Kulturë
Përparim Hysi: Jam si zog i pranverës
E shtune, 28.11.2009, 07:25 PM

(poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Puthja e parë
Shkrepje rrufeje mes malesh
Dridhje e tokës,si tërmet!
E tillë më je,moj mbresë që s'më ndahesh
Sado që tani jam në moshë ë tretë.
Më e ëmbël ishe se mjalti
Sheqeri:asgjë para saj
Në mbresa erdhi dhe më kapi,
Ta harroj atë,s'e kam kollaj...
14 nëntor 2006
2."Pafajësia"
Sipas nudos së A...
"Pafajësia" lakuriqe,seç ka dalë e vështron detin
Unë pa si e pa qyshe,gati të japë selametin
Qe si valë,shkundur nga shkuma,a më shumë më qe si valëz
Ku më çoi,o miq,mua puna?Do më dalë ndonjë avazëz?!
Se më mbetën sytë mbi të,edhe goja keq m'u lidh
I nemitur,mbeçë pa zë;me të kokolizur pisk
Psik,or pisk,u kokoliza;jap e jap e s'zgjidhem dot
Mirë që erdhë,batica,dhe me të u "mbyta" tok.
15 nëntor 2006
3.Jam tjetërsuar
Jam tjetërsuar,e dashur!Jam tjetërsuar
Kam humbur,pothuaj,i tëri:jam "zvogëluar"
S'jam më ai,i pari,kur bubullija me zërin kambanë
Tani po e kuptoj:sa i vjetër,aq dhe"i vogël" jam.
Jam krejt i pavlerë siç është dhe një rrobë e vjetër
Që e flakin tej,ashtu si një copë letër.
Askush më nuk më njeh(zëre se nuk egzistoj?!)
Dhe sa nuk bëj olele!NGa e keqja gjuhën kafshoj.
Seç ka një tresëllëk në këtë jetën time
Halleve s'u jap jarallëk dhe po shkoqem si thërrrrime
Do shkoqem me domosdo,se nuk jam në vëndin tim
Ç'më bëre?Ç'më bëre,moj kohë?I keq je,o mërgim!
30 nëntor 2006
4.Ti
Ti je si një trëndafil i çelur në maj
Që flegrat e hundës m'i mbush me aromë
Dhe thonë për mua që paskam faj
Se mëndja pas teje më kapton
Ndonjëherë je si lule "mos më prek"
Që veç për vete e ka lulëzimin
Nuk di,nuk di pse të të puth m'u tek
Aq e ke harbuar Përparimin!!!
Pas puthjes,tek ti shoh një ndryshim
Sikur trëndafili ka harrlisur
E di,e di mirë,o shpirti im
Ç' ndodh me lulen e"vaditur..."
15 nëntor 2007
5.Jam si zogu i pranverës
Jam si zogu i pranverës
Që në këtë stinë këndon me qejf
E kini parë që hera-herës
Në vargje jam si djalë levend?!
Në ndodh kështu,ka një shkak
Se pranverë kam unë në shpirt
Sado që tash unë jam plak
I ri kam mbetur dhe pikë.
I ri kam mbetur në shpirt
Pleqërinë aspak nuk e njoh
Se në shpirt kam veç muzikë
Muzikë dashurie është kjo.
E shihni?Kam harruar moshën
Në vargje a s'këndoj si djalosh?
Të gjithë ata që më njohën
Më thonë:-Ke mbetur riosh!
Më këndell kjo thënie e tyre
Sado që kundërshtoj me politesë
Peng jam veç i dashurive
Dashuroj deri sa të vdes.
Dhe s'jam as i pari,as i fundit
Që dashuroj tërë jetës
Ç'më gjeti,ç'më gjeti,të paudhit?
Mbeta si zogu i pranverës.
11 nëntor 2007
6.Kam qenë si kalë i hazdisur
Kam qenë si kalë i hazdisur
Që frerin me dhëmbë ha,ngacmuar nga tagjia
Dhe unë kam qenë çapkën i krisur
Se më ndizte keqas dashuria.
Këtë kohë e kujtoj tani me nostalgji
Dhe ja tek mbytem nga mallëngjimi
E,pleqëri!E shkreta,pleqëri!
Dhe fryn e shfryn Përparimi.
S'do mënd që fryn e shfryn
Se qe një kohë aq e shtrenjtë
Më sillni përsëri ju dashurinë
Se ika fare:më lanë mëndtë.
Se çastet e bukura më vijnë parasysh
Sikur ja tek më bëjnë karshillëk!
Kapem vegimesh prej nostalgjisë
Dhe bërtas:-Pleqëri!Plaç në vënd!...
23 nëntor 2007
7.Vjen një mike
Vjen një mike dhe më heq,
Seç më heq një korë nga plaga
Ku më gjeti mua,për dreq,
Tash që jam me flokë të bardha.
Tash që jam me flokë të bardha
Seç më çon në moteshkuar
E si mos më dhëmb mua plaga?
A nuk dhëmb kur i heq guall?!
Domosdo plaga do dhëmbi
Sepse dhëmb një plagë e vjetër
Porse mikja mua më çmëndi
Se më hap"tefterë" të vjetër.
Se më hap "tefterë" të vjetër
Ku di mirë se çfarë "lexoj?!"
Tash vërtet që plaga e vjetër
Zu të rrjedhë e të pikojë.
RRjedhë pikë-pikë e ritmikisht
Aq pikon sa më prish gjumin
Ishareti dashurisht
Më këndell mua,të paudhin.
23 nëntor 2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Blerim Rrecaj: Fletëditar pa zarar
Halit Bogaj: Profeti Muhamet
Poezi nga Halit Bogaj
Fazile Buliqi - Januzi: Vargje dhëmbje e mallë
LDD - Suedi: Telegram ngushëllimi për familjen Çekaj
Sh.A.I.B.K: Gëzuar Bajramin dhe 28 Nëntorin
Dhurata Hamzai: Dita e Flamurit pa kufi, 500 artistë drejt Tuzit
At Pjetër Mëshkalla: 28 Nandor
Halit Bogaj: Nëntori i dytë
Dibran Demaku: Vlorës dhe Flamurit
Jusuf Zenunaj: Për Ditën e Pavarësisë
Kalosh Çeliku: Doktorziu me vulë në ballë
Tahir Bezhani: Poezi në kufinjë të rebelimit real
Pierre-Pandeli Simsia: "Të ecësh vetikalisht nëpër oqean!"
Bilall Maliqi: Këngë që shpalosin realitetin kohor
Luan Çipi: Mos e dëgjo gruan
Ilir Muharremi: Artisti i së kuqes, bardhës kaltërtës...
Këze Kozeta Zylo: Requiem për profesor Bedri Deden
Kalosh Çeliku: B-ja e madhe e shtypit, pjellë viça të palëpi
Uran Krasniqi: Ardhja "e përnjëmendtë" e Hasan Prishtinës