E diele, 28.04.2024, 10:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Dorian Koçi: Strehimi i grave te arti dhe tek e bukura

Sikur t’u thuhej grave shqiptare të mesit të shekullit të XIX se vlerat dhe normat shoqërore mbi të cilat do të gjykoheshin do të ishin sesa të shkolluara, të kulturuara dhe ç’mendim do të jepnin për jetën shoqërore në vend, do të mbeteshin të habitura dhe do ta quanin një lajthitje “alla frënga” të ardhur nga matanë detit...

Albert Vataj: Sepse ti je grua e adhuruar, nënë shenjtnesh...

Ti dëshiruese e çasteve të lartësuara në altar, guxo të besosh se gjithçka që është gatitur deri në adhurim, për t'ju shndërruar në shkreptimën më të dritshme të lumturisë, është brenda jush.Nëse ti heziton të jepesh, më ç'të drejtë shpreson, se diçka është e tillë përulëse dhe skllave e çdo nënshtrimi...

Albert Habazaj: Dialog me një mik

- Unë shqetësohem me hallet e botësTi qesh me hallin tënd,Mblidhi, more mendtë e kokës,Sinqerisht po më çmend… - Ti je bullalla, si dikur isha unëT’i hedh rrudha trurit?Është e djallit kjo e djallosur punë...

Përparim Hysi: Letër për politikanët

Politikanë! "Qëroni qepën" siç e qëroi GUNTER GRASSI  *Dhe tregoni të vërtetën,se më s'mban ujë pilafi.Tak-fap u pasuruat,sa të hapësh e të mbyllësh sytëPa dyshim,na befasuat dhe shtërngoni fort "tapitë...

Visar Zhiti: Grua - Jetë dhe Dashuri

Na jepni nëna të mira, të bëhemi fëmijë të mirë, - thoshin latinët. Të flasim për Rozafën e madhe?Duke qenë 8 Marsi, dua të kujtoj gra të reja të epokave të reja, shqiptare, që i bënë ballë së keqes, u martirizuan…Janë shumë, i kemi dhe shtëpive tona, më erdhi mrekullia e buzëqeshjeve të tyre. Po risjell për sot ato që përzgjodha një...

Visar Zhiti: Mision i vështirë, shkollë e përvuajtur

Po a s’kishte patur shkolla shqipe më parë? Si mësohej gjuha mëmë? Edhe Poeti Kombëtar, Naimi ynë, shkruante libra këndimi, për ç’shkolla? E vetmja gjuhë që ishte e ndaluar në perandorinë osmane ishte shqipja e shqiptarëve, që i kishin shërbyer Portës së Lartë mbase më shumë se të tjerët përreth. Dhe shkronjat shqipe i kishte mallkuar kisha greke.Historia ka punë për të kryer...

Fran Gjoka: Duke kujtuar 7 Marsin, ‘Ditën e Mësuesit

Kanë kaluar plot 137 vjet nga 7 Marsi 1887. Ato mbeten vite vitale, vite përpjekjesh, përkushtimi, djerse e mundimi për lartuar shkollën e parë shqipe, shkolla më e re e shfaqur “pas përpjekjeve të mëdha të rilindësve dhe atdhetarëve në kontinentin e plakur të asaj kohe...

Visar Zhiti: Martiri, poeti Dom Lazër Shantoja

Pas një mesnatës, kur vendi kishte pak që ishte çliruar dhe krismat e armëve vazhdonin më keq, fitimtarët po vrisnin ata që nuk i donin... dhe diku afër Tiranës, ndanë një grope të egër, shkrehën pushkët me qetësi mbi kokën e një njeriu... ra ai... aty e mbuluan me dhé dhe ikën të festonin me një gëzim mizor djajsh...

Edison Ypi: Sapun Patriotik

Dikush që kishte qënë ca ditë në Kosovë ma shiti një sapun "të jashtëm" që e kishte pru prej andej. Me ta blerë sapunin kosovar, vendosa t'ja jap dikujt që i lypset më tepër, një femre. Ja dhurova sapunin kosovar një mikeshe. Mikesha, me të marë sapunin, u mrryl. Nuk jam un ndonjë pisanjose...

Kadri Tarelli: Muzika ndjehet në vargje!

Pak dit më parë, poeti Bajram Sulejmani, më dhuroi dy librat e tij më të fundit, me poezi: “Perëndime të skuqura” dhe “Valë ndjenjash”, botuar në shtypshkronjën “2M”.Para do kohësh, në diskutim me një poet të njohur, mbi ndërtimin e një libri me poezi, miku im ngulte këmbë që poezitë duhen grupuar sipas temave, për lehtësi leximi...

Blerim Rrecaj: Tiranë faleminderit!

Pasi rihapi mesengjerin, pa një fotografi që i kishte dërguar një i afërm i tij. Ai e kishte parë këtë fotografi të postuar tek dikush që e njihte. E shikoi. Dhe u kthye në kohën që shkoi. Iu duk fotografia dramatike, që paraqiste një protestë në Tiranë, në mbështetje të Kosovës që po përjetonte çaste të vështira. Siç dukej fotografia ishte...

Albana Kasumi-Dashi dhe Idriz Zeqiraj: Ag Apolloni krijues novator e brilant

Shoqata Kulturore-Humanitare Shqiptaro-Gjermane, "Sali Çekaj", në Pfaffenhofen, me kryetar Mr.Ing. Argent Ferizi; Klubi Letrar "Martin Camaj", në Mynih, me kryetar Bashkim Halilaj; Shoqata "Abeja" në Mooburg, me kryetar Agron Haxhaijaj, organizuan përurimin  dy romaneve të fundit të Prof. Dr. Ag Apollonit: "Kësulëkuqja - përrallë...

Blerim Rrecaj: Në ceremoninë e konkursit poetik

Me vëllaun e vogël, morëm fëmijët e morëm drejtim për te stadiumi futbollistik i Prishtinës. Fëmijët hodhën flamujt krahëve, e mbërrijmë para njërës prej portave hyrëse. Si zakonisht para dyerve kishte shumë tollovi, tifozë, policë, kontrollorë, punëtorë sigurimi, si në veri, si në jug, si në lindje e si në perëndim, pra rrethepërqark...

Hysen Ibrahimi: Intervistë me Prof. Hasan Kadri Gashin

Njërit nxënës timit Adrian Millakut ju drejtova  -  fillon tregimin Prof. Hasan Gashi - tani ai ka mbaruar për  doktor (kancerolog), e pyeta:-Çfarë do të studiosh ti kur t’a mbarosh shkollën e mesme?-A, shok mësues (duke u skuqur kur flisnin me mësuesin nga respekti), gjyshi më ka thënë, biro se sa të rritesh...

Edison Ypi: Katibim

Kurioz i papërmbajtur. Qe lindur për të ditur: Çfarë, kur, ku, si pse ? Pyeste vazhdimisht për gjithçka.Kur ishte fëmijë, gjatë një vizite te Daja i tij, Seferi, ku shkonte për vizitë me Hasien, nënën e vet, mes një fizarmonike, një kallëpi këpucësh, një palë doreza boksi, dhe ca gjëra të tjera, i ra në sy një kuti metalike ngjyrë...

Agron Tufa: Bloja e imët e metaforave të Pal Ndrecajt

Poezitë e këtij vëllimi të ri poetik të poetit dhe prozatorit Pal Ndrecaj, më dhanë një nga kënaqësitë e veçanta e të paharrueshme, por edhe të rralla në poezinë tonë, sa herë që ndeshim në art të bërë me dashuri e brishtësi. Poezia e Pal Ndrecajt është mbrujtur me imazhin kryesisht mendor...

Ilir Muharremi: Arti i tekstilit në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Një fije, pastaj shumë fije fibrash mund të jenë art. Gjithçka sot konvertohet në art, por arti nuk mund të konvertohet në gjithçka. Arti më shumë ngritë pyetje, narrativa, pastaj strehohet te dekoret dhe estetika. Tekstili si material përpunohet në art, prodhohet si formë pastaj objekt...

Bashkim Saliasi: Muhamet Cenko - Këshilluesi gjuhësor

Një telefonatë në orët e mbrëmjes nga miku im Viron Kona më bëri me dije se të nesërmen do të takohej me mikun tonë Muhamet Cenko.- Eja dhe ti, Bashkim se edhe Meti ka shprehur dëshirën të të takojë.-Do të vij patjetër, nesër në takim me gjuhëtarin...

Sami Islami: Baruch Spinoza - Mendime filozofike për besimin dhe Zotin

Albert Ajnshtajni ligjëronte në universitete të ndryshme amerikane, pyetja e përsëritur që studentët i bënin atij ishte:- A besoni në Zot? Ai gjithmonë u përgjigjej:- Po, unë besoj në Zotin e Spinozës.Spinoza ishte një filozof Holandez që konsiderohej një nga tre racionalistët e mëdhenj të filozofisë së shekullit të XVII-të, së bashku me francezin Descartes....




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora