E shtune, 08.06.2024, 01:54 PM (GMT+1)

Editorial » Zejneli

Xhelal Zejneli: Rënia e Murit të Berlinit dhe konstelacioni i ri global

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, d.m.th. më 1945, Gjermania u nda në katër zona të cilat zotëroheshin prej forcave të armatosura të shteteve - aleate të luftës së sapo përfunduar: ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1949, zonat që zotëroheshin nga ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca...

Xhelal Zejneli: Faktori politik shqiptar në Maqedoni dhe zgjedhjet e prillit

Për zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoni kanë mbetur edhe rreth pesë muaj. Me fillimin e pluralizmit politik në vitin 1991, Maqedonia hyri në atë që quhet periudhë e tranzicionit. Që atëherë, kanë kaluar pothuajse tri dekada. Maqedonia ndërkaq, vazhdon të jetë në një tranzicion pa mbarim...

Xhelal Zejneli: Promemoria e Trebeshinës dërguar Enver Hoxhës

Kasëm Trebeshina është ndër figurat pak të njohura të letërsisë shqiptare të viteve të para të pasluftës. Më 5 tetor 1953, i dërgoi një “pro memorie” Enver Hoxhës, duke e paralajmëruar se politika e tij kulturore po e shpinte vendin në rrugën e shkatërrimit. Ishte ky një akt i rrallë disidence të hapur në jetën...

Xhelal Zejneli: Odiseu i kohës moderne - Xhejms Xhojsi

Xhejms Xhojsi (James Augustine Aloysius Joyce, 2.2.1882-13.1.1941) është shkrimtar irlandez. Lindi në Ratgard afër Dublinit, vdiq në Cyrih. Babai Xhon kishte dymbëdhjetë fëmijë. Dy djem i vdiqën nga tifoja. Pos tyre, Xhojsi kishte gjashtë motra dhe tre vëllezër. Xhojsi ishte më i madhi...

Xhelal Zejneli: Quo Vadis Çmimi Nobel

Vendimi i Akademisë Suedeze që Çmimi Nobel për letërsi për vitin 2019 t’i jepet shkrimtarit austriak Peter Handke, ngjalli reagime të shumta në botën e qytetëruar. Kur Çmimi Nobel për paqe u ndahet politikanëve, shpërthejnë reagime të shumta. Në vitin 1973, Nobeli iu nda Henri Kisingerit, i cili në atë kohë ishte këshilltar i presidentit amerikan...

Xhelal Zejneli: Çmimi Nobel për Letërsi - Olga Tokarçuk

Për shkak të një skandali seksual të një anëtari të jurisë të Komitetit të Nobelit, Çmimi Nobel për letërsi për vitin 2018 nuk u nda. Sot, më 10.10.2019, ky çmim për vitin 2019 iu nda shkrimtares dhe psikologes polake Olga Tokarçuk (Olga Tokarczuk), e lindur në vitin 1962. Diplomoi psikologjinë në Varshavë...

Xhelal Zejneli: Samuel Beketi - ndërtues i shkatërrimeve

Samuel Beketi (Samuel Barclay Beckett, Foxrock afër Dublinit, 13.4.1906 – Paris, 22.12.1989) është romancier dhe dramaturg. Është ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Familja e tij i takonte shtresës së mesme. Babanë e kishte gjeometër, ndërsa të ëmën – infermiere. Pjesën më të madhe të veprave i shkroi në gjuhën ...

Xhelal Zejneli: Jonesko - poet i absurdit

“Vdiq një mbret”! Me këto fjalë u përcoll vdekja e njërit nga dramaturgët më të mëdhenj të këtij qindvjeçari – Ezhen Joneskos (Eugene Ionesco, 1909-1994).Sipas enciklopedive dhe leksikoneve, Jonesko lindi në vitin 1912. Por, sipas poetit me origjinë rumune të lindur në Vërshac të Serbisë...

Xhelal Zejneli: Kryetarit të Misionit të Republikës Çeke në Kosovë

Midis tyre ka edhe turistë nga Çekia mike.  Ashtu si turistët e vendeve të ndryshme të botës, edhe vizituesit e shtetit Tuaj, për vendin e Gjergj Kastriotit shprehen me fjalët më të mira. Të gjithë njëzëri, janë të impresionuar me mikpritjen dhe me bujarinë e popullit të Nënë Terezës...

Xhelal Zejneli: Shqiptarët dhe orientimi strategjik

Më 9 gusht 2019 mediumet shqiptare njoftuan se më 15 korrik të vitit në vazhdim është zhvilluar ceremonia e vendosjes së një pllake përkujtimore në një nga zonat e parkut të liqenit artificial të Tiranës. Kjo pllakë përkujtimore apo ky memorial përmban emrat e 251 të rënëve gjatë tentativës së grushtit të shtetit në Turqi që ndodhi...

Xhelal Zejneli: Gjuha shqipe dhe të shkruarit drejt

Gjuha mësohet nga nëna. Prandaj i thonë: gjuhë e nënës apo gjuhë amtare. Në raste të caktuara, fëmija e mëson gjuhën amtare, jo nga e ëma por nga gjyshja apo nga anëtarët e tjerë të familjes. Pas kësaj, fëmijët e mësojnë gjuhën amtare nga mjedisi ku jetojnë. Me një fjalë, e mësojnë gjuhën popullore. Në vitet e fundit, fëmijët e mësojnë ...

Xhelal Zejneli: Hapësirat shqiptare dhe kriza

Me nocionin krizë nënkuptohet kryesisht kriza ekonomike dhe sociale. Shumë shqiptarë në Maqedoni vazhdimisht flasin për ekzistimin e krizës. Por, ka edhe të tillë të cilët dyshojnë se ka krizë. Madje ka edhe prej atyre që thonë se krizë nuk ka. Këta pyesin: Si mund të thuhet se ka krizë...

Xhelal Zejneli: Dasmat glamuroze dhe varfëria shpirtërore

Për ceremonitë gazmore siç janë dasmat, kudo në hapësirat shqiptare shpenzohen shuma të mëdha parash. Dikur, një dasmë apo ceremoni martesore ka zgjatur një javë, në mos dhe më tepër. Në kohën e sotme ceremonitë martesore zgjasin më pak se një javë. Por, ka raste kur edhe sot dasmat zgjasin plot shtatë ditë...

Xhelal Zejneli: O tempora, o mores - krismat nëpër dasma

Dasmat në hapësirat shqiptare bëhen kryesisht në muajt korrik dhe gusht. Në këta dy muaj kthehen në vendlindje ata që punojnë apo që jetojnë në vendet e Perëndimit.Karakteristikë e dasmave shqiptare kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë krismat. Kriset me revole, me pushkë, me pushkë automatike...

Xhelal Zejneli: Arsimi i mesëm - reforma e mundshme

Ndarja e arsimit të mesëm sot, në gjimnaze dhe në shkolla profesionale, figuron vetëm formalisht. Për nga cilësia dhe aftësia që kanë, rreth 50% e nxënësve të gjimnazeve nuk e kanë vendin aty. Po të bëhej regjistrimi me kritere të mirëfillta, kjo përqindje e nxënësve nuk do të mund të regjistrohej në gjimnaze...

Xhelal Zejneli: Snobizmi

Rrjedhat e kulturës gjithmonë kanë e kanë mbartur me vete snobizmin si një dukuri margjinale e cila paralajmëron për plasaritjet në kulturë. Në shekullin XXI, si kurrë më parë, me të madhe janë dobësuar shtyllat morale të jashtme. Mbizotërojnë orientimet materialiste dhe hedonistike...

Xhelal Zejneli: Almiri i vogël rritet në zemrat e çdo njeriu human

Më 25 qershor të vitit 2016, personi i quajtur BobanIliq, e shkeli me paramendim fëmijën 4-vjeçar, Almir Aliun. Tragjedia ndodhi në Kumanovë.Në përputhje me nenin 123 paragrafi 2 pika 3 të Kodit penal të Republikës s Maqedonisë, vrasjen e Almirit të vogël nga vrasësi BobanIliq, organet e drejtësisë e...

Xhelal Zejneli: Serbia – politika e vjetër e saj

Më 12 qershor të viti 1999, në saje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave pushtuese serbe, Kosova u çlirua. Me çlirimin e saj iu dha fund padrejtësisë më të madhe në Evropë. Ndërhyrja e Aleancës Veri-Atlantike parandaloi pastrimin etnik të Kosovës të planifikuar nga Beogradi ...

Xhelal Zejneli: Grushti i Shtetit

Grushti i shtetit (frëngjisht “Coupd’Etat”) është term që nënkupton ndërrimin e qeverisë të kryer me dhunë nga individë apo nga një grup njerëzish të cilët ndodhen në pozita të larta shtetërore apo ushtarake. Grushti i shtetit dallohet nga revolucioni për arsye se kryhet “nga lartë”. Grushtin e shtetit rëndom...

Xhelal Zejneli: Taksa mbi mallrat serbe – akt i drejtë

Në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, ish-kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliqi dhe kryetari i përtashëm, Aleksandër Vuçiqi, ishin mbështetësit kryesorë të kriminelit të luftës, VojisllavSheshelit. Në këtë kohë, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ishte në rrethin më të ngushtë të kriminelit të luftës – Sllobodan Millosheviqit...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora