E diele, 04.05.2025, 05:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Ëndërra

E marte, 24.11.2009, 07:53 PM


Halit Bogaj

Tregim

ËNDRRA

Kur u zgjova sot në mëngjes isha disi i relaksuar që kisha qenë në ëndërr me dy të vdekur/Bacin Hamëz dhe babain tim të ndjerë/.Shkova pra në fshat ashtu siç shkoja shpesh për vikende kur ishin ata gjallë dhe më pritën me padurim dhe nderime të mëdha për të më pyetur parasëgjidhash përkitazi me zgjedhjet tona më të reja lokale të cilat u zhvilluan para pak ditësh.Në pyetjen e tyre:Se si i kemi punët ne tokësorët , luaja kokën  me ç’rast e shihnin edhe ata se vërtet kisha diçka për të thënë.Fillova t’u tregoja/ngase ata nuk e dinin sepse vinin nga një botë tjetër/.Iu tregova fill e për pe se si kanë shkuar të gjitha aktivitetet rreth zgjedhjeve, duke u përpjekur që t’i gëlltisja edhe disa çaste të padëshiruara dhe disa papjekuri të shprehura nga ana e kandidatëve për kryetarë komunash.Më iritonte Astrit Salihu i cili kërcente akoma pa bërë hop duke e sulmuar Isa Mustafën pa të drejtë dhe me fjalët fyese dhe denigruese thuajse vetë e kishte bër namin gjer tani, por i mjeri u  dogj keq dhe vërtet mbeti në fund të pusit nga vota e lirë e qytetarit.Gjithashtu më nevrikosnin edhe disa nga LDK-ja dhe dikush që kishte dalur prej saj, të cilët kur e kërkon nevoja nguten për t’i marrë fotot e Ibrahim Rugovës dhe për të treguar se sa fort e kanë dashur presidentin tonë historik me emrin e të cilit është e lidhur një epokë e tërë.. U tregoja dy të vdekurve se, edhepse fushata ishte mjaft e mërzitshme dhe që nuk premtonte asgjë konkrete, prapëseparë kaloi mirë .Gjithashtu edhe zgjedhjet kaluan ashtu siç duhet dhe u vlerësuan shumë lart nga faktori ndërkombëtar i cili, sipas disave’’na ka ndihmuar që të çlirohemi’’.

Duke na lavduar së tepërmi për të gjitha ato që i kishim bërë vetëm 4-5 ditë më parë, duket sa na ranë mësysh të huajt  dhe vëllezërit’’socialistë’’nga Shqipëria të cilët, përmes gojës së Gramos Ruçit, thanë se’’Duhet të na vijë turp nga Kosova e cila me një vit nga pavarësia e saj i kreu si është më mirë zgjedhjet, duke e koritur Shqipërinë qe 100 vjet shtet’’!.Ruçi me këtë donte t’ia hidhte fajin Sali Berishës/demek përse ai nuk i hap kutitë edhe pas shtatë muajsh nga zgjedhjet e atjeshme/?

Duke e parë se u lavdëruan tej mase ‘’mic sokolat’’ tanë nga inatet dhe bajraktarllëqet tona tradicionale u ngutën shpejt për ta shpallur prishjen e Koalicionit në nivel qendror, përkatësisht prishjen e kurorëzmit mes PDK-së dhe LDK-së. Sherret filluan me Isa Mustafën e LDK-së i cili duke e parë epërsinë e tij ndaj kandidatit amator të PDK-së, filloi ta sulmonte edhe qeverinë se kinse ajo nuk paska bërë sa duhet për Prishtinën , përkatësisht për aprovimin e njëfarë Ligjit!Kështu Isa Mustafa filloi t’i frynte zjarrit duke i mxitur ato inatet tona të njohura që na shkaktuan dëme të mëdha gjatë historisë sonë të dhemshme.Në vend që të vazhdonin të vepronin ashtu siç duhej dhe siç u kishte hije deri tani atyre dy partive në koalicion, ato i nxorën dokumentet e tyre të përçarjes të cilat i kishin fshehur nëpër sirtarë, për ta bërë më në fund bërllog, duke shkuar edhe deri atje se do ta prishnin Koalicionin e formuar pas zgjedhjeve të para demokratike në Kosovën e lirë dhe të pavarur pas të cilave ishin bërë bashkë dhe vërtet atëherë u gëzuam të gjithë  për një Unitet të tillë të domosdoshëm ngase Kosova është tepër vogël për të pasur ndarje të tilla regjionale dhe krahinore.Pra atëherë ishim të lumtur që u bashkuan dhe që më në fund e panë edhe ata se nuk shkonte më me zënka të tilla të përçudshme dhe të panevojshme të cilat na mundonin  deri në ditën e bashkimit të tyre i cili paska qenë falsifikat!.

Mëtej vazhdova të flsija dhe të spiegoja se çka ndodhi atë natë kur ‘’hasretxhinjtë’’ kishin dashur ta prishnin Koalicionin.Unë me gruanë time qëndruam zgjuar deri në orët e vona kur televizionet tona i dhanë zjarr një lajmi të tillë dhe shtyheshin njëri me tjetrin se cili më parë po jepte nasihat lajme ! Të gjithë u bëmë pelim në vetëvete duke u dëgjuar përmes telefonave me miq dhe shokë për ta kuptuar se çka ishte duke ngjarë në ato orë të vona?! Më parë gjatë ditës delegatët e Kuvendit gati ishin coptuar njëri me tjetrin dhe për të qenë ironia më e madhe të gjithë ata në mënyrë të paturpshme thirreshin në emër të popullit.Pra kur jemi tek ajo nata e vonë dhe në pritje e sipër/pasiqë vonesa e kumtit të  keq bëhej gjithnjë e më e madhe/na ra ndërmend se dikush ua kishte ngrehur veshin atje ku duhet të shkojnë çdo herë kur gabojnë, e për fat të keq këta gabojnë shpeshherë dhe duhet t’u rrihet gati për çdo ditë, ngase për fytyrë dhe mëshirë që kanë, ata na bëjnë horë vazhdimisht. Si gjithnjë foli ambasadori amerikan dhe ai i Unionit evropian/në këtë rast Piter Fejt/ të cilët u munduan të pështjellin diçka për ta fshehur nasihatllëkun tonë të ndotur dhe të kundërmuar. Shumë shpejt e pamë se Hajredin djali i ndryshoi fjalët, duke thënë se në vend të prishjes po e vazhdojmë prapë koalicinoin dhe duke na gënjyer pa fije turpi se nuk paska qenë askush’’ i përzier’’ dhe ‘’i ndërhyrë’’ në këtë çështje thuase ne nuk i njohim ose po kullosim bar!!!Nga kjo doli prapë se Hajredini duhet ta duajë me zor Lutën  , përkatësisht Hashimi Fatmirin dhe anasjelltas!.Të nesërmen vazhdoi sikur mos të kishte ndodhur asgjë, pa u shkuar mendja fare se nuk guxonin të vepronin në atë mënyrë, por tek ne ndodhë gjithçka dhe duke iu falenderuar asaj që akoma nuk jemi shtet sa e si duhet, duhet t’i durojmë edhe idiotësitë e tilla amatereske dhe të pakripura që i ushtrojnë mbi ne njerëzit inatçorë dhe të papjekur, parasëgjithash, politikisht.

Ne mbetëm të habitur, por gjithashtu u çuditën edhe dy mysafirët e përkohshëm nga bota e përtejme të cilët më thanë se siç po na duket ne e kemi më mirë atje se sa ju këtu. Dhe mos qofshim në lëkurën tuaj.Madje edhe Pavarësinë ua paskan gërditur këta njerëz që po ju qeveriskan!


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx