Kulturë
Cikël poetik nga Nehat Jahiu
E premte, 04.12.2009, 07:44 PM

DUM, DUMI
Lum, lumi-rruama dumi
që Dum-Dumin e ka katundi,
herë na vishet-herë zhvishet
herë azgan-herë pelihvan.
Lum,lumi-rruma dumi
që Dum –Dumin e ka katundi,
herë si lule-herë si ferrë
herë i qetë-herë i zi skëterrë.
Lum, lumi-rruama dumi
që Dum –Dumin e ka katundi
here si nuse-herë si gjyshe
nuk mundet Dum-Dumi ndryshe.
PATRIOTI I KAFENESË
Kur mbush gushën me meze e raki
Patrioti i kafenesë don të futet në histori
I mëshon tavolinës me shishe si rrufeja
Me konjak “Skënderbe” futet në beteja.
Mbushur gojën me Bajram Curr
Syri, thotë,nuk më trembet kurrë
Si Shota e Azemi, thotë, kam trimëri
Me gotën e rakisë vdes për liri.
Kur pranë vetes i ulet ajo çfarë Raza
“Patrioti” nis luftën me shtatë krajla
Seç na derdhet deri në gjunj gjaku
Kur ia nxeh mirë kokën konjaku.
HUTI MBI ÇATI
Seç na ka hipur huti mbi
]farë ka dreqi,askush nuk e di,
]irret sa mundet, nuk ndalet dot
fjalë boshe, sa mundte thotë.
Nuk ndalet dot, thotë:Këtu kam vendin
si të dua unë bëj edhe kuvendin…
Kështu na çirret huti mbi çati
ligjëron sa mundet, tregon histori.
Ja,kështu na çirret ky farë huti
e dëgjojnë rreth e rrotull pa marrë vesh një fjalë,
Po hajde mbushja atij mendjen
i duket vetja akademik i rrallë.
GOJËN PLOT E PËRPLOT
Vatanit na i dalin zot
gojën mbushur plot e përplot,
me rrena, mashtrime e premtime
sa munden me çekan drejtojnë qime.
Mjeshtër të mirë, janë bërë ustallarë
të mëdhenj pashallarë e agallarë,
sa munden për popull “na qajnë”
për vete nuk u del edhe një ka.
Kolltuqet na i ruajnë, si harrojnë dot
dje me një fytyrë- e me tjetër sot,
popullin e duan, për çdo ditë e përqafojnë
për hesap të tij edhe lakror kërkojnë.
Punëtorët për çdo ditë na i rrejnë
një ditë edhe fabrikat ua blejnë,
kështu na veprojnë, o zot, këta “patriota”
çirren me zë të lartë ti dëgjojnë edhe Evropa.
TROKITJE
Deri dje trokite derë më derë
Edhe maçokun deshe për ta tredhë
Edhe ardhucit shpesh në bisht iu ngjite
Hirrë për djathë, shumë shite.
Deri dje tepër na ishe lodhë
Pashallarëve duke ua mbajtur në dorë
Trokite derë më derë pa u ndalë
Gjithëkund në sy iu pate bë halë.
Edhe sot në shumë dyer po troket
Qimen dalëngadalë po na e qet
Me puthje dorësh ende nuk je ngopur
Rreth pashallarëve të rinj sillesh rrotull.
Komentoni
Artikuj te tjere
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Udhë e gjatë e mëkëmbjes familjare
Krijime nga Burbuqe Duka
Përparim Hysi: Do të vdes nga dashuria
Halit Bogaj: ''Doktor Zhivago'' dhe ''Fluturimi mbi folenë e qyqes''
Cikël poetik nga Rexhep Bajrami
Julia Gjika: Është ora
Pierre-Pandeli Simsia: Fragmente nga tregimi "Arturi"
Flet këngëtarja e polifonisë himarjote, fituese e dhjetra çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare Katina Bejleri
Demir Krasniqi: Në rrugëtim me këngën nëpër dekada
Dhurata Hamzai: Adoleshentët në rrezik, mesazhi vjen nga TIFF
Kristaq Turtulli: Beniamini dhe unë
Bujar Ferhati: Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Vangjush Saro
Ahmet Selmani: Nga dëshmia te poezia
Marius Chelaru: Universi poetik i ndjeshmërisë së brishtë
Agron Sela: Këngë në heshtje (Cikël poetik)
Agim Gashi - Drenica: Kush jemi ne...
Përparim Hysi: Do të vdes nga dashuria
Këze Kozeta Zylo: Ambasada shqiptare në New York, pritje me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar
Sejdi Berisha: Paja e nusërisë dhe protesta e luleve...!
Sabile Keçmezi-Basha: Nusja e gurtë (Cikël poetik)