Udhëpërshkrim
Vlash Prendi: Në Catania mes mrekullive antike
E diele, 07.05.2023, 07:50 PM
NË CATANIA – SICILI MES MREKULLIVE ANTIKE
-
Shenime udhëtimi –
NGA
VLASH PRENDI
Aeroplani
i shoqërisë ajrore Wizz Air, fluturoi me shpejtësi mbi Ultësirën Perendimore
dhe mori drejtimin për në qytetin historic të Catanias në ishullin e Sicilisë.
Largimi nga atdheu dhe fluturimi mbi Adriatik, të krijonin një ndjesi të
vaçantë perzier me ankth, kur sheh se në bordin e avionit prej 400 vendesh,
është mbushur kryesisht me shqiptarë të moshave të ndryshme, që udhëtojnë drejt
Palermos, Catanias dhe Ragusës. Madje edhe temat e bisedave të tyre sillen
rreth problemeve të emigrimit, lejeve të qëndrimit, punës dhe familjes. Një
meso burrë nga Shkodra më pyet se për ku po udhëtoj.
-
Për në Catania, - i përgjigjem. Po ju?
-
Për në Palermo, - më thotë. Kam djalin atje. Ka katër vjet që punon, bashkë me
familjen. Të gjithë fëmijët i kam me leje qëndrimi në Itali. Jetojnë shumë
mire. Edhe unë atje jetoj, por vij nganjëherë edhe në atdhe, sepse më merr
malli për vendlindjen time, megjithse kushtet për të jetuar këtu janë shumë të
vështira. Jeta e tillë qenka, e vështirë, plot lodhje, strese dhe sakrifica,
madje nganjëherë edhe e bezdisshme. Bisedat sa vijnë dhe shpeshtohen. Sejcili
bashkëbisedues dëshiron të tregojë vështirësitë e sigurimit të një vendi pune
në atdheun amë. Xhemali nga Durrësi tregon se djali i tij kishte mbaruar
universitetin për Inxhinier Mjedisi, por nuk gjeti dot punë për tre vjet,
prandaj u detyrua të largohej nga Shqipëria familjarisht dhe të vendosej në
Catania, ku jeton prej dy vjetësh. Raste të tilla ka shumë, prandaj të rinjtë
detyrohen të marrin rrugën e mërgimit jashtë dëshirës së tyre, për një jetë më
të mire.
Nga lart, duken konturet e qytetit mesjetar të Catanias. Qe larg dallohen ndërtesat e vjetra të stilit romak, por shumica janë ndërtuar sipas stilit barok. Qyteti i lashtë shtrihet në rrëzë të malit Etna, një nga malet vullkanike më i njohur dhe më aktiv në Evropë. Na thonë se qyteti është pasuri e Trashegimisë Kulturore të UNESSCO – s, në ndërtimin e ndërtesave të të cilit dominon stili barok. Zbresim në terminalin e aeroportit të Catanias. Aty kanë dale për të na pritur Gëzimi, ish jurist i cili ka rreth një vit që jeton larg atdheut dhe Parisi, djaloshi nga Lushnja i diplomuar në Univesitetin e Tiranës në fakultetin e inxhinierisë mekanike.Parisi kishte rreth tre vjet që jetonte në ishullin romak. Ai jeton atje së bashku me familjen, bashkëshorten, e cila ishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë si stomatologe dhe dy vajzat. Kur e pyet se cilat qenë motivet që është larguar nga vendlindja, ai të përgjigjet se ishte e vështirë të siguroje punë, madje shton se kishte ndenjur edhe një vit pa punë, gjithnjë në kërkim të saj.
Ishulli i Sicilisë, më i madhi në detin Mesdhe është një province autonome me status special.Ka një siperfaqë rreth 25.710 km2 dhe një popullsi prej 5 milion banorë, me kryeqytet Palermon, ku jetojnë rreth 700.000 banorë. Ishulli mendohet të jetë banuar që në kohën e Palleolitit. Në shekullin e VIII para Krishtit, ishulli u pushtua nga ushtritë greke, të cilët rindërtuan disa vendbanime fenikase dhe themeluan koloni të reja. Interesant është fakti se qytetet antike të Siragusës, Palermos, Catanias, Mesinës e ndonjë tjetër janë themeluar nga pushtuesit grekë. Nga burimet historike mësojmë se shumë figura të shkencës dhë letërsisë greko – romake e ushtruan veprimtarinë e tyre shkencore dhe letrare në mbretërinë e sicilisë. Mjafton të themi se shkencëtari i famshëm grek Arkimedi lindi dhe e zhvilloi veprimtarinë e tij shkencore në Siragusa, madje në këtë mbretëri kanë jetuar edhe poetët e njohur Pindari dhe Teokriti, filozofi i njohur Platoni, tragjediani i shquar Eskili, pa harruar matematikanin e shquar Pitagora e shumë të tjerë.
Dikur
ky qytet njihej si kryeqendra e mafias italiane, status që e ka mbajtur edhe në
ditët tona. Madje në ditët e qëndrimit tone në ishull, forcat e karabinierisë
italiane bënë të mundur arrestimin e Matteo Mesina Denaros, kryemafias aktuale
italiane, arrestimi i të cilit pati një jehonë të gjërë në media dhe në mbarë
opinionin publik botërorë. Qytetet mesjetare të Sicilisë janë edhe Katania që
numëron deri në 350.000 banorë, Mesina 260.000 banorë, apo Siragusa me 125.000
banorë, ndërsa qytete të tjera si Ragusa, Gela, Ena kanë më pak banorë. Në këtë
numër banorësh bëjnë pjesë edhe arbreshët e ardhur pas vdekjes së Gjergj
Kastriotit dhe shqiptarët e ardhur kohët e fundit në këtë province. Siç
dëshmohet nga të dhënat historike, ka shumë fshatra që banojen nga arbëreshët,
sidomos në province e Palermos dhe Catanias. Në rrethina të Palermos, na thonë
se endë ruhet gjuha dhe zakonet arbëresh në Palazzo Adriano, Piana dei Greci,
San Cristina Gela, Contessa Entellina.
Rreth
vitit 1488, 20 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, të detyruar nga shtypja
dhe shfrytëzimi i pushtuesëve osmanë, shumë shqiptarë nga Himara e Vlorës u
dyndën dhe u vendosën në ishullin e Sicilisë dhe pikërisht në Catania. Thuhet
se emigrantët shqiptarë nënshkruan një marrëveshje lehtësuese me Kontin e
provinces së Catanias Giovani Moncada, për të mos paguar detyrime dhe taksa për
disa vite. Shqiptarët e ardhur u vendosën në fshatrat San Michele di Canzaria,
Biancavilla dhe Bronte. Në këtë periudhë mendohej se në province e Catanias
banonin rreth 38.000 shqiptarë, të larguar nga trojet shqiptare, sidomos nga
Shqipëria Jugore. Madje edhe sot dallohen qartazi disa rrugë dhe shesh të
emërtuara nga arbreshët ndër shekuj, mbetur kujtim deri në ditët tona, siç mund
të përmendim Via Scanderbeg, Via Scutari, Piazza Castriotta, Porta Abania etj.
Catania
është një nga qytetet më të rendësishme të ishullit të Sicilisë që shtrihet në
pjesën lindore të tij, rrëzë malit Etna mbi të cilin shpërthen here pasherë
vullkani, i cili është ende aktiv. Edhe sot shihen mbi oxhakun e tij re tymi me
origjinë vullkanike. Francesko, pronari i barit ku pimë kafe bashkë me Gëzimin,
na thotë se qyteti i Catanias ka rrënjë romake, por ka ndikuar edhe kultura
greke, madje në disa famulli praktikoheshin ritet greke dy shekuj më pare,
pastaj ritet byzantine dhe më vonë u zëvendësuan me ritet latine. Qytetin e kanë
ndjekur shumë fatkeqësi, sepse nga burimet historike mësojmë se ai u dogj dhe u
zhduk nga llava e vullkanit Etna rreth shtatë here, prandaj nuk mund të gjenden
gjurmë të qytetërimeve të mëparshme, përveç të qytetërimit romak. Të bën
përshtypje mënyra e ndërtimit dhe arkitektura e ndërtesave, të cilat i përkasin
stilit barok. Qyteti të befason edhe me numrin e madh të kishave dhe objekteve
antike romake, sidomos të stilit barok. Kudo të shpërfaqët bukuri e rrallë dhe
me vlera artistike dhe historike mahnitëse. Numri i katedraleve ndërtuar në
mesjetën e hershme është i konsiderueshëm, por më kryesorja është katedralja
Santa gata, një objekt madhështorë, ndërtuar sipas stilit gotik. Siç na tregon
padër Giovani, ky objekt është rindërtuar disa here për shkak të tërmetëve të
shumta dhe shpërthimeve të vullkanit Etna. Ai na tregon se edhe lufta mes
romakëve dhe kartagjenasve është zhvilluar pikërisht në këtë ishull. Mbretëria
e Sicilisë u vu nën sundimin e Romës në
viti 227 para Krishtit, duke u bërë epiqendra e perandorisë romake. Pas
tërmetit të vitit 1693, i cili e pati shkatërruar plotësisht, katedralja u
rindërtua më e madhe dhe më madhështore, siç e shohim sot. Besimtarët e shumtë
mund të kryejn rite fetare edhe në kisha të tjera, sepse ato janë të shumta, që
nga Kisha e Sakramentit të Bekuar, Kisha San Biagio, apo Kisha e Minoritit.
Krahas këtyre objekteve të njohura fetare, në qytetin antik të Catanias mud të
dallosh edhe pallatet e fisnikëve të dikurshëm remake, të cilët i japin bukuri
dhe madhështi qytetit, ku dalloheshin Pallazzo San Demetrio dhe San Giuliano.
Një
objekt tjetër me mjaft vlera historike që vizituam së bashku me Alma Balozin,
një emigrante ardhur nga Tirana para një viti, qe edhe Kështjella Ursinos. Siç
mësojmë nga të dhënat historike, është një objekt më histori të vaçantë, sepse
ishte ndër objektet e rralla që i pati mbijetuar tërmetit të viti 1693.
Kështjella dikur ishte vendosur mbi një shkëmb pranë detit, duke krijuar një
fushpamje të gjërë, ndërsa sot, na thanë se ajo ëshë vendosur rreth 800 metra
larg bregdetit për shkak të shpërthimeve të vullkanit. Siç na treguan, kjo
kështjellë ka shërbyer si residence e Frederikut të II të Sicilisë dhe më vonë
seli e parlamentit sicilian. Frederiku II pati lindur me 26 dhjetor 1194
dhe vdiq me 13 dhjetor 1250. Ishte mbret i Siçilisë nga 1198 - 1212, pastaj
mbret i Italisë dhe Perandor i Shenjtë Romak nga 1220, më vonë dhe Mbreti i
Jerusalemit nga 1225. Nëna e tij Konstanca ishte Mbretëresha e Sicilisë, ndërsa
babai i tij ishte Henri VI i dinastisë Hohenshtaufen. Duhet theksuar se gjatë
mbretërimit të Frederikut II, Perandoria e Shenjtë
Romake arriti shtrirjen e saj më të madhe territoriale. Madje falë
reformave mjaft produktive arsimore që ndërmori ky mbret, province e Palermos
dhe mbretëria e Sicilisë u bë qëndra më e madhe kulturore në Europë. Pikërisht
këtu, në këtë ishull u krijuan edhe veprat e pare poetike italiane. Me shumë
vlera historike është edhe amfiteatri romak i Catanias, ndërtuar mbi shkëmbin e formuar nga llava vullkanike e
Etnas. E shikola me kujdes këtë objekt historik shekullorë dhe më kujtoheshin
ndeshjet e skllevërve në lashtësi, pasqyruar aq bukur nga Rafaele Giovanoli tek
romani i tij “Spartaku”, madje dukej se ende kishte gjurmë dyluftimesh në
skenën e tij.
Padyshim se një nga objektet më të rendësishme gjeografike, natyrore dhe historike në Catania është vullkani i njohur Etna, i cili ende sot aktivizohet shpesh herë. Të vizitosh Etnan është pothuaj se e pamundur, pasi ka periudha dhe orare të caktuara, thuajse të papërshtatëshme për visitorë të rastësishëm siç ishim ne. Megjithatë edhe kur e sheh në këtë largësi, në rrëzë të malit me të njëjtin emër, është një mrekulli. Duke vizituar libraritë e qytetit, munda të siguroj një fletëpalosje për vullkanin e njohur, i cili së bashku me Vezuvin janë vullkanet më të rendësishëm në botë. Etna është vullkani më aktiv në ditët tona, që shpërthen rimikisht, por jo me intensitetin e dikurshëm. Si vullkani më i madh aktiv në Europë, tërheq mjaft vizitorë dhe turistë dhe është burimi kryesor i të ardhurave në ishullin e Sicilisë.
Sipas
një guide që mundëm ta sigurojmë në një agjensi turistike, na rezulton se ky
vullkan ka qënë aktiv rreth 2.6 milion vjet më pare, ku ndodhen disa qendra
aktiviteti. Vullkani ndodhet në lartësinë 3.300 metra mbi nivelin e detit është
objekti gjeografik natyrorë më i lartë dhe më i madh në Europë. Vullkani
shtrihet në një siperfaq`e prej 1.600 km2 , me një diameter prej 35 km,
perimetri i të cilit arrin në 200 km. - Shpesh here shpërthimet e njëpasnjëshme
të këtij vullkani dëgjohen deri në Ragusa, - na thotë Gëzimi, që shpesh here
detyrohet të luajë edhe rolin e përkthyesit. E kundrojmë malin Etna dhe
vullkanin e tij nga larg. Reja e tymit mbi mal, llava që duket qartë të japin
shijen e një pamje miserioze dhe enigmatike, sepse vullkani dhe qyteti i bukur
historic i Catanias nuk kanë jetuar kurrë në paqë, sepse jo më larg se viti
2003 Etna pati shperthyer dhe ana lindore qe ulur rreth dy metra duke dëmtuar
mjaft banesa dhe duke shkaktuar dëmë të shumta materiale.
?shtë prag
Krishtlindjesh, prandaj bie në sy menyra e zbukurimit të qytetit dhe
aktivitetet e shumta që zhvillohen shoqëruar me dhurata të ndryshme sidomos për
fëmijët. Na tërheqin vemendjen një grup njerzish plot gjallëri në Pizza del
Duomo. Afrohemi bashkë me Dorinën për të shuar kuriozitetin.Një grup artistësh,
përfaqësues të Pallatit të Kulturës së qytetit po jepnin një program kulturorë,
kryesisht me përmbajtje liturgjike për fëmijët e qytetit. Të binte në sy
serioziteti dhe niveli i lartë i interpretimit. Na duhet të largohemi nga
Catania në drejtim të Ragusës, por mendja më rri perseri në këtë qytet
mesjetar, me vlera të padiskutueshme antike dhe mesjetare.