| E shtune, 28.11.2009, 07:24 PM |
“PROFETI MUHAMET”/Mesenger
of God/1976/, film amerikan,në regjinë e kineastit të shquar arab-Mustafa
Akad, me aktorët:Entoni Kuin, Irena Papas, Majkëll Ansara dhe Xhoni Seka në
rolet kryesore.
Nga Halit Bogaj
Me rastin e festave të Bajramit, si random që ndodhë në
televizionet tona,u shfaq filmi”Profeti Muhamed”, i cili
është njëra ndër kryeveprat më të fuqishme të kinematografisë amerikane dhe
ndër filmat më të njohur spektakular.I realizuar për mrekulli,
në saje të përvojës së madhe amerikane për filma të tillë historik,
edhe “Profeti Muhamet”ka mbetur njëra ndër arritjet më të suksesshme
të kinematografisë, ashtu sikurse edhe disa filma të tjerë të ngjashëm si:Dhjetë
urdhërat”, ”Quo Vadis”Ben Hur”, ”Sidi”,”Rënia e Perandorisë
romake”, Profeti Abraham”,”Rrëfimi më i madh që është thënë ndonjëherë”dhe
disa versione kushtuar Jezu Krishtit.Filmi në fjalë, ka ngjashmëri të madhe
edhe me “Dhjetë urdhërat”e regjisorit Sesil B.De Mill,në të cilin rolin
e Mojsiut e luante kolosi filmor Çarllton Heston.Në filmin e përmendur, regjisori
nuk donte që të shihej fytyra e Profetit musliman, por ajo dukej se ishte
gjithkund e pranishme përmes shtegëtimeve të tij në viset arabe ku duhej të
shkonte për t`i bindur njerëzit në besimin monoteist.Ajo rrugë e tij e gjatë
dhe shumë e suksesshme jepte rezultate kolosale, por ishte edhe mjaft e
përgjakshme,ngase ata që nuk donin ta pranonin fenë e re-kundërshtonin me armë,
të cilëve duhej t`u rezistonte Hamza/Entoni Kuin/,xhaxhai i
Profetit të madh.Derisa populli besonte në qindra idhuj statik, ‘’i
dërguari’’ dëshironte që besimi islam të merrte përmasa të
jashtëzakonshme,çfarë ndodhi me të vërtetë,duke hyrë në zemrat e miliona
njerëzve nga mbarë bota,e sidomos atje ku ishte mbjellur së pari fara e atij
besimi..Profeti përballej me kundërshtime të mëdha,posaçërisht nga disa të
pasur dhe tregëtarë të ndryshëm të cilëve u printe Abu Safjani/Majkëll
Ansara /me gruanë e tij të pashpirtë-Hindu/Irena Papas/, e
cila ishte e pamëshirshme ndaj rivalëve të saj, siç ndodhë rasti me
Hamzën ,me vrasjen e të cilit nuk ngopet, por edhe ia nxjerr zemrën . Të tillë
ishin njerëzit që besonin në shumë zotra dhe nuk mund ta merrnin me mend
bindjen e tyre ndaj Profetit të ri i cili fitonte besim të
madh tek të gjitha shtresat njerëzore,duke predikuar mësimet e Kuranit të
shenjtë të cilat ishin bindëse për çdo njeri besimtar,duke hyrë aty më vonë
edhe kundërshtarët më të përbetuar të Profetit dhe personazhi të cilin e
interpretonte aktori i shquar-Majkëll Ansara,i cili e kishte parë se
Profeti nuk luftonte për asgjë personale.Në fillim,kundërshtarët e tij të
shumtë mendonin se ai ishte vetëm një mashtrues që tent- onte t`ua
turbullonte ujin dhe t`ua mposhtte”zotrat e tyre”, përkatësisht objektet
në të cilat besonin ,çka nuk ishte fare i vërtetë një mendim i tillë
.Gjithçka fillon me përhapjen e fjalëve të njejta të Profetit, përmes
besimtarëve të tij më të afërt dhe na duket se ishin mjaft analoge me ato të
12 apostujve e Krishtit që i kishin përvetësuar pa hezitim mësimet e tij
të famshme.Hamza,një luftëtar i rryer,i denjë dhe i vendosur kundër atyre që me
armë i kundërshtonin fjalët dhe veprat e Profetit,lufton deri në fund të jetës
kundër së keqes, për t`i përmbushur obligimet e larta dhe humane
gjithëpopullore.Dhe si mos të luftonte Hamza ndaj njerëzve të tillë,të pa
fe dhe të prirur të shkelnin dinjitetin njerëzor në çdo mënyrë,madje duke
mbajtur edhe robër në pallatet e tyre të fildishta.Hamza bëhet një
martrir kolosal i një çështjeje të ndritur dhe i një kohe të re kur nuk do të
kishte dallime shoqërore mes njerëzve,por të gjithë do të ishin të barabartë
para Zotit.Hamza,të cilin e interpreton në mënyrë maestrale- Entoni Kuin,
skalitet si njëri ndër personazhet më të pavdekshme ,i cili e bartë edhe barrën
kryesore të filmit.Entoni Kuin ,si një aktor veteran për role të tilla të
fuqishme, poliedrike dhe historike,na la mbresa të posaçme si gjithmonë,ashtu
siç e kemi parë edhe në filmat spektakularë dhe heroikë:”Atila, kamxhiku
i Zotit”/në rolin e Atilës-mbret i hunëve/, ”Lorensi nga Arabia”/në
rolin e e një luftëtari autoritativ/, ”Marko Pollo”/Kubllaj Kani kinez/,
”Topat e Nava-ronës”/një luftëtar antinazist/ dhe”Luani i
shkretëtirës”/heroi legjendar libias – Omar Myftari/. Siç shihet nga filmi
në fjalë, edhe Hamza i tij ishte i po atij formati, ashtu siç ishin edhe rolet
më lart të theksuara, por edhe personazhet e tjera si:Kuazimodo nga /Kumbonari
i Katedralës së Parisit/,Pol Gogeni/Etja për jetë/,Greku
Zorba nga filmi homonim, Onazisi ,nga filmi/Magnati i madh/dhe
shumë karaktere të tjera të fuqishme që Entoni Kuin i realizoi gjatë karierës
së tij të ndritshme filmore gati në 150 filma.Se çfarë rëndësie kishte filmi”Profeti
Muhamed”tregon edhe fakti se ai ishte i pari dhe i fundit kushtuar Profetit
musliman i cili arriti ta kthente besimin njerëzor në një Zot të
vetëm,ndërsa për profetët e besimeve të tjera fetare, u
realizuan dhjetra versione të ndryshme monumentale.Në fund duhet theksuar se
edhe ky film ka mbetur ndër të arriturat më të ndritshme kinematografike që i
ka shikuar ndonjëherë njerëzimi,duke përjetuar edhe sukses të madh.