E hene, 29.04.2024, 09:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Profeti Muhamet

E shtune, 28.11.2009, 07:24 PM


“PROFETI MUHAMET”/Mesenger of God/1976/, film amerikan,në regjinë e kineastit të shquar arab-Mustafa Akad, me aktorët:Entoni Kuin, Irena Papas, Majkëll Ansara dhe Xhoni Seka në rolet kryesore.

 

Nga Halit Bogaj


Me rastin e festave të Bajramit, si random që ndodhë në televizionet tona,u  shfaq  filmi”Profeti Muhamed”, i cili  është njëra ndër kryeveprat më të fuqishme të kinematografisë amerikane dhe ndër filmat më të  njohur spektakular.I  realizuar  për mrekulli, në saje  të përvojës  së madhe amerikane për filma të tillë historik, edhe “Profeti Muhamet”ka mbetur njëra ndër arritjet më të   suksesshme të kinematografisë, ashtu sikurse edhe disa filma të tjerë të ngjashëm si:Dhjetë urdhërat”, ”Quo Vadis”Ben Hur, ”Sidi”,”Rënia e Perandorisë romake”, Profeti Abraham”,”Rrëfimi më i madh që është thënë ndonjëherë”dhe disa versione kushtuar Jezu Krishtit.Filmi në fjalë, ka ngjashmëri të madhe edhe me “Dhjetë urdhërat”e regjisorit Sesil B.De Mill,në të cilin rolin e Mojsiut e luante kolosi filmor Çarllton Heston.Në filmin e përmendur,  regjisori nuk donte që të shihej fytyra e Profetit musliman, por ajo dukej se ishte gjithkund e pranishme përmes shtegëtimeve të tij në viset arabe ku duhej të shkonte për t`i bindur njerëzit në besimin monoteist.Ajo rrugë e tij e gjatë dhe shumë e suksesshme jepte rezultate kolosale, por ishte edhe mjaft e përgjakshme,ngase ata që nuk donin ta pranonin fenë e re-kundërshtonin me armë, të cilëve duhej t`u  rezistonte Hamza/Entoni  Kuin/,xhaxhai i Profetit të  madh.Derisa populli besonte në qindra idhuj statik, ‘’i dërguari’’ dëshironte që besimi islam të merrte përmasa të jashtëzakonshme,çfarë ndodhi me të vërtetë,duke hyrë në zemrat e miliona njerëzve nga mbarë bota,e sidomos atje ku ishte mbjellur së pari fara e atij besimi..Profeti përballej me kundërshtime të mëdha,posaçërisht nga disa të pasur dhe tregëtarë të ndryshëm të cilëve u printe Abu Safjani/Majkëll Ansara /me gruanë e tij të  pashpirtë-Hindu/Irena Papas/, e cila ishte e pamëshirshme ndaj rivalëve të saj, siç  ndodhë rasti me Hamzën ,me vrasjen e të cilit nuk ngopet, por edhe ia nxjerr zemrën . Të tillë ishin njerëzit që besonin në shumë zotra dhe nuk mund ta merrnin me mend bindjen e tyre ndaj  Profetit të  ri i cili  fitonte besim të madh tek të gjitha shtresat njerëzore,duke predikuar mësimet e Kuranit të shenjtë të cilat ishin bindëse për çdo njeri besimtar,duke hyrë aty më vonë edhe kundërshtarët më të përbetuar të Profetit dhe personazhi të cilin e interpretonte aktori i shquar-Majkëll Ansara,i cili e kishte parë  se Profeti nuk luftonte për asgjë personale.Në fillim,kundërshtarët e tij të shumtë mendonin se ai ishte vetëm një mashtrues  që tent- onte t`ua turbullonte ujin dhe t`ua mposhtte”zotrat e tyre”, përkatësisht objektet në të cilat besonin  ,çka nuk ishte fare i vërtetë një mendim i tillë .Gjithçka fillon me përhapjen e fjalëve të njejta të Profetit, përmes          besimtarëve të tij më të afërt dhe na duket se ishin mjaft analoge me ato të  12 apostujve  e Krishtit që i kishin përvetësuar pa hezitim mësimet e tij të famshme.Hamza,një luftëtar i rryer,i denjë dhe i vendosur kundër atyre që me armë i kundërshtonin fjalët dhe veprat e Profetit,lufton deri në fund të jetës kundër së keqes, për t`i përmbushur obligimet e larta dhe humane gjithëpopullore.Dhe si mos të  luftonte Hamza ndaj njerëzve të tillë,të pa fe dhe të  prirur të shkelnin dinjitetin njerëzor në çdo mënyrë,madje duke mbajtur  edhe robër në pallatet e tyre të fildishta.Hamza bëhet një martrir kolosal i një çështjeje të ndritur dhe i një kohe të re kur nuk do të kishte dallime shoqërore mes njerëzve,por të gjithë do të ishin të barabartë para Zotit.Hamza,të cilin e interpreton në mënyrë maestrale- Entoni Kuin, skalitet si njëri ndër personazhet më të pavdekshme ,i cili e bartë edhe barrën kryesore të filmit.Entoni Kuin ,si një aktor veteran  për role të tilla të fuqishme, poliedrike dhe historike,na la mbresa të posaçme si gjithmonë,ashtu siç e kemi parë edhe në filmat spektakularë dhe heroikë:”Atila, kamxhiku  i Zotit”/në rolin e Atilës-mbret i hunëve/, ”Lorensi nga Arabia”/në rolin e e një luftëtari autoritativ/, ”Marko Pollo”/Kubllaj Kani kinez/, ”Topat e Nava-ronës”/një luftëtar antinazist/ dhe”Luani i shkretëtirës”/heroi legjendar libias – Omar Myftari/. Siç shihet nga filmi  në fjalë, edhe Hamza i tij ishte i po atij formati, ashtu siç ishin edhe rolet më lart të theksuara, por edhe personazhet e tjera si:Kuazimodo nga /Kumbonari i Katedralës së Parisit/,Pol Gogeni/Etja për jetë/,Greku Zorba nga filmi  homonim, Onazisi ,nga filmi/Magnati i madh/dhe shumë karaktere të tjera të fuqishme që Entoni Kuin i realizoi gjatë karierës së tij të ndritshme filmore gati në 150 filma.Se çfarë rëndësie kishte filmi”Profeti Muhamed”tregon edhe fakti se ai ishte i pari  dhe i fundit kushtuar Profetit musliman i cili arriti ta kthente besimin njerëzor në një Zot të vetëm,ndërsa   për profetët  e besimeve të tjera fetare,  u realizuan dhjetra versione të ndryshme monumentale.Në fund duhet theksuar se edhe ky film ka mbetur ndër të arriturat më të ndritshme kinematografike që i ka shikuar ndonjëherë njerëzimi,duke përjetuar edhe sukses të madh.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora