E premte, 26.04.2024, 02:16 PM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Të biesh dhe të ngrihesh me gurin e kufirit mbi kurriz

Burrë i pashëm, si i dhëndërt gjithmonë, i gjatë, me fytyrën të mprehtë, flokët të zeza e të dendura, me mjekërr të zezë, të shkurtër dhe hollake, me vetullat e zeza e me sytë plot poezi, aq sa vështronin jashtë, po aq dhe brenda vetes, buzëqeshte lehtë edhe kur nuk buzëqeshte...

Visar Zhiti: Çdo ditë e teatrit është dhe bota - skenë

Megjithatë 27 Marsi është shpallur “Dita Botërore e Teatrit”nga UNESCO, që nga viti 1962 me propozim të Finlandës në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror, etj, etj.Po në këtë ditë ka lindur dhe Çajupi ynë, rilindasi i shquar, poet dhe dramaturg… ta kujtojmë…

Visar Zhiti: Marsi i përhershëm i burrit me mbiemër Krujën

Shqiptarët e fortë, ata të mirët, bujarët, me një madhështi të brendshme, por që u shfaqet, mjafton një dramë, një pabesi e tjetrit, një mort, një dasmë, sidomos një valëvitje flamuri mbi një pirg a llogore, janë më të fortë se Shqipëria vetë dhe atë mirësi prej tyre e ka vendi, bujarinë proverbiale dhe atë madhështi tradicionale...

Visar Zhiti: Mandelshtam dhe ata që e deshën të vrarë

Dukuria Mandelshtam është një shqetësim botëror, poeti në diktaturë, ku një pjesë burgosen dhe vriten dhe një pjesë bëhen pjesë e diktaturës, midisi mbetet një gri e madhe, ku spërkatesh ose me baltë ose me gjak, por dhe me të dyja e anonimat jo të pafajshëm. Në majë është diktatori, një stalin apo një hitler apo një enver si parodi tragjike...

Visar Zhiti: Grua - Jetë dhe Dashuri

Na jepni nëna të mira, të bëhemi fëmijë të mirë, - thoshin latinët. Të flasim për Rozafën e madhe?Duke qenë 8 Marsi, dua të kujtoj gra të reja të epokave të reja, shqiptare, që i bënë ballë së keqes, u martirizuan…Janë shumë, i kemi dhe shtëpive tona, më erdhi mrekullia e buzëqeshjeve të tyre. Po risjell për sot ato që përzgjodha një...

Visar Zhiti: Mision i vështirë, shkollë e përvuajtur

Po a s’kishte patur shkolla shqipe më parë? Si mësohej gjuha mëmë? Edhe Poeti Kombëtar, Naimi ynë, shkruante libra këndimi, për ç’shkolla? E vetmja gjuhë që ishte e ndaluar në perandorinë osmane ishte shqipja e shqiptarëve, që i kishin shërbyer Portës së Lartë mbase më shumë se të tjerët përreth. Dhe shkronjat shqipe i kishte mallkuar kisha greke.Historia ka punë për të kryer...

Visar Zhiti: Martiri, poeti Dom Lazër Shantoja

Pas një mesnatës, kur vendi kishte pak që ishte çliruar dhe krismat e armëve vazhdonin më keq, fitimtarët po vrisnin ata që nuk i donin... dhe diku afër Tiranës, ndanë një grope të egër, shkrehën pushkët me qetësi mbi kokën e një njeriu... ra ai... aty e mbuluan me dhé dhe ikën të festonin me një gëzim mizor djajsh...

Visar Zhiti: Ekspozitë në zemër përpara fjalës

Është një emocion i bukur ai i së dielës që po vjen, kur Eda ime do të mbajë një ligjëratë në anglisht për Shenjten Nënë Tereza në St. Mary Parish, Mokena, në orë 3.00 pasdite. Dhe më ndërmend emocione të tilla, se kujtohen dhe vetëm emocionet, që lidhen me shenjten tonë, me takimet, me përgatitjet e ndonjë botimi, lutje, album...

Visar Zhiti: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Pasi lexova një letër të bukur, që më shungëlloi përbrenda, e kishte qëmtuar dhe sjellë për ne shkrimtari Sokol Çunga, ishte e para 131 vjetëve, ku Jani Vreto i shkruante Sotir Koleas, ndër të tjera kështu:“… të nderojmë mëmënë, gjuhënë, e të ndritonemi e të qytetëronemi me atë na ndih e drejta...

Visar Zhiti: Medalioni i diktatorit

“…meqënëse folëm për diktatorë, Stalin e Enver, do të doja të sillja dhe këtë poezi, është nga ato që kisha bërë mënd në qeli, ku shpesh na linin me duart e prangosura e nuk lejohej madje as të ëndërroje. Për të mbijetuar shpirtërisht, sa do pak, që të mos çmendesha, bëja çmendurinë tjetër...

Visar Zhiti: Meshtar nga Dardania në SHBA

Më parë se ta njihja Don Ndue Gjergjin, i njoha vendlindjen në Kosovën tonë, tej në Stubllën e Epërme të Vitisë, një vend i blertë, me kisha dhe peizazhe plot diell, vërtet si të krishterta, kështu m’u duk, një qetësi peshpëritëse…

Visar Zhiti: Gjithë ditën në Dallas

Në aeroportin e Dallasit, jashtë na priste një diell plot dritë dhe ngrohtësi, që sikur e shtonte dhe pritja z. Adil Besiri, burrit nga Kërçova që na mori me makinën e tij të bardhë e të madhe për të na çuar në restorantin e tij dhe pastaj të na shëtiste nëpër qytet…

Visar Zhiti: Drama e etërve dhe një letër presidentit amerikan

Kongresi i Lushnjës është një dramë e madhe në skenën e Shqipërisë, një triumf kombëtar, ndërkaq dhe për këtë ka një dramë tjetër, të shkruar po në Lushnjë, që mbart atë frymë e kohë dhe atë udhëkryq në historinë së re, ku shqiptarët ditën të ecnin...

Visar Zhiti: Ernest Koliqi që nuk ikën dot

Ernest Koliqi u lind në Shkodër, kur Shqipëria po përgatitej të dilte nga robëria e gjatë otomane, në vitin e tretë të  shekullit të kaluar, në majin plot petale të ngrohta si puthjet, mes të cilave përzihet edhe ajo, puthja e Judës. Do të merrte dije të gjera në Itali e Kroaci...

Visar Zhiti: Paraditja në xham

Teksa shikoja borën jashtë, m’u kujtua një dimër tjetër i largët dhe një poezi tjetër po aq e largët… që e gjej në librin tim “Hedh një kafkë te këmbët tuaja”, me një grafikë në kopertinë nga miku im, Maks Velo, që tashmë dhe ai ka ikur larg në dimra të tjerë qiellorë…

Visar Zhiti: Lëvizjet me Nol...

Ishte datëlindja e Fan Nolit dje, atij që ka hyrë në Historinë moderne të Shqipërisë duke e lëvizur atë histori, duke i shprishur datat e saj, si deputet, si rebel, si kryeministër, është themelues i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, guxoi si askush, “Apostull”, do të quhej në një libër të ri, të porsa dalë në Tiranë, është mërgimtari mahnitës...

Visar Zhiti: Meshari ynë

Në 5 janar 1555 famullitari Gjon Buzuku mbaroi së shkruari “Mesharin”, një vepër që do merrte vlera gjithmonë e më të mëdha në shekujt më pas si libri i parë shqip. Mbetet për jetënjë akt themeltar historik, me rëndësi kombëtare të jashtëzakonshme, jo vetëm në gjuhë e dije, por dhe në identitet, në qendresën e shqiptarëve dhe të mbijetesës...

Visar Zhiti: Dielli i dytë në dritare

Në dritaren time të mëngjesit të sotëm pashë një diell tê bukur, m’u duk si një pishtar i beftë prometean…Dita e dytë e vitit, - thashë me vete, - dhe si asosacion idesh m’u ndërmend “Dielli i dytë”, një poezi imja, e shkruar herët, kur isha student në vitet ‘70, por që kam vuajtur dhe prej saj. Nuk do të desha të kujtoj, por ka ngjarje më të forta se ne…

Visar Zhiti: Kohët Lasgushiane

Në shkolla na e përmendnin poetin Lasgush Poradeci për ta kritikuar si poet të mbyllur në Kullën e Fildishtë, etj, etj, që s’kuptonte Realizmin Socialist, madje u përhapën rrëfimet se ai s’kuptonte shumëçka tokësore, s’dinte ç’kohe i përkiste...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora