LDD - Suedi: Telegram ngushëllimi për familjen Çekaj
| E shtune, 28.11.2009, 07:10 PM |
LIDHJA DEMOKRATIKE E DARDANISËDEGA NË SUEDI2009-11-25Stockholm/SuediTELEGRAM NGUSHËLLIMIE nderuara Familje Çekaj,Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta e Nënës Nushe të Heroit Kombëtar të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Sali Çekaj, dhe ndjehemi të pikëlluar dhe në këto raste e ndajmë dhimbjen me Ju.Nëna të tilla siq ishte Nëna Nushë, i tejkalon përmasat e e një nëne të familjes së ngushtë, dhe merrë përmasat e një Nëne kombëtare, Nënë e të gjithë neve.Në historinë më të re të Kosovës Nëna juaj dhe nënat shqiptare në përgjëthësi do të mbeten në kujtesen tonë të pa harruar dhe do të zënë vend në historinë më të re të Kosovës që gjithë jetën punuan për rritjen dhe shkollimin tonë e që më vonë ne e shfrytëzuam si dituri drejtë pavarësisë së Kosovës. Na linden, na rritën, na dhanë zemër, forcë, kurajo që të punojmë për Atëdhe dhe Pavarësi, që me ndihmën e Zotit dhe miqëve tanë me në krye SHBA-në, Kosova shumë shpejtë do të integrohet në NATO dhe BE.Duke qenë shpirtërisht me Ju në këto momente pikëllimi dhe dhembje, më lejoni që në emrin tim personal si dhe në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Dardanisë për Suedi, t’ju përcjellë ngushëllimet më të sinçerta për vdekjen e Nënës Nushë.I çoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë Nënës Nushë.Zoti e bekoftë shpirtin e saj, lavdi qoft vepra e saj për lindjen dhe rriten e Heroit të Kombit, Komandant Sali Çekaj.Hysen Ibrahimi, kryetar i Degës së LDD-së për Suedi.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.