E hene, 29.04.2024, 07:45 PM (GMT+1)

Kulturë

LDD - Suedi: Telegram ngushëllimi për familjen Çekaj

E shtune, 28.11.2009, 07:10 PM


LIDHJA DEMOKRATIKE E DARDANISË
DEGA NË SUEDI

2009-11-25

Stockholm/Suedi

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara Familje Çekaj,

Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta e Nënës Nushe të Heroit Kombëtar të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Sali Çekaj, dhe  ndjehemi të pikëlluar dhe në këto raste e  ndajmë dhimbjen me Ju.

Nëna të tilla siq ishte Nëna Nushë, i tejkalon përmasat e e një nëne të familjes së ngushtë, dhe merrë përmasat  e një Nëne kombëtare, Nënë e të gjithë neve.

Në historinë më të re të Kosovës Nëna juaj dhe nënat shqiptare në përgjëthësi do të mbeten në kujtesen tonë të pa harruar dhe do të zënë vend në historinë më të re të Kosovës që gjithë jetën punuan për rritjen dhe shkollimin tonë e që më vonë ne e  shfrytëzuam si dituri drejtë pavarësisë së Kosovës. Na linden, na rritën, na  dhanë zemër, forcë, kurajo që të punojmë për Atëdhe dhe Pavarësi, që me ndihmën e Zotit dhe miqëve tanë me në krye SHBA-në, Kosova shumë shpejtë do të integrohet në NATO dhe BE.

Duke qenë shpirtërisht me Ju në këto momente pikëllimi dhe dhembje, më lejoni që në emrin tim personal si dhe në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Dardanisë për Suedi, t’ju përcjellë ngushëllimet më të sinçerta për vdekjen e Nënës Nushë.

I çoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë Nënës Nushë.
Zoti e bekoftë  shpirtin e saj, lavdi qoft vepra e saj për lindjen dhe rriten e Heroit të Kombit, Komandant Sali Çekaj.

Hysen Ibrahimi, kryetar i Degës së LDD-së për Suedi.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora