| E premte, 04.12.2009, 07:59 PM |
Autori i gramatikes, nipi Herolind dhe mbesa Arbenora ne kremten e Mbremjes se Matures
I nderuari prof. Ibrahim Egriu!
Para
së gjithash ju falënderoj dhe
ju uroj nga zemra për
përpjekjet dhe punën e palodhur që Ju keni bërë, duke i dhuruar lexuesit
shqiptar në Suedi botimin e gramatikës së gjuhës suedeze, të përshtatur
dhe përpiluar në gjuhën shqipe.
Mjeshtria e rënditjes
metodike, stili pedagogjik dhe gjuha e njësuar vihet re që
në faqet e para të librit.Libri, nuk dallohet
vetëm në atë që kërkon tek shqiptarët të mësojnë sa më mirë gjuhën suedeze, por
vlerat e këtij libri qëndrojnë në
faktin se, bashkombasit tanë në Suedi kanë fatin
që përmes këtij botimi të ruajnë finesën e së
folmes shqip duke ndërtauar fjalitë bukur dhe, duke u qëndruar
me fanatizëm rregulla ve e ligjeve gramatikore e drejtshkrimore
të gjuhës së sotme shqipe e asaj suedeze.
Libri ka vlerë të dyfishtë dhe
është një eviniment tepër i dobishëm edhe për suedezët,
që duan të mësojnë gjuhën shqipe.
Vetëm njerëzit mediokër
dhe ata që i qëndrojnë afër së keqes së stolisur
me gënjeshtra e kanë vështirë ta pranojnë këtë libër
që, për nga vlera e tij
nxit xhelozinë primitive të këtyre njerëzve miopë.
Duke ju falënderuar
dhe njëherit me mirënjohje për këtë
dhuratë të
çmuar, që u ofrohet mërgimtarëve shqiptarë
në Suedi, Juve dhe familjes
tuaj përshëndetjet më të ngrohta vëllazërore.
Värnamo, më 24. 09. ’95
v. Me respket:-Prof. Shpëtim Bishati
I
nderuari profesor!
Ju
qëndroj afër në veprën tuaj heroike të vetmohimit dhe vendosmërisë së
pashoqe që treguat këto ditë të vështira në Grevën e urisë.
Vepra
juaj pasqyron cilësitë e larta morale të personalitetit dhe të
virtytit tuaj fisnik, sepse, njeriu nuk mund të flijohet vetëm në fushë -
betejë, por edhe në kohë paqeje kur e kërkon interesi kombëtar e atdhetar.
Ky
sakrifikim është shpërblimi më madhor që Ju u jepni
shqiptarëve, që dijtën të vlerësojnë zgjedhjen Tuaj si udhëheqës i
Lidhjes Shqiptare në Botë për Skandinavinë. Akti juaj është një
shkëndijë e madhe në senzibilizimin e opinionit mbarë Botëror për lirimin e
mijëra të burgosur e të grabitur nga rregjimi serb në Kosovë.
Duke
Ju uruar forcim të shpejt të shëndetit tuaj, Ju përshëndes vëllazërisht.
Värnamo,
Suedi
Shpëtim Bushati
vernamo@hotmail.se
Tungjatjeta prof.
Egriu!
Së pari të uroj punën e frytshme që ke bërë për daljen në dritë
të garamatikës suedeze në gjuhën shqipe. Kjo
gramatikë, jo vetëm që ndihmon
mësimin e suedishtes, por
njëkohësisht ndihmon edhe ruajtjen e
traditës së gjuhës shqipe.
Kjo nënkuptohet si çelës i gjuhës shqipe për të
nxënë gjuhët tjera. Gramatika suedeze në gjuhën shqipe, jo vetëm që
shërben për nevojat e shqiptarëve që jetojnë në
Suedi, por edhe sikur të ishim në Kosovën tonë
trime, prapseprapë do të ishte në dobi të
kulturës sonë kombëtare.
Shqiptarët, kudo që ndodhen, duhet kultivuar traditën e leximit.
Leximi duhet të jetë ushqim i
domosdoshëm i çdo shqiptari. Por edhe
publicistika jonë kombëtare
është arma më e rrezikshme kundër push
tetit
serbomadh, prandaj duhet t’i shkrepim
me shkronjat tona të
zjarrta. Duke të uruar punë të
mbarë, të përshëndes:-Beqir Elshani
Tungjatjeta vëlla shkrimtar, Ibrahim Egriu!
Lajmi per pranimin Tuaj në Lidhjen e Shrimtarëve të Suedisë më gëzoi. Ti je një
lum dibran që kurrë nuk nda
lesh dhe fare nuk do t’ia dish
për stuhinë dhe rrebeshet.
Sa më shumë që ka fortunë,aq më
shumë shkruan dhe ti,
meqë në zjarr njihet ari dhe në
erë valon flamuri kuqezi.
Atje ku ka revoltë, atje
je ti, atje ku ka fitore, atje je ti.
-Të lumtë dhe dalsh faqebardhë!
Përshëndetje nga Beqir Elshani.
Tungjatjeta v. Ibrahim Egriu!
Të uroj 7Marsin, Dit?n e Mësuesit që hap dritaren më të bukur të
ardhmërisë sonë
kombëtare. Qofsh i lumtur
dhe dalsh faqebardhë me punën dhe
angazhimin që
tregon para nxënësve shqiptarë.
Ti, porsi ulliri me rrënjë jetëgjatë dhe të qëndru
eshme përballë thatësisë dhe
stuhisë, bën që vegjëlia jonë shqiptare ta dojë Abe
taren. Ndonë se ne jemi
burra, përballë Abetares sonë jemi gjithmonë fëmijët e
saj. Ti po i hap dritaret, prandaj mos harro se edhe mua më ke
pas, atje ku librat qesin shkëndia.
-Rroftë
Abetarja Shqiptare!
-Rroftë Mësuesi!
Kështu uron, vëllau juaj, Beqir
Elshani b-elshani@hotmail.com
Malmö, më 6 mars ’09 v.
MBROJTJE
NGA REAGIMI FANATIK
Ndonëse
reagimi i Fadil Selmanit "Feja, shkenca dhe shqiptarët"
është publikuar më 14. 03. 2005, unë me ndihmën e indeksit të
"lirisëkombtare" e shfletova me 30.04.2005, prandaj po i përgjigjem.
Në shkrimin tim"Lexoni dhe
mos besoni"nuk është fjala për titujt akademikë të marra në kohën e
regjimit të kaluar në Kosovë, por pikërisht sot. Këtu
përqeshen servilët, të cilët vrapojnë pas titullit akademik, pa
mund dhe pa meritë.
Dukuria
apo sëmundja e vrapimit pas iluzioneve dekorative pa
merita shkencore është e përhapur në të gjitha vendet e
Evropës. Në Suedi janë disa shqiptarë me shkollë të
mesme që aspak nuk ngurrojnë ta quajnë veten profesor, analist,
magjistër dhe të ngjashme.
Ilustrimi
më i bukur është kur profesori i ftytshëm pedagogjik, si në fushën
shkencore ashtu edhe në fushën kombëtare, Ibrahim Egriu, thotë se është
mësues,i cili sivjet me rastin e Ditës së Mësuesit më 7 Mars u nderua me
titullin " Mësues i Popullit ". Prandaj,
derisa profesori i profesorëve shqiptarë, Ibrahim Egriu nga
Dibra, thotë se është mësues, atëherë ku po mbeten qyqarët
me shkollë të mesme, të cilët
në faqen elektronike paraqiten me ndajshtimin profesor.
B_elshani@hotmail.com
Mirëdita i nderuari profesor,
Përmes gazetës ”Lajmëtari” lexova se doli në dritë libri
juaj.
Të them sinqerisht, u gëzova pa
masë! Shpresoj se me këtë gramatikë ua çele sytë edhe të tjerëve dhe, u tregove
se ka kaluar koha e ”patriotizmit” me fjalë. Pra le të shërbejë ky libër si
udhërrëfim për të gjithë se vetëm me punë konkrete arrihet gjithëçka.
Na rrofsh sa malet e Korabit!
Juve dhe familjes suaj ju urojmë shëndet dhe suksese.
Svapavara
në veri të Suedisë. Islam Islami -
ekonomist
Jungjatjeta zotëri Ibrahim,
Në pika të shkurtëra po të njohtoj se jemi të interesuar
që ta bëjmë pagesën për Gramatikën suedisht – shqip, autor i së cilës jeni Ju.
Për këtë libër si dhe të tjerat, Ju keni shprehur
vullnetin tuaj që ta ndihmoni pjesën e rinisë së popullit tonë që gjindet në
Suedi, e të cilët mundohen për shkollimin e tyre në këtë tokë të huaj
Skandinave, e të cilët me aplikimin e kësaj literature që Ju e botuat, ju
ofruat ndihmesë të madhe shkollimi.
Qofshit faqebardhë!
Helsingborg
Ismail Manxhuka-prof.
Zotëri
Ibrahim,
Përmes
kësaj letre Ju përshëndes përzemërsisht me dëshirë që të jeni shëndoshë e mirë.
Edhe
njëherë ju përgëzoj për Gramatikën dhe ju lumshin duart!
Duhet
përshëndetur dhe përkrahur iniciativat e mira dhe dobiprurëse për afirmimin e
gjuhës dhe kulturës kombëtare, pra dhe përpjekjet tuaja janë të këtij drejtimi.
Të
shtrëngoj dorën
vëllezërisht, Sefë
Kryeziu, prof
Zotërisë Ibrahim Egriu,
Ju dërgoj përshëndetje vëllazërore!
Ju
uroj suksesin e madh që keni arritur me përpilimin dhe botimin e gramatikës së
gjuhës suedeze. Ekzistonte një zbrasësirë e madhe të cilën e plotësove Ti,
ashtu siç është më së miri!
Gramatika mund të shërbejë si mjet i shkëlqyeshëm
didaktik për mësimin e gjuhës suedeze.
Ju dëshiroj suksese në punën e ardhme shkencore!
Uddevalla
Ju përshëndes vëllezërisht!
Mr. Fetah Bahtiri
I nderuari zotëri mësues!
Mburremi me Ju!
-Dalaja në dritë e dy gramatikave janë, jo vetëm ndihmë
për mërgimtarët, por edhe vepër kombëtare.
Färjestaden-Suedi
Mr. Sadulla Zendeli-Daja