| E premte, 04.12.2009, 08:50 PM |
DEJVID
/ I SHPËRBLYER ME ÇMIMIN OSKAR PËR VEPËR JETËSORE/
Nga Halit Bogaj
I lindur në Krejdon të Anglisë në vitin 1908, Dejid Lin
arriti të bëhet njëri ndër krijuesit më të mëdhenj filmorë me të cilin mahnitej
mbarë njerëzimi.Qysh me filmin e tij të parë”Major Barbara”/1941/, Lin
Tregoi se botës filmore i vinte një fenomen regjisorial që do të bënte çudira
të mëdha në artin e shtatë dhe të krijonte kryevepra të tilla filmore që pjesa
dërmuese e tyre do të shpeërbleheshim me nga 7-8 çmime oskarë, duke i thyer
edhe të gjitha rekordet regjisoriale në këtë drejtim.Në disa filma
fillestarë, Dejvid Lin bashkëpunoi me regjisorin – Noel Hovard me të cilin
realizojnë edhe filmat e tyre të njohur”Në çka ne shërbejmë”/1941/, ”Bredi
i gëzuar”/1944/,”Shpirti”/1945/ dhe”Brif Ankunter”/1945/, të
cilët ishin të bazuar në skenarët e Hovardit, por që edhe ia hapin të gjitha
dyert drejt sukseseve të reja dhe fenomenale.Me filmin antologjik”Oliver
Tuisti”/1948/, sipas veprës homonime të shkrimtarit të madh – Çarlls
Dikens, e në të cilin rolin kryesor e luan – Alek Ginis, Dejvid Lin arrin famë
të përjetshme, për të vazhduar edhe me filma të tjerë asntologjik. Lin bëhet i
paharruar dhe gjithashtu edhe shumë i popullarizuar edhe me filmin”Pritja e
madhe”/1946/, me të cilin arrin sukses të madh edhe në Holivud, duke ia
hapur vetes rrugën edhe për projekte të tjera shumë të rendësishme.Pas
shkuarjes së tij në Holivud, ai realizon filmin epokal”Ura mbi lumin
Kvaj”/1957/,
i cili bëhet njëri ndër margaritarët më të shquar të artit filmor, duke i
fituar 7 çmime oskarë dhe duke mbetur njëra ndër kryeveprat më të pavdekshme të
kinematografisë botërore, në të cilën aktrojnë yjet:Alek Ginis, Viliam Holden,
Trevor Hovard, Xhefri Horn dhe shumë të tjerë.Filmi”Ura mbi lumin Kvaj”
vërtet ishte një hit shumë i madh dhe i shikuar në të gjitha vendet e botës me
të cilin mburrej mbarë kinematografia amerikane dhe ajo botërore.Filmi bënë
fjalë për disa oficerë dhe ushtarë anglezo-amerikanë që ishin të zënë robër në
Japoni dhe të cilët ishin të detyruar ta ndërtonin një Urë të madhe mbi lumin
Kvaj, por të cilët duhej ta tregonin edhe aftësinë e tyre profesionale dhe
ushtarake, duke u udhëhequr nga një inxhinier veteran të cilin e luante aktori
i madh – Alek Ginis.Regjisori – Dejvid Lin, pikërisht me këtë film kolosal
arriti pavdekësinë e tij të amshuar si një regjisor i veçantë nga i cili u
krijuan edhe disa kryevepra të tjera mahnitëse siç ishin”Lorenci nga
Arabia”/1962/ dhe”Doktor Zhivago”/1965/,në të cilët angazhon aktorët
e tij të preferuar:Alek Ginis, Omar Sharif, Piter O` Tul, Entoni Kuin, Hoze
Ferer, Tom Kartnej, Xhuli Kristi, Rod Stejxher dhe të tjerë.“Lorenci…”ishte
i shpërblyer me 7 çmime oskarë, kurse”Doktor Zhivago” me 5 sosh.Me të drejtë
mund të konstatojmë se të gjithë filmat e mjeshtrit – Dejvid Lin janë kryevepra
të fuqishme me të cilat jemi mësuar të jetojmë dhe t`i përjetojmë ngase ato
fituan nga disa shpërblime të llojllojshme, në mesin e të cilave ishte edhe
filmi”E bija e Rajanit”, me aktorin tjetër të madh –Robert Miçam - në
rolin e një mësuesi rural, i cili, doemos duhej të hynte në rrjedhat e një
lufte të gjatë dhe kronike, siç ishte ajo për çlirimin e popullit irlandez nga
okupimi britanik .Siç dihet, çdo film i regjisorit –Dejvid Lin ka tematikë
tejet interesante, aq më tepër kur trajton ngjarje aq të rendësishme siç ishin
ato nga koha e një lufte të drejtë të popullit arab kundër pushtuesit
turk/Lorenci nga Arabia/ose ngjarjet e kobshme të Revolucionit rus të
Tetorit dhe epoka staliniste/Doktor Zhivago/ në të cilin lind edhe një
dashuri thuajse përrallore mes personazheve kryesore/Jurij Zhivago dhe Larisa
Antipova/, të cilat shkëlqyen nga rolet maestrale të aktorëve:Omar Sharif dhe
Xhuli Kristi.Doktor Zhivago ishte një personalitet me rëndësi të madhe
për atë kohë, por edhe një antileninist dhe antistalinist i madh që urrente
luftën vëllavrasëse qytetare e cila ishte tejet absurde dhe e paarsyetuar me
asgjë, për çka pëson një kohë të gjatë edhe vetë autori i librit- Boris
Pasternaku, të cilin regjimi stalinist-komunist me vite të tëra e kishte
mbyllur në burgun shtëpiak, duke e ndaluar edhe leximin e librave të tij.Siç
shihet, edhe këtë vepër filmore Dejvid Lin e skalit me mjeshtërinë më të madhe
regjisoriale dhe me magjinë filmore- më tepër se askush tjetër, çka treguan
edhe aq shumë shpërblime të fituara oskarësh.Regjisori Lin realizoi edhe disa
krijime të tjera fenomenale të cilat kanë mbetur përherë të paharruara në botën
magjike filmore, nga të cilat duhet përmendur edhe:”Madlen”/1950/, “Shokët
e pasionuar”/1949/, ”Rasti Hobson”/1953/, ”Koha e
verës”/1955/,”E bija e Rajanit”/1970/,”Kalimi/rruga/ për në
Indi”/1984/,” Jashtë Afrikës”dhe”Qyteti i errët”/1991/, kur vdes edhe vetë
regjisori i shquar, që fitoi edhe shumë mirënjojhje të tjera ndërkombëtare,
ndër të cilat edhe –Çmimin Oskar për vepër jetësore, i cili jepet për
merita të jashtëzakonshme dhënë artit të shtatë.Siç e pamë edhe më lartë, gati
çdo film i tij ishte i shpërblyer me nga disa çmime oskarë, ku kishte hyrë edhe
filmi tjetër i tij ndër më të rinjtë,i titulluar”Jashtë Afrikës”, ku
luanin aktorët e shquar:Robert Redford dhe Meril Strip.Çmimet që i kishte marrë
– Dejvid Lin –datonin qysh nga filmi”Major Barbara”, e deri tek ai i
parafundit, duke treguar edhe një herë se ai ishte një regjisor i përmasave të
jashtëzakonshme.Përveç Oskarit, ai kishte fituar disa herë edhe shpërblimet e
njohura nga festivalet e:Kanit, Venedikut dhe Berlinit, duke mbetur kështu
njëra ndër ikonat më të famshme të botës regjisoriale filmore.Disa herë mori edhe
– Oskarin britnik, duke u nderuar edhe me titullin – Ser, të cilin e kishin
fituar edhe disa aktorë shumë të shquar si:Ser Majkëll Gilgud, Ser Lorens
Olivie, Ser Albert Fini, Shon Koneri, Entoni Hopkins e disa figura të njohura
të botës filmore që jetuan dhe vepruan në Angli por edhe në Holivud.David Lean