E merkure, 30.04.2025, 10:51 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kaosi dhe zhurma në rrugët tona

Kaosi dhe zhurma në rrugët tona, pasqyrojnë gjendjen tonë shpirtërore dhe primitivizmin e madh që mbretëron mes nesh. Dhe këtë e vëren gjithsecili që ngas makinën ose ec rrugëve, ku sheh njerëz plot nerva dhe një atmosferë të shëmtuar e krejtësisht kaotike...

Ndue Ukaj: Ibrahim Rugova ka shkruar ungjillin politik të shqiptarëve

Ibrahim Rugova e ka shkruar ungjillin politik të shqiptarëve - testamentin e dashurisë politike- për njeriun shqiptar, historinë, kulturën dhe identitetin e tij. Këtë testament, të cilit ai i blatohej, bashkëkombësit e tij duhet ta kenë shujtë të përditshme në tryezën e tyre: të frymëzohen prej tij dhe të besojnë në të, në mënyrë që të ...

Ndue Ukaj: Si na sheh bota dhe si jemi?

Sot- në ditën e dytë të Vitit të Ri- duke i parë shqiptarët e çakërdisur dhe të zemëruar në gjithçka e në gjithkënd, duke i parë marritë televizive e dokrrat e quajtura mendime dhe duke e parë sesi shqiptarët vuajnë për gjëra krejt të zakonshme, mu kujtua Faik Konica dhe një varg patriotësh të kultivuar, që përpiqeshin...

Ndue Ukaj: Mendësia e Robit

Prej kur shprehja e moçme "gjindja e shtëpisë" është zëvendësuar me shprehjen "robt e shtëpisë" kombi shqiptar nuk ka pa dritë.Kjo mendësi e robit, mbizotëron kudo në jetën shqiptare dhe është një nga veset më të liga, që nuk na lë të bashkohemi dhe të ecim me vetëdije kah progresi...

Ndue Ukaj: Turpi i Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit e Kosovës, me një vendim të poshtër, ka bërë që fëmijët tanë - ndoshta të vetmit në Europë - të mbajnë mësim edhe gjatë festave të Krishtlindjes.Nuk e di kush e ka marrë këtë vendim dhe pak rëndësi ka kjo, por vendimi si i tillë është i poshtër dhe idiot...

Ndue Ukaj: Mini-Shengeni, shqiptarët dhe Europa

Në një rajon të trazuar politik- siç është Ballkani- ku kurthet politike janë shkollë e njohur dhe krejt normale, edhe idetë më të fisme politike shpeshherë tingëllojnë si të dyshimta. Lë më ato që ngjallin frikë dhe që lehtësisht duken e lexohen si angazhime aventuriere, të disa liderëve të pjerdhur, siç do të thoshte poeti Frederik Rreshpja...

Ndue Ukaj: Shqiptarët e çakërdisur

Shqiptarët e sotëm nuk vuajnë prej ndonjë armiku të jashtëm, si dikur, as nga padija, siç tregonte Pjetër Bogdani në librin e madh, “Çeta e profetëve”, por ata vuajnë për shkak të mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve të tyre të brendshme, dukuri këto që kanë shkaktuar urrejtje e çarje të mëdha kombëtare...

Ndue Ukaj: Çakajtë komunistë përballë shkrimtarit Agron Tufa

Askush s’do mund ta imagjinonte se në Shqipërinë postkomuniste, pas tri dekadash lirie, çakajtë komunistë do të çoheshin peshë dhe do të kërkonin burgimin e ndërgjegjes së lirë të njerëzve që kërkojnë drejtësi.Më së paku dikush do të mund ta imagjinonte se çakajtë do t’i vërsuleshin një shkrimtari...

Ndue Ukaj: Fotografi fisnike e përuljes së Ibrahim Rugovës para Kryezotit tonë

Kjo fotografi fisnike e përuljes së Ibrahim Rugovës para Kryezotit tonë, përçon një mesazh të fortë historik dhe tregon forcën e madhe - dashurinë e përvëluese - që ai kishte për kombin, kulturën dhe historinë e tij, gjë të cilën e ka dëshmuar sa qe gjallë, me libra të shumtë dhe përmes angazhimit aktiv në politikë...

Ndue Ukaj: Merimanga kombëtare

Át Gjon Shllaku, një erudit i pushkatuar nga regjimi barbar i Enver Hoxhës, në librin e tij të vlefshëm “Shqiptari-Frati-Shqipnia”, ka një shkrim me titull “Nuk dijm shka duem, pse nuk duem shka dijm”, ku sjell para lexuesit një ngjarje që lidhet me kohën e pushtimit austro-hungareze në Shqipëri...

Ndue Ukaj: Shqiptarët janë mësuar me broçkullat e Rexhep Qosjes

Fletërrufetë e tij ndodh të kenë ndërruar formë, por jo përmbajtje: janë ballafaqim i njeriut të mundur me atë që triumfoi mbi të, dhe mbi gjithë tjerët që u sillen vërdallë tij.Qosja është intelektual tipik komunist dhe si gjithë soji, atij gjithmonë i është dashtë të ketë një armik, për të ndërtuar kauza publike dhe...

Ndue Ukaj: Ibrahim Rugova dhe bashkimi kombëtar

Prijësi i shqiptarëve, Ibrahim Rugova, kur hyri në politikë, besonte te vlerat e lirisë dhe kishte një ide të madhe, që ato vlera t’i bënte vlera të përbashkëta të gjithë shqiptarëve në Europën Juglindore dhe t’i kthente në vlera etike të shtetit të Kosovës, të cilin e udhëhoqi deri në vdekje...

Ndue Ukaj: Në kërkim të justifikimeve

Asnjë popull nuk është mjaftueshëm i emancipuar dhe i kulturuar sa të mos ketë nevojë që t’i shërojë disa vese të këqija. As ne shqiptarët nuk jemi imun në këtë aspekt. Ne kemi shumë vese të liga - plagë kombëtare - dhe ato, siç kanë vërejtur shumë mendjendritur shqiptarë ndër vite, janë pasojë...

Ndue Ukaj: Martin Camaj për poezinë fishtjane

Vepra letrare e Fishtës është objekt shumë i studimeve, monografive dhe teksteve me premisa letrare dhe jo letrare. Përgjatë shekullit të kaluar, Fishta mori vlerësimet më të larta, siç ishte epiteti i Homerit shqiptar nga Maximilian Lambertzi, por edhe ato më përbuzëse nga regjimi komunist dhe dishepujt e tij kulturorë...

Ndue Ukaj: Anomalitë ligjërimore të Albin Kurtit

Për mua, formimi kulturor i një udhëheqësi është parakusht themelor për të kuptuar formimin e tij politik, dhe rrjedhimisht, edhe synimet e tij politike.Dje, duke parë gulçet, dokrrat dhe retorikën boshe të Albin Kurtit, ndër të tjera kam vërejtur disa anomali të mëdha kulturor...

Ndue Ukaj: Duke folur më shumë për vlerat e luftës, i kemi vyshkur vlerat e lirisë

Tash e njëzet vite, protagonistët e luftës, të veshur me uniforma politike dhe pushtet politik, bashkë me media të shumta shërbyese, e kanë orientuar opinion publik kah vlerat e luftës dhe kësisoj kanë pamundësuar që populli i Kosovës të ushqehet me dashurinë për lirinë, që është thelbi i ekzistencës njerëzore dhe për ç'gjë bëhet lufta...

Ndue Ukaj: Memoriali i turpit

Të ndërtosh Memorial dhe të mbrosh kauzën e Erdoganit, kjo qartësisht domethënë t'i braktisësh vlerat perëndimore dhe t' i përqafosh ato erdoganiste.Ndaj, mos u përqurrni e mos kërkoni nga Europa hapje të negociatave e pranim...

Ndue Ukaj: Saçi politik mbi popullin e vuajtur të Kosovës

Shteti nuk është projekt dosido, por është projekt madhor që bëhet nga njerëz të ditur. Dhe jo një mësymje që i ngjan një gare pehlivanësh, ku provohet kush është më i fortë e më i zhdërvjelltë në rrëzimin e tjetrit. Shteti nuk është as koncept kuvendimesh nëpër oda, nën cikërrimën e gotave të çajit...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx