E shtune, 27.04.2024, 04:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Opinione rreth botimit te Gramatikes, për Prof. Ibrahim Egriun

E premte, 04.12.2009, 07:59 PM


Autori i gramatikes, nipi Herolind dhe mbesa Arbenora ne kremten e Mbremjes se Matures
Autori i gramatikes, nipi Herolind dhe mbesa Arbenora ne kremten e Mbremjes se Matures



I nderuari prof. Ibrahim Egriu!

Para  së  gjithash  ju  falënderoj  dhe   ju   uroj   nga zemra   për  përpjekjet  dhe  punën  e  palodhur  që  Ju keni bërë,  duke i dhuruar  lexuesit shqiptar  në Suedi botimin e gramatikës së gjuhës suedeze, të përshtatur dhe përpiluar në gjuhën shqipe.

Mjeshtria e rënditjes metodike,  stili pedagogjik  dhe gjuha e njësuar vihet re që  në  faqet  e  para  të  librit.Libri, nuk dallohet vetëm në atë që kërkon tek shqiptarët të mësojnë sa më mirë gjuhën suedeze, por vlerat  e  këtij  libri  qëndrojnë  në  faktin  se,   bashkombasit  tanë në Suedi  kanë fatin që përmes këtij botimi të  ruajnë  finesën  e  së  folmes  shqip  duke  ndërtauar fjalitë bukur dhe, duke u qëndruar me fanatizëm  rregulla ve e ligjeve  gramatikore e drejtshkrimore të  gjuhës  së sotme  shqipe e  asaj  suedeze.  Libri   ka  vlerë  të  dyfishtë  dhe   është   një eviniment tepër i  dobishëm  edhe për suedezët, që duan të mësojnë  gjuhën shqipe.

      Vetëm njerëzit mediokër dhe ata që i qëndrojnë afër së keqes së  stolisur

me gënjeshtra e kanë vështirë ta pranojnë këtë libër që,  për nga vlera  e  tij

nxit xhelozinë primitive të këtyre njerëzve miopë.

      Duke ju falënderuar dhe  njëherit  me  mirënjohje  për  këtë  dhuratë  të

çmuar, që u ofrohet mërgimtarëve  shqiptarë  në  Suedi,  Juve  dhe  familjes

tuaj përshëndetjet më të ngrohta vëllazërore.

      Värnamo, më 24. 09. ’95 v.      Me respket:-Prof. Shpëtim Bishati


I nderuari profesor!

Ju qëndroj afër në veprën tuaj heroike të vetmohimit dhe  vendosmërisë së pashoqe që treguat këto ditë të vështira në Grevën e urisë.

Vepra juaj pasqyron cilësitë e larta morale të personalitetit dhe  të  virtytit tuaj fisnik,  sepse, njeriu nuk mund të flijohet vetëm në fushë - betejë,  por edhe në kohë paqeje kur e kërkon interesi kombëtar e atdhetar.

Ky sakrifikim është shpërblimi më madhor që  Ju  u  jepni  shqiptarëve, që dijtën të vlerësojnë zgjedhjen Tuaj si udhëheqës i  Lidhjes  Shqiptare  në Botë për Skandinavinë. Akti juaj është një shkëndijë e madhe në senzibilizimin e opinionit mbarë Botëror për lirimin e mijëra të burgosur e të grabitur nga  rregjimi  serb në Kosovë.

Duke Ju uruar forcim të shpejt të shëndetit tuaj, Ju përshëndes vëllazërisht.

Värnamo, Suedi                                     Shpëtim Bushati

                                     vernamo@hotmail.se

 

                                         Tungjatjeta prof. Egriu!

        Së pari të uroj punën e frytshme që ke bërë për  daljen  në  dritë të garamatikës suedeze në gjuhën  shqipe.  Kjo  gramatikë,   jo vetëm   që  ndihmon  mësimin  e  suedishtes,    por  njëkohësisht   ndihmon   edhe  ruajtjen  e  traditës   së   gjuhës  shqipe.    Kjo  nënkuptohet  si  çelës  i  gjuhës shqipe për të nxënë gjuhët tjera. Gramatika suedeze në gjuhën shqipe, jo vetëm që shërben  për  nevojat  e  shqiptarëve që jetojnë  në  Suedi,   por  edhe  sikur  të ishim në Kosovën tonë trime,  prapseprapë do të ishte  në  dobi  të  kulturës sonë kombëtare.

           Shqiptarët, kudo që ndodhen, duhet kultivuar traditën e leximit.

Leximi duhet të jetë ushqim i domosdoshëm i çdo shqiptari.  Por  edhe

publicistika jonë kombëtare është arma më e rrezikshme kundër  push

tetit  serbomadh,   prandaj   duhet  t’i  shkrepim  me  shkronjat  tona  të

zjarrta. Duke të uruar punë të mbarë, të përshëndes:-Beqir Elshani

 

        Tungjatjeta vëlla shkrimtar, Ibrahim Egriu!

        Lajmi per pranimin Tuaj në Lidhjen e Shrimtarëve të Suedisë më gëzoi. Ti je një lum dibran që kurrë  nuk  nda

lesh dhe fare nuk do t’ia dish për stuhinë dhe  rrebeshet.

Sa më shumë që ka fortunë,aq më shumë shkruan dhe ti,

meqë në zjarr njihet ari dhe në erë valon flamuri  kuqezi.

Atje ku ka revoltë,  atje je ti,  atje ku ka fitore,  atje je ti.

-Të lumtë dhe dalsh faqebardhë!

       Përshëndetje nga Beqir Elshani.

 

Tungjatjeta v. Ibrahim Egriu!

Të uroj 7Marsin, Dit?n e Mësuesit që hap dritaren më të bukur  të  ardhmërisë  sonë

kombëtare. Qofsh i lumtur dhe  dalsh  faqebardhë  me  punën  dhe  angazhimin  që

tregon para nxënësve shqiptarë. Ti, porsi ulliri me  rrënjë  jetëgjatë  dhe  të  qëndru

eshme përballë thatësisë dhe stuhisë,  bën që vegjëlia jonë shqiptare ta dojë  Abe

taren.  Ndonë se ne jemi burra,  përballë Abetares sonë jemi  gjithmonë  fëmijët  e saj.  Ti po i hap dritaret, prandaj mos harro se edhe mua më ke  pas,  atje  ku  librat qesin shkëndia.             -Rroftë Abetarja Shqiptare!              -Rroftë Mësuesi!

Kështu uron, vëllau juaj, Beqir Elshani   b-elshani@hotmail.com

Malmö, më 6 mars ’09 v.             

MBROJTJE NGA REAGIMI FANATIK

     Ndonëse reagimi i Fadil Selmanit "Feja,  shkenca  dhe shqiptarët" është publikuar më  14. 03. 2005, unë  me ndihmën e indeksit  të "lirisëkombtare" e shfletova me 30.04.2005, prandaj po i përgjigjem.

Në shkrimin tim"Lexoni dhe mos besoni"nuk është fjala për titujt akademikë të marra në kohën e regjimit  të kaluar në Kosovë, por pikërisht  sot.  Këtu  përqeshen servilët, të cilët vrapojnë  pas  titullit akademik, pa mund dhe pa meritë.

     Dukuria apo sëmundja e  vrapimit  pas iluzioneve dekorative  pa  merita  shkencore  është  e përhapur në të gjitha vendet e Evropës. Në Suedi  janë  disa  shqiptarë  me shkollë të mesme që aspak nuk ngurrojnë ta quajnë veten  profesor,  analist, magjistër dhe të ngjashme.

      Ilustrimi më i bukur është kur profesori  i  ftytshëm pedagogjik, si në fushën shkencore ashtu edhe në fushën  kombëtare, Ibrahim Egriu, thotë se është mësues,i cili sivjet me rastin e Ditës së Mësuesit më 7 Mars u nderua me titullin " Mësues  i  Popullit ". Prandaj,  derisa  profesori  i  profesorëve shqiptarë, Ibrahim Egriu nga Dibra, thotë se  është mësues, atëherë  ku po mbeten  qyqarët  me  shkollë  të  mesme,   të  cilët  në  faqen  elektronike paraqiten me ndajshtimin profesor. B_elshani@hotmail.com

 

Mirëdita i nderuari profesor,

Përmes gazetës ”Lajmëtari” lexova se doli në dritë libri juaj.

Të them sinqerisht, u gëzova pa masë! Shpresoj se me këtë gramatikë ua çele sytë edhe të tjerëve dhe, u tregove se ka kaluar koha e ”patriotizmit” me fjalë. Pra le të shërbejë ky libër si udhërrëfim për të gjithë se vetëm me punë konkrete arrihet gjithëçka.

Na rrofsh sa malet e Korabit!

Juve dhe familjes suaj ju urojmë shëndet dhe suksese.

      Svapavara në veri të Suedisë.        Islam Islami - ekonomist

 

Jungjatjeta zotëri Ibrahim,

Në pika të shkurtëra po të njohtoj se jemi të interesuar që ta bëjmë pagesën për Gramatikën suedisht – shqip, autor i së cilës jeni Ju.

Për këtë libër si dhe të tjerat, Ju keni shprehur vullnetin tuaj që ta ndihmoni pjesën e rinisë së popullit tonë që gjindet në Suedi, e të cilët mundohen për shkollimin e tyre në këtë tokë të huaj Skandinave, e të cilët me aplikimin e kësaj literature që Ju e botuat, ju ofruat ndihmesë të madhe shkollimi.

Qofshit faqebardhë!

Helsingborg                                                        Ismail Manxhuka-prof.

Zotëri Ibrahim,

Përmes kësaj letre Ju përshëndes përzemërsisht me dëshirë që të jeni shëndoshë e mirë.

Edhe njëherë ju përgëzoj për Gramatikën dhe ju lumshin duart!

Duhet përshëndetur dhe përkrahur iniciativat e mira dhe dobiprurëse për afirmimin e gjuhës dhe kulturës kombëtare, pra dhe përpjekjet tuaja janë të këtij drejtimi.

Të shtrëngoj dorën vëllezërisht,           Sefë Kryeziu, prof

 

Zotërisë Ibrahim Egriu,

Ju dërgoj përshëndetje vëllazërore!

Ju uroj suksesin e madh që keni arritur me përpilimin dhe botimin e gramatikës së gjuhës suedeze. Ekzistonte një zbrasësirë e madhe të cilën e plotësove Ti, ashtu siç është më së miri!

Gramatika mund të shërbejë si mjet i shkëlqyeshëm didaktik për mësimin e gjuhës suedeze.

Ju dëshiroj suksese në punën e ardhme shkencore!

Uddevalla                                                    Ju përshëndes vëllezërisht!

                                                                     Mr. Fetah Bahtiri

I nderuari zotëri mësues!

Mburremi me Ju!

-Dalaja në dritë e dy gramatikave janë, jo vetëm ndihmë për mërgimtarët, por edhe vepër kombëtare.

               Färjestaden-Suedi                          Mr. Sadulla Zendeli-Daja

 




(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora