Udhëpërshkrim
Beqir Cikaqi: Një vizitë për mundësinë e njohjes më afër
E hene, 28.08.2023, 07:58 PM
Shoqata italiane “Giavera Festival” nga Treviso e vizitoi Kosovën
NJË
VIZITË PËR MUNDËSIN E NJOHJES MË AFËR ...
- Ishte kjo vizitë që personalisht më dha
mundësi të njoh edhe nga afër historinë dhe kulturën e njerëzve që kam punuar
për 20 vjet si ndërmjetësuese kulturore në Treviso, me gjithë rëndësinë që i
dhamë të kuptojnë italianet, se fëmijët
që jetojnë e lindin në Itali i përkasin si kulturës italiane edhe asaj
shqiptare, që asnjë kulture nuk është më e mirë se tjetra , por të dyja bashkë
ndikojnë në formimin e fëmijëve tanë, për të pasur një gjeneratë të mirë dhe me
një identitet të plotë.” (Edlira Shehu)
Nga
Beqir Cikaqi
Gushti
si muaji i tetë i vitit, njihet me temperatura të larta, por edhe koha kur
Kosovën e vërshojnë mërgimtarët nga
Gjermania, Zvicra, Italia, Sllovenia,e shtetet tjera të Evropës, por
edhe nga shtetet përtej atlantikut SHBA, Kanada, etj. të cilët e ndajnë për ta
vizituar e çmallur me vendlindjen, familjarët, të afërmit, e të tjerë. Shumica
e tyre vendosin që gazmendet dhe ahengjet familjare ti organizojnë pikërisht në
Kosovë, sikur janë: fejesat, martesat, dasmat, synetit, etj.
Këtë
gusht, krahas diasporës ton që erdhi ti kalojë pushimet, e vizitoi edhe një
grup i organizuar prej tridhjetë vetash nga Treviso e Italisë.. Sigurisht se
vizita mund të ketë patur edhe nga delegacione tjera e në qytete tjera të
Kosovës, por ky grup i italianëve hyri në Kosovë nga Mali Zi, , qëndroi disa
ditë, dhe u largua në drejtim të shtetit tjetër ballkanik.
Sipas
profesor Faik Tafollit, grupi në përbërje ka: profesor, priftërinj, ekonomist,
besa edhe njerëz që përcjellin politikën ballkanike, që do të thotë se duhet
vlerësuar shumë. Në fund, përshtypjet e grupit do të reflektojnë në mesin
italian. Thjesht nuk është një vizitë vetëm sa për sy e faqe, siç thotë
shprehja popullore. Ndonëse, ishte e planifikuar që grupin derisa të qëndrojë
në Kosovë ta përcjellë ndihmës ambasadorja italiane, por mungoi për arsye
familjare.
Organizimi
i këtij udhëtimi u bë nga shoqata italiane "Giavera Festival" në
bashkëpunim me shoqatën "Dardania "- Montebelluna(TV). Kjo shoqatë,
merret me promovimin dhe integrimin e kulturave të ndryshme në Itali që prej 28
vitesh (artë e kulturë të ndryshme nga e
gjithë bota me: muzikë, vallëzim,shfaqje teatrale, ekspozita fotografike etj.)
. Kështu, një nga programet e shoqatës
“Giavera Festival” është edhe udhëtimi në vende të ndryshme. Që kësaj radhe
ishte dedikuar në disa shtete ballkanike, e në një theks të veçantë, Republikën
e Kosovës, si shteti më i ri, jo vetm në Ballkan e Evropë.
Grupi
që vizitoi Kosovën, ishin të gjithë vullnetar që ndihmojnë realizimin e
projekteve të ndryshme të shoqatës, e qëllimi i tyre ishte ta njohin për së
afërmi realitetin e Kosovës, për nga historia, kultura, tradita, arti dhe
zhvillimi i saj. Që ky udhëtim të jetë sa më i suksesshëm, kërkuan përkrahjen e
Shoqatës “Dardania”, që vepron në Montebelluno të Trevisos. Në Kosovë i
bashkërenduan agjendën me z. Faik Tafolli, kryetar i shoqatës ”Dardania”me
origjinë nga Theranda(ish Suhareka), dhe zonjës Edlira Shehu, aktiviste e
shoqatës dhe ndërmjetësuese e lidhjeve mes komunitetit shqiptar e kosovar në
Provincën e Trevisos, me origjinë nga Durrësi. Këtyre dyve (z. Tafolli dhe znj.
Shehu) iu bashkua edhe autori i këtyre rreshtave(BC), të cilët me grupin nga
Treviso, sipas agjendës u bënë bashkë në Kooperativën Bujqësore “KRUSHA”, në
Krushë të Madhe, fare pran magjistrales Prizren-Gjakovë. Derisa profesor
Faiku ishte kujdesur për menaxhimin e agjendës dhe akomodim, zonja Shehu
përkthente vazhdimisht në takime komunikime, ndërsa autori i këtij shkrimi
vazhdimisht bënte foto e merrte shënime. Kështu që përmes kësaj vizite,
mysafirëve nga Italia iu mundësua për së afërmi të njihen me artin, kulturën,
traditën dhe historinë Kosovës.
Në
Kooperativën Bujqësore “KRUSHA” mysafirët arritën (nga Peja) me vonesë për
shkak të trafikut të dendur. Aty priten nga stafi drejtues me në krye zonjën
Fahrie Hoti – drejtoresh, dhe zoti Artan Zenuni – menaxher. Zonja Fahrie Hoti,
një grua tamam burrneshë, shprehur në gjuhën
dhe traditën shqiptare. Pamja, fytyra me gjithë mimika karakteristike,
të folurit gjatë rrëfimit të sajë, na dërgoi fillimisht në kohen e para 24
viteve, periudhën e tmerrshme që përjetoi populli shqiptar i Kosovës në
përgjithësi, e ajo në veçanti në katrahurën masakrës së Krushës, ku ajo kishte
humbur burrin dhe antarët tjerë të familjes. Për të vazhduar me sfidat e jetës
pas luftës në themelimin e kooperativës me grat veja nga Krusha me rrethinë, e
deri te ditët e sotme me rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve, në përpunimin e
prodhimeve bujqësore dhe hedhjen në treg prodhimet e Kooperativës “Krusha” edhe në eksport... Para
se të vizitohen repartet e kooperativës, drejtuesit e shoqatës “Giavera
Festival” zonjës Fahrie Hoti i ndanë një mirënjohje të merituar.. Edhe pse
kishte kaluar rreth dy orë nga orari, stafi drejtues dhe një pjesë e punëtoreve
shoqëruan grupin në repartet përpunuese e prodhuese të kooperativës.
Me
emocionet e dëgjuar nga zonja Hoti, grupi u nis drejt Therandës, për të darkuar
në restorantin Gren Garde. Mysafirët përveç ushqimeve tradicionale, dëgjuan
edhe muzikë shqipe, dhe pjesërisht u hodhën në valle. Gjumin e bënë te hotel OK
në Prizren.
Ndërsa,
me datën 10 gusht ’23, grupi kishte
planifikuar ta vizitonte Mitrovicë, për ti takuar serbët a atjeshëm dhe pjesën
e kontingjentit të karabinierëve italian që shërbejnë në Kosovë, Ne nuk i
shoqëruam, por në orët e vona të ditës i pritëm te Shtëpia e Fellbahut
(Fellbach-Haus). Me pak vonesë arritën. Aty nga artisti i njohur i artit
figurativ, z. Refki Gallopeni, u njoftuan për aktivitetet që zhvillohen në këtë
shtëpi, si donacion i shtetit Gjerman, që është plotësisht në shërbim të të
rinjve të komunës së Therandës. Një pikturë nga piktori Edmon Dhrami, në shenjë
respekti e mirënjohje për popullin italian, iu dhurua shoqatës “Giavera
Festival”, nga z. Gallopeni. I pranishëm ishte edhe drejtori i kësaj qendre
rinore z. Ismet Suka, për të cilin
mysafirët nga Italia kishin menduar ti ndajnë një mirënjohje. Edhe këtu nuk
munguan fotot e përbashkëta. Më pas nga Shtëpia e Fellbahut , në këmbë u
vizitua shitorja e veshjeve kombëtare e simboleve kombëtare jo larg Sheshit në
Therandë, çka mysafirët ishin shumë kureshtar se si punohen dhe nga kur kan
zanafillën. Darka atë natë u organizua në ambientet shumë komode te restorant
La Luna, pran magjistrales Therandë-Prizren, që menaxhohet nga z, Hamit Tafaj,
dikur ka jetuar e punuar në provincën e Trevisos. Edhe për këtë drejtuesit e
shoqatës nga Treviso, ndanë mirënjohje.
Dita
e tretë në Kosovë e grupit të Shoqatës italiane “Giavera Festival”, e kishte
mjaftë të ngjeshur, Dita filloi në takim me kryetarin e komunës së Therandës,
z. Bali Muharremaj. Në hyrje të objektit , kishin dalë së bashku me kryetarin,
edhe stafi drejtues. Në sallën e pritjes, të pranishmit u gostitën me kafe dhe
pije freskuese. Kryetari, z. Muharremaj i falënderoi mysafirët përbëtë vizitë,
në Treviso ka shumë qytetar nga komuna jonë,
të cilët përveç që punojnë, zhvillojnë edhe veprimtari tjera kulturore,
e sportive, madje funksionon edhe Shkolla shqipe e Mësimit plotësues për vite të tëra. Gjatë këtij takimi , musaf
irët u pasuruan me nga një katalog të Komunës, dhe me një libër poetik në
italisht, ku autori është nga komuna e Therandës, që ka jetuar e krijuar në
Treviso. Edhe këtu u shkëmbyen mirënjohje në mes kryetarit dhe grupit të mysafirëve. Pas takimit me stafin
drejtues të komunës, mysafirët vizituan Muzeun e Martirëve të Familjes Berisha,
që është jo larg komunës, ku nga ciceroni u njoftuan për tmerret asaj dite (25
mars ’99) që përjetoi kjo familje..
Udhëtimi
i grupit më pas vazhdoi drejt Prizrenit, si qytet antik dhe historik.
Fillimisht u vizitua Universiteti i Prizrenit. Fjalën përshëndetëse e bëri rektori, Mentor Alishani, duke iu dëshiruar
mirëseardhje. Gjithashtu urojë që populli italian dhe ai kosovar, të ken
bashkëpunim edhe ma të madh kulturor dhe jo vetëm. Një ligjëratë (rreth 90
minuta), mbajti prof. Dr. Festim Tafolli. Ishte e lehtë për prof. Dr. Tafolli
të paraqes elementet që na bashkojnë mes dy popujve, pasi gjithë shkollimin e
ka kryer në Itali, ndërsa tani disa vite është ligjërues në UPZ. Në ambientet e
Universitetit të Prizrenit, u ndan mirënjohje nga grupi italian, për Prof. Dr.
Festim Tafolli, zonjën Edlira Shehu dhe profesor Faik Tafollin.
Më
pas delegacioni u nda në grupe, për të
vizituar objektet e rëndësishme të Prizrenit, si: Shtëpinë e Lidhjes, Kalanë e Prizrenit,
Shatërvanin, Hamamin, Kishën katolike, Xhamin e Sinan Pashës, etj. Drekuan dhe
darkuan në Prizren me specialitete e ushqimeve tona tradicionale, ndërsa në
orët e vona të mbrëmjes u kthyen në Hotel Ok, ku edhe e kanë fjetjen gjatë
gjithë qëndrimit në Kosovë. Në një pjesë të hoteli kishte një dasmë me shumë
mysafirë, sipas traditës tonë. U interesuan
italianët për atmosferën. Pronari i lokalit, në koordinim me zotin e
dasmës, i pranuan brenda në sallë, ku edhe i gostitën, Italianët u entuziazmuan
me mikpritjen dhe atmosferën e dasmës duke u hedhur edhe ata në valle. Fare në
fund edhe për pronarin e hotel OK ndan mirënjohje italianët. Kështu, që aty
edhe u përshëndetëm me grupin, duke iu uruar gjumë të mirë dhe rrugëtim të
mbarë ditën e nesërme për shtete tjera ballkanike dhe kthimin në Itali.
Mirupafshim! – Arrivederci!
Gusht, 2023