Udhëpërshkrim
Petrit Aliaj: Dhurohet shtatorja e Nënë Terezës në përkujtim të veprës së saj
E merkure, 25.05.2022, 07:55 PM
DHUROHET SHTATORJA E
NËNË TEREZËS NË PËRKUJTIM TË VEPRËS SË SAJ
Nga
Petrit Aliaj
Komuniteti
shqiptar në luginën Vale Camonica, numëron për mbi 4 mijë vetë, të gjithë
bashkëkombas të shpërngulur nga trojet e tyre dhe të vendosur në lokalitetet e
kësaj lugine e cila përshkohet në të gjithë gjatësinë e saj prej lumit Oglio me
burim nga lartësitë e "Ponte di Legno"(1278 m) duke përshkuar
lokalitetet, Sebino , Costa Volpino e më pas në Sarnico , në liqenin e Iseo
duke vazhduar drejtimin për tu bashkuar përfundimisht me lumin PO , i pari nga
prurjet e tij në Itali. Për
shkak të gdhëndjeve të shumta shkëmbore me simbole të ndryshme, në vitin 1979
UNESCO e shpall këtë luginë, pasuri të trashëgimisë botërore, ndërsa në vitin 2018 e gjithë lugina u
përcaktua si një rezervë biosfere për aftësitë e saj ruajtëse të ambientit.
Pikërisht
ky komunitet i përfaqësuar nga shoqata "Shqiponja"nën drejtimin e z.
Sherif Nuredini, i dhuron Bashkisë në
Darfo Boario Terme një statujë të Nënë Terezës e njohur tashmë në të gjithë
botën për humanizmin e saj.
"Kjo
statujë e vendosur në parkun "Conventone" është një dhuratë simbolike
në shenjë falenderimi për mikpritjen dhe mundësitë që ne gjetëm këtu mes
popullsisë vëndase, ku hollëm rrënjët për të ndërtuar jetën së bashku me
familjet tona, të integruar dhe të konsoliduar"thotë z. Sherif Nuredini në
momentet e zbulimit të statujës së mbuluar me flamurin tonë kombëtar nga kryetari
i komunës Darfo Boario, dr. Ezio
Mondini. Zoti E. Mondini në
përshëndetjen e tij vlerësoi integrimin, bashkëpunimin dhe kontributin që jep
komuniteti shqiptar në bashkëjetesë paqësore e dinjitoze edhe pse vjen nga
shumë shtete të rajonit të ballkanit, ndërsa për Nënë Terezën; ai vijoi me
leximin e fjalëve të gdhendura në pllakën e bronxit të shtatores së saj"Jo
të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha , por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me
shumë dashuri"e cila do të mbetet një dëshmi e gëzimit që buron nga
dashuria për dinjitetin e çdo njeriu dhe vlerësimit të gjërave të vogla që
kushdo mund të bëjë me besnikëri e dashuri.
"Komuniteti
ynë është kudo , shtoni z. Sh. Nuredini , vetëm shikoni përreth: nga
shëndetësia te ndërtimi, nga tregtia te
hoteleria, arti dhe agrokultura. . si një komunitet i bashkuar e i integruar
mirë në territor e në përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur identitetin e tij
edhe me hapjen e së parës shkollë shqipe në Darfo(Breshja) në vitin 2017 dhe më
pas edhe në Costa Volpino-Bergamo për vetë shtrirjen që ka ndërmjet dy
provincave kjo shoqatë. Duartrokitjet dhe shtrëngimet e duarve mbas inagurimit të shtatores së
Nënë Terezës u pasuan me ekzekutimin e himneve kombëtare të Italisë e
Shqipërisë dhe me përshëndetjet e personaliteteve të ftuara në këtë festë. Nga
Konsullata e Rep së Shqipërisë Milano përshëndetën dr. Luljeta Cobanaj në cilësinë
e oficeres për diasporën shqiptare në Itali si edhe konsulli i kësaj konsullate
dr. Rezart Shkëmbi. Ndërsa nga Konsullata e Përgjithëshme e Rep. së Kosovës në
Milano, përshëndeti z. Besnik Maxhera i ngarkuar për punët konsullore.
-
Nuk mungoi në këto çaste solemne edhe ish konsulli i përgjithshëm i Rep. së
Maqedonisë Veriore në Venecia ;zv. drejtor i Min. së Jashtëme për marrëdhëniet
me jashtë z. Muhamet Rakipi, mik dhe bashkëpuntor i Federatës së Shoqatave
Shqiptare në Itali, FNA-I. Më pas përshëndeti edhekryetari i bashkësisë
islame në Itali z. Reshat Ibishi.
-Por
festat kanë gjithmonë edhe surpriza të bukuara siç ishte ajo e kryetarit të
komunës Zhiti në Maqedoni, z. Blerim Sejdiu i cili me këtë rast vlerësoi
me"Diplomë Mirënjohje"z. Sherif Nuredini për kontributin e tij
patriotik edhe jashtë atdheut. Me këtë rast përshëndeti edhe presidenti i
nderit të Federatës Kombëtare Shqiptare në Itali z. Petrit R Aliaj. Në takim
përshëndetën edhe z. Attilio Cristini zv/kryetari i komunës , këshilltarja për
kulturën dr. Alice Piccinelli si edhe drejtuesja e institutit shkollor prof.
Paola Abondio. Nuk munguan nga Rovereto edhe presidenti i shoqatës
"Besëlidhja"dhe këshilltar i federatës "FNAI"z. Dashamir
Kertusha së bashku me bashkëthemeluesin e Federatës "FNAI"ish
presidentin e suksesëshëm të kësaj shoqate të pa lodhurin z. Miltjadh Ziu. Në traditën tonë këngët dhe vallet si pjesë
e dëfrimeve në ditë festive u shpalosën me fluturimin e tingujve të grupit
muzikor "Sajmo" dhe zërit melodioz të këngëtares Elhame Ahmetaj. Sheshi ishte komplet i "pushtuar"
nga valltarët e zënë dorë, fëmijë e
nxënës të shkollës së bashku me mësuesen e tyre Shpresa Popaj.
Ndërsa
pjesa e mbylljes së kësaj feste argëtuese ishte paksa edhe e vështirë për
stafin e kësaj shoqate, të cilët kishin pregatitur në shesh një drekë të
larmishme me ushqimet tona tradicionale.
Përshëndetjet dhe fotografitë në grup pranë shtatores së Nënë Terezës,
do të mbeten gjithmonë kujtime të cilat do të na lidhin me jetën dhe veprën e
së madhërishmes Gonxhe Bojaxhiu.
Petrit R Aliaj.
Darfo Boario Terme-Italy.
22. 05. 2022.