrificë nuk e pan dritën kurrë, edhe pasi autori i këtyre punimeve lirohet nga burgu, krijimtaria e tij ende sot e asaj dite mbetet peng pa e josh dritën dhe lirinë.
Asllani pasi lirohet nga burgu kërkon që ta vazhdoi aty ku e kishte lënë fakultetin, por  kjo ju pamundësua, sepse ishte një nacionalist dhe një armik i ish-Jugosllavisë, kjo Asllanin se dëshpëroi, por ajo që e bëri ta lëshoi atdheu, që s’kishte menduar kurrë më parë, ishin një luftë psikike që ushtroheshin mbi familjen e tij dhe mbi këtë veprimtar të devotshëm. Duke parë se në atë kohë anë e këndë Kosovës bëheshin arrestime me procese të montuara, Asllani u detyrua ta lë vendin me një dhimbje të madhe dhe ta marr rrugën e mërgatës, me qëllim që të  dal në Gjermani, që nga atje ta vazhdonte veprimtarin e vet atdhetare.E realisht që nga viti 1993 kur ju njoh strehimi nga qendra për te huaj ne Gjermani , kurrë s'pushoj së vepruari, dallohej si një humanist i madh, aktivist i dalluar, punëtor dhe vizionar i çështjes kombëtare, ishte dhe mbeti me idealin për Shqipërinë Etnike, e siç thoshte edhe vet:”pa Shqipëri dhe të gjitha trojet e rikthyera në një trung nuk ka rehati shpirti, e për ta gjet këtë qetësi shpirtërore është vetë angazhimi dhe puna jonë për Shqipërinë e Natyrshme,qe t'ja  kthejmë imazhin qe kishte dikur si territor  dhe çfarë synonin i madhi Skënderbe, Hasan Prishtina,Çerçiz Topulli, Adem Jashari dhe shumë e shumë të tjerë”.
 Z. Asllan veprimtaria e juaj është shumë e gjerë, sa që të shkruhej një vepër nuk do ta përmblidhte dot, por për hir të lexuesit ne shkurtimisht do të kalojmë tek veprimtaria e juaj, ju si një krijues dhe si i burgosur i ndërgjegjes çka mund të na thoni për lexuesin?
Duke filluar nga pjesa e  pyetjes së fundit, për burgun të them të drejtën askush nuk e do burgun, izolimin nënçmim, rrahjen dhe torturat të ati lloji çfarë dinë vetëm UDB-ja serbe t’i ndërmarr, por thjesht ne jemi përball me një krenari, për atë s e kemi ditur qëllimin pse qëndronim kazamateve të ish-Jugosllavisë. Të them të drejtën e ndienim një krenari edhe si të ri që ishim ne nuk kishim fare frikën, e dinim që pas kishim popullin dhe ndërgjegjen,sidomos pjesën dërmuese që na përkrahte. Kjo disi na obligonte neve që edhe për hir të popullit, e të shokëve që nuk e ndalnin rrugën e lirisë,të qëndronim stoik , që me këtë qëndresë t’i tregonim armikut që ne nuk dëshpërohemi, por vetëm kalitemi dhe frymëzohemi për ta realizuar  padrejtësinë historike qe ju be popullit shqiptar në të kaluarën.
Më lejoni ta them edhe një fjalë për 81-shën. Sa po shihet deri më tani këtë përudh disa politikan për interesat e tyre po mundohen ta minimizojë, por realisht, kjo periudhë ka qenë bomba që e ka shkatërruar ish-Jugosllavin, ndoshta edhe lëvizja e parë në Evropë për proceset që më tej u zhvilluan dhe u krijuan shtete të reja, ndonëse Kosova i parapriu këtij procesi në e Evropë, kurse ende sot problemi i Shqiptarëve nuk është zgjedhur si duhet.
 Sa i përket asaj si krijues kjo ka qenë një lehtësim i madh për mua, sepse përmes krijimtarisë sime krijoja imagjinatën dhe qëndresën, frymëzohesha me vijëzimin përball lapsit,brushës dhe mendjes, përball idesë dhe konfrontimit qe ballafaqohesha me realen e  dhe padrejtësinë nga okupatori.
Është e vërtetë se krijimtaria më ka ndihmuar shumë dhe më ka këshilluar shpesh se si ta dua më shumë atdheut, kemi jetuar dhe përjetuar vështirësi së bashku në burg, arti ka qenë një shtyllë e qëndresës sime, e për fat të keq si shok të mirë që ishim krijimtarinë që e kisha krijuan dhe me të kaluar kohën gjatë burgut, ajo ka mbetur ende në burg, e deri më sot nuk e ka parë ende rrezen e lirisë, të them të drejtën pak ndiej një zbrazëtirë, edhe pse ato ide, apo një pjesë të tyre i kam realizuar, por ato krijim kanë pasur një karakter të fortë sepse së bashku kemi përjetuar shumë fate, e ato kanë buruar në mes torturës dhe unit shpirtëror.
 
Z. Asllan Kur keni filluar të merreni me këtë Zhanër të krijimtarisë, së artit sepse flisni me një pasion të madh për të?
 
Artin e kam dashur që nga fëmijëria, por ndoshta edhe një shtytje apo frymëzim kisha nga babai im. Me pikturë jam marrë nga bankat e shkollës fillore dhe siç ju thash më parë gjatë qëndrimit në burg nuk e kam lënë anash, e përkundrazi këtë zhanër të krijimtarisë e kam përforcuar më shumë me Shokët e burgut, si me Gursel Sylejmanin, ky njëherë ishte edhe student i Akademisë së Arteve në Shkup,poashtu edhe me Hydajet Hyseni, Mujë Syla, Martin Çuni dhe Musli Kusumi, ndërsa Berat Luzha ka qenë i angazhuar më tepër në shkrime.  Të gjithë ne e kemi dashur artin dhe kemi krijuar në burg, por nga burgu kam mundur të shpëtoj vetëm  ndonjë kartolinë  që i kame dërguar si  uresë natarëve të familjes time nga burgu që i dërgojshim në cilësinë e korrespondencës me familje te cilat letra ishin ne një  censurë te rreptë  ku shumë letra nuk i lejuan qe te mbërrijnë te familjet tona .Të them të drejtën ky zhanër i krijimtarisë ne fushe e pikturës më fle në shpirt, e dua shumë që në asnjë moment nuk ndahem nga arti. Përpiqem me tërë forcën dhe dijen që e posedoi ta kultivoi sa ma mirë dhe përmes tij mundohem ta jap porosinë  e duhur,me brushë dhe laps e sidomos kur në këtë kohë po lihet anash vizioni i ynë i kombit dhe  kame vërejtje ne mos prezantimin e historisë sonë  qe e kemi lëne pas vetes sidomos  ne pikture prezantimi i figurave  te kombit vërtet janë të mangëta p.sh Adem Jashari u realizua në pikturë  shumë pake me gjithë at  nëmë qe ka si figurë e kombit ,ose heronjve qe ranë në  luftën e fundit në Kosovë,ose ne zhanrin e filmit
 Kosova dhe aktorët tanë nuk i mblodhën forcat e publikimit të një filmi  për luftën e fundit,ndërsa Serbia edhe pa te drejt  prodhon vepra ,filma ,romane ,broshura me qindra e qindra   për Kosovën qe botërisht dihet se Kosova  ka qene gjithmonë  e shqiptareve por propaganda e saje me anën e këtyre veprave artistike   janë  duke i krijuar  dëme Kosovës edhe ne  arenën ndërkombëtare!
  
 Z.Asllani pos pikturës, sidomos në stilin e vajit,aquarell,drugdhendjes dhe grafik, ju punoni edhe në karikaturë?

Është e vërtetë se edhe në karikaturë jam i angazhuar dhe me pasion e punoi, sidomos karikaturat e mija janë të zhvilluar  në prag të Luftës në Kosovë, si: Karikatura me karakter politik, ato për migrim, po si të veçanta kanë qenë ato të kriminelit Milloshoviq
Vlenë të përmendet edhe periudha 1993/94/95, sidomos sezona verore, ku në disa qytete të Gjermanisë i kamë realizuar në stile të ndryshme ,si; Në vaj ,aquarell,drugdhendjes dhe grafik,një punim i imi që edhe më nderon shumë gjendet në muzeun e Shkodrës. Portreti i heroinës Maria Shllakut.

Z. Asllan Ju si publicist,analistë, dhe krijues i artit, tërë energjia dhe vëmendjen e keni përqendruar në Bashkimin e Shqipërisë, të asaj Shqipërie të Natyrshme, Dhe si mendoni ta realizoni këtë qëllim madhor?

Po është e vërtetë se me tërë qenien jam i përkushtuar për Shqipërinë e bashkuar dhe pa këtë bashkim nuk e shohë zgjedhjen e problemit të shqiptarëve. Mbase edhe do të ishte turp nëse mendojmë ndryshe, e realisht mund të them se kemi përjetuar shumë fate të hidhura si popull.
Kushtimisht po e them po të ishim si popull i organizuar mirë sot nuk do të kishte lënguar Kosova Lindore dhe pjesët tjera, poashtu as Shqiptarët që gjenden nën Maqedoni të cilët kishin një forcë rezistues që së paku të ndaheshin nga Maqedonia e t’i bashkoheshin Shqipërisë.
Unë nuk dua që të kritikoi as kë, por në përgjithësi kemi faje të gjithë, e sidomos dy Akademitë, si ajo e Tiranës dhe e Prishtinës që kanë heshtur dhe nuk kanë ecur krah me luftën dhe me kohën, sepse po të ishin së bashku të gjitha këto do të shpresoje se së paku nuk do t’i kishim këto probleme aq të mëdha.

Mendoni se do të ishte realizuar Bashkimi?

Shiko, kjo e drejtë historike që na takon, sa do që do të ishte zhurmuar, kjo do të ishte realizuar nëse do të kishin qenë të koordinuara punët mirë me të gjitha institucionet e larta Shtetërore, sidomos të asaj të Shqipërisë, e unë do ta citoi thënien e Kenedit: “Mos shiko çfarë bënë shteti për ty, por shiko çfarë bënë ti për shtetin”, me keqardhje po e them se këtij parimi një pjesë nuk ju ka përgjigjur atëherë edhe as sot nuk i përgjigjet. e mbase pas pavarësisë së Kosovë ky vizion i kahershëm thua se është zbeh dhe po anashkalohet nga disa mekanizma elastik  shqiptar pran faktorit ndërkombëtar.
 
Do të thotë se jeni pesimist  në atë se s’do të realizohet Bashkimi?

Jo-jo kurrsesi, këtë as që guxoi ta mendoi, përkundrazi shpresoi se së shpejti do të arrihet ky qëllim, por po e them se kjo po ngecë si pasoj e asaj që po mburremi se kemi krijuar shtet të ri dhe sa po dëgjoi dhe lexoi nga disa njerëz të pandërgjegjshëm se gjoja neve nuk na duhet bashkimi, nga ta ka edhe të  tillë që donë ta krijojnë edhe një gjuhë të re të Kosovarishtës. Për mua kjo është e papranueshme dhe për këtë do të ishte mirë që të mendojnë të gjithë shqiptarët dhe dy qeveritë tona.
Ne duhet të nisemi nga parimi se si u bashkua Gjermania që për dy javë rresht në këto ditë festoi 20 vjetorin e bashkimit, e as një njeri nuk doli që të kërkoi gjuhë dhe shtet të ri, por të gjithë kërkuan bashkimin dhe ajo u bë. Po, edhe ne të jemi të gjithë të një mendim besoi se së shpejti do ta kishim fatin e Gjermanisë.

 Z.Asllani jeni njëri ndër ata djemtë që u dënuat më 1984 me grupin e Bombahedhësve dhe pas lirimit tuaj nga burgu jeni inkuadruar në Partinë "Unitetit Kombëtar ". Për lexuesi a mund të na thoni dy fjalë?

Është e vërtetë se në këtë vit është arrestuar grupi bombahedhësve, si: Rifat Kafexholli njeriu që është dënuar me burg të rëndë 20 vjet; Nuhi Bunjaku 15 vite ; Shaqir Ruhani 15 vjet;  Xhemail Krasniqi i denuar me 14 vite i cili në pamundësi të përballej me torturat e gardianëve vdiq në burg; Sadik Jashari me  12 vite, nga Banja Sijarinës; Ajshe Gjonbalaj 13 me  vite, nga Vuthaj;Dibran Asllani me10 vite; Hamit Preva me 5 vite; Mentor Krasniqi me 3 vite; Beqir Xhonbalaj, vëllau i Ajshës me 2 vite; Trëndelina Labinishti vajza e Kadriut me 3 vite dhe Çeram Kelqiu me 3 vite
Pas lirimit nga burgu jam angazhuar në"Unitetit Kombëtar " meqë kjo m’u ka doku si një forcë më e reale që e plasonte idenë për Shqipërinë Natyrale. Siç dihet në atë kohë kjo parti ka qenë për Serbinë një parti shumë ekstreme dhe  e përndjekur  ma tepër se partitë tjera, zyrat tona në Prishtinë disa here janë demoluar. Unë kam qenë i kyçur dhe kam vepruar përmes ish-kryetarit,tash i ndjeri  Halil Balidemajn, po ashtu edhe me Ramadan  Bunjakun, Bajrush Behramin etj të gjithë ish të burgosur.

Z.Asllan Ju u detyruat që ta merrni rrugën e mërgimit?

Po i nderuari Mustafë  përfat jo të mirë si çdo shqiptar tjetër edhe unë  e mora këtë rrugë pikërisht për në Gjermani, të them të drejtën  u pajtova me fatin dhe kam vepruar  ku e ka kërkuar nevoja, por asnjëherë në parti politike.  
 Unë kam punuar dhe jam gjetur aty ku më ka thirrur nevoja, por një aktivitet ma  te dendur e kemi zhvilluar ne" Bashkësinë Shqiptare" që edhe ka pasur si synim qe shqiptaret e diasporës  t’i ketë në një organizim  ekonomik,kulturor dhe ne rrafshin  kombëtar  duke  mos lënë hapësire manipulimi me masën nga pseudo politikan  këtu ne diaspore gjeja se po  udhëheqin  partitë politike simotra ne  Kosovë .
 Më kujtohet edhe sot kur isha në deklaratën e parë si azilkërkues ne Gjermani kur mu  shtrua pyetja  se çfarë kuptimi ka veprimtaria e juaj ne krahasim me azilkërkuesit tjerë qe ishin të përqendruar në aktivitete të çlirimit te Kosovës  nga Serbia? I sqarova rastin se synimet e mia janë që të jemi një shtet shqiptar se padrejtësisht na kane copëtuar ne  5-6 shtete në Ballkan .Edhe një pyetje e inspektorit me kujtohet kur tha përmes përkthyesit se ju keni qellim me bërë Shqipërinë e madhe? Edhe këtu ju  përgjigja  përmes  përkthyesit  se nuk ka të bëjë me një Shqipëri te madhe zoti inspektor sepse ne nuk duam as ta zvogëlojmë as ta zmadhojmë atë Shqipëri, por kam synim bashkimin kombëtar në një "Shqipëri Natyrore" ajo qe  ka qene  historikisht prej që  u banua me njerëz, që ka kufijtë e vet  ka gjuhën, traditën,zakonet,historinë sikurse popujt tjerë.
Para këtij zyrtari  shtova edhe këtë:- Po sikurse populli i juaj që ishte i ndare me  murin e Berlinit  qe  mbi 40 vjet mbeti  i ndarë me kufij të hekurt   ,i ndanë me  mijra familje gjermane   vetëm me   disa metra  qe nuk mundën  me  i shiju  ne mes veti  as kulturën ,as dashurinë, as traditën deri me thyerjen e murit te Berlinit   ,prandaj edhe ky  është një parim i yni kombëtar  qe mos te jemi me kufij, censura ,të shpërndarë por duam te jemi një komb sikurse kombet tjera prestigjioze ne Evropë  që ja kane lakminë  shume shtete tjera ne pozitën gjeostrategjike qe ka Shqipëria nga Janina deri ne Ulqin me një bregdet  të pa shoq për Evrope, nga Durrësi deri ne Kumanovë e Preshevë ,nga Struga e bukur deri ne Mitrovicën e shtrenjtë dhe te begatshme me pasuri nëntokësore etj
 
Sipas jush,mendoni se  partitë  ne diasporë janë të dëmshme ?
 
Po, t’u them të drejtën përgjegjëse janë pikërisht partitë politike të Kosovës, sepse me politikat e tyre shumë të dëmshme diasporën e kanë bërë pikë e pesë duke formuar  parti politike ne letër  te udhëzuar nga partitë e tyre ne Kosove gjë që neve është duke na kushtuar shumë, gjë që as festat, manifestimet  kulturore as  datat historike nuk mundem t’i  realizojmë së bashku. Me një fjale për interesa të ngushta partiake  e humbin atë primaren  që është për neve këtu ne mërgatën shqiptar.

 Zoti Dibrani pse thoni ne  letër çka dmth  kjo?
 
 Po ne letër sepse ato parti politike nuk janë te regjistruara as kund  në  organet e shtetit Gjerman as ne kurrfarë shteti tjetër, sepse edhe realisht nuk mund të ketë parti me 20 anëtarë,për mendimin tim kjo është një mashtrim, një shantazhim që sa ma shumë ta varsoi  diasporën shqiptare që për fat të mirë është një diaspore nder ma te mrekullueshmet  krahasuar me popujt tjerë. E realisht  këto elemente e kane zbehur deri ne skajshmëri dhe thua sa kanë arritur  edhe me i përça. Ka raste  ne  mërgatën shqiptare qe  për shkaqe të bindjes politike as vëlla me vëlla nuk ka marrëdhënie të mire familjare, p.sh ne kulturë  ka raste qe një  mësues ose mësuese qe i përket një partie politike   janë  ndëshkua fëmija që t'ia  bojkotojnë  ndjekjen e mësimit ne gjuhën shqipe nga prindit me përkatësi tjetër politike.

 Po z. Asllan kur jemi te  shkolla me mësim plotësues, çka mendoni për mbylljen e këtij cikli në shumë republika të Gjermanisë, e atë vetëm për shqiptarët?

Dëgjo sa kam informata,kjo është bërë për të gjithë shtetasit e huaj, por qeveritë e tyre kanë vepruar shpejt, dhe në saje të kësaj  nxënësit e vijojnë mësimin plotësues, e sa i përket për ne fajtorë janë dy qeveritë shqiptare që fare nuk kanë shprehë interes edhe pse di se shumë nga ne kemi kërkuar që të bëhet diçka rreth këtij problemi, nderta jeni edhe ju që keni organizuar tubime me bashkatdhetarët se si t’ia bëjmë, por sa duket ne kemi mbetur si jetim, apo në mëshirën e fatit. Diaspora shfrytëzohet dhe në asnjë mënyrë nuk ndihmohet, injorohet dhe fare nuk respektohet, po si dëshmi të freskët kemi zgjedhjet lokale, ku diaspora plotësisht është injoruar, e mos të flasim për të tjerat.
 
z.Asllan ju e më të drejtë ma rikujtuat pyetjet për zgjedhjet. Po ju si publicist, analist,piktor dhe humanist, çka mendoni për këto zgjidhje?

Shiko zgjedhjet kanë qenë një test i mirë që t’i tregohet botës se shqiptarët janë të kulturuar dhe vërtetë në mënyrë të kulturuar kanë votuar, por thjeshtë për mua si për shumë shqiptarë janë zgjedhjet në nivelin kombëtar, këto zgjedhje do të kenë efektin e vet, por çdo gjë që shkon mirë është në dobi të shqiptarëve.

Sipas jush çka duhet te bëhet ma tutje  për t’i eliminuar këto pasoja,në çfarë mënyre duhet te organizohet mërgata ose diaspora shqiptare për me qenë ma funksionale ne interesin kombëtar?

  Mërgata shqiptare ne Evropë duhet te organizohet  në  rrafshin kombëtar  duke i shuar te gjitha aktivitetet  shterpe pa kurrfarë  vizioni por vetëm sa për kapuça te mëdhenj që tu mbulojnë edhe veshët se paku qe mos ta dëgjojnë zërin e arsyes qe  të shuhen sa ma shpejt sepse gjermanet,austriaket , zvicerane dhe popujt tjerë te Evropës kanë  boll partitë e veta politike  por ju bëjë thirrje përmes kësaj interviste  të gjitha partive politike në  diasporën shqiptare që ti shuajnë  aktivitetet e tyre dhe t'i përvishen  organizimit  te përbashkët në kuadrin e  një Lobi shqiptar në Evropë   ,ku ketë shuarje duhet ta bëjnë me një here me një dekretligj nga  Qeveria e Kosovës por edhe ajo e Shqipërisë me qellim që të intensifikohet bashkëpunimi  në mes  Diasporës Shqiptare  ku do që të jemi  me  afër veti  me shtetin ëme Shqipërinë, Kosovën  e tanishme  dhe trojet tona qe na kane mbetur nën okupimin e Maqedonisë ,Serbisë,Malit te Zi dhe Greqisë që pa drejtësisht  krahina e Çamërisë  ka mbetur nën administrimin   grek!
 
Mendoni se Mërgata Shqiptare do te jetë ma  efikase   sikur te organizohet  ne një Lob  gjithë shqiptare për Evrope?
 
Pa dyshim se  gjithë inatin,energjinë dhe aktivitetin qe e harxhojnë në suaza te ngushta partiake do ta shkarkojnë në koshin dhe bagazhin  e çështjes shqiptare qe do te jemi te bashkuar edhe ne festa , edhe ne manifestime edhe ne  kulture  etj bashkimi e bënë forcën.
 
Po Shqipëria çka mundet me  luajt rol në Bashkimin Kombëtar ?
 
Shqipëria është dhe duhet me qene promotor i  kësaj çështje  sepse Shqipëria duke përforcuar pozicionin  e vet   pran Bashkimit Evropian  dhe faktorit ndërkombëtar ka mundësi edhe me  norma ndërkombëtare qe tu del zot trojeve te veta  duke  e iniciuar edhe një referendum ,ose  Shqipëria  fillimisht me i parapri një çështje te këtillë duhet  që  në një te ardhme  te shkurtër tu njoh dy shtetësinë  të gjithë kosovarëve ,shqiptareve te  Maqedonisë ,te Malit të Zi,  por  edhe ma gjerë që  si element  i pare  Shqipëria duhet me bërë  është kjo se mundet qe para faktorit ndërkombëtar  me i numërua si qytetar te vet   pikërisht me njohjen e dy shtetësisë.
 
Z.Asllani  shpesh here para kamerave  botore i kemi parë punimet tua, sidomos gjatë luftës në Kosovë,siç ishin  tubimet antijugosllave nëpër qytetet e Evropës  por edhe në Rambuje te Frances, sa mendoni se kjo ka pasur një ndikim?
 
Është e vërtet se punimet e mia  ishin me përmasa te mëdha siç ishte  karikatura e Millosheviqit  me parullën:   “Millosheviqi në Hagë”   dhe punime tjera  gjithmonë kanë pasur jehonë  sepse i shin aktuale për kohën  momentin dhe i ndiqnin  kamerat  ma tepër  por i jepeshin një karakter  tubimit   ma të fuqishëm dhe i bindur se kanë pasur efekt të madh, sepse siç dihet arti ka një gjuhë dhe atë gjuhë e njohin tërë artdashësit e botës, por edhe njerëzit e thjesht, sepse arti flet vet dhe në këtë kohë them se ka qenë gjuha më e mirë që e ka treguar realitetin e Kosovës në botën e qytetëruar.

Me kënaqësi  dua ta përfundoj me pyetjen e fundit. Planet tuaja të mëtutjeshme?

Ju përshëndes nga zemra juve dhe lexuesit tuaj, sa i përket  pyetjes së shtruar unë pretendoi ta arriti qëllinin në art dhe në lami tjera që i përmendëm më lartë. Po ajo që e ndiej dhe kame një obligim moral është fushën e arit, që asaj t’i japi edhe një shtytje,   sidomos pikturës  sepse ne një  te ardhme pretendoj  qe ta themeloj Shoqatën e Piktoreve  për Gjermani dhe ma gjere se deri ma tani  i kame  të regjistruar, të them edhe të gatshëm mbi 30 piktore   shqiptar nga Gjermania ,Zvicra,Suedia,Austria,dhe Belgjika qe  pritet ta menaxhoj ketë projekt por edhe ta financoj, sepse nuk do te jetë edhe  i lehte por një e dije se do te jete një kryevepër e imja sepse në ketë projekt kam punuar  afro 15 vite.


(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx