Kulturë
Dibran Demaku: Vlorës dhe Flamurit
E premte, 27.11.2009, 07:31 PM

VLORËS DHE FLAMURIT
(Ditës së pavarësisë)
Në ty edhe Plaku mjekërrbardhë ishte dashuruar
dhe që nga larg të kujtonte shpesh
në netët e gjata të kishte ëndërruar
diçka të ëmbël nga zemra të pëshpëriste në vesh.
Të dua Vlora ime dhe tek ti do të dal
dhe kënga ime per ty do të jetë krenare
se ti më je më e bukura lule në fushë e në mal
tek më shfaqesh në ëndërr si një vashë shqiptare.
Do të vijë tek ti dhe do të ngris flamurin
kombi do gëzojë në liri në shekujt që do vijnë
në kalanë e ardhmërisë do të vendos gurin
në krojet e atdheut të vegjëlit ujë të pijnë.
Boletini me trimat donin të të shihnin nuse
nga malet e Kosovës morën rrugën e gjatë
në pritë të armikut ranë tek do puse
në dasmën tënde u vonuan një ditë e një natë.
Dhe erdhi Boletini me shumë trima të tjerë
për të mbrojtur ty-mbrojtur dhe flamurin
e ti i hape hape-krah një derë
tek nisje rritën drejt dritës ti Kala e gurit.
Kur emri yt të përmendej na ishte ndaluar
nuk vinim tek ti dhe nuk të shihnim dot
vajzat tona me emrin tënd i kemi pagëzuar
me një ëndërr në sy për jetë e mot.
Asnjë qytet i botës sa ti nuk është pagëzuar
asnjë qytet sa ti nuk ka bërë emër
kur stuhitë e kohërave të donin të harruar
ti kishe bërë vend në gjak e në zemër.

në ditën e festës i zbukuronim me kordele të kuqe
që ngjyra e flamurit të zinte vend
flokët e tyre Shqiponjë-kordelja fushë e kuqe.
Kur shkonim të uronim festën në dhoma miqësh
qilimat e shtruar të qëndisur kuq e zi
kur ngrinim kupat e hanim kokrra fiqësh
mendja dhe zemra na pushonte tek ti.
Vlorë dhe flamur-flamur dhe Vlorë
bashkë do rrugëtoni nëpër histori
zemër-lidhur gjithmonë lule dhe kurorë
nëpër stinë e mote-në dritë në liri...
Komentoni
Artikuj te tjere
Jusuf Zenunaj: Për Ditën e Pavarësisë
Kalosh Çeliku: Doktorziu me vulë në ballë
Tahir Bezhani: Poezi në kufinjë të rebelimit real
Pierre-Pandeli Simsia: "Të ecësh vetikalisht nëpër oqean!"
Bilall Maliqi: Këngë që shpalosin realitetin kohor
Luan Çipi: Mos e dëgjo gruan
Ilir Muharremi: Artisti i së kuqes, bardhës kaltërtës...
Këze Kozeta Zylo: Requiem për profesor Bedri Deden
Kalosh Çeliku: B-ja e madhe e shtypit, pjellë viça të palëpi
Uran Krasniqi: Ardhja "e përnjëmendtë" e Hasan Prishtinës
Mazllum Saneja: Poezja moderne polake - Jan Michal Stuchly
Halit Bogaj: Ëndërra
Pëllumb Xhufi: Milan Shuflaj, si e shpëtoi historinë shqiptare
Xhenc Bezhi: Sfilatë
Sejdi Berisha: Poezia si zë i arsyes dhe fjalë amaneti
Qerim Zogaj: Në mes nesh
Remzi Salihu: Kultura në tabut (arkivol) të vlerave të ngushta partiake
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (V)
Mendime për poezinë e Jeton Kelmendit
Demir Krasniqi: Tri këngë për Heroin e Kombit Agim Ramadani