E diele, 04.05.2025, 05:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: B-ja e madhe e shtypit, pjellë viça të palëpi

E marte, 24.11.2009, 08:11 PM


KALOSH ÇELIKU

B-ja E MADHE E SHTYPIT
 PJELLË VIÇA TË PALËPI

         E di, vështirë do t’i besoni këtij rrëfimi. Edhe unë që vetë e shkruaj mezi i besoj si shkrimtar. Pse, do të më pysni ju mes këtyre rreshtave?! Nuk e di. Vështirë ndonjëherë njeriu i beson realitetit. E do rrenën. Jeta, siç duket e ka fajin. Vetvetiu, na mashtron rrugës, hedh dorë më dorë pasmesnate. Ditën e nesërme na ka dalë gjumi, po shumë vonë në mesditë. Dielli më ka lind mbi Çelvjollcë. Tekefundit, ndoshta edhe jemi mësuar me rrenën. Ose, ku ta dimë ne se, e vërteta është më e mirë se rrena?! Nëse është kështu, atëherë pse e duam rrenën?!
         Thotë: kam qenë në Tiranë, në Panairin e librit. E kam pasur përurimin e librit tim të shekullit. Dhe, për çudi gazetarët e Shqipërisë ishin “arabizaur”. Nuk morën pjesë në përurimin e librit tim, përveçse dy-tre shkrimtarë. E rëndësishme, them unë:  është, mori pjesë Doktorziu, promotori yt si shkrimtar Oborri. Punemadhe, nëse nuk kanë marrë pjesë shkrimtarët e Shqipërisë. Pse brengosesh ti aq shumë si “shkrimtar i madh” për këtë punë, apo të vret ndërgjegja se, je apo nuk je shkrimtar i madh. Edhe kjo nuk prish punë, kritiku më i “madh” mbarëshqiptar, DoktorZiu ka thënë se, ti je shkrimtar i madh. Dhe, Mëmëdheu, Shqipëria sipas “kritikut” ka vetëm një shkrimtar: Patriotin Melez. Edhe ne, sipas fjalëve të tij që i thotë nëpër përurime, i shkruan në gazeta dhe libra, të besojmë se je “shkrimtar i madh”. Punë tjetër është ajo, se ai shkruan kritika të porositura për librat e tu sakatë, e ti shkruan libra teknefes për të se, si “ecën njeriu patriot në jetë”.
         Vetëm, një gjë nuk ju falet: rreni. Edhe ti si shkrimtar, edhe ai si kritik letrar. E kuptoj rrenën e shkrimtarit në letërsi për të shkruar ndonjë libër. Fantazinë e bujshme për t’i zbukuruar personazhet mes atyre faqeve. Hajmalinë e Hoxhës për qafe. Thirrjet, drejtuar Zotit në minare. Po, kurrësesi nuk mundem ta kuptoj rrenën e kritikut latrar, publicistit, kështu siç ke dëshirë ta heqish veten ti nëpër udhëpërshkrimet e tua teknefese nëpër Shqipëri. Lexuesi, ndoshta edhe mund të të besoj si gazetar melez, që nuk e njeh mirë Shqipërinë. Vetëm, unë jo si shkrimtar. Shkaku: mos e teproj mes këtyre rreshtave, unë jam në Shqipëri gati për çdo muaj nëpër manifestime të ndryshme kulturore. Nuk është ashtu siç e përshkruan ti Shqipërinë, rrugët plot gropa. Fatkeqsisht për ty, vitet e fundit rrugët i kanë edhe më të mira se ne, në IRJ të Maqedonisë. Pse e bën ti këtë trumbetim tellalli, është punë e jotja si shkrimtar i Obrorrit. E dimë historinë tënde “patriotike”, prandaj së paku mos pjellë viça të palëpi! Edhe, nëse je i paguar një torbë taxhi, përsëri edhe kjo është punë e jotja si rrogëtar besnik i punëdhënësit në Vetëshërbimin e “vëllazërim-bashkimit”.
       Punemadhe. Paska qenë alamet shkrimtari në Shqipëri! Edhe atë, në Panairin e librit: Tirana 2009. Dhe, e ka bërë përurimin e librit të tij një shtëpi botuese me renome neokomuniste. Fotografinë tënde të bukur, në përmasa të mëdha e ka vënë në ballë. Pavetëdije, e ka fshehur librin tënd të “gjeniut” mes librave tjerë kokë më kokë. E kush është kyfarë alamet shkrimtari, për të cilin nuk kemi dëgjuar ne, pyet lexuesi shqiptar?! Askushi. Përgjigjem, unë autori i këtij shkrimi. Shkrimtari, që deri dje nuk e dinte edhe gjuhën shqipe. Tashti ka filluar ta flas e shkruaj me çalime, po jo aq sa edhe të shkruaj libra të arrirë artistikisht. Shkaku: se, gjuha është arma kryesore e shkrimtarit. Hidhni një sy gjuhës së tij plot arna, sintaksës së tij gjoja në gjuhën shqipe. Nuk e kuptoni, ë?! Ose, u janë çërruar sytë, u janë shurdhuar veshët.
       E shkruan se ke takur rrugës tek udhëkryqi, edhe një lypës pa një këmbë. Përsëri vështirë e kam të të besoj si shkrimtar, që në Shqipëri jam gati çdo muaj. Fatmirësisht, vitet e fundi në Shqipëri nuk shoh edhe lypës. Pse nuk shkruan ti për lypësit  e Shkupit, te Ura e Gurit, që përditë u vënë pusi kalimatrëve si “lypësa” e ua zbrazin xhepat si hajna?! Ky është problem i yti si publicist, që gati për çdo ditë kalon te Ura e Gurit, matanë Vardarit, e një herë në vit, edhe atë në Panir të librit shkon në Tiranë. Ë? Përmëkeq, edhe atë, si mysliman “ehamdurila” që i falë të pesë vaktet në xhami para këmbëve të Hoxhës?! Nuk të duket pak e çuditshme?! Qesharake?!
       Prandaj, zoti shkrimtar i KritikZiut, përpara se ta pastrosh oborrin e kojshisë, pastroje oborrin tënd nga bërlloku... Nuk e them këtë unë, e thotë: Populli...


(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx