Udhëpërshkrim
Marjan N. Sopi: ''Qerdhe e Bëmirësisë'' - Shtëpia e z. Sali Avdullahu në Viti
E diele, 21.11.2021, 07:10 PM
“QERDHE E BËMIRËSISË” - SHTËPIA E Z. SALI (Avdullah) AVDULLAHUT NË VITI,
ISHTE DHE ËSHTË GJITHMONË E HAPUR PËR TË VARFËR
Shkruan: Marjan
N. SOPI
Sot në Viti në prezencën e Kryetarit tonë z. Sokol Haliti-t, si dhe përvaqësues të ndryshëm të institucioneve tona, në prezencën e z. Zef Shala, drejtor ekzekutiv i Shoqatës humanitare “Nëna Tereza”- Prishtinë, pastaj në prezencën e z. Halit Alidema, kordinator i Shoqatës “Nëna Tereze” për rajonin e Anamoravës, Viti-Gjilan-Kamenicë, si dhe nga një numër i madhë miqësh e dashamirë, qytetarë të Komunës sonë gjithandej, në mënyrë vërtetë madhështore u bë përurimi apo zbulimi i pllakës së Shën Nënë Tereza, humanistët sonë, nga Kryetari ynë z. Haliti me bashkëpuntorë në Shtëpinë e humanistit të madh anamoravas z. Sali Avdullahut.
Pas përshëndetjes së moderatorës dhe z. Halit Alidemaj,
fjala iu dha z. Sokol Haliti, kryetar i cili në fillim përshëndeti gjithë të
pranishmit e në veçanti rininë dhe mërgimtarët duke na kujtuar dhe udhëzuar në
fjalët dhe veprat e shën Nënë Tereza. Në mënyrë të veçant pasi foli për veprat
e shenjta të shën Nënë Tereza, falenderoi z. Sali Avdullahu-n për kontriboutin
e tij të madh në çështjen humanitare. Si gjithmonë edhe me këtë rast na ftojë
të jemi të bashkuar pamvarësisht bindjeve, përkatësive fetare e atyre
ideologjike, potencoi se; Gjithë jemi vëllazër e motra mes veti dhe doemos
duhet ndihmuar njëri tjetërin dhe kështu ta bëjmë Vitinë shembull të punës së
përbashkët dhe bashkëjetesës, shembull të dashurisë mes veti. Pastaj
kryetari ndau edhe mirënjohje si bashkësive të ndryshme poashtu edhe individëve
të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë në hamanizëm dhe jetë më të mirë për
të gjithë. Përfundoi fjalimin me këto fjalë: “Emri dhe vepra e humanistës
sonë të madhe “Shën Nënë Terezë” do të jetë udhërrfim për ne dhe gjeneratat e
reja”
Edhe z. Zef Shala që në përshëndetje, ku përshëndeti shumë individ e institucione duke iu falenderuar, por gjithësesi duke mos harruar se Vitia që nga fillimi i marrjës së autonomisë së Kosovësnga okupuesi serb iu bashkangjitë aktiviteteve humane si para, gjatë e pas lufte, ku shumë njerëz gjetën strehim e kafshatën e bukës të cilën iu dhanë nevojtarëve siç iu dha gjithmonë edhe z. Sali Avdullahu. Z. Shala potencoi se ky rast është unikat ku shpallosët pllaka përkujtimore “Shën Nëna Tereza”, duke cekur gjithë emërat që punuan e ndihmuan Shoqatën dhe punuan për kauzën e shtetit të Kosovës, ku nuk e harroi as të ndjerin z. Dr. Fetiun. Z. Saliut i uroi shëndet e të mbara Z. Saliut, si dhe gëzime në familje duke thënë; paqshi gjithmonë, sepse gjithmonë edhe keni dhënë!
Për pjesmarrësit, moderatorje lexoi një pjesë nga
biografia e z. Sali Avdullahut e cila
theksoi:
Z. Sali Abdullahu është i lindur në
Debellde (Viti) në një familje të përsekutuar nga sistemi komunist i atëhershëm
e të cilët ia vrasin axhën të të cilit që nga atëherë nuk i dihet as varri ku e
ka. Saliu si i ri, që në moshën 17 vjeçare mërgon në shtetet Perëndimore,
konkretisht në Zvicër, por gjithnjë duke mos e harruar për asnjë moment
Kosovën. Z. Saliu ka tre djemë e një vajzë me bashkëshortën znj. Sanije e cila
vazhdimisht e ka mbështetur si në aspektin kombëtarë poashtu edhe në aspektin
humanitar. Z. Saliu ishte tre herë i arrestuar nga policia serbe dhe njihet nga
të gjitha gjeneratat meqë ishte pjesmarrës i pandashëm i gjitha demostratave
tona shqiptare të organizuar kundër regjimit fashizoid serb. Ishte pjesëmarrës
i çdo tubimi, organizimi e demostrate në mërgat e në vend që nga viti 1981 e
deri në vitin 1999 kur u bë kurorëzimi pra hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë.
Në aspektin humanitar z. Salihu nuk ka lënë familje që nuk është përfshirë nga
dora, mirësia e bujaria e tij së bashku me z. Ahmet Ahmetin që ishin të
pandashëm. Dhe e gjithë komuna e Vitisë i gëzohet veprava të këtyre dy burrave
për veprimtari si në aspektin humanitar ashtu edhe atë kombëtar. Z. Saliu dha
kontribout të madh në ndërtimmin e varrezave të dëshmmorëve në komunën e Vitisë
dhe lapidarëve në Koshare. Z. Saliu është kontribues i madh në ndërtimin e
shtëpive të familjeve skamnore në Komunën tonë. Edhe tani meqë është në penzion
por që ndihet mirë me shëndet, nuk e ndale aktivitetin humanitar ku bënë pjesë
në grupin punues në Shoqatën Humanitare Bëmirëse në Rajonin e Anamoravës në
Gjilan pa dallim feje e race.
Më pas moderatorja që udhëhoqi programin në mënyrë të
shkëlqyer, ftoi të pranishmit në krye me kryetarin z. Haliti që të bëjnë
zbulimin e plakës përkujtimore humanitare Shën Nënë Tereza. Me këtë rast deri
sa bëhej zbulimi i pllakës përkujtimore z. Xhemail Berisha poet e rapsod, enkas
për këtë rast lexoi poezi kushtuar z. Sali Avdullahut:
Kur Kosovën e okupoi serbia
Hapi zemrat shqiptaria
Si n’vendlindje si n’gurbet,
Nuk kursyen për vend të vet.
N’atë kohë kur ishte rreziku
U hap shtëpia e Salihut
Ishin vitet e nëntdhjeta
Në Viti në këto treva
U hap shoqata Nënë Tereza.
Kur i ardhke era luftës
për veshëmbathje kafshatë të bukës
lapsa, fletore për shkollar, libra e
mjete për Arsimtarë.
Ishte dekreti i Ibrahim Rugovës
Arhitekt i Kosovës
Kontributi për liri
sot nderohet kjo shtëpi
Me pllakë Shoqatës Nënë Tereza
Histori nëpër breza
Shtëpi malësori, rrënjë Karadaku
Nderim i Kombit Sali Avdullahu.
Me këto vargje përfundoi ky takim madhështor për të
vazhduar më pas në drekë solemne të shtruar nga i zoti i shtëpisë së Sali
Avdullahu me familje në ambientet e restaurant “Roni” në Viti. Këtu nuk mungoi
edhe pjesa artistike me këngë e valle folklorike për të cilët u përkujdes si
zakonisht z. Xhemail Berisha, rapsod. Gjithçka përfundoi të lumtur e të gëzuar,
por edhe me fjalët e kryetarit të Komunës tonë Z. Sokol Haliti-t i cili tha; Pas
punëve të mirë gjithësesi se duhet gjithmonë të bashkohemi të të këndojmë, të
rrijmë e të kënaqemi në atdheun tonë të dashur.
Viti; 20.11.2021