E diele, 28.04.2024, 07:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Dhurata Hamzai: “Oda”, një roje nga jashtë për shtëpitë tradicionale të Tiranës

E premte, 04.12.2009, 08:21 PM


Ikonat nga performanca e “ODA”-as në kishën e Korçës)
Ikonat nga performanca e “ODA”-as në kishën e Korçës)

“Oda”, një roje nga jashtë për shtëpitë tradicionale të Tiranës


Nga Dhurata Hamzai

-Shfaqja në TIFF: një mesazh për përballjen e 10 vjetëve  më vonë, kur të ndërtojnë ato ndërtesa të mëdha e të tmerrshme....

Në oborrin e Teatrit Kombëtar çdokush mund të shikojë sa herë të dojë njërën nga performancat në video-instalacion nga shoqata e artistëve “Oda”. Janë strukturuar njëherësh detaje artistike dhe efekti social. Një ndjesi tjetër e të parit në syrin e artistit ka lënë mbresa gjatë këtyre ditëve të festivalit. Artisti grek Panajotis Samsarelos, rrëfen arsyet dhe synimin e këtij projekti: “Organizuesit e festivalit na kërkun neve të vinim dhe të bënim një performancë për festivalin. Ne gjetëm vendin, që është një shtëpi e vjetër e braktisur dhe ky është një realitet që mund ta shohësh kudo në Tiranë. Shtëpitë e vjetra për shumicën e njerëzve kanë thjesht sensin e shtëpive tradicionale, por për ne kanë sensin e kujtimeve, jo aq për kompozicionin ose arkitekturën, por atë të kujtimeve që kanë humbur”. Qëllimi i artistëve të “Oda”-a është gati ta shfaq filmin, nëse në një farë mënyre kjo funksionon. “Nuk është qëllimi ynë të shpëtojmë të gjitha ato shtëpi të vjetra në Tiranë, do ishte e pamundur një gjë e tillë, por të nxisim një aksion kolektiv, një ndjenjë kolektive, sepse ajo që ne shohim në Tiranë është një progres dinamik, por pa një plan, pa një synim se ku po shkojmë. Po ecim vërtet shpejt, por nuk e dimë se ku po shkojmë”. Ata janë duke parë se të rinjtë, qytetarët e Tiranës, nuk interesohen shumë dhe kjo është natyrale, por ata besojnë se kjo mbase do të jetë diçka me të cilën ata do të përballen 10 vjet më vonë, kur të ndërtojnë ato ndërtesa të mëdha e të tmerrshme. Atëherë ata do t’ua ndiejnë mungesën ndërtesave karakteristike”. Anëtarët e kësaj shoqate po bëjnë përpjekje për të kontaktuar qytetarët e Tiranës, t’i motivojmë ata. Gjithashtu ata shpresojmë që njerëzit do të përfshihen. “Ne duam që të jetë projekti të jetë i tyre, jo yni. Ne duam vetëm që t’i motivojmë ata ta vazhdojnë këtë gjë. Kjo është një punë që do qëndrojë këtu, mbase derisa të mbarojë festivali, por ne duam që ta vazhdojmë këtë gjë”. Nico Angiuli, Roberto dell’orco, Matteo Fraterno, Petros Lekapinos, Michelle Loiacono, Matteo Loçi, Bennie Meek, Marianna Quaranta, Lorenzo Romito, Panaghiotis Samsarelos, Piero vereni, Mary Zygouri, janë artistët që përsfshihen me pasion në këtë projekt. Ata ofrojnë ndjeshmërinë dhe shijen e jetës për ta ruajtur atë nga efektet e të jetuarit në kulla të larta mbytëse.  
Slogani i tyre është shkruar me të bardha në një pjesë të rrënuar të Teatrit Kombëtar: “Nuk mund të mos jem i lumtur”. Artistja italiane, Marianna Quaranta ka pohuar për gazetën TemA se “Këtë frazë e morrëm nga një shkrimtar italian, Alberto Savigno. Kjo është mënyra se si ne e shohim “Oda”-n dhe mënyra se si e shohim Shqipërinë ose shqiptarët. Ata janë të lumtur. Oda nuk është shumë e këndshme, nëse e krahason me festivalet e tjera. Me gjithë problemet që njerëzit kanë në Shqipëri, ata janë të lumtur. Për ne është një homazh, një dedikim”. Këta artistë kanë bërë një një udhëtim 2 vjet më parë dhe të gjitha materialet ose fotot janë marrë nga ai udhëtim në Shqipëri. Video-instalacionet e tyre përfshijnë historitë dhe kujtimet ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, kujtimet e njerëzve. Artistja Quaranta rrëfen se ka një lidhje tjetër në muzikë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Sipas saj “Oda është një homazh ndaj Shqipërisë”. Tashmë ata janë duke pritur për efektet. Ky është qëllimi i tyre. “Deri tani s’kemi pasur shumë. Një pjesë e artistëve këtu, artistëve shqiptarë janë paksa konservatorë. Ata nuk mendojnë se është diçka e mirë. Ata mendojnë se nuk mund të funksionojë diçka e tillë. Ne mendojmë se është diçka për të cilën qytetarët e Tiranës do të mendojnë në të ardhmen. Shumë mendojnë se kjo nuk është avangardë, por ne mendojmë se kjo është vërtet avangardë. Është një operacion për të shpëtuar diçka, por që do të ketë impakt në të ardhmen. Diçka e ngjashme po ndodh edhe në Greqi, ku shumë qendra historike të qytetit kanë humbur gjatë progresit. Është një pjesë historie që ka humbur. Ekziston pjesa antike dhe bashkëkohore, por mungon një pjesë nga shek. XIX-XX. Këtë pjesë ne duam ta ruajmë”, pohon artisti grek Samsarelos.


(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora