Kulturë
Bilall Maliqi: Vogëlushja që premton shumë...
E premte, 04.12.2009, 08:47 PM

VOGLUSHJA QË PREMTON SHUMË…
Nga Bilall Maliqi
Naile Maliqi lindi në Cyrih të Zvicrrës më 29.06.2002, nga babai Lulzimi dhe nëna Valbona. Është nxënëse e klasës së dytë të shkollës fillore në Cyrih.
Nailja në moshën katër vjeçare mësoi të gjitha shkronjat e bukura të alfabetit tonë shqip dhe filloi të lexoj në abetare që e kishte marrë nga vendlindja.
Sa ishte në foshnjore Nailja u tregua mjaft e zellshme dhe punëtore dhe në të gjitha aktivitetet që i organizonte Qendra ishte e para, ishte udhëheqëse e klasës, ku ajo klasë më shumë kishte fëmijë zvicerranë.Pas kalimit në parashkollor Nailja filloi të lexoj edhe në libër leximi që e kishte marrë nga vendlindja e babait në Preshevë.Pra Nailja përveq se ishte e para në mësimet që i kishte primare në gjuhën gjermane, ajo lexonte bukur edhe në gjuhën shqipe.
Është lexuese e pasionuar, vizaton bukur, recituese e shkëlqyeshme, reciton vjersha të poetëve shqiptarë.
Në saje të zgjuarësisë së saj drejtoria e arsimit të Cyrihut, e kaloi para kohe në klasën e dytë, d.m.th. vetëm pas tre muajve mësim në klasën e parë, e kaluan në klasë të dytë.Mendimi i tyre ishte të kalojë në klasë të tretë, mirëpo për shkak të moshës së re e kaluan në të dytën.Tani Nailja e vogël dhe mjaftë simpatike me zgjuarësi e talent të madh vijon mësimet në klasën e dytë me një shoqëri të re.
Nailja e don poezinë dhe shkruan ngapak.Për ju lexues të dashur, përveq përshëndetjeve të përzemërta që ua ka dërguar nga Zvicrra, Nailja ju ka dërguar edhe dy poezi të shkruar nga dora e saj e vogël…
NËNËS
Të dua shumë
Nëna ime
Je e bukur
Edhe trime
Ti më linde
Më edukove
Jam e lumtur
Për Ty prore…
XHAXHAIT TIM
Vjershat tua
O xhaxhi poet
I recitoj
Me shumë vullnet
Më sjell kujtime
Nga pushimi
Në vendlindje
Kur lexoja
Më falje përqafime…
Komentoni
Artikuj te tjere
Manuel Montobio: Kadare, magjik dhe realist
Murat Gecaj: Të lumtë mendja e dora, Isa Halilaj
Dhurata Hamzai: “Oda”, një roje nga jashtë për shtëpitë tradicionale të Tiranës
Skënder R. Hoxha: Atje dergjet dashuria jonë
Opinione rreth botimit te Gramatikes, për Prof. Ibrahim Egriun
Engjëll Koliqi: Ta dëgjojmë kohën
Cikël poetik nga Nehat Jahiu
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Udhë e gjatë e mëkëmbjes familjare
Krijime nga Burbuqe Duka
Përparim Hysi: Do të vdes nga dashuria
Halit Bogaj: ''Doktor Zhivago'' dhe ''Fluturimi mbi folenë e qyqes''
Cikël poetik nga Rexhep Bajrami
Julia Gjika: Është ora
Pierre-Pandeli Simsia: Fragmente nga tregimi "Arturi"
Flet këngëtarja e polifonisë himarjote, fituese e dhjetra çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare Katina Bejleri
Demir Krasniqi: Në rrugëtim me këngën nëpër dekada
Dhurata Hamzai: Adoleshentët në rrezik, mesazhi vjen nga TIFF
Kristaq Turtulli: Beniamini dhe unë
Bujar Ferhati: Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Vangjush Saro
Ahmet Selmani: Nga dëshmia te poezia