E shtune, 27.04.2024, 08:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: ''Doktor Zhivago'' dhe ''Fluturimi mbi folenë e qyqes''

E enjte, 03.12.2009, 08:25 PM


“DOKTOR ZHIVAGO”/1965/  

Laureat i 5 çmimeve oskarë

Nga Halit Bogaj

Edhe këtë film e realizoi regjisori i famshëm Dejvid Lin, me aktorët Xhuli Kristi dhe Omar Sharif në rolet kreyesore. Si edhe veprat e tjera të gjeniut Dejvid Lin, edhe ky film i fitoi 5 çmime oskarë.

”Doktor Zhivago’ është një dramë – romancë dhe një film luftarak, ngjarja e të cilit zhvillohet në periudhën kohore të viteve 1905-1921.Ajo ishte periudha më e vështirë e Rusisë nëpër të  cilën kishte kaluar populli i saj, ku bëjnë pjesë edhe personazhet e shumta të filmit.

Në ato vite në Perandorinë  e shkatërruar ruse ndodhin ngjarje të ndryshme ku bëjnë pjesë edhe ato nga e ashtuquajtura”E diela e përgjakur’ e vitit 1905.Është koha kur fillon lufta e sovjetikëve të rinj kundër carit rus Nikollaji i dytë dhe vazhdimësia e Revolucionit  të madh të Tetorit që filloi t’i rrënonte të gjitha themelet e Rusisë cariste. Pastaj i kemi vitet e luftës së Parë botërore dhe Luftën civile ruse, ku komunistët nuk lënë asnjë të zezë pa bërë ndaj pronarëve të pronave private të cilat ua konfiskojnë të pasurve.

Doktor Zhivago është martuar me Tonjën/Gjeraldina Çaplin/ e cila ushqen dashuri të madhe ndaj bashkëshortit të saj, por ai nuk mund t’i përballojë bukurisë së rrallë të Lara Antipovës me të cilën fillon një lidhje serioze.Doktor Zhivago shkruan edhe poezi të fuqishme për Larën, duke dalur në shesh edhe elementet biografike të shkrimtarit Boris Pasternak.

Lara ishte e varur nga Komrovski që kishte lidhje të forta me pushtetin e vendit, çka nuk mund të thuhej për Jurij Zhivagon i cili nuk mund të pajtohej në’ asnjë mënyrë me metodat e vrazhda të pushtetit komunisto-stalinist.Si protagonist i hekurtë i atij pushteti bëhet edhe shoku i Larës nga rinia me të cilin martohet ajo.

Larën nuk e lente të qetë Komarovski/Rod Stajger/

________________


FLUTURIMI MBI FOLENË E QYQES/1975/
 
/Laureat i 5 çmimeve oskarë/

Nga Halit Bogaj

Personazhi kryesor /Mek Marfi/Është një kriminel i vogël i cili i nënshtrohet një dënimi të shkurtër për shkak të marrëdhnieve  seksuale  me një vajzë të mitur duke e transferuar në një klinikë psikiatrike për shkak të sjelljes së tij idiotike.

Raportin në atë spital psikiatrik e udhëheq një femër e qetë por tepër e ashpër në qëndrimet e saj të  çelnikosura.Ajo është  motra Reçid(Luiza Flejçer) e cila i frikëson pacientët e saj të cilët janë caktuar aty sipas ‘’zgjidhjes së tyre’’

Mek Marfi në fillim ka konsideratë   shumë të vogël ndaj pacientëve të tjerë, kurse prirja e tij antiautoritare paraqitet kundër motrës medicinale Reçid. Raporti në mes tyre shëndrrohet në një betejë kundërshtarësh.

Në të njejtën kohë Mek Marfi krijon raporte miqësore me pacientët  e tjerë, posaçërisht me dy prej tyre/me Bil Bibitin/dhe shefin Indian/Bromden/.

Motra Retçed e mundonte sidomos Bil Bibitin i cili belbëzonte dhe frikësohej përsëtepërmi sa që dridhej kur ishte para saj.

Sa i përkiste’’Shefit indian’’, i cili nuk  fliste fare dhe mendohej se ishte shurdhmemec, të tjerët kishin  filluar ta injoronin, përveç, si u tha edhe më lart, Mek Marfit. Ai e donte Bilin sikur vëllaun e vetë prandaj edhe dëshironte ta mësonte si  të argëtohej, derisa indiani bëhet përkrahësi më i madh i Mek Marfit, duke luftuar kundër autoriteteve spitalore në mënyrë të njejtë.

Pas disa rasteve të zbuluara, Mek Marfi e heton se Indiani, jo vetëm  që nuk ishte shurdhmemec, por ishte edhe luftëtar i madh kundër autoriteteve arbitrore të spitalit.Mek Marfi e bënte një plan që të ikte nga spitali së bashku me indianin.Mek Marfi arrin ta vjedh një autobus me pacientë dhe t’i dërgonte në peshkim, duke ua dhuruar një ditë të bukur peshkimi në det.

Në ndërkohë Bili bën vetëvrasje nga shkaku pse motra Reçid i kishte thënë se do ta zbulonte tek prindërit e tij se ai kishte qenë me një vajzë në spital., duke u bërë shkaktarja krysore për atë tragjedi të madhe.

Mek Marfin e kthejnë në spital si njeri të shkatërruar tërësisht ngase ndaj tij i zbatojnë metodat e palejuara të mjekimit.Në film luan aktori i shquar Xhek Nikolson i cili pikërisht me këtë kryevepër arriti shkallët më të larta të artit filmor.Regjsori Millosh Forman me këtë film bëri revolucion të vërtetë në kinematografi, duke i fituar 5 çmime oskarë.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora