Udhëpërshkrim
Shefqet Dibrani: Takim pas 43 vjetësh!
E enjte, 18.08.2022, 08:00 PM
BREZ I NDRYSHIMEVE TË MËDHA HISTORIKE
(Prishtinë,
13 gusht 2022. Takim pas 43 vjetësh!)
Shkruan:
Shefqet Dibrani
Në kompleksin hotelier "AMAZONA", në Fshatin
Milloshevë, Komuna e Kastriotit, nxënësit e shkollës së mesme, (atëherë
Qendra Shkollore Teknike "Nikolla Teslla", drejtimi
Kimiko-Teknologjik në Obiliq, vitet 1975-1979), pas 43 vjetësh, për të
parën herë u takuan. Kjo ngjarje ishte
përplot emocione mallëngjyese. Takimi fizik, po sidomos rinjohja e shoqeve dhe
shokëve, vërtetë ngjalli emocione të pa përshkrueshme, pasi disa prej tyre nuk
ishin parë asnjëherë qysh nga bankat e shkollës së mesme.
Takimin solemn e hapi Zymer Gjonbalaj, profesor i kimisë,
njëri nga nismëtarët dhe promotori kryesor i takimit. Ai në mëngjesin e hershëm
të të nj¨jetes ditë kishte ardhur nga Amerika, për të asistuar në këtë takim.
Fjalimi i tij ishte tejet i shkurtër, mjaftë emocional, pasi kishte qenë
katalizator i tërë procesit, ai që diti të komunikojë dhe t’i afrojë shoqët dhe
shokët, dhe si ëndrrimtarë i pa epur, pasi përgëzoi të pranishmit që kishin
gjetur kohë për të ardhur, i falënderoi ata për kohën dhe mundin që kishin
bërë, e pastaj shprehu dhembje për shoqet dhe shokët që nuk ishin gjallë dhe
shprehu keqardheje për ta që nuk kishin mundur me ardhë. Më pas Zymeri fjalën
ia kaloi Kryetarit të Klasës, z. Avni Musliu, tashmë ekonomist i diplomouar dhe
pronar i biznesit, i cili po ashtu me fjalë të ëmbla iu shprehu mirë se ardhje
shoqeve dhe shokëve të gjeneratës. Avniu kishte rezervar vendin dhe kishte
marrë për sipër shpenzimet e drekës, prandaj të pranishmit thanë, jo më kot
Avniun qysh atëherë e kemi pasur kryetar të klasës dhe prijetar të shumë
aktiviteteve.
Siç e theksuam në fillim, takimi i gjeneratës ishte
emocionues, kujtimet e tyre kryesisht u kthyen në vitet 1975-1979, atëherë kur
ishin nxënës në shkollën e mesme. Të gjithë të gëzuar dhe mjaftë të ngazëllyer,
rrëfenin kujtime për jetën e tyre dhe për vitet e rinisë së hershme, aty ku
kishin marrë njohurit e para profesionale, aty ku ishin përgatitur për studime
në universitetin e Prishtinës.
E kjart, atëherë ishin të rinjë, tashmë takoheshin në
moshë të thyer, dhe të gjithë i kishin kaluar të gjashtëdhjetat, dikush gjyshër
e ndonjëri prej tyre edhe pensionist i parakohëshëm. Klasën e tyre, kryesisht e
përbënin nxënës të fshatrave përreth Obiliqit, qendër kjo që atëherë ishte
pjesë administrative e Komunës së Prishtinës, por në klasën në fjalë, kishte
nxënës edhe nga komunat tjera si: Istogu, Klina, Drenasi, Suhareka, Vushtrrija,
Podujeva dhe tre të tjerë ishin nga Vuthajt e Malësisë. Tashmë, pjesa më e
madhe janë shpërndarë gjithandej botës si në: Gjermani, Zvicër, Francë, Angli,
Suedi, Finlandë dhe në Amerikë.
Shoqet dhe shokët e klasës, me mjaftë sakrifica kishin
arritur të vinin nga larg, për t’u takuar në mes vete, dhe për t’u takuar edhe
me pjesën tjetër në Kosovë, për t’u çmallur njëri me tjetrin. Duhet të
theksohet se kjo gjeneratë ishte pjesë e të gjitha proceseve nëpër të cilat
kaloi Kosova, që nga viti 1981, në vitet e ‘90-ta, në kohën e Luftës së UÇK-së,
e gjerë në të tashmën e gëzueshme të Kosovës, prandaj në njëfarë mënyre ky brez
e ka kryer misionin e vet, duke llogaritur se ato dhe ata ishte pjesë e
ndryshimeve të mëdha historike. Dhe kjo dihet se ky brez ka përjetuar gazin
lotësjellës, dhunën e shfrenuar të politikës serbe, helmimet, diskriminimin e
pashembullt, përjashtimet nga puna, izolimet, bisedat informative, e disa nga
ta kanë mbajtur burgje të gjata politike, e të tjerë ishin avangardë e
ndryshimeve të mëdha politike gjatë viteve të ’90-ta. Më vonë, të tjerët si
Isak Qolli e Sami Leci e ndonjë tjetër, ishin edhe udhëheqës e pjesëmarrës në
Luftën e drejtpërdrejt të UÇK-së, madje kjo klasë ka Ing. Isa Sh. Istogun, të
flijuar për kauzën kombëtare dhe për Lirinë e Kosovës. E pjesa dërmuese që
ishte në emigracion, pa dyshim janë faktor sensibilizues për
internacionalizimin e çështjes së Kosovës, dhe pa dyshim edhe donatorët kryesor
për mbajtjen e shpirtit e të shpresës, se në këtë vend do të vjen liria, për të
cilën kanë gjakuar breza të tërë shqiptarësh.
Ia vlenë t’i veçojmë se nga shoqet dhe shokët e klasës që
morën pjesë janë: Sanije dhe Agim Dakaj, motër dhe vëlla, atëherë e tash
shembull emancipimi, ata kishin ardhur nga Gjermania, pastaj Agim Muhaxheri dhe
Avni Musliu bashkë me Destan Hashanin dhe Ejup Kurshumliun, të gjithë janë në
Kosovë, të punësuar dhe me emër familjar. Ata ishin motivi i takimit,
shëmbëlltyrea më pozitive e ngjarjes. Fatmir Sogojeva, nga Suedia, qysh në natjen
e datës 13 gusht, përmes aeroportit të Shkupit kishtë mbërritur në Kosovë. Ai
të hënën do të kthehet në Suedi, sepse Fatmiri bashkë me familjen e tij, vetëm
para pak ditësh i kishin kaluar pushimet pikërisht në Kosovë. Dhe kjo ishte
sakrificë për të dhe të tjerët, si është Gani Grasniqi, i cili kishte lënë
anash planifikimet e tij, vetëm e vetëm për të qenë kësaj vere në Kosovë.
Ganiu, prtej vitesh jeton dhe gjallërinë në Paris të Francës. Këtë sakrificë e
shohim edhe në personalitetin e Halil Gashi, nga Sferka e Klinës, por që nga
viti 1983, jeton në Zvicër. Për arsye krejt objektive veçojmë gjestin e Hamdi
Morinës, i cili nga Gjermania, si asnjë tjetër kishte bërë sakrificë për të
ardhur në Kosovë, dhe ky veprim i tij u
vlerësua nga të pranishmit. Shoqja e klasës Hylkije Kicaj, e cila pas mbarimit
të shkollës, fillimisht ka punuar në Kombinatin Ballkani në Suharekë, ajo jeton
me familjen e saj në Prizren, si atëherë
ishte gazmore dhe tejet e lumtur që takonte një pjesë të konsiderueshme të
shokëve dhe shoqeve nga Shkolla e Mesme, kurse shoqja tjetër e kasës Hyrije
Grajçevci, juriste, ajo prej shumë vitesh jeton në Gjermani. Dzhet veçuar
Hyrij, sidomos gjesti i saj, ajo të shtunën më 13 gusht, kishte dasmënn e
vajzës, por siç tha ajo, nga malli dhe respekti që kishte për shoqet dhe shokët
e klasës, kishte gjetur kohë për të asistuar në këtë takim, prandaj shoqet dhe
shokët e falënderuan Hyrijen, dhe i uruan që vajza e saj të ketë fat dhe të
trashëgohet.
Isak Qolli, është nga Bardhi i Madh, ai ka qenë luftëtar
dhe komandant në UÇK. Pa të ky takim do të ishte i mangët, sepse si atëherë
edhe tash atë e trajtonin si babaxhani i Grupit dhe i Klasës. Vlenë të
theksohet se Isaku, gjithmonë me dashuri, me ngazëllim dhe me humorin e tij të
këndshëm është më i veçantë ndër të veçantët e kësaj klase. I veçuam disa nga
karakteristikat e tij, të ruajtura qysh nga ajo kohë. Ramadan Hasani, nga
Mihaliqi i Vushtrrisë, pa asnjë dyshim, ka qenë ndër ma aktivët në Grupin e
Klasës në rrjetin social Viber, pa të komunikimi ynë do të ishte më i mangët.
Dani edhe në takim ishte po ai Dani i Mihaliqir që e njihnim kur ishim në
shkollën e mesme, i dashur, i urtë dhe etik!
Sami Leci, është nga Barileva e Prishtinës, ai është
prijetar i proceseve politike nga kjo klasë, sepse qysh në Vitin 1981, ka
mbajtur burg të rëndë politik, u vlerësua dhe nga shoqet dhe shokët e klasës
pat tretman tejet respektues. Shoqja e klasës Selvije Ibrahimi, nga Plemetini,
e martuar në Llap, por prej shumë vitesh jeton në Gjermani, ajo për të gjithë
shoqet dhe shokët e klasës kishte sjellë nga një laps si dhuratë modeste dhe
simbolike, gjë që i emocionoi të gjithë të pranishmit. Po aq e gëzuar dhe
fisnike ishte Shpresë Gjonbalaj, nënë e 6 fëmijëve, të gjithë me arsim të lartë
dhe tre sish edhe profesor universitar. Shpresa, bashkë me familjen e saj
gjithmonë ka gjallëruar në Prishtinë, dhe si asnjë tjeter dukej tepër e
lumturuar që pas kaq e kaq vitesh takonte disa nga shoqet dhe shokët e klasës,
madje edhe kusheririn e saj Zymer Gjonbalajn, i cili siç thamë më lart kishte
ardhur nga Amerika. Po ashtu edhe Sabit Ademi kishte ardhur nga Gjermani, siç
tha për këtë takim të shenjtë dhe të mrekullueshë. Ndër ata që jetojnë në
Kosovë po veçojmë Xhemdush Mjekun dhe Zymer Bekteshin, të cilët sa njëri po aq
edhe tjetri i krijuan atmosferë të këndshme kësaj ndeje të bukur, këtij takimi
të pa harruar. Siç e kemi theksuar edhe në fillim, prof. Zymer Gjonbalaj, ishte
nismëtari i këtij takimi. Ai dukej tejet i lumtur, i kompletuar dhe i hareshëm,
dhe bashkë me të edhe autori i këtij shkrimi, Shefqet Dibrani, i cili qysh moti
jeton dhe vepron në Zvicër. Të dy kishin bërë rrugtimin e tyre, vetëm e vetëm
për të qenë bashkë me shoqet dhe shokët e klasës.
Të pranishmit kujtuan shoqet dhe shokët që nuk kishin
arritur për të ardhë, disa prej të cilëve me letra e mesazhe kanë përshëndetur
duke shprehur keqardhje për mos prezencën e tyre. Ata kanë uruar shoqet dhe
shokët e klasës. Prandaj po i veçojmë përshendetjet e ngrohta nga: Hysni
Krasniqi, i cili jeton në Finlandë, Kadri Fazliu nga Britania e Madhe, ky
përmes kamerave përshëndeti shoqet dhe shokët e tyre në Kosovë. Po ashtu me
mesazhe urimi është shprehur edhe Fazli Qosja nga Amerika. Edhe të tjerët nga
Gjermania: Minire Maxhuni, Ramadan Ujkani, Shefqet Emini, Ymer Brestovci, edhe
pse nuk kishin arritur me ardh, në një mënyrë a në një tjetër i kanë
përshëndetur shoqet dhe shokët e tyre në Kosovë. E këtij karvani që mungonin
ishte Sanije Mujolli, e cila jeton në Amerikë, kurse nga Kosova mungonin: Ing.
Agim Grajçevci, Hajrije Vitija dhe Xhevahire Ujkani, të cilët për arset e tyre
nuk kishin mundur për të ardhë në këtë takim mjaftë mbresëlënës.
Vlenë të theksohet se me nota mallëngjimi dhe me pietet
të rrallë u përkujtuan: Sabrije Gjoshaj, (22.07.1960 - 16.03.1999), e cila ka
vdekur mjaftë herët dhe ing. Isa Istogu, (15.02.1961 - 24.05.1999), vrarë në
luftën e Kosovës. Po ashtu u përkujtua edhe profesori i Kimisë Fizike dhe i
ushtrimve të Elektro-Kimisë, Ramadan Hajrullahu i cili nuk është më, duke mos i
harruar as profesorët tjerë që kishin dhënë mësim në Qendrën Shkollore. Por,
rrëfimet për profesorët e gjallë, shpaloseshin si kujtime të bukura, andaj nuk
munguan fjalë miradie e lavdata për mësidhënësit e tyre, kontributin e të
cilëve e vlerësuan shumë.
Për ta bërë takimin e kësaj gjenerate sa ma madhështor
dhe më të kompletuar, organizatorët kishin ftuar edhe Kujdestarin e Klasës,
profesorin e Fizikës, Shaip Fazliun, i cili padyshim te të pranishmit ngjalli
emocione të jashtëzakonshme. Ai falënderoi nxënësit e tij që nuk e kishin harruar
dhe veçmas u ndje i lumturuar që ishte përseri në mesin e tyre. Vlenë të
theksohet se përveç urimeve mjaftë të përzemërta, prof. Shaip Fazliu, qysh
atëherë ka qenë përkthyes i tekstit shkollor “FIZIKË, për klasën e I të
shkollave profesionale”, botim i vitit 1974. Pastaj profesor Shaip
Fazliu, është edhe autor i monografive të ndryshme dhe bashkautor i monografisë
<Shkolla e Mesme Profesionale “ISMAIL DUMOSHI”, nëpër kohë>,
monografi që e ka botuar ProKult, Prishtinë 2017. Ky emërtim i ri
është për shkollën ku ky brez atëherë i ka vijuar mësimet, ndërsa në faqen 117,
të kësaj Monografie, ishte vendosur edhe fotografia e kësaj gjenerate bashkë me
kujdestarin e klasës, prof. Shaip Fazliun, i cili disa të pranishmëve ua dhuroi
nga një libër, ndërsa për të gjithë nxënësit e tij që ishin prezent, ai kishte
sjellë nga një fotografi të zmadhuar me shënimet përkatëse të nxënësve, emrin e
shkollës dhe emrin e kujdestarit të klasës.
***
Natyrisht se kanë kaluar më shume se katër dekada, që nga
viti 1979, dhe kur të kthehemi në retrospektivë, kujtimet na kthejnë atje në
atë kohë kur një pjesë ia kishte mësyrë dyerve të Universitetit të Prishtinës,
për studime të mëtutjeshme, e të tjerë kanë zënë vende pune, dhe pa dyshim
pjesa më e madhe e tyre është rropatur me sfidat e jetës e shumë sish ia kanë
mësyrë mërgimit.
Krejt e qartë secili prej tyre kishte bërë rrugën e vet
ashtu si ka mundur, ashtu si ka ditur. Në mes të këtij brezi ka hyrë një kohë e
gjatë e cila është mbushur vetëm me kujtimet për njëri - tjetrin, e kjo
gjeneratë atëherë nuk kishte internet e celular për t’i ruajtur lidhjet,
prandaj edhe kjo gjeneratë e ka përjetuar fatin e brezave para tyre. Në këta
dyzet e sa vjet, një pjesë e madhe e këtij brezi ka emigruar në vendet e
Evropës Perëndimore ndërsa dikush tjetër kishte shkuar që moti edhe përtej
Oqeanit Atlantik, atje në Amerikën e largët. Në këto dyzet e ca vjet që kanë
hyrë ndërmjet, shonojnë kohën kur pothuajse të gjithë janë martuar, kush më
herët e kush më vonë, dhe me ndonjë përjashtim, kanë krijuar familje duke u
bërë jo vetëm prindër por edhe gjyshe apo gjyshër, madje të shumfshit, të tjerë
presin, presin për t’u bërë, por vitet kanë shkuar dhe dalngadalë si të tjerët
edhe kjo gjeneratë iu ka afruar pensionimit të rregullt, andaj luteshin për
shëndetin dhe të ardhmen e njëri tjetrit.
Pa asnjë dyshim, jetën e këtij brezi e kanë përcjellur
gëzime dhe suksese, por jo pak janë përballur me sfidat e jetës, me pikëllime
nga humbja e anëtarëve të familjes, të bashkëshortëve të tyre të jetesës. Por u
tha se ne jemi gjeneratë që kemi kaluar nëpër të gjitha zhvillimet politike e
shoqërore që kaloi vendi ynë, pra detyrimisht ky brez është pjesë e luftës dhe
e pasojave të saj, e shkatërrimeve të pasurive dhe mirëqenies sociale, edhe me
vrasje të anëtarëve të familjes. Prandaj ishin të vetëdijëshëm se në zemrat
tyre kishte plagë, kishin mall dhe dhembje, megjithatë ata gjetën forcë për të
kaluar momente emocionuese dhe ndjeheshin me fat se jenë gjallë dhe se kishin
pritur Lirinë e Kosovës, zhvillimin dhe ndryshimin e saj. Ia vlenë për tu
theksuar se bisedat kryesisht janë fokusuar rreth familjeve dhe jetës së tyre,
ku shpreheshin emocione, kurse bisedat zgjatnin në pafund, për të mësuar për
njëri tjetrin, ku e si kishin jetuar gjatë këtyre viteve pa u parë, prandaj të
pranishmit bekonin prof. Zymer Gjonbalajn, Agim Dakën dhe Avni Musliun, të
cilët bashkë me disa të tjerë, të shtunën e kaluar e mundësuan atë takim të
bukur, me shumë dashuri, ku shprehej mallëngjyim dhe rrëfime emocionuese.
Jeta e këtij brezi ishte përplot me ëndrra, përplot me
sfida të cilat i impononin rrethanat shoqërore e politike të kohës, madje si
askush tjetër, ky brezi është ballafaquar me mungesën e lirisë, në të gjitha
trajtat e saj. “Ishim idealistë dhe kemi punuar vazhdimisht për të tashmën
më të mirë, më të gëzuar”, thanë ato e ata, duke mos harruar entuziasmin e
atyre viteve, progresin shoqëror dhe emancipimin e femrës, klasë kjo e cila
përbëhej nga 1/3 me vajza, gjë që për atë kohë ishte sukses, ishte arritje,
sepse atëherë kishte nisur një lloj renosance kulturore e cila ka vijuar me
vite të tëra.
Pavarësisht rrethanave shoqërore e politike, u tha se
ishte kënqësi të ishe shkollar i asaj kohe, gjithësesi edhe student, ndonëse
kjo gjeneratë, sidomos ata që u regjistruan në universitet, Viti 1981 dhe
Pranvera e Madhe Kosovare, i gjeti aty, kurse ngjarjet pasqyruan
dhëmbin e diktaturës komuniste dhe të vetqeverisjes sociliste në Jugosllavi,
kohëra të cilat kalitën vetëdijen e tyre nacionale për të punuar, për të
vepruar dhe për të ngadhnjyer.
Në emër të kësaj gjenerate, prof. Zymer Gjonbalaj, kishte
përgatitur edhe dy mirënjohje të cilat iu ndanë: Kujdestarit të klasës, prof.
Shaip Fazliut, me motivacionin për kontributin e tij në procesin
edukativo-arsimor dhe me tjetrën u nderua shoku i klasës Sami Leci,
me motivacionin patriotik që kishte dhënë nga viti 1981-1987, kur kishte
mbajtur burg e gjatë e të rëndë politik.
***
Takimi që u mbajt në kopshtin e bukur të Restorantit “AMAZONA”,
kaloi në atmosferë të mirë e ngazëllyese ku dominonin ndjenja të përziera me
gëzim, emocione dhe mallëngjim. Kujtimet që u rrëfyen për kohën sa ishin nxënës
në shkollën e mesme në Obiliq, pastaj për ngjarjet jashtë shkolle dhe për të
gjitha peripecitë tjera jetësore, në këto katër dekada, ku kanë ndodhur
zhvillime të mëdha shoqërore e politike, bënë që takimi të jetë një ëndërr e
realizuar nga të gjithë të pranishmit, që do të kujtohet gjatë tërë jetës së
tyre.
Vlenë të përmendet se shpenzimet për drekën fillimisht i
kishte marrë, z. Avni Musliu, por siç mësuam, më pas kishin participuar edhe
katër-pesë shokë të tjerë, për tu solidarizuar dhe për të dëshmuar afrinë që
kishin pasur dhe kanë në mes vete. Ndërsa me fotografimet e shumta, me
shkëmbimet e adresave dhe kujtimeve të ndryshme u mbyll ky takim i mirë, i
këndshëm, emocionues dhe tejet mallëngjyes, me shpresë për tu takuar edhe
herave të tjera...
Milloshevë, 13 gusht
2022.
Shefqet DIBRANI
Më poshtë poezia e
Shefqet Dibranit, kushtuar Gjeneratës së tij:
GJENERATËS...
(Gjeneratës
sime nga shkolla e mesme,
në
takimin e parë pas 43 vjetësh)
Ne jemi gjeneratë plot me
dashuri
Përplotë durim,
edukim dhe ngrohtësi...
Ne jemi gjeneratë me zemër të madhe...
Ne tërë jetën falëm
dashuri për të tjerët
Ne në çdo fjalë
bulzuam edukatë
Ne kohën tonë
sakrifikuam për Kosovën
Sepse Ajo, busullë e
vetme ishte për Ne!
Ne ishim gjeneratë, askush nuk ishte si Ne
Ne çmendurisht
dashuronim Lirinë
Dhe flijimi më
patriotik për Ne
Ishte dhe është
qëndresa në Atdhe
Ne duam fëmijtë tanë
t’mos harrojnë kurrë
Atdheu duhet dashur
edhe kur të dërmon
Si për nënën,
dashuria për Të, gjithmonë për Ne
Mbetët e lëngshme, e
ujshme dhe e Re
Ne ishim gjeneratë, kjo që është këtu midis nesh
Ne ndanim kafshatën
mes shoqeve e shokëve
Ne lëpinim gjashtë a
shtatë veta të njëjten akullore
Ne hanim në një pjatë dhe në një tas ujë pinim
Ne puthjen e parë:
Lotsjellësin serb, e kemi provuar
Ne jemi skalitur në
Pranverën e Madhe të Vitit ‘81
Ne vazhdimisht për
ditët e reja ëndrronim...
Ne jem gjeneratë e
sakrificave
Ne rritur jemi nëpër
orët policore
Ne jemi kalitur ndër
burgjet serbe
Kurse plagët i mëkuam
në shtëpitë e popullit
Ne jemi vrarë e
lënduar nëpër beteja
Luftëtar të pa epur
në Luftën Çlirimtare
Vetëm Ne jemi flijuar
për këtë Dhé
Por si askush më parë,
Ne jemi realiteti i Lirisë
Ëndrrimtarë të pa
epur të ardhmërisë
Por t’mos harrojmë
se:
Ne ishim profesor e
edukator
Inxhinier e novator
Ne ishim biznesmen
Ekonomist dhe
gjeograf
Humanist e shkrimtar
Por Ne jemi edhe loti
Në syrin e
mërgimtarit
Andaj:
Deri sa toka do të
sillet rreth diellit të vet
Dielli i së ardhmës
do të sillet rreth nesh
Sepse Ne e Na...
Dritë e shpresë ishim
Idealist nëpër dekada
Kurse Shoqet tona
të Klasës
Kosovës ia rritën
dashuritë...
Milloshevë, 13 gusht 2022.
Një shoku juaj i klasës
Shefqet DIBRANI