E shtune, 27.12.2025, 11:31 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Që historia të mos përsëritet

Që historia të mos përsëritet, duhet të këshillohemi vazhdimisht prej mësimeve që na ofron ajo. Dhe ajo, përmes shumë shembujve na tregon se kurrë s'duhet të joshemi nga politikanë delirantë e nga parulla të rrezikshme të llojit krejt dhe drejt.Sepse parullat kërkojnë liri të pakufishmë për parti e ideologji...

Ndue Ukaj: Rugova hyri në politikë për t'i shërbyer kauzës fisnike për liri

Ibrahim Rugova kurrë s'ka bërë demagogji me popullin e tij, por e ka dashtë, i ka folë me sinqeritet dhe i ka shërbyer me dije, shumë dashuri dhe dinjitet të lartë. Kjo është arsyeja pse shqiptarët e kanë ndjekë atë dhe rrugën e tij e jo të atyre që kanë gjuajtë gurë e kanë tentuar të pështyjnë mbi të...

Ndue Ukaj: Të ashtuquajturit analistë e opinionistë

Analistë, komentatorë e opinionistë, bota e përparuar i quan ata njerëz që përmes analizave serioze, dijes empirike, librave, krahasimeve, japin mendime e vlerësime për fenomene shoqërore e politike, duke qenë objektiv e duke u fokusuar në fusha specifike.Kurse te ne, ndocá...

Ndue Ukaj: Idetë e këqija

Franc Kafka në tregimin fantastik “Emblema e qytetit” e tematizon idenë e ndërtimit të Kullës së Babelit, një dëshirë e përhershme e qenieve njerëzore për të arritë qiellin, pikën kulmore të barazimit të njeriut me Zotin.Ndërtimi i kësaj kulle, siç tregojnë rrëfimet biblike nuk ka përfunduar kurrë, por prapa ka mbetë ideja...

Ndue Ukaj: Çfarë pushteti kërkon VV-ja?

Nga parullat me karakter revolucionar, të cilat i dëgjojmë përditë e zhurmshëm, VV-ja tashmë ka kaluar në një stad tjetër të rrezikshëm, duke kërcënuar hapur institucionet e pavarura të shtetit dhe kjo përbën një shqetësim tejet serioz për të ardhmen demokratike të vendit tonë.Sulmet ndaj kryetares së KQZ-së Valdete Daka...

Ndue Ukaj: Ta kujtojmë Ibrahim Rugovën

Kosova e ligështuar dhe e dërmuar, pa autoritete morale e politike dhe me disa demagogë të rrezikshëm me mendësi ekstremiste që i vërtiten si profetë të rremë, duhet të frymëzohet nga figura shembullore e Ibrahim Rugovës për të tejkaluar sfidat e mëdha që ka përpara. Sepse Rugova e ka shkruar ungjillin politik të shqiptarëve...

Ndue Ukaj: Humori që mbjell urrejtje

Katolikët, mishi i derrit, shkijet dhe shoqëria e pjerdhur e tallava që reagon e gulçon për çdo gjë dhe që bëhet e shurdhër dhe e vërbër në tema ku përbuzet bashkësia katolike shqiptare, siç ngjet në një pjesë pseudo humori ndërmjet Naser Rafunës dhe Sabri Fejzullahut.Ka disa ditë që qarkullon një...

Ndue Ukaj: Anton Çetta është shumë më shumë se një shtatore në kryeqytet

Anton Çetta është shumë më shumë se një shtatore në kryeqytet, ai është një shkollë madhështore e dashurisë për vendin.Ne duhet të bëhemi të sinqertë dhe të themi se: Shoqëria jonë e trallisur nuk ka provuar se ka mësuar nga vyrtytet e larta që na la trashëgimi Antoni. Ai ishte i përkor, solidar dhe unifikues, kurse...

Ndue Ukaj: Metamorfozë dramatike e çiftit më të ri politik

Pakkush ka mundë ta imagjinojë një metamorfozë kaq dramatike të çiftit më të ri politik: Vjosës e Albinit.Ende pa arritë te pushteti, u shpërfytyruan.Ata që flisnin zhurmshëm për parime e vlera, porsa shpallën martesën politike, nuk treguan bash asnjë parim e anjë cilësi të re ...

Ndue Ukaj: Ta kujtojmë Anton Pashkun në ditëlindjen e tij

Sepse Antoni ka krijuar një letërsi madhështore dhe njohja e rinjohja me të, na hapin shtigje kah e bukura dhe estetika.Sepse Antoni është shkrimtar klasik dhe i klasit të lartë dhe vepra e tij është një monument madhështor kulturor e idnenitar që duhet të na shërbejë si referencë kulturore, gjuhësore dhe letrare...

Ndue Ukaj: Dalldia pas dhuratave turke, tash e sa mote, nuk na lë të bëhemi popull normal

Shqipëria e jonë, në vend se të behet e zoja e t' u ndihmojë të tjerëve, meqë i ka të gjitha parakushtet për t' u bërë e tillë, ajo dalldiset deri në nivel gërdie nga disa dhurata të vockla që u jep baba sulltan, dhe përnjëherë bëhet bukëshkalë e pështyn krejt atë që Europa bën për të. Kjo dalldi tregon fytyrën tonë të vërtetë hipokrite dhe po ashtu e...

Ndue Ukaj: Kosovës i duhen ndryshime politike cilësore që priren nga idetë humane

Sipas George Orwell-it, synimi i parë i çdo revolucioni është gjuha, që synon të vendosë fuqinë aty ku duhet të jetë drejtësia. E kjo arrihet përmes ideve kolektiviste.Kolektivizimi është një doktrinë ose aset ideologjik, në të cilën qëllimi i një kolektivi të caktuar, siç është shteti, kombi, shoqëria,  kanë ...

Ndue Ukaj: A sjell kërbaçi ndryshime politike cilësore?

Historia njerëzore tregon se ka ndryshime politike që sjellin përparim, paqe e mirëqeni dhe këto ndryshime janë cilësore, dhe ka ndryshime që sjellin shkatërrim dhe frikë, dhe këto ndryshime janë të këqija.Ndryshimin politik që sjellin përparim...

Ndue Ukaj: Vizitat e politikanëve të Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas, përdoren për të ndezur zjarrin e përçarjeve

Vizitat e politikanëve të Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas, ka kohë që s’ u shërbejnë interesave të përgjithshme e as përmirësimit të jetës së shqiptarëve, por përdoren për të ndezur zjarrin e përçarjeve, rrjedhimisht, për të krijuar një mur të ri artificial ndërshqiptar, e ndonjëherë mjerisht edhe për pak like e përndezje militantësh partiakë...

Ndue Ukaj: A mund të ëndërrojmë një republikë humane?

Mjedisi ynë politik është varfëruar tej mase dhe duket sikur është bërë steril për ide të shëndosha politike dhe tejet i pëlleshëm për marrëzi të pafundme politike. Ky mjedis -  me shumë pak përjashtime - është tejet agresiv, ku grindjet primitive u kanë zënë vendin debateve normale e intrigat quhen informata e ide politike...

Ndue Ukaj: Kosova është në një mjegull totale mendore e politike

Të ashtuquajturat debate politike në Kosovë, më së shumti janë shfaqje vullgare të diletantizmit politik dhe provojnë pohimin e njohur se demokracia pa dije është shumë rrezikshme.Frytet e një demokraci të tillë po i shijojmë përditë, me figura politike qesharake e diletante, që defilojnë nëpër taborre...

Ndue Ukaj: Si sot, para 331 vjetëve, ka vdekë patriarku Pjetër Bogdani

Si sot, para 331 vjetëve, ka vdekë patriarku Pjetër Bogdani, ipeshkv, strateg ushtarak e shkrimtar i madh, që luftoi me dije e pushkë  "që të mos lënë dijen dhe gjuhen e dheut të zhduket, por sikur lufton gjithë dheu e bota për vet, duke u lartësuar nga urtësia."Siç thotë Eqrem Çabej "poetit si një prijës shpirtëror...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx