E merkure, 30.04.2025, 06:20 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Shestim për njeriun

Sfondi i jetës shqiptare, i karakterizuar me kriza të thella politike, sociale, morale e identitare, është tablo zotëruese e jetës shqiptare. E në këtë holli të dëshpërimit, pasigurisë, tensioneve politike të pafundme, publicistika shqiptare e këtyre viteve të tranzicionit, me dëshirë ...

Ndue Ukaj: Kemi humb një forcë drejtpeshuese

Në sfondin e krizës që ka përfshi Universitetin e Prishtinës, na ravijëzohet i gjithë sistemi ynë i katandisur në mjerim, ku degradimet politike zënë kryet e radhës, e pas së cilave vijnë degradimet në shëndetësi, pamundësia e zhvillimit ekonomik, kultura pa ndonjë status të avancuar shoqëror...

Ndue Ukaj: Tempulli i dijeve - tempull i marrive

Kosova s’ka krijuar shkolla e universitete, që t’ia sjellin mirëqenien vendit, por varfërinë shpirtërore dhe materiale. Këtë realitet, e shpërfaq më së miri gjendja jonë e përgjithshme, e në mënyrën më të mjerueshme,  Universitet i Prishtinës, i cili është degraduar dhe katandisur në mjerim. Arrestimit e kohëve ...

Ndue Ukaj: Mes lindjes e perëndimit

Si komb i formuar vonë, i dalur nga robëria e gjatë, me shumë plagë, i tkurrur e ndarë gjeografikisht, kemi filluar t’i duam të tjerët, pa u mësuar njëherë ta duam vetveten. E, dihet, kjo “dashuri”, s’është gjë tjetër, veç papjekuri dhe shfaqje infatile ...

Ndue Ukaj: Sevdaja turke

Pasi shpallën vëllazërinë me pushtetarë turq, pasi provuan ta ndërrojnë historinë dhe perceptimin për të kaluarën osmane në trojet arbnore, qeveria e Kosovës bëri hapin tjetër, duke nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë me Turqinë ...

Ndue Ukaj: Profetët e rremë

Jetojmë në një kohë, kur politika është bërë epidemi e shkatërrimit të idealeve të njeriut tonë. E kjo murtajë, ka depërtuar kudo brenda jetës sonë mendore e intelektuale, me tërë forcën shkatërrimtare ...

Ndue Ukaj: Kah toka e premtuar

Shqiptarët e Kosovës,  po e braktisin  vendin e tyre, të dëshpëruar dhe kështu po ja mësyjnë drejt perëndimit, atje ku i kanë orientuar shpresat për një të ardhme ma të mirë. Ata nuk zgjedhin mënyra dhe mjete për të ikë kah perëndimi, aty ku kanë projektuar tokën e premtuar ...

Ndue Ukaj: Edikti i Milanos dhe liria fetare

Në historinë e qytetërimit perëndimor, akti i parë juridik, që hapi portat e lirisë fetare, prej së cilës, u zhvilluan dhe derivuan liritë tjera, është Edikti i Milanos, i hartuar nga Konstandini i Madh (274-337) nga Dardania. Ky Edikt, vuri themelet e konstitucionit ...

Ndue Ukaj: Karagjozët e mendimit shqiptar

Qenies shqiptare, i janë vërsulur karagjozë të shumtë, e me sjelljet e tyre prej palaçove, na kanë bërë gazi i botës. Si palaço që dinë të jenë e të përshtatën kudo, ata duke mos zgjedh mënyra e as mjete për t’i realizuar synimet e tyre shëmtuese ...

Ndue Ukaj: Partitë pa politika kulturore

Kultura si term, ashtu siç e përkufizon Raymond Willims, një pionier i teorive kulturore në marrëdhëniet ndërkombëtare, është një nga dy ose tri fjalët më të komplikuara të gjuhës angleze. Ne do të thoshim se jo vetëm të gjuhës angleze, por çdo gjuhe ...

Ndue Ukaj: Europa e ka postulat kulturën

Europa, para se të jetë projekt politik a ekonomik, është projekt kulturor, rrënjët e së cilit janë thellësisht shpirtërore. Mbi këtë postulat, u fillua ideja e unifikimit politik e ekonomik të Europës, mu në mesin e shekullit të kaluar, kur ajo kalonte ferrin ma të madh ...

Ndue Ukaj: Historia sipas Kim Mehmetit

Kim Mehmeti si shkrimtar që është, do të duhej të ishte më i kujdesshëm më fjalën, meqë është i vetëdijshëm për pushtetin dhe ndikim që ajo ka. E nëse pohimet e tij, kanë pasur funksione të tjera, ta zëmë, të riciklojnë ekstremet e ndryshme në Kosovë, me qëllim ...

Ndue Ukaj: Kah është e ardhmja e shqiptarëve?

Gjatë pushtimit osman, për pesë shekuj, shqiptarëve ju mohua liria, fjala dhe zhvillimi normal. Dhe jo vetëm kaq. Atë përjetuan akulturim, zvetënim moral dhe përkundër përpjekjeve vetëmohuese për mbijetesë, kur shkoi Perandoria Osmane, ata mbeten pa shkolla, pa tempuj bukurie ...

Ndue Ukaj: Kombi është akt besimi

Çfarë do të thotë të jesh pjesëtar i një kombi? E në këtë aspekt, çfarë do të thotë të jesh shqiptar?Një shpjegim domethënës, për pyetjet e më sipërme, gjithmonë sfiduese për personin, por edhe për bashkësinë njerëzore, e jep shkrimtari erudit, Jorge Luis Borgesi, te tregimi Ulrika në formën e një dialogu konciz...

Ndue Ukaj: Ditë të humbura

Çfarë domethënie të rëndësishme kanë ditët e humbura për një komb, shoqëri apo person, na difton bukur një tregim brilant i shkrimtarit italian, Dino Buxat-it. Ky shkrimtar, që shquhet për një letërsi magjike, në tregimin me titull Ditë të humbura, me pak rreshta, por me një rrëfim të ngjeshur ...

Ndue Ukaj: Kultura e lirisë përballë mizeries morale

Kosova duke kaluar nga robëria në liri dhe nga liria deri te pavarësia, ka realizuar kështu dy aspirata fundamentale, të cilat ja kanë mbajt gjallë shpirtin veprues dhe dinamikë ndër vite. Mirëpo, pas përmbyllës së këtyre dy etapave, ka munguar dhe vazhdon të mungoj ideja mbi çfarë baze morale dhe intelektuale synohet te ...

Ndue Ukaj: Koha për zgjim kulturor

Kombi dhe kultura janë një njësi e pandashme. Në dijet e ndryshme humane, ekzistojnë definicione të ndryshme për kombin. Ndërsa, ai më përhapuri, kombin e koncepton si një grup i njerëzve të cilët identifikohen me njëri-tjetrin nëpërmjet një trashëgimi të përbashkët dhe një kulture të përbashkët. Vështruar në këtë kontekst, asnjë komb s’mund të kuptohet pa kulturën e tij. Edhe etnicitet, si njësi më e madhe se kombi, ndërlidhet me identitetin kulturor ...

Ndue Ukaj: Grandiozët e Grandit

“Sundimtarët shqiptarë janë kusarë të mirë”, shkruante Eqrem Bej Vlora, në një artikull të botuem me 1930. Nga ajo kohë kur u shkrua ky artikull, na ndanë afro një shekull, ndërkaq politikanët shqiptarë, kudo hapësirave shqiptare, përveç se janë ba musketarë më të fortë, po ashtu, shumica prej tyre, janë kusarë të mirë e ma të zotë, dhe grandioz të epshëm me realizua çdo gjë që i vetëplotëson interesat tyre egoiste...

Ndue Ukaj: Nana shqiptare e dashunisë

Nëna Tereze ka trand themelet e një bote të egërsuar dhe egoiste, në të cilën dashuria është një nocion abstrakt. Madje, ajo ka dëshmuar të kundërtën, se bota mund të drejtohet me dashuri dhe se dashuria është fuqia më e madhe që mund ta transformon botën. Dhe pikërisht këtë nocion abstrakt, Nëna Tereze e ka konkretizuar më mirë se çdo kush në historinë e njerëzimit, duke dëshmuar me shumësi veprash të jashtëzakonshme, e të ...

Ndue Ukaj: E mira e përbashkët dhe shteti ynë

Kosova, duhet ta kultivoj idealin e mirëbërsisë, që ky ideal të krijoj atmosferën e të mirave të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta. Pa këto ideale, shteti krijohet për grupe dhe individ dhe e mira e përbashkët, që është postulati thelbor i perëndimit, nuk ka sesi të arrihet. Prandaj, duhet që të përpiqemi maksimalisht, ta ndërtojmë Kosovën kulturalisht dhe ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx