E diele, 10.11.2024, 06:05 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Syrja Etemi: Mbresa ndër breza

Njeriut ndonjëherë edhe papandehur e beftas i ndodh që ta grishë fati i mirë, ta merr në krahët e magjishëm që t’i jep mundësi të përjetojë momente të bukura e fascinante, të cilat do të ngelin të thadruara në kujtesë për vite e dekada. Ndodhi kjo edhe me mua, pikërisht në fundin e qershorit të vitit 2013, kur i bëmë një vizitë grupore  Turqisë...

Hamdi Hysuka: Atje ku takuam historinë shekullore

Mëngjes i bukur pranvere. Kalendari shënoi 22 mars 2024. Shkencërisht, sipas ciklit astronomik, është dita e parë e pranverës. Me një grup të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ Mat, përmes freskisë së mëngjezit dhe bukurive natyrore, udhëtuam për në Dibër të Madhe...

Hasan Hasanramaj: Nga tubimet letrare të mbajtura në Rugovën turistike

Tubimet e shumta letrare të mbajtura në Rugoven turistike gjithmonë kanë qenë dhe janë edhe tani  mjaftë të rendesishëme,   sepse nëpërmjte tyre në të kaluaren dhe tani shkrimet poetike letrare artistike në përgjesi,   e kjo është një ndihmesë e madhe për zhvillimin dhe afirmimin e kulturës,   fjalës së shkruar dhe artit në...

Ndue Dedaj: Në kullën e Zef Ndocit, pas 30 vjetësh

Është një nga kullat muzeale të Mirditës, monument kulture prej një gjysmë shekulli. Godinë trekatshe, mjaft pozante për nga pamja dhe arkitektura, afër kishës së Shën Kollit.E pati ndërtuar Ndoc Ndreca, në vitin 1883, kur shërbente në xhandarmërinë e Shkodrës dhe vinte vetëm tre herë në...

Hamdi Hysuka: Manifestim historik letrar në nderim e përkujtim të lirisë

Për të nderuar festat madhore kombëtare, 16-vjetorin e Pavarësisë, 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, më datë 24 shkurt 2024, në sallën solemne "Albergo di Italia", të Novarës në Itali, Bashkimi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Zëri i Mërgimtarit", organizoi takimin solemn historiko-letrar...

Ndue Dedaj: Shqiponja e Podujevës

Kemi ardhur në Podujevë të Kosovës, që ndryshe thirret Besiana. Ndalojmë te shqiponja në hyrje të qytetit, identike me atë që kishim në Tiranë para dy - tre vitesh, por që u hoq, kushedi pse, mbase ngaqë nuk ishte dhe aq “moderne” për sytë e ndokujt në qeveri, apo për t’iu hapur udhë ndërtimeve të reja që kanë përfshirë atë territor...

Ndue Dedaj: Vetmia e kullave dhe turizmi që po troket

Sa herë që shkruajmë për kullat, dhe e bëjmë shpesh, ndokush dhe mund të na “keqkuptojë”, a thua se po themi t’i rikthehemi sërish jetës së kullës me frengji si qëmoti, duke ngarë qetë në arat e vogla në gryka e lugina të thellë bjeshkësh, mes një ekzotike orësh e...

Pëllumb Gorica: Qyteti, jo vetëm i moçëm…

Në Beratin e njohur prej nesh, atje ku takohen kohërat e historisë, Antikiteti me Mesjetën dhe Koha e Re; artefaktet dhe arkitektura, kultura njerëzore plot mite të etnogjenezës sonë me tempuj pellazgë e kisha ilire-arbërore...

Kadri Tarelli: Një vizitë e magjishme në Shkodër

Ne ishim katër: Shpendi Topollaj, shkrimtar e publicist i shumë njohur në Durrës e më përtej, Luan Jaupi, fotograf dhe koleksionist pasionant, i njohur jo vetëm në Durrës, Arben (Beni) Kristani, piktor tashmë i njohur në mbarë trevat Shqiptare, dhe unë Kadri Tarelli, që po rendis këto pak fjalë kënaqësie dhe mirënjohje...

Pëllumb Gorica: Për te 'Mrizi i Zanave', më shumë se një udhëtim...

Ishte një ditë e ngrohtë tetori plot dritë. Rruga gumëzhinte nga lëvizjet. Nga Lezha deri në Shkodër, në të dy anët e saj, shpalosen pamje të mrekullueshme: fusha, kodrina, toka pjellore të depozituara në mijëra e mijëra shekuj duke bërë të mundur t’u afrojë qënieve të gjalla mundësi ushqimi ku njeriu, si aktor, ka ndërtuar jetesën...

Llesh Ndoj: Festë në fshatin pa banorë

Zilja e telefonit në tavolinën e punës, më tërheq vemendjen:- Alo, Llesh! Marku jam. Mark Gjergji. Besoj nuk e ke harruar…Pasi rikontrollova emrin e telefonuesit dhe u binda se po flisja me zotin Mark Gjergji, mik i kahershëm, ish - kuadër, intelektual e krijues, i disa librave me studime, poezi dhe publicistikë nga Arrëzi i Kaçinarit në Mirditë...

Pëllumb Gorica: Sërish në Vlorë

Nga Tirana dolëm pa aguar mëngjesi i vrullshëm, kur njerëzit nisin rrugëtimet, mbushin kafenetë, apo hapin dyqanet, duke i uruar njëri – tjetrit një ditë të mbarë.Udhëtojmë drejt Vlorës, në këtë qytet unik për nga emri, personalitetet dhe Historia; i bekuar nga ujërat e kaltra, ajërdeti; me njerëz energjikë, me ngrohtësi dhe vello të...

Ndue Dedaj: Tranga, një nga befasitë natyrore të Mirditës

Kisha ardhur në Lufaj që para 35 vitesh, gjatë një inspektimi të shkollës, apo dhe para 5 vitesh, kur në Majën e Ngallit u zhvillua një procesion kishtar nga ta rinjtë e fshatit bashkë me ipeshkvin Imzot Gjergj Meta. Por nuk isha ngjitur deri në Trangë, që është lagjia e sipërme e këtij fshati të banuar nga katolikë dhe myslimanë të “fiseve” apo trungjeve familjare: Loci, Ukaj, Neziri, Kaçorri, Këdheli...

Beqir Cikaqi: Një vizitë për mundësinë e njohjes më afër

Gushti si muaji i tetë i vitit, njihet me temperatura të larta, por edhe koha kur Kosovën e vërshojnë mërgimtarët nga  Gjermania, Zvicra, Italia, Sllovenia,e shtetet tjera të Evropës, por edhe nga shtetet përtej atlantikut SHBA, Kanada, etj. të cilët e ndajnë për ta vizituar e çmallur me vendlindjen, familjarët, të afërmit, e të tjerë...

Ndue Dedaj: Tokë pa njerëz

Nëse ke ndarë mendjen të ngjitesh në lartësitë e bjeshkëve për të shkruar, nuk ka nevojë për asgjë, bile as për laps e letër, pasi nuk do të mbash shënim si dikur shifra dhe fakte nga puna në sharra, aq më pak ndonjë diktofon, ngaqë nuk ke se kë të intervistosh, përpos zogjve të malit. Mjafton një fuoristradë nga ato të...

Ndue Dedaj: Munella, një 'bankë' në natyrë

Munella i ka të gjitha, përfshi dhe “Orën e Mirditës” (shkruar nga Gjergj Fishta, ashtu si orët e tjera të maleve shqiptare), që e kalon verën tue u flladit gurrave dhe tue i lëshue zâ e çue falmeshëndet Orës së Dukagjinit... Po cili është sot “zëri” që i lëshojnë njëra-tjetrës zanat e bjeshkëve? Kuptohet, jo për duele mes kreshnikësh...

Pëllumb Gorica: Dumreja, një perlë e vetë Zotit!

-Sa bukur!,- thashë me vete, teksa ecja rrugës përmes vendbanimeve dhe kodrinave të buta, që vrapojnë, si të zëna prej duarsh, me pamjen madhështore të malit të Tomorrit ndër sy; nga 84 liqenet karstike të Dumresë, si sy të kaltër, rrethuar me gjelbërim llamburitës, të cilët ka kohë që e shikojnë qiellin dhe shkrihen së bashkë me të deri në...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora